I ngjitesha dickaje ,qe s`dihej ku mberrinte .Perpjekje per nje lartesi te pacaktuar.Puna eshte se nuk mund te njiheshin me kembet e gjymtyret e tjera.Gjithcka qe buronte frike e stermundim vetem per vetveten ,ishte koka.Me koke trembesha per koken.Megjithate ,pickimi me i lehte mund te shkundte letargjine kokore duke e drejtuar dreht vendit te ngjarjes.Po pastaj ,sic duket ,do niste sundimin e vet ai vend i shkrete.Keshtu qe mblodha mendjen e ia lashe kokesh gjithe pushtetin.Fundja dhe funksionet dytesore,ajo i kryente .Ecja katerkembeshe vertikalisht ishte e gjitha e tepruar.
Ish`tejkaluar me kohe lartesia e pare,e dyte etj.
Atehere kur koka nisi te mendoje per kete duhet te gjendeshim nder shkallaret me te siperme.Po pikerisht pas kesaj kujtese apo llogarie barku semboi seriozisht.
Kaq shume,po shume kate dhe aspak ecje.Asfare ecje e qete e shtruar,lavdiprurese,ajo qe perkund ekstazen akademike.
E kacavjerra ngeci.
Prapa nuk kishte me asgje.Vetem pluhur e hi.Burimet qe do rrisnin hijen time ishin shkrumbuar nga kryenecesia.PO !Vertet!Vetem avull i ngopur.JO mikprites.Poshte ishte asgjeja,Hici.Levizja me e ngadalte e kembes mund te provokaonte gllaberimin.Te pakten hici eshte Hic.Po shperberja,shkrirja ne te ,nuk ka emer.C`gje te ha me shume se paemersia?Nje hic brenda hicit.
Nuk eshte dhe aq keq sa c`duket.Fundja nuk merr vesh gje.Po a bindej vetja per kete.
"Hidhu,nuk ia vlen...!
"Jo!"
"Leshohu te them,pa droje,hidhu!
"Jo!"
"hej zot i madh -kokemushke-"
" E po ,po qesh mushke daje kam kalin,e di une c`bej..."
Keshtu u mbyll muhabeti i fluturimit,me lavde racore.
I ngrej kryet per ne pjesen tjeter.
PO edhe lart nuk ka me shtresa as gradacion.Atje duhet te jete teper lart ,teper erret dhe teper ftohte.Mbi te gjitha teper zbrazet.hapesire qe mbushet vec me njesesine.Eshte nje lloj kulmi i vecante.
Shpreblesa per gojekycjet.Meqe gjithe pamjet ishin zhyer ne te zi ,sdo mund ta shihja deri ne mberritje.
Ngjitja kembadoras ,s`eshte e rrezikeshme.Eshte vetem pak vdekese.Pas cdo ngulje majash apo feshferitje qe cjerr ,te carat nuk ndodhin.Vetem mishi fillon e mpaket.Behet gri.Blu.I zi.Deri ne katerhapin e fundit.
as gojet nuk thahen.Vetem mbyllne ,puthite.Deri ne shkririjen e dy buzeve.Dhe gjithe rraqe-fjalet qe vije ,mbesin aty.Pas dhembeve.Sado teper te jene.Nuk dalin dot.Ngjizen te gjitha ashtu sic jane ,gjysem te palara,dyfish te shkreta,shume te thjeshta.Ose jo.Ka edhe "ose".Po rralle begenisin te vijne.
Kur mbi gjene ku perpelis arritjet ,te mbeten vetem konturi i kater gjymtyreve,aqsa boshlleku i tyre te mjafoje per te bere mos-hap,atehere do ngulem ne vendin e rastit duke kulluar pa e ditur se nuk ka me nje "poshte".
Krijoni Kontakt