Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 93
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485

    Pushtimi i Konstandinopojes, 29 Maj 1453

    Nje nga ditet me te erreta te Helenizmit ishte pushtimi i Konstandinopojes nga Otomanet. Pas nje rrethimi te gjate, forcat osmane arriten te pushtojne kryeqytetin e Bizantit. Ne forcat osmane benin pjese dhe shume ushtare nga vendet e pushtuara, si greke, serbe, bullgare, dhe shqiptare. Qyteti u quajt Instambul nga britma e grekeve ne ushtrine osmane: Is tin poli=Brenda ne qytet.

    Ulubatli Hasan, nje ushtar me origjine shqiptare ishte i pari i cili vendosi flamurin turk ne Konstandinopoje. Mori mbi dhjete shigjeta ne trup para se te vdiste.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Gentius : 30-05-2005 mė 13:30

  2. #2
    Para se te shkosh tek ky qe po e quan shqiptar po te kujtoj nje thenje te njohur ne te gjithe boten te nje personi te quajtur Jorgos Scholarios.
    Papa i Romes i afroi ndihmen e vete dhe te te gjithe Kishes Katolike per te mbrojtur Konstandinopojen mirepo ndarja ishte aq e madhe sa Scholarios thoshte "Me mire callmen turke se Papen"?!
    Ja se me cfare morali luftonin mbrojtesit e Konstandiopojes se famshme!

  3. #3
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Citim Postuar mė parė nga King_Gentius
    Nje nga ditet me te erreta te Helenizmit ishte pushtimi i Konstandinopojes nga Otomanet. Pas nje rrethimi te gjate, forcat osmane arriten te pushtojne kryeqytetin e Bizantit. Ne forcat osmane benin pjese dhe shume ushtare nga vendet e pushtuara, si greke, serbe, bullgare, dhe shqiptare. Qyteti u quajt Instambul nga britma e grekeve ne ushtrine osmane: Is tin poli=Brenda ne qytet.

    Ulubatli Hasan, nje ushtar me origjine shqiptare ishte i pari i cili vendosi flamurin turk ne Konstandinopoje. Mori mbi dhjete shigjeta ne trup para se te vdiste.
    Se pari mos "paso" politike greke ne forum. Bizanti nuk ishte helen. Ishte i helenizuar, por jo grek. Faktikisht, ne shekullin e XVII filloi te quhej Bizant. Me pare ishte Perandoria Romake e Lindjes. Sepse kishte gjuhe zyrtare greqishten nuk do te thote qe ishte grek. Ishte ne rradhe te pare teokrati dhe shtet fetar. Perandore bizantine kane qene nga gjithe fazma e popujve ne Ballkan.

    Renia e Bizantit, eshte absurditet te thuash qe eshte si nga ditet me te erreta te helenizmit, per vete faktin se Bizanti ishte armiku me i madh i helenizmit. Filozofet e lashte greke, mrekullite e artit te lashte grek, shkrimet etj u zhduken nga prifterinjte e murgjit bizantine me fanatizem. Tempujt e zotave greke u gremisen dhe me materialet e tyre u ndertuan kisha e manastire. Veprat letrare dhe filozofike te antikitetit grek u zhduken nga faqja e dheut. Shpetuan fale dijetareve arabe, qe paten miresine ti ruajne keto vepra, ti perkthejne dhe me vone tua rikthejne rilindasve evropiane. Sa per shqiptaret, ne ate kohe ishin vete ne lufte me turkun, s'kishin perse te sherbenin ne nje ushtri e cila tre vjet me pare kishte rrethuar e mbajtur ne gjendje urie Krujen. Nese ka pasur individe tek tuk, nuk jane arsye per te bere pergjithesime.

    Mund te themi se renia e Konstandinopojes ishte nje dite e zeze per Krishterimin ne pergjithesi dhe Krishterimin ortodoks ne vecanti. Akoma dhe sot e kesaj dite objekti kulti , kisha e monastire jane perdhosur e kthyer ne xhamira e muzeume. Persekutimi i te krishtereve nen zgjedhen osmane akoma nuk ka perfunduar.
    "Who is John Galt?"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    mos "paso" politike greke ne forum. Bizanti nuk ishte helen
    Nuk e shoh te pershtatshme te bej politike antigreke dhe te bejme lojra fjalesh. Konstandinopoja ishte qytet grek, ketu i vihet vule ketij muhabeti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Toro : 11-06-2005 mė 21:53

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Konstandinopoja ishte Greke ashtu si "Agia Sophia" ėshtė Greke.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Nuk e shoh te pershtatshme te bej politike antigreke dhe te bejme lojra fjalesh. Konstandinopoja ishte qytet grek, ketu i vihet vule ketij muhabeti.
    Ato qe ke shkruajtur me lart nuk deshmon gje tjeter se sa pak e njeh historine e Bizantit, qyteterimit me te lavdishem dhe me jetegjate evropian. Historia e Bizantit dhe ato 1000 vjet nuk ishin vite te arta vetem per ata qe jetonin ne Konstandinopoje, por ishin vite te arta edhe per shqiptaret qe ngriten dhe akumuluan nje thesar te pacmueshem shpirteror. Prijesit shqiptare te Epirit ishin shtyllat kryesore te atij qyteterimi.

    Prandaj lexoni me shume mbi historine e Bizantit perpara se te nxirrni "xhevahire" te tilla nga goja.

    Albo

  7. #7

    Pershendetje

    King_Gentius te rekomandoj te lexosh Historia e Ballkanit e shkruajtur nga Georges Castellan.
    Me mir eshte te dish e mos flasesh sesa mos te dish e te .........

  8. #8
    Ende shoh se per disa eshte shume e veshtire te dallojne ndryshimet ne terminologji.
    P.sh. kur flitet per perandorine romake duhet te jete e qarte se qytetaret e asaj perandorie nuk ishin romake por ishin franceze,belgj,gjermane etj.Tjeter gje ishte se gjuha zyrtare ishte ajo romake.
    Po ashtu per perandorine bizantine.
    Qytetaret e asaj perandorie ishin greke,shqiptare,bullgare,serbe etj.
    Dhe ketu gjuhe zyrtare ishte gjuha greke por kjo nuk do te thote se qytetaret e saj ishin greke?!
    Perandore te saj kane qene perfaqesues te te gjithe popujve qe e perbenin ate pra jo vetem te grekeve.
    Eshte nje gabim i madh kur konsiderohet perandoria bizantine si greke ngaqe gjuha zyrtare ishte greqishtja.

    Pastaj renja e Konstandinopojes nuk ishte vetem katastrofe e grekerve sic ka deshire t'a paraqese dikush por ka qene nje katastrofe e te gjithe qytetareve te saj.
    Kur te flitet per Konstandinopojen duhet te mbahet gjithmone parasysh se dhe per ne si shqiptare ajo ka qene nje katastrofe se bashke me te u rrenua dhe nje pjese e shpirtit dhe e kultures sone te krijuar ne shekuj nga qenja pjese e saj.

    Pra Konstandinopoja e Shen Sofia sa ishin greke ishin dhe shqiptare (jo vetem e atyre te Epirit por e te gjithe shqiptareve)!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 11-06-2005 mė 13:54

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Bizanti (qyteti) ishte koloni greke qe para se te behej kryeqytet i perandorise e te quhej Konstandinopoje.

    Nuk tha njeri qe perandoria bizantine lindi si shtet grek. Po elementi grek u be mbizoterues ne perandori. Me jepni NJE kuote nga ndonje historian qe thote te kunderten (vetem nje mjafton). Turqit e moren Konstandinopojen nga greket, dhe jo nga shqiptaret e as nga serbet, dhe ajo ishte qendra e kultures se tyre, prandaj 29 maj eshte dite e zeze per greket.

    Me thoni perpikmerisht per cfare sjeni dakort Hakelber se fraza komike dime te gjithe.
    Na posto nje kuote ku thote Castellani ndonje gje te kundert nga ato qe thashe me lart.

    Mund te themi se renia e Konstandinopojes ishte nje dite e zeze per Krishterimin ne pergjithesi dhe Krishterimin ortodoks ne vecanti.
    Ok, po Greket humben me shume sec humben te tjeret me renien e Konstandinopojes.

    "Agia Sophia" ėshtė Greke.
    Emrin greqisht ja vune, sja vune ilirisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga King_Gentius : 11-06-2005 mė 13:58

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anėtarėsuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Qytetaret e asaj perandorie ishin greke,shqiptare,bullgare,serbe etj.
    Dhe ketu gjuhe zyrtare ishte gjuha greke por kjo nuk do te thote se qytetaret e saj ishin greke?!
    Ok, po turqit e moren nga greket, jo nga shqiptaret, prandaj ishte humbje me e madhe per ta.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2009, 14:36
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-06-2006, 06:51
  3. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 05:34
  4. Pushtimi I Panjohur I Vlores, Ne 1690
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2005, 17:02
  5. Kreu i OKB: Pushtimi i Irakut i paligjshėm
    Nga bunny nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 10:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •