Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?

    Teme per kundra teme.Bieri ti biem se moderatoret dhe admin nuk dine te moderojne.
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    22. 2. 2000

    SHQIPTARĖT-"CAPER EXPIATORIUS" NĖ "PĖRQAFIMIN" VATIKAN-PATRIARKANĖ


    Nė njė nga paralajmėrimet mė tė mprehta nė histori, Hajnrih Hajne ėshtė shprehur se nuk duhet nėnvlerėsuar forca e vėrtetė e ideve: idetė e pėrpunuara nėpėr katedra apo tubime studiuesish mund tė shndėrrohen nė armė tė pėrgjakura qė shkatėrrojnė vende dhe qytetėrime tė tėra. Ky paralajmėrim i Hajnes mė sillej ndėrmend ndėrsa ndiqja seancat e Simpoziumit "Krishtėrimi ndėr shqiptarė", i zhvilluar nė Tiranė nga data 15 deri nė 19 nėntor 1999 dhe i organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipėrisė.

    Para se t'i hyj njė analize tė hollėsishme tė kėtyre lloj ideve tė paraqitura nė simpoziumin e sipėrthėnė, e gjej tė domosdoshme qė nė frymėn e titullit tė kėtij shkrimi tė ndėrtoj tablonė pjesė e sė cilės ato janė. Ndryshe ėshtė e pamundur qė tė kapet sinjifikimi i plotė i kėtyre ideve. Pėrfundimi i Luftės sė Ftohtė autentike midis bllokut komunist dhe atij kapitalist, u pasua nga njė tjetėr "luftė e ftohtė" qė diku u shndėrrua edhe nė tė nxehtė, midis katolivizmit dhe ortodoksisė. Fronti i kėsaj lufte kalonte pėrgjatė vijės "tektonike" qė ndante dy kishat, duke nisur nga Balltiku nė adriatik. Tė dy palėt synonin tė zgjeroheshin nė arealin e njėra-tjetrės. Ortodoksia kishte piketuar sidomos Ballkanin Perėndimor dhe posaēėrisht Shqipėrinė, Kroacinė, Bosnje-Hercegovinėn, vende kėto qė disa ishin plotėsisht nė arealin katolik (Kroacia), ndėrsa tė tjerat pjesėrisht (Nosnja-Hercegovina dhe Shqipėria).

    Nga ana e tij, katolicizmi synonte qė tė shkėpuste pjesėn mė tė madhe tė Kroacisė (ose tė gjithėn nėse ishte e mundur) njė pjesė tė madhe tė Hercegovinės si dhe tė ruante pozitat e tij nė Shqipėri e nė Kosovė (nė kėto dy tė fundit synonte qė tė bėnte edhe ndonjė prozelit midis myslimanėve). Katolicizmi kishte plane tė mėdha edhe jashtė Ballkanit dhe posaēėrisht nė ish-Bashkimin Sovjetik ku nė nisje tė viteve tė nėndhjeta, Papa Vojtila nisi njė veprim ungjillzues nė frymėn e mesazhit tė Fatimasė. Nė kėto rrethana, relatat midis tė dy kishave u tendosėn aq sa replikat midis krerėve tė tyre tė nxirrnin mallin e retorikės sė ashpėr qė kėmbenin Uashingtoni dhe Moska nė ditėt e akullta tė Luftės sė Ftohtė. Kėshtu, Vatikani e akuzonte Patriarkanėn ruse si nxitėse tė pėrndjekjes sė katolikėve dhe uniatėve nė ish-Bashkimin Sovjetik (atėherė nė prag tė shpėrbėrjes), ndėrsa Patriarkana ruse e paralajmėronte ashpėr Vatikanin qė tė mos merrej me gjueti tė paligjshme fetare (bėrje prozelitėsh) nė arealin e saj. Nėn kėtė erė tė akullt u ngritėn gjuhėt e flakėve tė Luftės nė Ish-Jugosllavi. Akti i dytė i kėsaj tragjedie (akti i parė ishte lufta e shkurtėr nė Slloveni), lufta nė Kroaci, pėr nga mėnyra se si u zhvillua bėnte asosacion me Kryqėzatėn e Katėrt (luftėn midis Katolicizmit dhe Ortodoksisė). Kroatėt dhe serbėt paraqitnin nė media me bujė tė madhe kishat dhe manastiret e tyre tė shkatėrruara apo tė dhunuara nga pala tjetėr. Vatikani, mė aktiv se kurrė nė diplomaci qė nga koha e Luftės Tridhjetėvjeēare, ishte krejtėsisht nė anėn e kroatėve dhe pėrdori gjithė ndikimin e tij qė atyre t'u jepeshin armė si dhe qė ēėshtja e tyre tė gjente mbėshtetje nė kancelaritė dhe forumet ndėrkombėtare.

    Natyrisht qė e gjithė ortodoksia ndėrkombėtare me Patriarkanėn Ekumenike dhe atė tė Moskės sė krye ishte nė anėn e serbėve. Serbėt, tė cilėt ishin sgresorėt nė luftėn nė Kroaci, e akuzuan Vatikanin pa terma gjysmake, se ishte sponsorizuesi i njė kryqėzate katolike si ajo e vitit 1204, kundėr Serbisė ortodokse. Kjo akuzė u amplifikua nga forumet e larta tė ortodoksisė ndėrkombėtare.

    Tė gjitha kėto bėnė qė relatat midis Vatikanit dhe dy forumeve relevante tė ortodoksisė, Patriarkanės Ekumenike tė Konstandinopolit dhe Patriarkanės ruse tė mbeten tė ftohta pėrgjatė gjithė viteve tė nėntėdhjeta. Mjaftonte njė ngjarje nė dukje pa shumė peshė qė tė nisnin ngacmimet. Tė dy palėt e ndiqnin me shumė dyshim njėra-tjetrėn.

    Kjo situartė qė pas tė gjitha gjasave do tė ketė lumturuar shumė Samuel Hantingtonin, pasiqė ajo e ilustronte nė mėnyrė tė pėrkryer teorinė e tij tė paraqitur nė librin e bujshėm "Pėrplasja e qytetėrimeve" nuk i interesonte mė Vatikanit. Kjo jo pėr ndonjė resentiment ekumenik, se sa pėr arsye pragmatike politike. Gjatė luftės nė ish-Jugosllavi Vatikani shfaqi ambicje tė qarta pėr tė fituar peshė nė politikėn ndėrkombėtare, ashtu siē e ka patur traditėn qė nė Mesjetė kur stabilizonte tė ashtuquajturėn "pax dei". Kėtė ambicie tė Vatikanit e denoncoi Shtėpia e Bardhė gjatė luftės nė Kosovė, kur nė kufirin e skajshėm tė taktit tė domosdoshėm nė raste tė tilla, i bėri me dije papės qė tė shihte punėt e tij dhe tė mos shkelte nė sferėn qė "i pėrket Cezarit".

    Pajtimi me ortodoksinė ishte "karta fituese" qė do tė hidhte Vatikani nė lojėn e tij politike. Qendrat vendimmarrėse ndėrkombėtare do tė ishin tė detyruara qė ta konsideronin mė ndryshe diplomacinė pontifikale nė kushtet e njė kombinimi tė tillė. Aq mė tepėr kur dihet ndikimi i fesė mbi politikėn nė vendet ortodokse. Sa i sinqertė do tė ishte pajtimi kjo do tė shihet. Por Ortodoksia ishte mjaft e zemėruar me Vatikanin, sidomos qė prej luftės nė Kroaci. Qė tė bėhej "pėrqafimi mes Vatikanit dhe Patriarkanės, duhej njė "caper expiatorius" (cjapi biblik i flijuar pėr tė larė mėkatet) dhe si i tillė u gjend kombi shqiptar. Fillimisht Vatikani ia nisi duke ndihmuar qė tė arrinte sukses dhe tė kamuflohej kryqata ortodokse e vitit 1997 nė Shqipėri. Komuniteti i san Exhidios nė Romė (njė institucion misterioz jezuit qė shėrben si instrument politik i Vatikanit) i mblodhi politikanėt shqiptarė tė pozitės qė po kalonte nė opozitė (PD-sė) dhe tė opozitės qė po kalonte nė pozitė (PS-sė) pėr tė nėnshkruar njė pakt luajaliteti qė rezultoi tė ishte njė simbil i kipokrizisė sė famshme jezuite. Tė njėjtėn formulė u orvat qė ta zbatonte kjo qendėr politike jezuite edhe nė relatat Serbi-Kosovė me paktin midis Rugovės dhe Millosheviēit pėr arsimin, i cili synonte qė tė pengonte aksionin e pritshėm tė NATO-s kundėr Serbisė.

    Ndėrsa nė rastin e parė Vatikani ia doli qė ta ēonte "caper expiatorius-in" shqiptar nėn thikėn e therrtarit ortodoks, nė rastin e dytė gjėrat nuk shkuan pikėrisht ashtu siē ishte parashikuar, sepse vullneti i bashkėsisė ndėrkombėtare dhe nė radhė tė parė i SHBA-ve pėr tė mos lejuar qė Kosova tė flijohej nė altarin sllavo-ortodoks, ishte shumė mė i fortė se nė rastin e parė, kjo pėr arsye qė vetėm pėrlitazi janė subjekt i kėtij shkrimi, diku mė poshtė.

    Nisjen e fushatės ajrore kundėr Serbisė, Vatikani e pa si njė rast tė ardhur nga qielli (nė sensin qė prej andej binin bombat), pėr tė dėshmuar mbėshtetjen e tij pėr Prtodoksinė, e cila natyrisht qė ishte e gjitha nė anėn e serbėve. Termat e ashpra nė tė cilat u shpreh Vojtila kundėr fushatės ajrore tė NATO-s ishin tė paprecedent nė fjalorin e diplomacisė pontifikale tė shekullit XX, gjithherė skajshmėrisht diskrete. Me deklaratat e tij tė pėrditshme, vojtila u shndėrrua praktikisht nė njė nga politikanėt mė aktivė tė frontit Anti-NATO sė bashku me Jelcinin, presidentin kinez Xe Ming dhe liderėt e politikės greke. Papa kėrkonte ndalimin e fushatės ajrore pa shpjeguar se si do tė ndalonte pas kėsaj genocidi serb nė Kosovė. Personalitetet e tjera tė larta tė Vatikanit ishin nė garė me shefin e tyre pėr tė artikuluar formulime cinike. Ndoshta mė tipiku ėshtė rasti i kardinalit Tonini, njė prej persoaliteteve mė autoritare nė Vatikan, i cili kur ishte i ftuar nė talk-shoė-un "Moby Dik" tė emetuar nga Italia 1 mė 10 prill 1999 dhe qė i kushtohej luftės nė Kosovė, pyeti duke iu referuar fushatės ajrore tė NATO-s: "Pėrse shėrbeu kjo luftė kur nė vend tė Serbisė sė Madhe do tė kemi Shqipėrinė e Madhe ?".

    Kjo ėshtė njėlloj sikur tė thuash "pėrse shėrbeu lufta kundėr Hitlerit, kur nė vend tė Gjermanisė sė Madhe patėm Poloninė e Madhe ? A nuk u zgjerua Polonia nė dėm tė Gjermanisė deri nė Oder-Najse ? Nė kėtė rast do tė na duhej qė tė mos konsideronim genocidin nazist kundėr hebrejve. Nė mėnyrė tė ngjashme, edhe Eminenca e tij Tonini nuk e konsideronte fare genocidin serb kundėr shqiptarėve, njėlloj si ai inkuizitori mesjetar, i cili kur e pyetėn se ē'duhet tė bėnin me 6000 albigezėt e prezumuar si heretikė, u pėrgjigj "Vrajini tė gjithė. Le t'ia lėmė Zotit tė gjykojė se cili ėshtė fajtor".

    Nė kėtė rast, Tonini u paraqit edhe si zėdhėnės i tezave serbe, duke i akuzuar SHBA-tė se nė Kosovė nuk po mbronin tė drejtat njerėzore, sepse donin tė krijonin tė ashtuquajturėn "Shqipėri tė Madhe". Sikur tė bėhet top-lista e deklaratave keqdashėse dhe paranoiake tė bėra gjatė kėsaj lufte, me siguri qė kjo e Toninit do tė kapė vendin e parė si mė cinikja. Nė tė njėjtin talk-shoė, Tonini bėri njė krahasim nė stilin e propagandės sė dikurshme sovjetike pėr NATO-n. duke hequr njė paralele historike, ai aludoi se ashtu si nė Athinė qė e ekzaltuar pas fitores mbi persėt iu drejtua me njė kėrkesė ultimative pėr nėnshtrim njė ishulli fare tė vogėl, ashtu edhe SHBA-tė tė ekzaltuara nga fitorja nė Luftėn e Ftohtė i ishin kthyer tash Serbisė dhe i kėrkonin qė tė nėnshtrohej.

    Pėr Toninin, Serbia ishte po aq e pafajshme sa ky ishull i vogėl qė kishte patur fatin e keq tė zgjonte lakminė e Athinės. I zhytur nė historinė antike, Tonini kishte harruar tė katėr luftėrat e viteve nėntėdhjetė nė tė cilat Serbia kishte qenė agresor si dhe genocidin e ushtruar gjatė tyre, genocid qė vazhdonte edhe nė kohėn kur Tonini thoshte kėto fjalė. Sigurisht qė SHBA-tė nuk e meritonin kėtė cilėsim. Mė 1945, kur Armata e Kuqe arriti nė Trieste dhe shumėkush e besonte se shpejt ajo do tė dilte nė Atlantik, papa dhe kardinalėt fshiheshin prapa tankeve amerikane dhe i luteshin nė heshtje Zotit qė t'i ndihmonte ato. Ndėrsa nė 1999 "L'Oservatore romano" shkruante se "ēdo luftė ėshtė njė fyerje ndaj Zotit" duke aluduar se e tillė ishte edhe fushata ajrore e NATO-s kundėr Serbisė. Por disa muaj mė pas Vatikani nuk e quajti asfare fyerje ndaj Zotit luftėn e popullit katolik tė Timorit Lindor pėr pavarėsi. Papa iu drejtua bashkėsisė ndėrkombėtare me njė apel nė tė cilin shprehej se ajo duhej tė impenjohej qė tė pėrmbushej aspirata legjitime e popullit tė Timorit Lindor pėr pavarėsi. Pėr Vatikanin kishte dy standarte, njėri pėr Kosovėn myslimane dhe tjetri pėr Timorin Lindor katolik. Ēfarė shembulli i qartė i "moralit absolut katolik" !

    Pėr pezmatimin e madh tė Vatikanit, SHBA-tė nuk lejuan qė Kosova tė flijohej. Por gjithsesi, Vatikani gjeti njė sadisfaksion nė atė ēka ndodhi. Vatikani dhe Patriarkanat Ortodokse tė Kostandinopolit, Moskės, Beogradit dhe Athinės u "pėrqafuan" falė bashkėndarjes sė kauzės antishqiptare. Nė rrethana tė tilla, nė nėntor 1999, kur relatat midis Vatikanit dhe qendrave relevante ortodokse ishin mė tė ngrohta se kurrherė gjatė viteve tė nėntėdhjeta, u zhvillua nė Tiranė Simpoziumi Ndėrkombėtar "Krishtėrimi ndėr Shqiptarė" i organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore shqiptare. Nė kėtė simpozium para rastin (pas atyre qė dėgjova aty nuk mund tė them rastin e lumtur) qė tė marr pjesė edhe unė si i ftuar falė njė libri qė kam shkruar. I gjithė simpoziumi ishte konceptuar si njė spektakėl, nėpėrmjet tė cilit Vatikani i thoshte Patriarkanės ekumenike dhe posaēėrisht Kishės greke dhe mėkėmbėsit tė saj nė Tiranė Janullatosit, se kombin shqiptar nė tė dy anėt e kufirit vazhdonte qė ta shihte si njė "caper ezpiratorius" nė marrėdhėniet e tė dy kishave.

    Qė gjėrat tė shkonin siē duhet, si president i simpoziumit qė zgjedhur jo njė shqiptar, por italiani Anxhelo Masafra, primati faktik i Kishės Katolike Shqiptare, ndryshe "Janullatosi katolik", i cili gjendet nė krye tė Arqipeshkvisė sė Shkodrės. Si ndihmės kryesor i tij ishte Dom Nikė Ukgjini, famullitari i Shkrelit, njė ithtar i jezuitit racist antishqiptar Fulvio Cordignano. Janullatosi nuk asistoi nė seancėn plenare, me gjasė sepse priste tė shihte se si do tė shkonin gjėrat. Duhet qė ta ketė qetėsuar fjala e hapjes e Kryetarit tė Konferencės Ipeshkvnore Shqiptare Arqipeshkvit tė Tiranės e durrėsit Rrok Mirdita, i cili saktėsoi se Vija e Teodosit mbetet njė realitet nė Shqipėri, si pėr tė dashur t'i thoshte Janullatosit se katolikėt dakordoheshin me projektin grek qė ortodoksia tė zgjerohej deri nė Mat (tashmė projekt zyrtar i shtetit grek i shprehur publikisht edhe nga ambasadori grek nė Tiranė Prevenduraqis mė 5 prill 1998 nė gazetėn "Republika"), sigurisht, me kusht qė ortodoksėt tė lenė ndonjė kishė katolike nė jug tė kėsaj vije, pėrfshirė edhe selinė e Rrok Mirditės. Kėtė Janullatosi ėshtė gati ta bėjė nė emėr tė tolerancės fetare. Pėr tė pėrshėndetur nė emėr tė Kishės Ortodokse (tė vasalizuar) shqiptare, Janullatosi dėrgoi mitropolitin e Korēės Johan Belushi, alias Fatmir Belushi, mysliman i grekoortodoksizuar nė SHBA-tė. Me kėtė sikur donte t'u thoshte katolikėve se vetėm ai Janullatosi e ka monopolin e fekthimit nė Shqipėri, sė paku nė jug tė Vijės. Simpoziumi nuk i zhgėnjey asfare shpresat e Janullatosit, madje mund tė thuhet pa drojė se i kapėrceu ato.

    Nė seancėn e parė tė simpoziumit, ish-kryeministri shqiptar Aleksandėr Meksi, kėtė herė nė versionin e historianit referoi mbi temėn "Aspektet e organizimit kishtar gjatė Mesjetės". Ndonėse fjala ishte pėr Mesjetėn, Meksi kishte bėrė objekt tė kumtesės sė tij vetėm trevat brenda Republikės sė Shqipėrisė. Kur dikush ia vuri nė dukje kėtė, Meksi u shfajėsua se ai kishte studiuar vetėm kėtė "aspekt" tė organizimit kishtar, ndėrsa gjatė viteve tė nėntėdhjeta nuk kishte patur kohė qė t'i zgjeronte studimet e tij. Mbeti mister nėse organizuesit e simpoziumit ishin nė dijeni tė kėtij fakti qėkurse u dakorduan me Meksin qė ai tė referonte mbi kėtė temė, gjė qė ndodhi disa muaj para simpoziumit.

    Nė seancėn e parė nuk referoi zėvendėsministri i Jashtėm Pėllumb Xhufi, i cili kishte kumtesėn e rėndėsishme "Kisha romake nė Shqipėri nė shekullin VI-XVI". Organizuesit thanė se ai mungoi pėr arsye qė kishin tė bėnin me detyrėn e tij, por siē u konstatua kur ai referoi mė pas, mė tepėr ka gjasa qė ai tė ketė munguar sepse shefi i tij, "historiani" Paskal Milo ishte duke shqyrtuar temėn e vartėsit tė tij.

    Nė seancėn e dytė, Gottfried Schramm nga Gjermania mbajti kumtesėn "Krishtėrimi nė shekullin VI-X dhe marrėdhėniet shqiptaro-rumune". Pėrse ishte zgjedhur kjo temė kaq irrelevante historikisht ? Ėshtė e vėshtirė tė besosh qė nė kėtė periudhė tė ketė patur relata tė dendura shqiptaro-rumune. Kėto ekzistojnė vetėm nė fantazinė e atyre qė duan t'i paraqesin vllehėt si njė etni tė lashtė nė Shqipėri dhe qė pėrdorin si buratinė studiues tė tipit Schramm. Nė kėtė seancė, dy malazezė, Bozidar Sekularac dhe Branislav Kovaēeviē referuan mbi temėn "Kryeipeshkvia e Durrėsit nė kohėn e Karl Topisė (shekulli XIV)".

    Kėta dy malazezė do tė ishte mė mirė tė kishin referuar pėr Arqipeshkvinė e Tivarit, e cila nė kėtė kohė ishte duke lulėzuar falė mbėshtetjes sė Balshajve. Por nėse do tė kishte ndodhur kėshtu, simpoziumi do tė privohej nga paradokset ironike tė tij: studiuesi nga Republika e Shqipėrisė Aleksandėr Meksi thoshte se nuk ishte kompetent pėr tė referuar mbi organizimin kishtar tė trevave shqiptare pėrtej kufijve tė 13-ės, ndėrsa dy malazezė ishin kompetentė pėr tė referuar mbi Arqipeshkvinė e Durrėsit ! O tempora, o mores ! Organizuesit duartrokisnin.

    Mendova se me kaq morėn fund ēuditė e kėsaj seance, por isha gabuar. Pas referimit tė studiuesit gjerman Peter Bartl mbi raportet e vizitatorėve katolikė gjatė periudhės turke, Don Marian Ukaj, famullitar i Velipojės iu drejtuar studiuesit gjerman me pyetjen se si e sheh ai faktin qė nė marrėdhėniet dypalėshe dhe zyrtare Shqipėri-Turqi pėrdoret termi "populli vėlla turk", kur dihet se Turqia na ka mbajtur tė pushtuar pėr 500 vjet. Si mund tė quhet vėlla njė popull qė tė ka shtypur kaq kohė, pėrfundoi Dom Ukaj.

    Nėse zoti Bartl do tė kishte sens deontologjik profesional, do t'i thoshte pyetjebėrėsit se pėr kėtė gjė do tė ishte mė mirė tė pyeste ata qė pėrdorin kėtė shprehje. Por zoti Bartl, pa pikėn e drojes, u shpreh se shqiptarėt kur ndėrruan fenė dhe u konvertuan nė myslimanė, u shndėrruan nė turq. Nuk iu besova veshėve ! Unė qė isha mysliman, na paskėsha qenė turk dhe nuk e kisha ditur ! Sipas logjikės sė zotit Bartl, gjermanėt kur pranuan fenė katolike u bėnė latinė.

    Nė seancėn e tretė ishin rezervuar disa surpriza. Sė pari, kumtesa e profesorit nga Italia Roberto Morocco della Rocca "Bashkėsitė fetare nė Shqipėrinė e 1900-ės". Kumtesa ishte njė sintezė e librit tė Morozzo della Rocca-s botuar edhe nė Shqipėri me financimin e Sorosit "Kombėsia dhe feja nė Shqipėri 1920-1944". Ky autor ėshtė njė krijesė e shkollės Cordignano-kėtė tė fundit ai e citon shpesh. Qė nė faqen e parė tė kėtij libri ai shkruan se shqiptarėt erdhėn nė Kosovė pas luftės austro-turke tė vitit 1690, duke kapėrcyer kėshtu edhe pjesėn mė tė madhe tė historianėve serbė, tė cilėt thonė se kjo gjė ka ndodhur pas betejės sė Fushė-Kosovės tė vitit 1389.

    Pyetjes sime se si ėshtė e mundur qė Fondacioni Soros nė Tiranė i cili ka shpallur si mision tė tijin instalimin nė mentalitetin shqiptar tė paradigmės sė Shoqėrisė sė Hapur, ka financuar botimin e librit tė tij nė Shqipėri, kur dihet se sipas ideuesit dhe pėrpunuesit tė paradigmės sė Shoqėrisė sė hapur, Karl Popperit, fetė janė elemente tė njė shoqėrie tė mbyllur ? Studiuesi italian iu pėrgjigj se ai nuk ishte nė dijeni tė faktit se si ishte botuar libri i tij nė Shqipėri.

    Por kjo pėrgjigje nuk e hidhte poshtė faktin qė drejtuesit e Sorosit nė Tiranė e kishin gjetur konvenues librin e tij. Sigurisht, jo nė kontekstin e Shoqėrisė sė Hapur, por nė atė kontekst qė kishin botuar librin "Historia e Bizantit" tė N. Ostrogorskit, duke vėnė nė kopertinėn e tij njė hartė qė paraqet Shqipėrinė e vitit 1214 tė ndarė midis Despotatit tė Epirit (i cili kishte arritur deri nė Mat) dhe Mbretėrisė Serbe. Nga qindra harta tė periudhės njėmijėvjeēare bizantine, u zgjodh pikėrisht ko ! Jo rastėsisht. Libri botohet nė kolanėn "Libra pėr njė Shoqėri tė Hapur" dhe kapaku i tij tregon nė mėnyrė simbolike se shtrirja e Greqisė deri nė Mat ėshtė kompatibile me vizionin e Shoqėrisė sė Hapur. Edhe Popperi po tė ngrihej nga varri do tė mahnitej me kėtė bėmė tė fondamentalistėve greko-ortodoksė qė kontrollojnė fondacionin Soros nė Tiranė. Kjo seancė mė kishte rezervuar edhe njė surprizė tjetėr. Kur po diskutohej mbi nacionalitetin e njėrit prej ndėrtuesve tė kishės sė manastirit tė Deēanit, Dom Vital Ēuēit, i cili ka lėnė tė gdhendur edhe emrin e tij tek arkitrau i kėsaj kishe, Dom Viēenc Malaj nga trevat shqiptare tė Malit tė Zi (mė duhet tė them i ndjeri Dom Viēen Malaj, sepse nė ndėrkohė ka vdekur) u shpreh se ndonėse ka tė dhėna qė Vital Ēuēi ėshtė shqiptar, ai nuk e ka pėrmendur si tė tillė nė studimet qė ka botuar, pasiqė ai, Dom Viēenc Malaj, nuk do qė ta marrin pėr shqiptaromadh.

    O Zoti im ! El Greko i bėri pikturat e tij nė Spanjė dhe grekėt e mbajnė pėr tė tyrin, pa patur drojė se mund t'i quajnė grekomėdhenj, aq mė tepėr kur dihet se spanja ėshtė mjaft larg Greqisė, ndėrsa Deēani brenda Kosovės shqiptare.

    Surpriza e parafundit e kėsaj seance ishte kumtesa e Pėllumb Xhufit, i cili mė nė fund u lirua nga obligimet e tij politike. Kumtesa e tij ishte njė koleksion i trillimeve apo gjysėm tė vėrtetave historike nė pjesėn mė tė madhe me prejardhje nga historiografia greke, mbi shtrirjen e ortodoksisė nė Shqipėri gjatė mesjetės. Pas kėsaj kumtese u bė njė pushim, i cili nisur nga ēka ndodhi mė pas, duhet tė ketė qenė i llogaritur. Them kėshtu, sepse me tė rifilluar seanca, hyri nė sallė kurrkush tjetėr pos Fortlumturisė sė tij (Fortdėshpėruesit tė kombit shqiptar) Anasatas Janullatos, i cili u prit me nderime tė mėdha nga kerėt katolikė. Janullatosi nuk erdhi rastėsisht pas kėsaj kumtese, me tė cilėn ai, sipas tė gjitha gjasave, ndante autorėsinė. Ai kishte pamjen e njė triumfatori.

    Nė pėrfundim tė kėsaj seance, dekania e Fakultetit tė Historisė tė Universitetit tė Tiranės Valentina duka mbajti kumtesėn "Konferenca e Paqes e Parisit dhe kleri katolik shqiptar". Ajo la pa pėrmendur njė gjė shumė tė rėndėsishme. Atė qė Imzot Luigj Bumēi, nė cilėsinė e kryetarit tė delegacionit shqiptar nė Konferencė, kėrkoi qė SHBA-ve t'u jepej mandati i administrimit tė trevave shqiptare tė mbetura jashtė kufijve tė 13-tės. Nė shtėpinė e tė varurit nuk bėn tė pėrmendet litari. Ishim nė vitin 1999 kur Vatikani bėri tė pamundurėn qė NATO-ja dhe nė radhė tė parė SHBA-tė tė ndėrprisnin fushatėn ajrore kundėr Serbisė dhe tė mos hynin nė Kosovė. Pastak kjo gjė nuk do t'i pėlqente as mikut tė nderuar grek, Janullatos, i cili kishte qenė haptazi nė anėn e serbėve kundėr NATO-s. Dhe ortodoksja Duka u kujdes qė tė mos e vinte nė vėshtirėsi liderin e vet shpirtėror.

    Nė seancėn e katėrt, kur po diskutohej mbi qėndrimin e klerit katolik shqiptar nė vitet 1911-1913, dom Simon Jubani tha se shqiptarėt nuk u sollėn siē duhet gjatė Luftės Ballkanike tė vitit 1912, pasiqė ata nuk luftuan kundėr Turqisė. "Ne shqiptarėt qė mbahemi si tė pushkės, nuk ia bėmė bam atėherė kur duhej" tha ai duke aluduar se pėr faktin qė nacioni shqiptar u copėtua si mozomakeq, fajin e ka patur kurrkush tjetėr pos shqiptarėve. Ai nuk sqaroi se nėse shqiptarėt do tė kishin luftuar nė krah tė fqinjėve serbė, grekė, bullgarė dhe malazezė kundėr Turqisė, a do t'i nulifikonin fqinjėt paktet e fshehta pėr copėtimin e trevave shqiptare qė kishin bėrė para se tė niste Lufta Ballkanike ? Dhe nuk ėshtė se shqiptarėt nuk qitėn pushkė gjatė kėsaj lufte. Qitėn sa i dėgjoi Evropa mbarė. A ka dėgjuar Dom Simon Jubani pėr pushkėt e topat qė qiti Shkodra e tij pėr t'u mbrojtur nga mėsymja malazezo-serbe ? Pėr pushkėt qė qiti Janina pėr t'u mbrojtur nga grekėt apo Kosova pėr t'u mbrojtur nga serbėt ? Apo ai donte qė shqiptarėt tė qitnin pushkė pėr kurorėn e Karagjorgjeviqėve ? Kėshtu qė s'do tė kishte mė Kosovė shqiptare dhe papa i tij plak s'do tė mundohej mė 1999 pėr tė mbrojtur sundimin serb mbi tė ? Nė pėrfundim tė seancės sė fundit e cila i ishte kushtuar letėrsisė dhe muzikės kristiane, e mori fjalėn Janullatosi, por jo pėr tė folur mbi kėto tema. Ai bėri pėrshėndetjen qė normalisht do tė duhej ta kishte lexuar nė seancėn plenare nė nisje tė Simpoziumit. Pra ai, duke i thyer rregullat e tubimeve tė kėtij lloji nė mėnyrėn mė brutale, pėrshėndeti vetėm pasi i vrojtoi zhvillimet e simpoziumit dhe gjėrat i rezultuan tė pėlqyeshme. Kėtė fyerje e duroi e gjithė salla me pėrjashtimin tim, qė u ēova dhe ika sapo ai nisi tė fliste. Ka njė kufi edhe durimi apo jo ?

    Kėshtu pėrfundoi ky simpozium, kumtesat e tė cilit shqiptarėt sė shpejti do tė kenė fatin t'i gjejnė tė botuara nė njė libėr tė posaēėm. Nė pėrfundim tė tij mė erdhi ndėrmend rishtaz shprehja e Hajnes qė e solla nė nisje tė kėtij shkrimi dhe pyetja vetėn: po vetė kėta njerėz a e dinė se idetė e tyre mund tė kthehen nė "armė tė pėrgjakura" tė kryqatės ortodokse kundėr shqiptarėve ? Kėtė pyetje nuk isha nė gjendje ta ndaja deri ditėn kur njė mėngjes nė kėtė fillimviti duke ecur pėrgjatė Bulevardit "Dėshmorėt e Kombit" u gjenda (nė sheshin para piramidės" pėrballė njė blloku betoni prerė nė krejt hapėsirėn e tij nga konfiguracion i ēuditshėm. Nė sfondin e kėtij masivi ishte vėnė e famshmja "kėmbanė e paqes" me citatin e Rexhep Meidanit. Duke ecur nė rrugėn e hekurt qė tė ēonte nėn kėtė kėmbanė, e gjeta dhe pėrgjigjen pėr pyetjen time. Po, ata njerėz qė e organizuan simpoziumin janė tė vetėdijshėm se idetė e tyre mund tė shndėrrohen nė armė tė pėrgjakura kundėr shqiptarėve. Kjo kėmbanė e derdhur nga gėzhojat e armėve me tė cilat u krye revolucioni bolshevik i 1997-ės, ndryshe kryqata ortodokse, e dėshmon kėtė. Ajo simbolizon konsakrimin e armėve me tė cilat u krye kryqata ortodokse. Kisha Ortodokse nuk mund ta bėnte atė kėmbanė dhe ta vinte nė mes tė Tiranės, sepse kėshtu do tė dilte fare hapur. E bėnė katolikėt pėr llogari tė saj. Aty poshtė kėmbanės, duke lexuar citatin e Rexhep Meidanit "Paqja ka emrin e fėmijėve, le t'i shėrbejmė asaj ashtu si edhe fėmijėve" nėnqesha, sepse mė erdhi ndėrmend se ku e kishte gjetur presidenti ynė qė nuk ėshtė i fortė tė artikulime retorike tė kėtij lloji, citatin nė fjalė. Atė e ka thėnė kryetari i Partisė Komuniste Franceze Marsel Kashen nė Kongresin e Paqes organizuar nga Kominterni mė 1937. I mbetet presidentit tė gjejė se nė ē'mėnyrė citati kaloi nga arkivat e ish-Institutit tė Studimeve Marksiste Leniniste (ku ruhej gjithė pasuria retorike e komunizmit ndėrkombėtar) pėr nė tryezėn e tij, qė tė pėrfundonte pastaj i gdhendur nė kėmbanėn e paqes. Po Rrok Mirdita, di diēka rreth kėsaj ? A nuk ka arritur qė tė kuptojė se citati nė thelb nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė eufemizėm tipik i idolatrisė marksiste ? Nė konceptin religjioz, paqja ka emrin e Zotit. Ndėrsa nė konceptim ateist marksist ajo ka gjithfarė emrash, duke nisur nga populli, qė pėr marksistėt ėshtė Zoti dhe deri tek fėmijėt, si ajo pjesė e popullit me tė cilėn marksistėt kanė parapėlqyer gjithherė qė tė krijojnė eufemizma mallėngjyese. E pra, Rrok Mirditės i falet mbase qė tė gabojė nė politikė, sepse fusha e tij ėshtė teologjia. Por kur bėn "gabime teologjike" nė politikė, kėtu ka diēka tė ndėrlikuar. Nė kėtė rast provohet maksima e njohur se politika ėshtė njė kėshilltare e keqe pėr fenė, madje edhe nė rastin kur kėshillat e saj i pėrsjell me anė tė diplomacisė. Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė thuhet, se kjo historia e kėmbanės ka nisur pas njė propozimi tė ish-ambasadores sė SHBA-ve nė Tianė Mariza Lio bėrė kreut tė katolicizmit shqiptar, atėherė kėmbana na del edhe simboli i diēkaje tjetėr. Ajo simbolizon atė aspekt paranoiak tė politikės amerikane, e cila lejon qė lobi grek nė Amerikė tė dominojė dhe tė pilotojė kėtė politikė nė Tiranė, pėr llogari tė interesave greke, pėr tė cilat nuk bėn ndonjė zbulim tė madh po tė thuash se janė krejt nė kundėrshtim me interesat amerikane nė rajon dhe nė sintoni me ato serbo-ruso-knieze. Nėsedo tė perifrazojmė titullin e librit tė Heminguejit "Pėr kė bien kėmbanat", do tė thoshim se kjo kėmbanė bie nė mėnyrė funebėr pėr interesat amerikane nė Shqipėri dhe nė rajon. Nėse amerikanėt nuk e kuptojnė kėtė, atėherė do tė ikin nga Evropa Juglindore (Ballkani siē vazhdojnė ta quajnė me kryeneēėsi grekėt) "bag and baggage", ashtu si dikur nga Indokina dhe askujt s'do t'i vijė keq pėr ta pėrpos shqiptarėve, duke pėrjashtuar natyrisht beniaminėt e tyre socialistė helenofonė. Qui vivra verra (kush do tė rrojė do tė shikojė).

    Nuk rrija dot mė poshtė asaj kambane, sepse mė ngjante me kėmbanėn e poezisė sė famshme tė Gėtes, e cila i ndiqte fėmijėt pėr t'i zėnė brenda. Ndryshe nga ē'thotė Meidani nė citatin e tij, kjo kėmbanė nuk ėshtė simbol i paqes pėr fėmijėt shqiptarė, por simbol i maktheve qė po u pėgatiten atyre nė Shqiėprinė politike dhe nė Kosovė. Ashtu si kėmbana-kurth e Gėtes, ajo kėrkon tė zėrė brenda kombin shqiptar pėr llogari tė gjeopolitikės greko-serbo-ruse-kineze. Midis asaj kėmbane dhe bllokut tė betonit nisa ta ndjej veten si mes Shillės dhe Karibdės. Megjithatė nuk ika pa u pėrpjekur tė zbuloja kuptimin e konfiguracionit tė habitshėm qė ishte paraqitur nė masivin prej betoni qė i rrinte si sfond kėmbanės. Sa mė tepėr e kėqyrja, aq mė absurd mė dukej. Mė ngjante sikur aty ishte paraqitur nė mėnyrė simbolike bėrja e shqiptarėve "caper expiatorius" i "pajtimit" katoliko-ortodoks. Fjalėn pajtim e shkruaj nė thonjėza, sepse nuk besoj se ky "pajtim" pragmatik ėshtė i sinqertė. Nuk kam dėgjuar qė papa tė ketė quajtur tė mbyllur historinė e mesazhit tė Fatimasė pėr ungjillėzimin katolik tė Lindjes. Gjithsesi, konfiguracioni nė njė sens tė sigurt simbolizon moralin relativ qė Vatikani, tempulli i miralit absolut ėshtė duke dėshmuar ndaj shqiptarėve.

    U largova nga platforma poshtė kėmbanės pėr tė mos u kthyer kurrė mė aty. Duke kaluar pėrgjatė bulevardit mė shkuan sytė tek katedralja e pambaruar katolike, mė erdhi ndėr mend historia e ndėshkimit tė katedrales ortodokse nė qendėr tė Tiranės dhe vendosa qė ta mbyll kėtė shkrim me kėto vargje tė Hajnes qė nė njė sens tė sigurtė kanė vlerė edhe pėr ne sot:


    "Por pa shiko-atje, nėn shkėlqim hėne

    njė mike e vjetėr na ngrihet pėrpjetė:

    Ėshtė Katedralja e Kėlnit

    E zezė sterrė si djalli vetė !


    Dinakėt e Papės nė fillim fare

    Si njė Bastijė shpirti e menduan

    Do dergjej nė tė gjykimi gjerman

    Si nė njė burg vigan-Por u gabuan !


    Se erdh' Martin Luteri dhe tha "Ndal"

    Ish urdhėr ky dhe jo shaka

    Sakaq ndėrtimi i katedrales

    Pėrgjysėm na u la.


    Sa mirė nuk u mbraua

    Se kjo e bėri monument

    Tė Gjermanisė protestante

    Njė forcė qė tė lė pa mend !
    "Shoku Mjekesise"

  3. #3
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    DEKOROHET LOBISTI PROSERB ITALIAN SELVA


    Kėto ditė shqiptarėt nė Suedi po pėrpgatiten tė demonstrojnė pakėnaqėsinė e tyre ndaj Akademisė Suedeze qė i dha ēmimin Nobel pėr letėrsi dramaturgut anglez Pinter qė politikisht ka lobuar nė mbrojtje tė politikės serbe nė Kosovė dhe kundėr politikės sė Perėndimit e NATO-s pėr ndėrhyrje tė armatosur dhe dėrgimin e Millosheviēit nė Gjykatėn e Hagės.
    Po kėto ditė nė Tiranė iu dhanė dy dekorata njė lobisti tjetėr proserb, italianit Gustavo Selva. Natyrisht nė Tiranė nuk pritet tė organizohen protesta shqiptarėsh.
    Politika italiane nė pėrgjithėsi ėshtė rreshtuar krahas politikės serbe dhe kundėr pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia. E majta italiane ka pas organizuar protesta tė rėndėsishme kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s dhe politikės sė Perėndimit ndaj Serbisė. E djathta italiane ėshtė shprehur hapur, mė hapur se gjithė vendet e tjera, kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe pro autonomisė. Derisa shumica e shteteve europiane mbajnė ende qėndrimin se tė gjitha opsionet pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės mbeten tė hapura, qeveria italiane, pėrmes zėdhėnsit tė qeverisė, dhe minsitrit tė jashtėm, Fini, ėshtė shprehur hapur se ėshtė pėr autonomi dhe kundėr pavarėsisė.
    Njė nga protagonistėt e kėsaj politike ėshtė edhe Gustavo Selva, si kryetar i Komisionit tė politikės sė jashtme nė legjislativin italian. Selva bėn pjesė nė ata politikan europian dhe italian qė politika serbe i konsideron si miq tė saj. Selva ka treguar njė afinitet tė veēantė nga kolegėt e tjerė europian ndaj politikė serbe nė Kosovė.
    Kėshtu p.sh. gjatė vizitės sė Selvės dhe kolegėve tė tij nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe SHBA, vetėm Selva dhe shoqėruesit e tij italian u ndanė dhe morėn takim me peshkopin Artemije tė Rashkės-Prizrenit. Takimi mund tė legjitimohet me ndjeshmėrinė e Selvės ndaj tė drejtave universale tė pakicave etj., etj. Por nuk mund tė besohet lehtė se kolegėt e tij europian dhe amerikan janė mė pak tė ndjeshėm ndaj tė drejtave tė pakicave, nė kėtė rats tė pakicės serbe. Edhe nė qoftė kėshtu, kjo vetėm pėrforėcon pikėpamjen se Selva ka pikėrisht njė afinitet tė veēantė ndaj serbėve dhe kulturės sė tyre.
    Njoftimet qė jep propaganda serbe dėshmojnė se takimi i Selvės me Artemijen nuk ka qenė thjeshtė pėr infomim, por se informatat e dhėna nga Artemije i ka pranuar nė mėnyrė jokritike dhe i ka pėrdorė pėr tė ushtruar trysni mbi Presidentin Rugova dhe pėr tė nxitė parlamentarėt italian nė mbrotje tė pikėpamjeve tė Artemijes: “Gjatė takimit qė zgjati njė orė peshkopi i informoj parlamentarėt lidhur me pasojat katastrofike tė pogromit tė muajve tė fundit kundėr popullsisė serbe dhe pozitėn e vėshtirė tė serbėve nė Kosovė e Metohi gjatė pesė viteve tė misionit ndėrkombėtar... Gjatė pesė viteve tė sė ashtuquajturės paqė, nėn mbikqyrjen ndėrkombėtare, janė vrarė rreth 1.300 serbė; njė numėr i njėjtė ka qenė rrėmbyer; rreth 115 kisha dhe manastire kristiane ortodokse janė djegė e shkatėrru; rreth 250.000 njerėz janė pėrzėnė nga shtėpitė e tyre; ... ē’ka ndodhė me 17-19 mars ėshtė vetėm kulmimi i dhunės... Pėrgjegjėsia kryesore pėr gjithēka qė ka ndodhė bie, nė radhė tė parė, mbi UNMIK... nė mėnyrė qė tė shkohet pėrpara ėshtė e domsodoshme tė arrestohen kriminelėt qė kryen krimet e pėrmendura, nė tė dyja, periudhėn 17-19 mars dhe gjatė ecurisė sė pesė viteve tė fundit. Sa kohė qė ata janė tė lirė, s’mund tė ketė liri pėr ne...” Mbas kėsaj ekspozeje “peshkopi i dha bashkėbiseduesit disa kopje tė CD-ve me njė numėr tė madh fotografishė tė shtėpive dhe kishave serbe tė shkatėrruara e tė djegura... Peshkopi i tha se veē kthimit tė serbėve dhe riparimit tė shtėpive tė shkatėrruara, dioēeza do tė ngulė kėmbė po ashtu qė gjithė riparimi i kishave tė financohet nga vet shqiptarėt e Kosovės...Sa kohė kriminelėt janė tė lirė, s’mund tė ketė dialog”. Selva dhe shoqėruesit e tij “i premtuan menjėherė se do t’i kėrkojnė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova t’i shoh CD bashkė me ta dhe tė jap njė shpjegim lidhur me pėrgjegjėsitė e institucioneve tė Kosovės”. Po ashtu, kritik ndaj politikės sė UNMIK, Selva dhe shoqėruesit premtuan se “do tė bėjnė gjithēka qė ėshtė nė fuqinė e tyre
    tė realizojnė korigjimin e politikės sė pesė vjetėve tė shkuara tė bashkėsisė ndėrkombėtare lidhur me Kosovėn, dhe thanė se gjithė mesazhet e peshkopit Artemije do t’ia pėrcjellin parlamentit italian” (ERP KIM Info Service Gracanica, April 10, 2004). Selva dhe shoqėruesit nuk del, qė pėr paanėsi, t’i kenė shfaqė peshkopit Artemije dokumentar me krimet serb, shkatrrimet, djegiet dhe varret masive e t’i kėrkojnė shpjegim se cila ėshtė pėrgjegjėsia e institucioneve serbe dhe, veēanėrisht, kishės kristiane ortodokse serbe si njė nga nxitėset, bėshtetėset dhe projektueset kryesore tė politikė sė Millosheviqit. As nuk del, qė pėr paanėsi dhe luftėn kundėr ēdo krimi, tė kenė shprehė mendimin se pėrgjegjėsia pėr krimet e kryera nė Kosovė, nuk ka pse shtrihet vetėm nė pesė vitet e fundit nėn UNMIK, por edhe mė pėrpara, gjatė regjimit serb. Nuk del se, pėr paanėsi, Selva i kishte premtuar dikujt nė Kosovė se do tė shfaqė nė parlamentin italian ndonjė dokumentar me krimet genocidale serbe ndaj shqiptarėve. Nuk del se, pėr paanėsi, Selva... Por del kudo anėsia e Selvės nė krah tė serbėve. Nuk dihet nėse Selva e mori drejtpėrdrejtė dhe pa e peshuar me tė dhėnat e kundėrta materialin e Artemijes dhe e vuri Rugovėn nė bankėn e tė akuzuarit. Por gjashtė muaj mė vonė, Selva e mbajti fjalėn dhėnė Artemijes dhe shfaqi nė parlamentin italian para antarėve tė parlamentit njė dokumentar pėr shkatrrimin e kulturės serbe nga shqiptarėt nė Kosovė. Ėshtė fjala pėr flimin “Enklavat e Kosovės” me njė grup ndėrkombėtra gjirimi, tė kryesuar nga filoserbja Elisabetta Valgiusti, me dėshmi tė Nebojsha Ēoviēit, At Ksenofonit, Emir Kusturicės dhe... Gustavo Selvės etj. Filmi ėshtė realizuar nė pėrputhje me standartet qė bėjnė kombet e ndryshme pėr ta shpėrndarė si mjet propagande politike nga ambasadat nėpėr vende tė ndryshme. Sipas Darko Tanaskoviqit, ambasador i Serbi-Mali i Zi nė Vatikan, “’Enklavat e Kosovės’ ėshtė gjėja mė e mirė qė ėshtė bėrė deri tani mbi tragjedinė e Kosovės. Nė njė pohim pėr ‘Veēernje Novosti’ ky ekspert i shquar nė kėtė fushė tė specializuar theksoi se ‘filmi i Elisabetta Valgiusti ėshtė jashtėzakonisht bashkėkohor, mbi tė gjitha sepse nuk e shikon tragjedinė e popullit serb nė Kosovė e Metohi si njė rast tė izoluar, por e konsideron kėtė temė brenda njė kuadri mė tė gjėrė, duke e parė nga kėndvėshtrimi i njė tragjedie kristiane”. Pra vlera e filmit ėshtė se qėndron nė pėrputhje me propagandėn serbe, dhe qė thotė, ashtu si ngulė kėmbė Tanaskoviē se nė Kosovė po luhet tragjedia ndėrmjet kristianizmit dhe islamizmit e jo njė konflikt shekullor nacional. Mė tej “Tanaskoviq beson se prandaj ėshtė e domosdoshme qė tė bėhet gjithēka e mundur qė ky fim tė shpėrndahet nė njė rrejt tė gjėrė tė vendeve tė Europės dhe SHBA” (Vecernje Novosti daily, Belgrade October 21, 2004). Tanaskoviq nuk gjeti miq tė serbėve nė parlamentet europiane dhe as nė SHBA qė tė mbledhin parlamentarėt e tyre dhe t’u shfaqin filma pėr tragjedinė kristiane qė po luhet nė Kosovė. Filmi arriti tė shfaqet vetėm nė parlamentin italian, sepse aty kishin mikun e tyre kristian, Gustavo selva: “mbas prezantimit nė pallatin Marini nė Romė tė dokumentarit Enclavo Kosovo tė Elisabetta Valgiusti kushtuar trashigimisė artistike fetare kosovare Kryetari i Komisionit tė Jashtėm tė Dhomės, i nderuauri Gustavo Selva, lėshoi njė thirrje tė fortė e qė bėn presion ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare pėr njė mobilizim nė mbrojtje tė manastireve ortodokse serbe nė Kosovė”. ( Pėr shkak tė italishtes time tė dobėt, po e jap lajmin nė origjinal sipas shtypit italian: “Un forte e pressante appello alla comunitą internazionale per una mobilitazione in difesa dei monasteri serbo-ortodossi del Kosovo č stato fatto dal Presidente della Commissione Esteri della Camera, on. Gustavo Selva, dopo la presentazione a Palazzo Marini a Roma del documentario ENCLAVE KOSOVO di Elisabetta Valgiusti, dedicato al patrimonio artistico-religioso kosovaro” Comunicato, 14 ottobre 2004).
    Tė dhėnat qė kemi nė dispozicion nuk lejojnė tė nxirret pėrfundimi se Selva udhėhiqet nga norma universale tė mbrojtjes sė trashigimisė kulturore-historike e fetare tė popujve, sė paku jo edhe tė shqiptarėve, mbasi kurrė nuk ka shfaqė ndonjė brengė si kėto pėr shkatėrrimin e trashigimisė artistike, historike e fetare tė shqiptarėve nga serbėt, si p.sh. xhamia themeluese e Gjakovės, disa shekullore dhe me vlera artistike e historike tė mėdha, kompleksin monumental tė Lidhjes sė Prizerenit etj. Veprimtaria e Selvės ka qenė e pėrfshirė nė njė fushatė: “pafuqia e bashėksisė ndėrkombėtare, me 18 mijė trupat e veta, me i mbrojtė kishat dhe manastiret serbe nė Kosovė, dhe indiferenca e medias e cila i kushtoj shumė pak mbulim desakrimit tė kėtyre thesareve tė ēmuara mesjetare na ka mbushė me dhimbje; rrjedhimisht si qytetarė tė lirė ne filluam fushatėn e Kosovės ‘Shpėtoni Manastiret”, tha drejtoresha e filmit Elisabetta Valgiusti. Si pjesė tė kėsaj pėrpjekje ajo filmoi dokumentarin e gjatė njė orė tė quajtur ‘Enklavat e Kosovės’” (Vecernje Novosti daily, Belgrade October 21, 2004) Njė falenderim tė veēantė pėr kėtė i kushton edhe Gustavo Selvės.
    Selva krenohet qė Shqipėria i dha diplomėn nė gazetari. Por ėshtė parim i parė i gazetarisė objektiviteti dhe paanshmėria. Selva ėshtė pėrpjekė jo tė informojė parlamentarėt italian, por t’i manipulojė me mjetet e propagandės politike tė pėrgatitura pėr t’u shpėrndarė nga ambasadat serbe. Paanshmėria dhe informimi do tė kėrkonin qė Selva tė shfaqte edhe njė film pėr rrėnimin e kulturės shqiptare nga serbėt etj. Sjellja e Selvės ėshtė nė kundėrshtim me parimet themelore e fillestare tė medias sė lirė, gazetarisė dhe informimit si formė komunikimi. Prandaj nuk e meritonte qė Shqipėria t’i japė diplomė gazetarie (apo gazetaria shqiptare ėshtė pikėrisht e tillė, e njėanshme dhe proserbe). Por kėtu nuk do tė hyhet nė analiza. Nuk besoj se ka njeri qė nuk e ka kuptuar angazhimin e Selvės nė anėn serbe – tani me diplomė shqiptare gazetarie dhe titullin doktor ndėri i Universitetit tė Tiranės e me njė dekoratė presidenciale nė gjoks.
    "Shoku Mjekesise"

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Hollandezet Kristiane bashkepunojne me serbet per vrasjen e 8 mije burrave muslimane ne Sebrenice.
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593



    ALEANCA E PASHENJTĖ
    Greqia dhe Serbia e Millosheviēit
    Autori: Takis Mihas
    Pėrktheu: Virgjil Muēi
    Gjini: Publicistikė
    263 f. : me foto 900 l
    Aleanca mes Greqisė dhe Jugosllavisė ėshtė nė qendėr
    tė kėtij libri, tė shkruar nga njė autor grek qė denoncon
    intrigat historike mes kėtyre shteteve nė dėm tė shqiptarėve
    si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė. Libri ndalet
    nė kohėn e diktatorit Milloshevic dhe mbėshtetjen qė ai
    gjeti tek qeveritė greke pėr tė shtypur Kosovėn.Libri gjithashtu flet per rolin e prifterinjve dhe bashkepunimin e tyre me serbet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _Mersin_ : 14-04-2009 mė 04:26
    "Shoku Mjekesise"

  6. #6
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    FAKT !

    Kisha Katolike e Kosoves , mban takime me Kishen ortodokse Serbe dhe kete askush nuk e permend.
    Pse kreu katolik i Kosoves takohet me kreun ortodoks serb, perderisa ata nuk kan kerkuar falje per masakrat ne Kosov , por akoma kerkojn luft ?

    Pse organizatat nacionaliste greke finansojn ndertimin e kishave ne Shqiperi ? Pse Janullatos eshte ne krye te K.O.SH-it (kosh) ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Vista : 14-04-2009 mė 04:57
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    sa interesant jeni edhe ju,po futjani more se sja vlen te humbet kohe duke u mare me tuliar cobani,ne kemi shqiptaret ne maqedoni qe kan qen te besimit ortodoks krejt jan asimilu,sdin shqip me,krejt shkije jan ber,thon feja na lidh,e tani na e shurdhojn neve ketu duke na then arab,sepaku ne gjuhen ton e mbajm te paster ndersa arabishten ekemi plus qe e dijm,sa per serbi dhe kishat dhe shqiptaret sdo merem me ket ceshtje sepse mjaft ka shkruar vista,edhe mjeksia le te pergjigjen njeher ata qe din tani shohem

    janatullosin edhe keta nuk e duan vete po kan ngelur se sdin cti bejn

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Mjekesia dhe vista, nuk keni kuptuar akoma qe menyra ne te cilen ju shkruani nuk eshte korrekte.
    Katoliket italian dhe jo kane ndihmuar ne disa raste vellezerit e tyre katolike por me shume myslymane ne Shqiperi dhe ne Kosove.
    Eshte drejt qe edhe ortodokset t'i ndihmojne vellezerit e tyre ne fene.
    E nese ju e hedhni nje dyshim, nje fjale per kete, edhe une ju pyes:
    "Ne Shqiperi dhe ne Kosove sa Xhami kane ndertuar kombet arabe?> e duke sjellur edhe punetore per ta ndertuar, per shembull ne Shkoder?"
    Pse keni ndertuar me shume se 3000 Xhami dhe nuk i kemi ushqyer vellezerit tuaj ne momentet e veshtire? 1991-3; 1997.1998; 1999...
    Mos i idhni fjalet e kota dhe te keqija. Duam faktet.

    Torrkerry

  9. #9
    Xp Maska e Vista
    Anėtarėsuar
    30-01-2008
    Vendndodhja
    Mbi dhe
    Postime
    582
    Citim Postuar mė parė nga torrkerry Lexo Postimin
    Mjekesia dhe vista, nuk keni kuptuar akoma qe menyra ne te cilen ju shkruani nuk eshte korrekte.
    Katoliket italian dhe jo kane ndihmuar ne disa raste vellezerit e tyre katolike por me shume myslymane ne Shqiperi dhe ne Kosove.
    Eshte drejt qe edhe ortodokset t'i ndihmojne vellezerit e tyre ne fene.
    E nese ju e hedhni nje dyshim, nje fjale per kete, edhe une ju pyes:
    "Ne Shqiperi dhe ne Kosove sa Xhami kane ndertuar kombet arabe?> e duke sjellur edhe punetore per ta ndertuar, per shembull ne Shkoder?"
    Pse keni ndertuar me shume se 3000 Xhami dhe nuk i kemi ushqyer vellezerit tuaj ne momentet e veshtire? 1991-3; 1997.1998; 1999...
    Mos i idhni fjalet e kota dhe te keqija. Duam faktet.

    Torrkerry
    Fakt eshte se Dod Gjergji ka then se mbajn takime private me kreun ortodoks serb , por se takime zyrtare eshte e veshtir te mbahen . Pyet pse esht e veshtir ?
    Sepse dot kuptoheshte se ata jan kunder muslimaneve te Kosoves.

    Ndoshta edhe 3000 xhami i ndertojm , pse jo , kemi besimtar , ... ju nese ndertoni 3000 kisha , i bie qe per cdo katolik te ket nga nje kish , se aq jeni ne numer , por ju nuk pritoni te ndertoni kisha edhe pse skeni besimtar , ndersa kerkoni nga muslimanet mos me ndertu xhami , se populli qenka ne gjendje te veshtir ekonomike.
    E Verteta ėshtė e Perkryer,ajo nuk ka dy fytyra (anė)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-03-2009
    Postime
    12
    Citim Postuar mė parė nga Vista Lexo Postimin
    FAKT !

    Kisha Katolike e Kosoves , mban takime me Kishen ortodokse Serbe dhe kete askush nuk e permend.
    Pse kreu katolik i Kosoves takohet me kreun ortodoks serb, perderisa ata nuk kan kerkuar falje per masakrat ne Kosov , por akoma kerkojn luft ?

    Pse organizatat nacionaliste greke finansojn ndertimin e kishave ne Shqiperi ? Pse Janullatos eshte ne krye te K.O.SH-it (kosh) ?
    jam gjergj shqiperia qe te shkruaj me emer adrese te kolegut tim.

    Po e shoh injorancen, dhe pagesen qe po ja bene serbia.
    Duhet ta dallosh kishen Katolike prej Ortodokses.
    Po ashtu Kishen Katolike, prej Protestantes!
    Te mungon niveli ja bene hop pa e ditur se ke realitet tjeter.
    Ne kete shkrim me se miri e ke tregu se sa paguhesh nga armiqet tone.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kosova: unjust politics
    Nga bqato nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  2. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50
  3. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •