Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anëtarësuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Berisha: Mirënjohje SHBA për pavarësinë e Kosovës.

    Kryeministri Berisha priti sot, ish të dërguarin e posaçëm të Departamentit Amerikan të Shtetit në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner. Berisha i shprehu mirënjohje ambasadorit Wizner, për kontributin tij gjatë bisedimeve për statusin final të Kosovës.

    TIRANE- Ish i dërguari i posaçëm i Departamentit Amerikan të Shtetit në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner është pritur në një takim nga kryeministri Berisha.
    Gjatë këtij takimi kreu i qeverisë i shprehu mirënjohje të thella ambasadorit Wizner, për kontributin tij, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë bisedimeve për statusin final të Kosovës.
    “Shqiptarët do t’u mbeten përjetë mirënjohës ju, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentëve amerikanë për kontributin dhe përkushtimin ndaj çështjes së tyre të drejtë, që bëri të mundur shpalljen e pavarësisë se Kosovës më 17 shkurt” u shpreh kryeministri Berisha.

    Nga ana e tij Ambasadori Wizner uroi kreun e qeverisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, cka do të ndikojë sipas tij akoma më shumë në rritjen e stablilitetit dhe sigurisë në rajon.
    Berisha dhe Wizner diskutuan gjithashtu edhe për përfundimin e rrugës Durrës-Kukës, e cila do t’i japë një dimension të ri bashkëpunimit me Kosovën, si edhe me pjesë të tjera të rajonit.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Dhe eshte e vertete ne shqiptaret duhet ti jemi shume mirenjohes SHBA se per mbrojtjen e interresave shqiptare. Ne duhet tu jemi mirenjohes presidentit Klinton dhe presidentit Bush. Mendoj se dite te mira i presin shqipetaret kudo qe jane.

  3. #3
    Shumë mirë bën që falënderon SHBA se pavarësisht se çfarë bëjnë në vende të tjera, neve na kanë ndihmuar këto vite, sidomos me Kosovën.

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •