Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Thumbs down Gruevski “shkrin” shqiptaret

    Gruevski “shkrin” shqiptaret


    SHIKONI...Marre nga TopChannel



    Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ngriti klasifikimin e partise se tij, VMRO-DPMNE, duke mos permbushur kerkesat politike te shqiptareve. Keshtu vleresojne politikanet maqedonas te opozites. Sipas tyre, gjate mandatit trevjecar, ne krye te ekzekutivit, Gruevski ka arritur qe te dobesoje dukshem renditjen e dy partive me te medha shqiptare ne Maqedoni.

    “Vetem per 8 muaj, koalicion me VMRO-DPMNE-ne, klasifikimi i BDI-se eshte ulur per 50 %. Mendoj se BDI-se, po i ndodh ajo qe i ndodhi partise se Menduh Thacit.Vleresoj se koalicioni me VMRO-DPMNE-ne, i shkaterron partite shqiptare dhe kjo eshte normale sepse VMRO-DPMNE, ka vendosur pushtet autokrat ne qeveri”, u shpreh Radmilla Shaqerinska, deputete e LSDM-se.

    Por, klasifikimi i larte i VMRO-DPMNE-se, nuk e shqeteson partine shqiptare ne Qeverine e Maqedonise,BDI. Perfaqesuesit e kesaj partie, jane te bindur se pavaresisht forces se partnerit maqedonas, kerkesat politike te shqiptareve nuk do te anashkalohen.

    “Neqoftese partneri forcohet eshte me problem ceshtja e realizimit te kerkesave apo pozicionimit tone. Por pavarsisht se cilat jane raportet e partive politike shqiptare mendoj se pozita e shqiptareve ne Maqedoni eshte nje pozite, e cila mund te imponoje ndryshime ne trasen politike te shtetit”, u shpreh Teuta Arifi, nenkryetare e BDI-se.

    Ne Parlamentin e Maqedonise, nga gjithsej 120 deputete, 64 jane te VMRO-DPMNE-se. Numri me i madh i prefekteve te komunave si dhe presidenti i ri i Maqedonise, Georgi Ivanov, poashtu jane nga radhet e kesaj partie. Ky pushtet i zgjeruar i partise se kryeministrit Gruevski, ndaj pozicioneve te dobesuara te partise shqiptare ne Qeveri, ka shtuar shqetesimin edhe tek opinionin shqiptar ne Maqedoni, se ne vitet e ardhshme mund te rritet diskriminimi dhe te ngec implementimi i Marreveshjes se Ohrit.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Del BDI e thotë gjithçka në regull? Katastrof!
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Shqiptarët jetim politik
    Evis HALILI

    Shkup, 12 prill - Nëse për Ligjin për natalitetin do të duhej insistimi i një qytetari nga Gostivari që Gjykata ta shfuqizonte, kërkesa për ndërtimin e xhamisë Burmali në vendin e dikurshëm kërkohet të realizohet me anë të imponimit të një grupi shoqatash dhe një vendimi gati radikal që mund të shkaktojë edhe incidente.

    Nga ana tjetër spektri politik shqiptar qoftë në pozitë apo opozitë ndjek me indiferencë zhvillimet, ndërsa miraton edhe vendime qeveritare si ligji i gjuhëve, natalitetit, apo edhe një varg projektesh për vendosje përmendoresh të ikonave historike maqedonase e të tjera, të cilësuara si diskriminuese për pjesën shqiptare.

    Distancimi i politikës shqiptare dhe sektorit joqeveritar deri diku ndaj çështjeve të klasifikuara - të ndjeshme, komentohet në forma të ndryshme nga analistët. Të gjithë bashkohen në një pikë, politikës shqiptare i mungon shkathtësia institucionale dhe profesionalizmi për të bërë avokatinë ndaj çështjeve me interes kombëtar.

    Analisti Jeton Shasivari pohon se gjatë tre viteve të fundit, që prej ardhjes në pushtet të VMRO-së, vihet re një tendencë e rrezikshme me kahje deformimin e demokracisë së brishtë të vendit. Kjo tendencë po demonstrohet me krijimin e totalitarizmit dhe etnokracisë të ortodoksizmit sllav, ilustruar me sjelljen e një sërë ligjesh dhe iniciativash antishqiptare. Sipas Shasivarit ky është momenti i fundit i heshtjes së politikës dhe shoqërisë civile shqiptare të cilët duhet të bashkërendojnë forcat dhe strategjitë për të eliminuar dhe parandaluar zhvillimet negative.

    "Kjo është një mungesë e dukshme e shkathtësisë institucionale dhe e profesionalizmit nga ana e partive politike shqiptare", komenton analisti Rizvan Sulejmani. Nga ana tjetër, distancimin politik të liderëve shqiptare ndaj protestave dhe iniciativave shqiptare Suljemani e përligj me arsyetimin se ata nuk duan të jenë pjesë e nxitjes së tensioneve etnike.

    Kundërpërgjigjja me të cilën disa organizata shqiptare reaguan ndaj vendimeve të qeverisë, siç ishte ndërtimi i kishës në sheshin e qytetit, apo edhe ngritja e sallës së koncerteve të Filarmonisë në vakëfin e xhamisë Ibni Pajko, mund të ketë edhe pasoja. Protesta e tyre që pritet të materializohet ndoshta pas dy javësh me kryerjen e ritualit fetar të ditës së premte në sheshin e qytetit mund të shoqërohet me incidente, por jo të përmasave të mëdha, por tepër periferike, nga ana e jomyslimanëve, vëren Shasivari. "Nuk besoj se do të kemi incidente serioze edhe pse situata në taborin maqedonas është e nxehtë. Kjo është një kundërpërgjigje e iniciativës së qeverisë për ndërtimin e kishës dhe normalisht pas saj kemi një kundër-reaksion. Dhe nëse do të vazhdohet me këtë rrugë, me ndërtime kishash pa asnjë kriter kuptohet që edhe pala tjetër do të vijojë të përgjigjet në këtë formë", thotë Shasivari.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    BuDIstat e shiten b...shum shpejt per pak pare

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •