APOKALIPSI, TASHME KA MBERRITUR !
Mė llogarisni tek tė ēmendurit nė dashēi, por ai mbrriti. Mos jemi mėsuar tė presim gurė nga qielli, apo vullkane? Tėrmete, pėrmbytje, uri e etje? Apo epidemi e luftra me kalorės e skafandra? Nėse kemi kuptuar botėn e shpirtit, apokalipsi ka ndodhur. Kjo botė ėshtė pėrmbysur, shpirti ka rėnė kokėposhtė. Dhe kur tė kemi kuptuar kėtė, kemi prekur edhe epideminė, edhe luftėn me arsenalin e armėve tė koduara me emrin PAQE. Dhe kėshtu me radhė, kemi ndjerė etjen dhe urinė, paqen si luftė, tė gjitha pjella tė apokalipsit.
Nė horizontin e mėngjesit, agu me vegimet e tij pėrshfaqi shekullin e veshur me rroba tė reja. Shekullin e pispillosur e tė krekosur, duke zgjatur buzėqeshje bonaēoje, si ato gjuhėt e flakėta tė zjarrit. Dhe megjithatė, mjafton tė mprehėsh pak intuitėn e do ndjesh, tek kėrcasin trarėt e krimbur dhe, do tė shohėsh tek mėnjanohen kolonat e tij tė molepsura, tė sajuara nga vetė njerėzimi. Dhe pėrsėri, mendja e kėtij njeriu tė sotėm, e ka tė pamundur ti rrok sinjalet, qė vijnė nga humbėtirat kozmike, si sinjale tė njė rreziku tė largėt
Sa e sa shekuj-bandillė tė tillė, kanė kaluar e janė hequr zvarrė nė kėta qiej, ku ndjehen vetėm sinjale tė njė syri gjigand blu, pėr tė mbėrritur kėtu, nė kėtė ēast!... Nė ēastin e kėsaj gėrvime, qė bėn pena ime nė letrėn e bardhė, dhe unė si njė zog i shushatur
Tashmė jemi takuar, pėr tė bėrė njė copė udhė sė bashku, nė kėto shtigje tė misterit ! Me rrugė dhe ura tė prishura, tė shqepura e tė rrezikshme. Tė pėrpiqemi ti ndreqim pėr tė kaluar, apo na duhet tė kalojmė matanė pa humbur kohė, siē na jehojnė nė veshėt tanė, shpirtėrat e tė parėve ?!
Tė dy ! Unė dhe ti shekulli im, tė munduar nga rruga e gjatė! Arrite ti, kaq i dėrrmuar e kaq i zgėrrlaqur, apo unė mbėrrita te ti, nė vargun e cikleve biologjike. Supozojmė, se kjo ka pak rėndėsi
Vėrtet, si kalimtarė tė rastit, si krijesa tė verbėra tė instiktit, por me njė mision tė caktuar nė kėtė planet
A keni vėnė re, qė dikush rrėzohet nė shkallėn e fundit tė pallatit dhe pa shkelur ende tokėn, bie pėrmbys e vdes tėk-fėt, pa asnjė mundėsi kohe pėr ndihmė!?
Dhe nė raste tė tjera bie nga grataēela, madje edhe nga avioni dhe mbijeton.
E pra, ky ėshtė misioni !
Si pėr ēudi, njerėzia e kėtij planeti e di mirė dhe e ndjen cakun e fundit qė kėrkon tė prekė lėvizja marramendėse Njė lėvizje e lodhur, e thinjur dhe e pafuqi, qė i ngjan ventilatorit, tė cilit i ėshtė shkėputur burimi i energjisė kohė mė parė dhe qė tani ai xhiron ashtu kot, si pėr inerci. Dhe koha vetė, ndihet ashtu si tė ishte nė caqet e fundit Dhe pėrsėri planeti vazhdon ritualin e vet Dielli si ēapkėn i dashuruar, tokės tonė i ka vėnė kurorė e unazė Me tokėn tone, Ai, marrėzisht ėshtė dashuruar! E kemi parė tek e afron, tek e nduk e pėrsėri e largon si tė lozin gėzueshėm tė dy sė toku. Dhe toka lozonjare hera-herės humbet nė kofshėt e zjarrta tė tij, nduket e bėhet njė dorė, pėrkėdhelet, fėrkohet e zjarrmohet derisa harliset nė epshet pjellore tė gjithēkaje. Pastaj pėrsėri largohet e kundron me dashuri, me buzėqeshje gjethesh nė fluturim, dhe pasi e ka krehur mirė e mirė pyllin i le drurėt, tė qethur si ushtarėt. Pastaj, si pa e kuptuar hedh krahėve mantelin e bardhė siē bėn bukuroshja e sapo dalė nga dushi. Gjithēka mbulohet me dėborė dhe prap, dielli nxjerr kokėn, si tė ēelė njė lule e madhe, mbi kėtė bardhėsi mistike.
Besoj, se edhe syrit tuaj nuk i ka shpėtuar anomalia me stinėt. Njė farė pėrzierje, qė mė shumė se sa e tillė, tė duket si njė kafshim qė i bėjnė njėra-tjetrės Ėshtė ngadalėsia si njė udhė e gjatė drejt prehjes, apo ndonjė zhvendosje boshti, e universit, i parė si njė i tėrė? Me siguri, diēka po ndodh me tė tėrėn, pėrderisa pjesėt nuk gjejnė mė rehat Apo janė elementėt e saj, tė rrebeluar, duke dalė kėshtu nga rregulli universal ?! Diēka nuk po shkon mirė as nė qiell, as nė tokė, bile as nė Had, prej nga vijnė zėrat misteriozė e tė frikshėm tė vdekjes. Manushaqja pėrsėri pret atje, e strukur nė ferrat qė tė kėputet nga doēkat e fėmijėve, por ajo ska mė erėn qė kundėrmonte dikur. Thyerja e degės sė cėndelit nuk pėrhap mė aromė kėnaqėsie.
Tė mos na mbetet qejfi, por pleqtė e sotėm nuk e kanė mė hijeshinė e atyre, tė qėmotit. Burrat janė bėrė gra dhe gratė prej kauēuku ngjajnė. Burrat, kėrkojnė tango e bikini firmato, sepse duan tė konkurojnė gratė !?
Oh, sa mė mundon e mė mbush me mall kur kujtoj pleqtė e konakut. Dhe ne, njomėzakėt e atėhershėm, dėgjonim e mbanim vesh. Edhe pse prej vitesh janė tretur, mė shfaqet fytyra ėngjėllore e tyre dhe mesazhet qė na lanė. Ēfarė thanė ata dhe nuk na doli? Ku vanė ato mesazhe njerėzore, tė sakrificės sė tyre dhe pėrvojės sė mundimshme? Pėr tė gjitha kėto qė na lanė, shitėn gjithēka kishin, shitėn edhe pasurinė Pra, u sakrifikuan breza tė tėrė ! Ndėrsa neve, na ka mbetur tė rrojmė, duke shitur burrėrinė e tyre.
Ku vanė vallė, ata pleq hyjnorė, engjėllorė e ajo menēuri?...
Vajtėn atje ku ishin mė pėrpara se sa tė lindnin e tė shfaqeshin nė kėtė botė.?! Kėshtu, qė drejt rrugės pėr te e natyrshmja, te gjendja para lindjes, drejt kėtij fataliteti jemi tė gjithė. Nė kėtė mėnyrė bėhemi koshientė, qė jeta ėshtė njė gjendje mendore. Nga pėrdorimi deri nė shtrydhje i mendjes, parandjenjės dhe intuitės, tentojmė tė arrijmė tek njė dimesion i ri. Arrijmė tė cekim dimensionin e ekzistencės pa kufi...
Krijoni Kontakt