Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Autostrada Prishtinë - Durrës duhet të emërohet me emrin e ish presidentit I. Rugova

    Autobani politik

    Autostrada Prishtinë - Durrës duhet të emërohet me emrin e ish presidentit Ibrahim Rugova. Ky është propozimi më i ri i LDK-së. Partitë tjera politike kanë reaguar ashpër. E quajnë vetëm marketing politik.

    Nga Nebih Maxhuni më 04.04.2009 në ora 8:04
    Në rast se Lidhjes Demokratike i shkrepin tri propozimet, atëherë Aeroporti i Prishtinës, Ndërtesa e Operës dhe Baletit si dhe autostrada Prishtinë- Durrës do ta mbajnë emrin e ish kryetarit Ibrahim Rugova. Propozimet që ndërtesa e Operës dhe e Baletit si dhe Aeroporti i Prishtinës të pagëzohen me emrin Ibrahim Rugova ishin propozuar kohë më parë nga zyrtarë të lartë të LDK-së, ndërsa të premten zyrtarë të kësaj partie kanë dalë edhe me një propozim tjetër.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Ramë Manaj, ka propozuar që autostrada Prishtinë - Durrës të emërohet me emrin Ibrahim Rugova, duke arsyetuar këtë propozim të LDK-së se ish kryetari Rugova ka qenë ideatori i kësaj lidhjeje dhe i shumë lidhjeve tjera kombëtare. Ramaj ka kërkuar që autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë te mbajë ermin edhe në pjesën matanë kufirit me Kosovën e që është deri në Durrës.

    “Ne do t’i inkurajonim qytetarët e të dy vendeve tona, si dhe qeveritë e tyre, që të mësohen me kuptimin simbolik të emërtimit të kësaj autostrade “Autostrada Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj.

    Për Lidhjen Demokratike të Kosovës ideja për autostradën Prishtinë-Durrës mbetet një projekt, i cili ndërlidhet me, siç e kanë quajtur ata, prijësin e vizionarin Ibrahim Rugova, udhëheqësin shpirtëror të shqiptarëve dhe simbolin e pavarësisë së saj.

    “Nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”, ka cituar fjalët e Rugovës, Ramë Manaj. Ndërtimi i autostradës, sipas zyrtarëve të LDK, është angazhim i tyre për integrime rajonale dhe se është kryekëput ide e saj.

    “Unë e përmenda dhe kërkova në emër të LDK-se që qytetarët e dy shteteve tona gradualisht të mësohen me idenë, në kuptimin simbolik, sepse kjo ishte ide e parë, e lindur, e plasuar nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova që të quhet, që ta pranojnë, që ta akceptojnë, natyrisht, pas formalizimit të saj”, ka kërkuar ai.

    Propozimi i bërë në opinion të premten ka ngjallur reagimet e partive politike. Ata këtë nismë të LDK-së e shohin vetëm si marketing politik dhe përfitim në emër të njerëzve që tashmë nuk janë gjallë. Për Lulëzim Zenelin nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, propozimi i LDK është vazhdë e propozimeve që bëhen nga LDK-ja në kuadër të një marketingu politik.
    “Nuk është fjala vetëm e autostradës, kjo parti ka kërkuar që Aeroporti, Opera e tash autostrada të këtë emrin Ibrahim Rugova. Është pjesë e një fjalori të politikës ditore , është në pushtet , ka qenë në pushtet dhe kurrë nuk realizon asgjë , por kjo është thjesht për konsum të brendshëm. Fatkeqësi kemi një subjekt politik të tillë që emrin e presidentit Rugova e lakon aq shumë dhe në anën tjetër ata nuk bëjnë asnjë hap”, thotë shefi i grupit parlamentar të LDD-së.

    Më e ashpër për propozimin e LDK-së ka qenë Aleanca Kosova e Re. Ibrahim Makolli thotë se ky propozim tregon nivelin e ulët politik që ekziston në vend. Sipas tij, më i rëndësishëm është ndërtimi i autostradës sesa emërtimi i saj.

    “Seriozisht këta njerëz më së paku e kanë parasysh interesin e qytetarëve dhe përpiqen në këtë formë të përfitojnë nga njerëzit që kanë dhënë kontribut për këtë vend e që nuk janë më. Nuk e di që ka autostradë me emra të njerëzve, nivel i ulët politik ekziston në këtë vend”, thonë zyrtarë të AKR`së.

    Për dallim nga partitë tjera politike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka qenë kundër propozimit të LDK që autostrada Prishtinë-Durrës të emërtohet me emrin e Ibrahim Rugovës. Ahmeti Isufi, nënkryetar i AAK-së, thotë se për këtë vetëm duhet të ketë një konsensus ndërmjet partive politike.

    “Ne jemi që qëndrimi të jetë i unifikuar i të gjitha subjekteve politike dhe i institucioneve të Kosovës dhe normalisht nuk jemi kundër. Përkundrazi, kërkojmë që të jenë unike subjektet dhe pse jo”, vlerëson ky zyrtar i lartë i AAK-së.

    Dy propozimet e mëhershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës për ndërtesën e Operës dhe Baletit si dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, që të emërohen me emrin e ish presidentit Ibrahim Rugova, kanë mbetur vetëm deklarime publike

    gazeta express online

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Jam kundra, ate pjesen e Kosoves emertojeni keshtu, pjesen e Shqiperise do ta emertojme ndryshe. Ne fakt, nuk kam degjuar ndonje rast kur autostradave u vihet emer njeriu.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Pordhe pa rigon.
    -

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Po mire paskan than disa tek ai postimi i pare
    kjo eshte vetem edhe nji hajde luajna qoke me emrin e rugovnes
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Rruga e mbretit DARDAN.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2008
    Postime
    28
    Autostrada Ilire .

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Auostrada Baskimi.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Auostrada Baskimi.
    për shkurt autostrada Baçi

    Më shumë mundësi rrugës do t'i vihet emri standart që u vihet rrugës, një numër. Ndërsa nga populli, në Shqipëri të paktën, pavarsisht si mund t'ia vënë do të njihet rruga Durrës Kukës, apo rruga e Kukësit.
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Autostrada Prishtinë - Durrës duhet të emërohet me emrin e ish presidentit I. Rugova
    Ide gjeniale.
    Kujt i erdhi ne mend kjo ide?
    C'far lidhje ka Ibrahimi me rrugen, se nuk e kuptova une?
    Kjo nuk eshte rruge lagje, qe te emertohet me emra njerezish, por rruge nacionale. Ne gjithe boten rruget emertohen me kode shiferor, Jug - Veri dhe Lindje - Perendim.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ...ahahahaha...qfar emri ibrahim rugova ....looooooooooooooooooool.

    po po , por a edini sa shpesh e pat vizitu rugova shqiperin ..uhaaaaaaaa me qindra her , edhe sa her qe e ka vizitu qasja rruge i bike , kur s'ja ka shkoq veq qasaj rruge shkojke ...prishtin - prizren -- kuks - e drejt e n'durrs shkojke , mandej u kthejke ne tiran . loooooooooooooool.

    ncncncncncn ...po debilla te mdhejn qe jan keta LDK-ja....

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  5. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •