Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 52
  1. #31
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Riza pershendetje, si Labe purro qe jam vertet me beri pershtypje se nuk e kisha mesuar per kete krahine. Vargjet e kengeve jane te bukura, nuk e di a jane kenduar akoma nga ndonje grup Lab.

    Nqs po, te lutem na vendos disa ketu.

    Flm dhe mos tu shterrofshin kurre fjalet e vargjet, ku pasqyrohet larmia e vendit dhe karakterit te popullit tone.

    _AuLoNa_;! Ju falenderoj për pjesmarrjen dhe per mendimet qe jepni.Malëshova është një krahinë në rrethin e Përmetit e vetmia që këndon këngën labçe.Si e tillë ajo ka veçantitë e veta.Grupi folklorik i Malëshovës ka tronditur festivalet e asaj kohe(Fatkeqësisht sot ky grup nuk funksionon),për arsye se mbi 90% e krahinës ka emigruar dhe migruar dhe nje pakicë tepër e vogël sot jeton në krahinë.Stolistia kryesore e këtij grupi ka qënë motra ime e vogël.Unë jam në fazën përfundimtare për të përfunduar një kasetë me këto këngë të kënduar nga motra ime dhe tekset te përgatitur nga vetë unë.Në këtë grup janë motrat,vëllezrit e mi(që shyqyr zotit jemi boll) dhe të gjithë janë bilbilenj,përjashtuar mua që vetëm di të shkruaj dhe të mbaj iso.Nuk do zgjatem më shumë,por meqënse je puro labe dhe ne jemi 100% lebër kur ta përfundoj do të të vë në djeni.Me tepër respekt Riza Çato.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin

    Flm per informacionin Riza, u vafte mbare ty dhe familjes tende ne c'do fushe te jetes, qe keni marre persiper kete pjese te traditave e te kultures se vendit tone per mirembajtjen e reklamimin e tij.

    Zoti u dhente gjithe te mirat e botes.

    Mua me ka mesuar babi te kendoj labce edhe pse jetonim brenda ne Vlore ne ate kohe.
    Kur vajta rradhen e fundit ne Shqiperi dhe ishte mbas shume shume vjetesh qe nuk kisha vajtur, shyqyr ishte per dasmen e kushuririt e me ra ne ise te kendoja.

    Kendova ate kengen "Llaj Llaj Laj Cobani".

    Se heqim dot traditen sado oqeane te kalojme.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  3. #33
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga _AuLoNa_ Lexo Postimin
    Flm per informacionin Riza, u vafte mbare ty dhe familjes tende ne c'do fushe te jetes, qe keni marre persiper kete pjese te traditave e te kultures se vendit tone per mirembajtjen e reklamimin e tij.

    Zoti u dhente gjithe te mirat e botes.

    Mua me ka mesuar babi te kendoj labce edhe pse jetonim brenda ne Vlore ne ate kohe.
    Kur vajta rradhen e fundit ne Shqiperi dhe ishte mbas shume shume vjetesh qe nuk kisha vajtur, shyqyr ishte per dasmen e kushuririt e me ra ne ise te kendoja.

    Kendova ate kengen "Llaj Llaj Laj Cobani".

    Se heqim dot traditen sado oqeane te kalojme.
    Po përpiqem ta riprodhoj këtë këngë meqënse na e kujtove:

    Ku janë nisur dhe venë
    Llaj llaj,llaj çobani,

    Në stan të çobanit venë
    Llaj,llaj,llaj çobani.

    Dhe çobani mir i priti,
    Llaj,llaj,llaj çobani.

    Theri qëngj e i gostiti,
    Llaj,llaj llaj çobani.

    Qëngj të mirë e qëngj të pirë,
    Llaj,llaj,llaj çobani.

    Qëngjin e bejkës kërthinjë,
    Llaj,llaj,llaj çobani.

    Kjo këngë _AuLoNa_ dhe nga anët tona përdoret shpesh dhe muhabeti ndizet flakë sepse është këngë ritmike dhe plot gjallëri.Në këtë këngë rakia pihet me opingë.Faleminderit që na e kujtove.Respekte

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2009
    Postime
    55
    Kto jan kenge qe kendohen shum neper dasmat edhe neper gezimet tona familjare.Un jam shum e re por kujtoj me nostastalgji gjyshrit dhe nenat edhe kam nje mall,syt gati me mbushen me lot! SINQERISHT ju falenderoj.

  5. #35
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga laura_st Lexo Postimin
    Kto jan kenge qe kendohen shum neper dasmat edhe neper gezimet tona familjare.Un jam shum e re por kujtoj me nostastalgji gjyshrit dhe nenat edhe kam nje mall,syt gati me mbushen me lot! SINQERISHT ju falenderoj.
    Laura_st!Te pergezoj dhe te vleresoj per shijet qe ke per kengen popullore ne pergjithesi.Ju uroj gjithe te mirat.Respekte

  6. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-04-2003
    Vendndodhja
    Ne Kete Univers
    Postime
    147
    ELENI

    Fryu ere e lumit moj
    se c'te mbuloj kumi,
    Eleni te thirra moj
    te zgjova nga gjumi,
    Fryu ere e lumit.......
    .......perseritet me iso

    Sec c'te ndriste gusha moj
    si shkume sapuni,
    Eleni te thirra moj te zgjova nga gjumi,
    Sec te ndriste.......
    ........Serisht me iso..

    Floket e tua
    si bisht'e pellumbi
    Eleni te thirra moj te zgjova nga gjumi
    ......
    BYE.

  7. #37
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga Syte_e_Tigrit Lexo Postimin
    ELENI

    Fryu ere e lumit moj
    se c'te mbuloj kumi,
    Eleni te thirra moj
    te zgjova nga gjumi,
    Fryu ere e lumit.......
    .......perseritet me iso

    Sec c'te ndriste gusha moj
    si shkume sapuni,
    Eleni te thirra moj te zgjova nga gjumi,
    Sec te ndriste.......
    ........Serisht me iso..

    Floket e tua
    si bisht'e pellumbi
    Eleni te thirra moj te zgjova nga gjumi
    ......
    BYE.

    Eshte kenaqesi kur kete faqe e vizitojne njerez qe ndoshta s'dine shume per kete lloj kenge sepse kjo eshte nje tradite krahine.Eshte hera e dyte qe ju jepni mendimet tuaja dhe ne radhen e pare dhe nje pershendetje ne dogançe.Ju vleresoj dhe ju pergezoj per leximin dhe postimin e asaj kenge teper te mirnjohur.Respekte

  8. #38
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Malëshova është një krahinë në rrethin e Përmetit e vetmia që këndon këngën labçe.Si e tillë ajo ka veçantitë e veta.Grupi folklorik i Malëshovës ka tronditur festivalet e asaj kohe(Fatkeqësisht sot ky grup nuk funksionon),për arsye se mbi 90% e krahinës ka emigruar dhe migruar dhe nje pakicë tepër e vogël sot jeton në krahinë.Stolistia kryesore e këtij grupi ka qënë motra ime e vogël.Unë jam në fazën përfundimtare për të përfunduar një kasetë me këto këngë të kënduar nga motra ime dhe tekset te përgatitur nga vetë unë.Në këtë grup janë motrat,vëllezrit e mi(që shyqyr zotit jemi boll) dhe të gjithë janë bilbilenj,përjashtuar mua që vetëm di të shkruaj dhe të mbaj iso.Nuk do zgjatem më shumë,por meqënse je puro labe dhe ne jemi 100% lebër kur ta përfundoj do të të vë në djeni.Me tepër respekt Riza Çato.
    @riza2008
    E lexoj shpesh këtë temë dhe desha të të përgëzoj për të gjitha vargjet që ke hedhur këtu. Pasi përmbajnë gjuhën e folur të krahinës.
    Tani pa dashur të bëj replika jo të frytshme me ju, unë desha të veçoja faktin që Malshova nuk është Labëri, por Toskëri. Malshova këndon këngën Labe, dhe kjo është e importuar në Malshovë, por edhe pse Malshova këndon këngën Labe, ajo përsëri dallohet nga Labëria, pasi ka nuancat e këngës polifonike Toske, nuanca të këngës polifonike Përmetare apo Kolonjare.
    Krahina e Malshovës nuk ka asnjë lidhje me Labërinë, as gjenetikisht, as nga ana e zakoneve, dokeve dhe traditave.
    Labëria është pjesë e Toskërisë, por Lab dhe Tosk janë dy gjëra të ndryshme.
    Për mendimin tim dhe pjesa më e madhe e Gjirokastrës nuk ka të bëjë fare me Labërinë. Nuk mund ti thuash Zagorisë, Labëri.
    As pjesës lindore të Tepelenës nuk mund ti thuash Labëri, (në lindje të lumit Vjosë) Të tjera zakone dhe tradita kanë zonat e Kurveleshit dhe Kuçit me Buzin dhe me Mezhgoranin. Pa e përmëndur këtu Malshovën.
    Në gostira e sebepe mua më ka rënë shpesh rasti të dëgjoj këngë të vjetra të kënduara nga Malshovitët dhe ato janë ndryshe nga këngët Labe. Ato anojnë më shumë nga këngët Toske.
    Ndoshta ju dini më shumë për krahinën e Malshovës, por ky ishte mendimi im dhe ato që unë di mbi Labërinë dhe krahinat e tjera për-rreth.
    Përshëndetje.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  9. #39
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    @riza2008
    E lexoj shpesh këtë temë dhe desha të të përgëzoj për të gjitha vargjet që ke hedhur këtu. Pasi përmbajnë gjuhën e folur të krahinës.
    Tani pa dashur të bëj replika jo të frytshme me ju, unë desha të veçoja faktin që Malshova nuk është Labëri, por Toskëri. Malshova këndon këngën Labe, dhe kjo është e importuar në Malshovë, por edhe pse Malshova këndon këngën Labe, ajo përsëri dallohet nga Labëria, pasi ka nuancat e këngës polifonike Toske, nuanca të këngës polifonike Përmetare apo Kolonjare.
    Krahina e Malshovës nuk ka asnjë lidhje me Labërinë, as gjenetikisht, as nga ana e zakoneve, dokeve dhe traditave.
    Labëria është pjesë e Toskërisë, por Lab dhe Tosk janë dy gjëra të ndryshme.
    Për mendimin tim dhe pjesa më e madhe e Gjirokastrës nuk ka të bëjë fare me Labërinë. Nuk mund ti thuash Zagorisë, Labëri.
    As pjesës lindore të Tepelenës nuk mund ti thuash Labëri, (në lindje të lumit Vjosë) Të tjera zakone dhe tradita kanë zonat e Kurveleshit dhe Kuçit me Buzin dhe me Mezhgoranin. Pa e përmëndur këtu Malshovën.
    Në gostira e sebepe mua më ka rënë shpesh rasti të dëgjoj këngë të vjetra të kënduara nga Malshovitët dhe ato janë ndryshe nga këngët Labe. Ato anojnë më shumë nga këngët Toske.
    Ndoshta ju dini më shumë për krahinën e Malshovës, por ky ishte mendimi im dhe ato që unë di mbi Labërinë dhe krahinat e tjera për-rreth.
    Përshëndetje.
    Përshëndetje për mir se ardhjen,pa për të tjerat ka pak rëndësi.Kënga Malëshovite është varitet i këngës labçe.Profesor Eqerem Çabej,për huazimet zonale,si në tekse,si në interpretim ka thënë:"Një ndarje gjeografike-regjionale e këngëve popullore shqiptare nuk mund të ndërrmenet,as nga brendia e tyre shpirtërore,nga kuptimi botës,as nga ana e tyre formale,as nga mjetet e tyre të brëndshme të shprehjes së meteforave dhe figurat,sepse këto elementë janë përfaqësuar këtu,kudo në të njëjtën mënyrë,pra studimi i tyre jep si përfundim shumë më fortë njësinë e ngjeshur se sa ndarjen e këngës popullore shqiptare(E.Çabej Studime Gjuhësore Vëllimi V,f.127-128).Në këtë konteks as që mund të flitet për këngë toske dhe këngë labërie .Malëshova nuk përfaqëson as labërinë as toskërinë.Kjo krahinë është tepër e lashtë dhe e e migrura brënda vëndit në periudha të ndryshme të historisë nga krahinat përrreth të rrethit Tepelenë dhe Gjirokastër.As kush nuk ja merr emrin labërisë,por huazime,ngjasime ka shumë,shumë përsa i përket këngës dhe zakoneve.Kënga labe Malëshovite ka veçantitë e saj siç ka dhe vetë kënga labe brënda labërisë.Të uroj shëndet dhe ju falenderoj për pjesmarrjen në temën :"Këndoje këngën Malëshovite".Respekte flory80.Tepër miqësisht Riza Çato

  10. #40
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Për tyja moj mike...

    U deha pa pirë
    O i ziu unë
    Për një bukuroshe
    Natën nuk flë gjumë

    Ref : Për tyja moj mike
    Se ç’u përvëlova
    Kur më the të dua
    Sa nuk fluturova.

    Sa s’më iku mëndia
    Kur të pash tek porta
    Sa nuk plasi zemra
    Nga rrahjet e forta.

    S’di si kam jetuar
    O i shkreti unë
    Si paskam duruar
    Një vit a më shumë.

    Si kur të më thoshje
    Ik ,se nuk të dua
    Më mir’ të më mbysie
    Me duart e tua.

    S’ka ç’më duhet jeta
    Pa ty jam i mjerë
    Kur më the të dua
    Linda dhe një herë.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Të mos këndojë më hoxha në xhami se na prishi qetësinë publike
    Nga Letersia 76 në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 10:21
  4. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •