Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 52
  1. #21
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Smile

    Riza, ooooh Riza i nderuar, qe i sjell vec vlera e xhevahire forumit. Me kete teme ke gjetur piken e dobet te zemrave qe kane pulsin e rrahjeve nder ato ane te memedheut. Ma mbushe diten me kenge, me lot e permallime. Shume te uroj ne krijimtarine tende gjithashtu te falenderoj qe e ke ndare edhe me ne. Do te doja te permendja ndonjeren prej tyre, po s'dua te vecoj te tjerat.

    p.s. asaj cimadhes limarjote do benim mire te vinim ndonje dite nga shtepia te na nxirrte ca thanuqe...

    Respekt te pa fund

    Sorkadhja
    What goes around---comes around

  2. #22
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    K♪ngën që ma kërkon zemra...

    Këndoj këngë për lumturinë
    Nga mërzitja heq mërzinë
    Si dy tinguj me vjolinë
    Nga shpirti ma heqin zinë.


    Ref : Këngën që ma kërkon zemra
    E dëgjoj vetëm në ëndrra.

    Lumturi e jetës sime
    Rritur si një vajz jetime
    S’dua fjalë e krahasime
    Veç një dorë për ledhatime.


    Nëpër dallgët e vajtimit
    Shikoj syt e njerëzimit
    Aty fjala ingec trimit
    S’di ç’të flas prej ngashërimit.




    Këndoj këngë si i hutuar
    Shamin shtërnguar në duar
    Pse o jet më ke lëshuar
    Në mes detit të trazuar


    E do xhani këngën labe
    Edhe kur je i helmuar
    Helmi që ka hyr në deje
    Me tingull duhet larguar



    P.S. Sorkdhe_Kelcyre kete teme e hapa per te gjithe cimadhet dhe cimedhenjte qe pine thanuqe dhe kendojne labçe.Ne kur mblidhemi si familje e di ti qe jemi familje kengesh kendojme dhe vallzojme ne pa kufi.Une pergatit tekset dhe ua printoj ,ç'do te shtune ka kenge te reja.Vertet nje festival qe te tjeret e kane zili.Faleminderit per frekuentimin e temes jeni teper e mirpritur ne Kengen Maleshovite.Me respekt Riza Çato

  3. #23
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nata apo unë...

    Pse s’ruhesh nga nata
    Siç ruhesh nga unë.
    Nata sterrë e zezë
    Un’ i bardh’si shkumë.

    Refreni : Si nuk e kupton
    S’bëjmë të njëjtën punë
    Nata të trëmb shpirtin
    Un’të vë në gjumë.

    Kur më shkon përpjetë
    Pse s’ndalon tek unë
    Të lutem ma thuaj
    Se më le pa gjumë.



    Pse nuk më kuptove
    O bravare krisur
    Si s’u embëlsove
    Nga bluz’ e qëndisur.



    Të më kuptosh mirë
    Edi s’është e lehtë
    Duhen muaj vite
    Ndoshta dhe një jetë.

  4. #24
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Si dy rreze nëpër fletra....

    Moj moll’ e kuqe tek porta
    Nga vështrimi yt u ndrojta
    Bukuri që çmëndet bota
    Edhe hënës ja kaloka.

    Ref : Si dy rreze në për fletra
    Lozin qeshin mend e shkreta.


    Ku nuk breth e vete mëndja
    Ç’far s’shikojnë sytë e gjorë
    Depërton më thell vëmëndja
    Ëndërron ti prek me dorë.


    Kush nuk i do bukuritë
    Që të joshin të marrosin
    Dhe natën pa hënë e dritë
    Të verbojnë e të trullosin.




    Plastë ai që duroka
    Dhe nuk ndjen dridhje në zemër
    Si lavjerrs më tundet koka
    Aman mos më shiko vëngër.

  5. #25
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    Djem e vajza,si gjel deti...
    kush i pleksi moj i gjerdheksi........
    tekstin nuk me kujtohet me ,por me duket se eshte nga krahina e maleshoves dhe eshte nje kenge shume e bukur.
    Tung Cimadhe,dhe shifni se mos camosni gje ore ).

  6. #26
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për një fjalë e për një besë.

    Për një fjalë e për një besë
    Kam tre vjet që pot ë pres.

    Fjalën që më the parmbrëmë
    Rrëzë shkëmbit plot me hënë.

    Me fjalën që më the ti
    Errem prush e gdhihem hi.

    Kam tre vjet që pres të rritesh
    Të ndjek pas të mos mërzitesh.

    Sapo ngrihem në mëngjes
    Flas me vete buzëqesh.

    Flas me vete veç për ty
    Buzëqesh për ata sy.

    Për një fjalë e për një besë
    Jam gati tani të vdes.

  7. #27
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Këngët Legjendare...

    Ditën e Pashkës së Madhe
    Seç u ther një ka në fshat,
    Vajta mora një ok mish,
    Dhe e hodha në kusi,
    Me vrap[ dolla në avlli,
    Të marr një kërcu të zi,
    Të më shpiket një lubi,
    Me vrap m'u hodh në kusi,
    Më helmoi djemtë e mi,
    Nëntë djem e nëntë nuse,
    Të nënta me djem në duar,
    Nëntë djepe ç'mi përmbyse,
    Nëntë paja ç'mi zhurite,
    Nëntë dyfeqe ç'mi shite,
    Kostandin të ardhtë gjëma,
    Martove Dhoqinën larg,
    Larg e larg mërguar,
    Tre male kaptuar.
    Ditën e Pashkës së Madhe,
    Dhoqina na hiqte valle,
    Konstandini u ngrit nga varri,
    Rasa ju bë kalë,
    Balta ju bë shalë,
    Vrapo e vrap e tek Dhoqina
    -Mirë se erdhe im vëlla,
    në ke ardhur për të mirë,
    të vishem si gjeraqinë,
    në ke ardhur për të keq,
    të vishem si kallogre,
    -Jo motër si kundër je.


    P.S Këto janë këngë tepër të vjetra që në krahinën tonë janë transmetuar me rigorozitetin më të madh deri në ditët tona.

  8. #28
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Nuk të ngatërroj....

    Kur më kujtohet kënga jote
    Këngë e trishtë malshovite.
    S’e di se ç’ndodh me ty zotrote,
    Se unë jam dehur bërë kaike.

    Dhe rri mbi stol i pispillosur
    Me një gëzim që nuk ka fund.
    Ky zëri yt s’paska të sosur
    Si një tërmet vëndin e tund.

    Këndoi me shpirt këngët e zemrës
    Dhe të jesh larg unë të dëgjoj.
    Ky zë më sjell zërin e nënës,
    Por prap ta dish s’të ngatërroj.

  9. #29
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Kur më shkon përpjetë....

    Kur më shkon përpjetë
    Moj vetull gjilpërë
    E trondite tokën
    Me të shkretat këmbë.

    Refreni : Të pres buzë qeshur
    Me djersë tek balli
    U treta nga pritja
    U dogja nga malli.

    Ato buz’ të njoma
    Se ç’ti thau vapa
    Afrohu e dashur
    Të ti lag me napa.

    .

    Të të mbaj të freskët
    Si deg’ borziloku
    Të sjellësh aromë
    Të këndosh si zogu.


    Të më qëndrosh pranë
    Se u përvëlova
    Të qetsoj dynianë
    Tu them u martova

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Riza pershendetje, si Labe purro qe jam vertet me beri pershtypje se nuk e kisha mesuar per kete krahine. Vargjet e kengeve jane te bukura, nuk e di a jane kenduar akoma nga ndonje grup Lab.

    Nqs po, te lutem na vendos disa ketu.

    Flm dhe mos tu shterrofshin kurre fjalet e vargjet, ku pasqyrohet larmia e vendit dhe karakterit te popullit tone.

    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Të mos këndojë më hoxha në xhami se na prishi qetësinë publike
    Nga Letersia 76 në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 10:21
  4. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •