Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Vizita e Mbretit Leka Zogu I në Kosovë

    Kosova dhe Shqipëria, bashkë drejt proceseve integruese
    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka pritur të hënën në një takim Naltmadhninë e tij, Mbretin Leka Zogu I dhe delegacionin e lartë që e shoqëron atë gjatë vizitës në vendin tonë. Duke folur për takimin, Sejdiu ka theksuar se "e gjithë përmbajtja e bisedës ishte se si të zhvillohemi më shpejt, të lëvizim më shpejt, me një Kosovë të pavarur dhe me një Shqipëri të pavarur me vlera dhe identitet evropian, “ashtu edhe siç jemi”.

    Presidenti Sejdiu theksoi në vijim se ky ka qenë vërtet fundshekull dhe shekull i shqiptarëve, që do të thotë në të njëjtën kohë shprehje e ndjenjës së miqësisë së tyre ndaj gjithë popujve të rajonit, shprehje e respektit ndaj komuniteteve pakicë që kemi në Kosovë, shprehje e respektit për vlerat historike që kemi dhe mbrojtjen e tyre dhe ecjen kah moderniteti, në atë që e kemi vizion të integrimeve.

    Presidenti theksoi si një mbërritur të veçantë anëtarësim e Shqipërisë në NATO, ndërkohë që falënderoi Naltmadhëninë dhe anëtarët e delegacionit për përkushtimet e tyre të vazhdueshme për Kosovën, në kuptim edhe të nxitjes së vendeve të tjera për të njohur pavarësinë e vendit.

    Ndërsa Naltmadhnia e tij, Mbretin Leka Zogu I, ka falënderuar presidentin Sejdiu për pritjen dhe ka theksuar miqësinë e përhershme të dy shteteve që po shkojnë të njëjtës rrugë.

    "Kosova dhe Shqipëria janë dy realitete të mbërrira dhe racionale të kohës. Janë dy shtete të pavarura, që askush nuk mund t’i ndajë asnjëherë në kuptimin e ndihmës dhe mbështetjes reciproke, sikur që e dëshirojmë bashkëpunimin e mirë edhe me shtetet e rajonit", theksoi ndërkaq Sejdiu, duke nënvizuar se për Kosovën dhe Shqipërinë është shumë me rëndësi që të lëvizin bashkë drejt proceseve integruese.

    Duke folur për raportet Kosovë-Shqipëri dhe bashkëpunimin mes dy shteteve, Sejdiu theksoi se edhe me Shqipërinë edhe me vendet tjera të rajonit, çështja e kufijve do të jetë çështje e kaluar, në kuptimin e procedurave dhe do të shkohet gjithnjë kah ideja e liberalizimit të tyre maksimal. Ai ka përmendur edhe një herë idenë e hedhur prej tij për krijimin e "mini Shengenit" shqiptar, që nënkupton lëvizjen e qytetarëve mes Kosovës dhe Shqipërisë pa pasur nevojë për pasaporta.

    "Gjatë vizitës sime zyrtare në Shqipëri kam dhënë idenë që edhe është akceptuar dhe besojmë se do të ketë procese praktike, që të hiqen pasaportat mes dy vendeve dhe të hiqen pasaportat në të ardhmen edhe me Republikën e Malit të Zi edhe me Republikën e Maqedonisë e pse jo në të ardhmen edhe me Republikën e Serbisë dhe njerëzit të lëvizin lirshëm, të mos kenë pengesa", theksoi Sejdiu.

  2. #2
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Shqipëria në NATO dhe pavarësia e Kosovës, dy veprat më të mëdha

    Lartmadhëria e Tij Leka Zogu I, pretendent i fronit mbretëror, ka ardhur të dielën për vizitë disaditore në Kosovë i shoqëruar edhe nga Princi Leka II, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë të Oborrit Mbretëror Shqiptar.

    Duke i quajtur si dy gishtërinj të një dore Kosovën dhe Shqipërinë, Leka i Parë ka thënë se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO-s dhe pavarësia e Kosovës janë dy veprat më të mëdha.

    Në vizitën e tij të parë pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë, ai tha se integrimi në mes të këtyre dy shteteve do të bëhet me anë të interesit të tregtisë, si dhe në mes të lidhjeve shoqërore edhe vëllazërore që kemi.

    Lartmadhëria e tij, Leka i Parë, ka shprehur besimin se edhe Kosova do të hyjë në NATO, e sipas tij edhe në Bashkimin Evropian dhe në këtë mënyrë Kosova dhe Shqipëria automatikisht janë të bashkuara.

    Ai ka bërë homazhe te varri i ish presidentit Rugova dhe ka vizituar familjen e tij, ndërsa gjatë ditës do të bëjë homazhe te varri i komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz dhe te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan. Të martën Kuvendi Komunal i Vitisë e shpall atë qytetar nderi.

Tema të Ngjashme

  1. Albin Kurti (1975 - )
    Nga ILovePejaa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 305
    Postimi i Fundit: 04-06-2017, 20:47
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20
  4. Dëshmitë e të huajve për luftën në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-12-2005, 04:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •