Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 52
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e EDilo
    Anëtarësuar
    02-04-2007
    Postime
    405
    SA ME KENAQE O RIZA I MREKULLUSHEM ME KETO VARGJE TE BUKURA TE GERSHETUARA DHE ME "DOGANCEN", QE PERDORET SHPESH DHE NE FSHATRAT T'ONA; TE NJEJTEN GJUHE, TE NJEJTAT TRADITA , TE NJEJTAT ZAKONE KEMI ATY SI KOMSHI QE JEMI MES MALEVE TE LARTE , KRENARE E HIJERENDE....
    ME KETO KUJTIME E BISEDA DHE AQ TE PAKTA QE BEME, ME FUTE E ME BERE NJESH ME VENDLINDJEN, TE CILEN KAM TANI AFRO DYMBEDHJETE VJET PA E PARE...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    malshovë a malëshovë

    ???

  3. #13
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Do këndoj një këngë labe

    Do këndoj një këngë labe
    Me opinga pa çorape
    Me kostum e me qylafe
    Me dyfek hedhur kraqafe

    Do këndoj me gjith gjongul(1)
    Botën nga vëndi ta çkul.
    Ti them botës s’kam ndryshuar
    Jam një lab, një gur i çmuar.

    Do këndoj me tallagane
    Me jelek e me çitjane
    Si kaçak që pret kurbane
    Mal më mal,stane më stane.



    Do këndoj për labërinë
    Që me këngë e prishin zinë
    E pin’ rakin’ me opingë
    Gjoksin grop për trimërinë.



    Do këndoj si lab i thekur
    Për të gjall’ e për të vdekur
    Brezat që nga pas do vinë
    Lart ta ngrejnë labërinë.


    P.S (1) Refreni
    Ndryshuar për herë të fundit nga riza2008 : 19-04-2009 më 07:47

  4. #14
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Dua,s'di çfar dua...

    Dua s’di ç’far dua
    Nga duart e tua
    Një zambak të bardhë
    Dhe një kokërr ftua.
    1
    E dua zambakun
    Që të ket’ arom’
    Si aroma jote
    Që më le në dhom’

    Dua ,s’di ç’far dua
    Nga buzët e tua
    Atë fjal’ magjike
    Që të thot’ të dua.
    3
    Ato buz’ të ëmbla
    Me aromë ftoi
    Ajo fjal’ magjike
    Që më përvëloi.

    Dua s’di ç’far dua
    Nga syçkat e tua
    Me cep të qerpikut
    Të luash me mua.
    2
    Me cep të qerpikut
    Të më japësh shënjë
    E kupton ashiku
    Që e pret në lëmë.

  5. #15
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Qan një qyqe....

    Qan një qyqe tek një brinjë
    Qan me zë me ulërimë.

    Ubën vite s’prish dot zinë
    Qan me zë me ulërimë

    Qan në arë qan në luginë
    Qan me zë me ulërimë.

    Në breg xane e ndal vrapin
    Qan për vete qan për fatin.

    Shkon në punë e shkon në krua
    Me të zeza gjer në thua.

    Nga do shkon me lot në sy
    Deti ja mbyti të dy.

    Ngeli qyqe në një kullë
    Ngeli pa djalë e pa burrë.

    Qan në dimër,qan në verë
    Ëndërron ,deti t’ja nxjerrë.

    Qan me zë e qan me kujë
    Thot të vdes të mos bëj bujë.

    Ja dhe vdiqa që tani
    Kush ti qajë ata të dy.

    Qyqja nis vain me derte
    Gur më gur mbrete më mbrete.

    Jo s’ka fund vajtimi saj
    Dhinbja hidhet skaj më skaj.

    Un’nga larg po e dëgjoj
    Dhe në heshtje nis vajtoj.

  6. #16
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    U vu qeleshi në valle...

    Uvu qeleshi në valle
    Hop qeleshi,bumb qeleshi
    Pse si dhat’ atë që deshi
    Ta hiqte vallen tek sheshi.

    Uvu qeleshi në valle
    Hop qeleshi,bumb qeleshi,
    Kur s’e deshi pse e qeshi
    Përse e preku tek veshi.

    Uvu qeleshi në valle
    Hop qeleshi,bumb qeleshi
    Do lakror me gjellë prej preshi
    T’ja tolli nusia që deshi.

    Uvu qeleshi në valle
    Hop qeleshi,bumb qeleshi
    Pi raki e ha mish keci
    Dredh mustaqet gjer tek veshi.

    Uvu qeleshi në valle
    Hop qeleshi bumb qeleshi
    Pse syzeza e përqeshi,
    Kur hante përshesh tek vreshti.

    Uvu qeleshi në valle
    Hop qeleshi bumb qeleshi
    Nata për të buzëqeshi
    Do marri nusen që deshi.

  7. #17
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Hajde moj lanete...

    Hajde moj lanete.

    Deg’ e borzilokut
    Më ngeli në duar
    Ç’pate që s’më erdhe
    Kush na ka mallkuar.
    Arom’ trëndafili
    Më kërkonte shpirti
    Më ngeli e varur
    Unaza tek gishti.
    Refreni :Ç’pate moj lanete
    Omoj shpirt trazuar
    Më lodhe më trete
    Më ke përvëluar.

    Do ti var në gushë
    Ngjyrat e ylberit
    Ti them perëndisë
    Kjo ka lind nga djelli.
    Ti them hënës natën
    Mos dil disa javë
    Se një yll i bukur
    Po i vjen vërdall.
    Mos mu fshih lanete
    Se jam perëndia
    Do ti fal të gjitha
    Ç’far më ka shtëpia.

    Pse më shikon shtrëmbër
    O zemre dalldisur
    Të shof shpesh në endërr
    Bëhem mëndie krisur.
    Veç ti je për mua
    E unë veç për ty
    Plastë shpirti keq
    Që të pa në sy.
    Hajde moj lanete
    Hajde se më çmënde
    Mos mendo për mua
    Po për veten tënde.

    Eja bashkë ti djegim
    Shpirtrat e trazuar
    Flakën ti vëm botës
    Duke përqafuar

  8. #18
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Qaj me lot për ty o nënë

    E mora rrugën në këmbë
    Qaj me lot për ty o nënë.

    Rrug’ e gjat’dhe rrug’ e rëndë
    Qaj me lot……………………

    Një qiri ta ndeza mbrëmë
    Qaj me…………………

    Në ëndërr dëgjova zënë
    Qaj me lot ……………

    Zgjohu biro dhe nis këngë
    Qaj me lot……………….

    Këngë që të tundi vëndë
    Qaj me lot…………….

    Këngë të lehtë a këngë të rëndë
    Qaj me lot…………………

    Si bilbili nënë tëndë
    Qaj me lot………….

    Ta dëgjoj e mjera nënë
    Qaj me lot …………….

    Nisi zemra të më dhëmbë
    Qaj me lot………………..

    Dridhet trupi këmbët pëndë
    Qaj me lot……………………

    Tundet qerpiku për shënjë
    Qaj me lot …………………..

    Për një valle e ngrej zënë
    Qaj me lot…………………..

    I ngrej gishtat në pëllëmbë
    Qaj me lot për ty o nënë.

    Dredh shamin’sipër mbi hënë
    Qaj me lot…………………….

  9. #19
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Fërshëllima Cicërima

    Fërshëllima të jep shënjë
    Cicërima ta njef zënë
    S’di ç’të ndodhi s’ma ke thënë
    Të prita natën pa hënë.


    Fërshëllima cicërima
    Del vajza si vetëtima.
    Fërshëllimë e cicërimë
    Si veriu në luginë.

    Kur cicëroje tek shtogu
    Fërshëlleja tek qershija
    Nga marazi dridhej floku
    Lutesha tek perëndia

    Natën gjumi nuk më zinte
    Mëndja krejt e turbulluar
    Shpirti sinjalin e priste
    Fërshëllim të drithëruar.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2009
    Postime
    55
    pershendetje!do doja te dija pak me shum per gjuhen DOGANCE.

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Të mos këndojë më hoxha në xhami se na prishi qetësinë publike
    Nga Letersia 76 në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 12:52
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 10:21
  4. Nexhmije Pagarusha
    Nga Harudi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-08-2005, 10:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •