ata ende nuk e kane kuptuar se thaqi me jakupin i shfrytezuan ata per qellime te veta.tash mos te presin gje se ka mbarue pune,hesapi u nda.mori kush mori karriga,e luftoj kush luftoj.
ata qe luftuan,tani bejne grave
ata qe nuk luftuan,shetisin b... neper karrika te lekures
keshtu e ka jeta,po disa nuk e kane kuptue formulen e jetes
Leni bre ma qito tradhetar se ka kalu koha e tyre tani kemi ahmaka ne politik dhe te menqur nuk mundet me kush ta tradhetoi kosoven sepse nuk eshte pron e individve por e popullit.Fatekeqesisht ne politik jan fut barainjet qe nuk kan shkel as asfaltin me kemb e nuk duhet prit me shume prej tyre.
Politika nuk duron analfabet duhet te ken pervoj shume te gjat ne politik,pastaj duhet te ken kredibilitet ne popull.
Larg jena shume larg,dikush vjen ketu me parollen bac u kry po qka u kry more qe akoma jemi ne fillim,une do kisha pas deshir shume me dit qka u kry.
Kush u kan per politik ai me nuk jeton,te tjeret qofshin per hise te leshit thuhet kendej kah ana jon.
Thjeshte jane te paguare nga partit qe nuk jon askunde qe ta destabilizojne vendin asgje me shume .
Pajtohem me filan fistekin.
Pajtohem me Sabriun.
Flora82 ,
ti na cenke me Thaqin,a po? Sipas teje :
- nese ish-ushtaret e UÇK-se nuk dalin ne greva,ateher per kete mosdalje po i pagujka Thaqi ,
-nese ish-ushtaret e UÇK-se dalin ne greva, ateher po i pagujkan partit tjera..
...dmth sipas teje gjithqysh DIKSUH po i pagujka ish-ushtaret e UÇK-se!!!
llapuq,cdo dite e me mire po flet shqip.
kam respekt per minoritetet qe mundohen ta flasin bukur gjuhen tone![]()
Muharrem Xhemajli me kryeministrin Hashim Thaçi
Kryeministri Thaçi: Zgjidhja e vetme për implementimin e angazhimeve për kategoritë e luftës – përmes rrugës institucionale dhe shtetërore
Prishtinë, 27 prill 2009
Në vazhdim po e japim të plotë, prononcimin e kryeministrit Hashim Thaçi pas takimit
Jemi duke punuar bashkërisht me shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së. Diskutuam për hapat e mëtutjeshëm që duhet t’i ndërmarrim në përmirësimin e jetës dhe kushteve të veteranëve të luftës, të familjeve të dëshmorëve, të invalidëve të luftës. U theksua domosdoshmëria e ndryshimit të ligjit në ato pika ku është e nevojshme, por edhe e përputhshme në kuptimin kushteve dhe mundësive tona financiare.
Diskutuam edhe për hapat dhe mundësitë të cilat i ka qeveria në bashkëpunim me autoritetet lokale në kuadër të angazhimeve tona për krijimin e hapësirave më të mëdha për banim. Kjo do të arrihet edhe përmes procesit publiko-privat që do të ndikojë në sistemimin e familjeve të dëshmorëve, invalidëve t luftës dhe veteranëve.
Diskutuam edhe për mundësitë që sa më shpejt të kemi një lirim nga doganat dhe akcizat për automjetet e tyre dhe të vazhdohet me rritje të pensioneve për këto kategori, por edhe vazhdimin e lirimit nga pagesa për shkollimin e fëmijëve të këtyre kategorive në sistemin arsimor nga niveli më i ulët deri te ai më i lartë.
Veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, janë në kategorinë e kuptimit të angazhimeve afirmative të qeverisë që udhëheq unë. E kuptoj peshën, rëndësinë, sakrificën e këtyre njerëzve dhe kam obligim dhe përgjegjësi të jem më afër këtyre njerëzve.
Jemi këtu për të studiuar mundësitë për të gjetur zgjidhje më të mirë të implementimit të shumë angazhimeve dhe nevojave që kanë këto kategori, por zgjidhja e vetme është zgjidhja përmes rrugës institucionale, shtetërore dhe përgjegjësive që i kemi.
Nga ana e tij, përfaqësuesi i shoqatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Xhemajli, pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi, theksoi:
U pajtuam që të krijohet një komision brenda qeverisë në bashkëpunim me organizatën e veteranëve, që të bëhet rishikimi i ligjit dhe amandamentimi tij. Në të ardhmen do të kemi raporte të mira dhe punë në të mirë të këtyre kategorive.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt