_AuLoNa_;! Ju falenderoj për pjesmarrjen dhe per mendimet qe jepni.Malëshova është një krahinë në rrethin e Përmetit e vetmia që këndon këngën labçe.Si e tillë ajo ka veçantitë e veta.Grupi folklorik i Malëshovës ka tronditur festivalet e asaj kohe(Fatkeqësisht sot ky grup nuk funksionon),për arsye se mbi 90% e krahinës ka emigruar dhe migruar dhe nje pakicë tepër e vogël sot jeton në krahinë.Stolistia kryesore e këtij grupi ka qënë motra ime e vogël.Unë jam në fazën përfundimtare për të përfunduar një kasetë me këto këngë të kënduar nga motra ime dhe tekset te përgatitur nga vetë unë.Në këtë grup janë motrat,vëllezrit e mi(që shyqyr zotit jemi boll) dhe të gjithë janë bilbilenj,përjashtuar mua që vetëm di të shkruaj dhe të mbaj iso.Nuk do zgjatem më shumë,por meqënse je puro labe dhe ne jemi 100% lebër kur ta përfundoj do të të vë në djeni.Me tepër respekt Riza Çato.
Krijoni Kontakt