Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Ajo qe po ndodh, eshte...apokalipsi shpirteror!

    APOKALIPSI, TASHME KA MBERRITUR !

    Mė llogarisni tek tė ēmendurit nė dashēi, por ai mbrriti. Mos jemi mėsuar tė presim gurė nga qielli, apo vullkane? Tėrmete, pėrmbytje, uri e etje? Apo epidemi e luftra me kalorės e skafandra? Nėse kemi kuptuar botėn e shpirtit, apokalipsi ka ndodhur. Kjo botė ėshtė pėrmbysur, shpirti ka rėnė kokėposhtė. Dhe kur tė kemi kuptuar kėtė, kemi prekur edhe epideminė, edhe luftėn me arsenalin e armėve tė koduara me emrin “PAQE”. Dhe kėshtu me radhė, kemi ndjerė etjen dhe urinė, paqen si luftė, tė gjitha pjella tė apokalipsit.
    Nė horizontin e mėngjesit, agu me vegimet e tij pėrshfaqi shekullin e veshur me rroba tė reja. Shekullin e pispillosur e tė krekosur, duke zgjatur buzėqeshje bonaēoje, si ato gjuhėt e flakėta tė zjarrit. Dhe… megjithatė, mjafton tė mprehėsh pak intuitėn e do ndjesh, tek kėrcasin trarėt e krimbur dhe, do tė shohėsh tek mėnjanohen kolonat e tij tė molepsura, tė sajuara nga vetė njerėzimi. Dhe pėrsėri, mendja e kėtij njeriu tė sotėm, e ka tė pamundur t’i rrok sinjalet, qė vijnė nga humbėtirat kozmike, si sinjale tė njė rreziku tė largėt…
    Sa e sa shekuj-bandillė tė tillė, kanė kaluar e janė hequr zvarrė nė kėta qiej, ku ndjehen vetėm sinjale tė njė syri gjigand blu, pėr tė mbėrritur kėtu, nė kėtė ēast!... Nė ēastin e kėsaj gėrvime, qė bėn pena ime nė letrėn e bardhė, dhe… unė si njė zog i shushatur…
    Tashmė jemi takuar, pėr tė bėrė njė copė udhė sė bashku, nė kėto shtigje tė misterit…! Me rrugė dhe ura tė prishura, tė shqepura e tė rrezikshme. Tė pėrpiqemi t’i ndreqim pėr tė kaluar, apo na duhet tė kalojmė matanė pa humbur kohė, siē na jehojnė nė veshėt tanė, shpirtėrat e tė parėve…?!
    Tė dy…! Unė dhe ti shekulli im, tė munduar nga rruga e gjatė! Arrite ti, kaq i dėrrmuar e kaq i zgėrrlaqur, apo unė mbėrrita te ti, nė vargun e cikleve biologjike. Supozojmė, se kjo ka pak rėndėsi…
    Vėrtet, si kalimtarė tė rastit, si krijesa tė verbėra tė instiktit, por me njė mision tė caktuar nė kėtė planet…
    A keni vėnė re, qė dikush rrėzohet nė shkallėn e fundit tė pallatit dhe pa shkelur ende tokėn, bie pėrmbys e vdes tėk-fėt, pa asnjė mundėsi kohe pėr ndihmė!?
    … Dhe nė raste tė tjera bie nga grataēela, madje edhe nga avioni dhe mbijeton.
    E pra, ky ėshtė misioni…!
    Si pėr ēudi, njerėzia e kėtij planeti e di mirė dhe e ndjen cakun e fundit qė kėrkon tė prekė lėvizja marramendėse… Njė lėvizje e lodhur, e thinjur dhe e pafuqi, qė i ngjan ventilatorit, tė cilit i ėshtė shkėputur burimi i energjisė kohė mė parė dhe… qė tani ai xhiron ashtu kot, si pėr inerci. Dhe koha vetė, ndihet ashtu si tė ishte nė caqet e fundit … Dhe pėrsėri planeti vazhdon ritualin e vet… Dielli si ēapkėn i dashuruar, tokės tonė i ka vėnė kurorė e unazė… Me tokėn tone, Ai, marrėzisht ėshtė dashuruar! E kemi parė tek e afron, tek e nduk e pėrsėri e largon si tė lozin gėzueshėm tė dy sė toku. Dhe toka lozonjare hera-herės humbet nė kofshėt e zjarrta tė tij, nduket e bėhet njė dorė, pėrkėdhelet, fėrkohet e zjarrmohet derisa harliset nė epshet pjellore tė gjithēkaje. Pastaj pėrsėri largohet e kundron me dashuri, me buzėqeshje gjethesh nė fluturim, dhe pasi e ka krehur mirė e mirė pyllin i le drurėt, tė qethur si ushtarėt. Pastaj, si pa e kuptuar hedh krahėve mantelin e bardhė siē bėn bukuroshja e sapo dalė nga dushi. Gjithēka mbulohet me dėborė dhe prap, dielli nxjerr kokėn, si tė ēelė njė lule e madhe, mbi kėtė bardhėsi mistike.
    … Besoj, se edhe syrit tuaj nuk i ka shpėtuar anomalia me stinėt. Njė farė pėrzierje, qė mė shumė se sa e tillė, tė duket si njė kafshim qė i bėjnė njėra-tjetrės… Ėshtė ngadalėsia… si njė udhė e gjatė drejt prehjes, apo ndonjė zhvendosje boshti, e universit, i parė si njė i tėrė? Me siguri, diēka po ndodh me tė tėrėn, pėrderisa pjesėt nuk gjejnė mė rehat… Apo janė elementėt e saj, tė rrebeluar, duke dalė kėshtu nga rregulli universal…?! Diēka nuk po shkon mirė as nė qiell, as nė tokė, bile as nė Had, prej nga vijnė zėrat misteriozė e tė frikshėm tė vdekjes. Manushaqja pėrsėri pret atje, e strukur nė ferrat… qė tė kėputet nga doēkat e fėmijėve, por ajo s’ka mė erėn qė kundėrmonte dikur. Thyerja e degės sė cėndelit… nuk pėrhap mė aromė kėnaqėsie.
    Tė mos na mbetet qejfi, por pleqtė e sotėm nuk e kanė mė hijeshinė e atyre, tė qėmotit. Burrat janė bėrė gra dhe gratė prej kauēuku ngjajnė. Burrat, kėrkojnė tango e bikini firmato, sepse duan tė konkurojnė gratė…!?
    Oh, sa mė mundon e mė mbush me mall… kur kujtoj pleqtė e konakut. Dhe ne, njomėzakėt e atėhershėm, dėgjonim e mbanim vesh. Edhe pse prej vitesh janė tretur, mė shfaqet fytyra ėngjėllore e tyre dhe mesazhet qė na lanė. Ēfarė thanė ata dhe nuk na doli? Ku vanė ato mesazhe njerėzore, tė sakrificės sė tyre dhe pėrvojės sė mundimshme? Pėr tė gjitha kėto qė na lanė, shitėn gjithēka kishin, shitėn edhe pasurinė… Pra, u sakrifikuan breza tė tėrė…! Ndėrsa neve, na ka mbetur tė rrojmė, duke shitur burrėrinė e tyre.
    Ku vanė vallė, ata pleq hyjnorė, engjėllorė e ajo menēuri?...
    Vajtėn atje… ku ishin mė pėrpara se sa tė lindnin e tė shfaqeshin nė kėtė botė.?! Kėshtu, qė drejt rrugės pėr te e natyrshmja, te gjendja para lindjes, drejt kėtij fataliteti jemi tė gjithė. Nė kėtė mėnyrė bėhemi koshientė, qė jeta ėshtė njė gjendje mendore. Nga pėrdorimi deri nė shtrydhje i mendjes, parandjenjės dhe intuitės, tentojmė tė arrijmė tek njė dimesion i ri. Arrijmė tė cekim dimensionin e ekzistencės pa kufi...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Meditim interesant filozofik, disi kontradiktor mes optimizmit dhe fatalizmit, cka deshmon ndervartesine e gjendjes shpirterore nga realiteti po kontradiktor i jetes dhe anasjelltas. Sado qe mundohet te pavaresohet, te mbivendoset mbi perkohshmerine e ekzistences koshienca dhe subkoshienca, nepermjet shtrydhjes, ajo s'mund te tejkaloje dot hapesiren kufizuese te realitetit material. Apokalipsi shpirteror eshte i pandare nga apokalipsi material dhe determinojne njeri-tjetrin me oshilacione te tilla, qe e bejne mendjen njerezore te coroditet dhe rende drejt absolutizimit te njeanshem.

  3. #3
    Carpe Vinum Maska e Zombi
    Anėtarėsuar
    27-08-2007
    Vendndodhja
    Postime
    1,035
    I bashkangjitem klithjes tuaj. Ka kohe qe shoh vetem trupa tek enden larte e poshte. Pa jete, pa qellim, pa shpirt.

    Mbeta e kenaqur qe syte e mi nuk jane te vetem!

    ...
    • The rest is silence.


  4. #4
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    Apeli im: Na eshte boshtisur shpirti o njerez!

    Citim Postuar mė parė nga Zombi Lexo Postimin
    I bashkangjitem klithjes tuaj. Ka kohe qe shoh vetem trupa tek enden larte e poshte. Pa jete, pa qellim, pa shpirt.
    Mbeta e kenaqur qe syte e mi nuk jane te vetem!
    ...

    Ne syte tane, duket shpirti i pervuajtur!

    Duke te falenderuar per vemendjen qe tregoni, dua t'u them se duke provuar nje varferi ekstreme dhe nje pasurim te mjaftueshem material, kam vene re, se ajo qe nevojitet ne raste te tilla eshte harmonia e binomit trup shpirt. Tek te gjithe, besoj se duhet nje kujdes me i madh qe trupi dhe shpirti te ecin sup me sup.
    Perzemersisht!

  5. #5
    Canna-log Maska e Artson
    Anėtarėsuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Do tregoj nje ngjarje te merzitshme me rojen ketu tek puna ime. Nje burre rreth te 60-ave, ka punuar mbi 20-vjet ne sigurim dhe ka patrulluar ne kufirin shqiptaro - shqiptaro-grek.

    Roja tjeter i pasdites, eshte nje mesoburre, qe prej kohesh eshte anetar i lidhjes se shkrimtareve me mbi 10 botime te tijat. Intelektual dhe njeri mendjehapur.

    Keta burra kaq te nderuar, jo me pak se para disa ditesh, na kishin vjedhur kutite e kafese !!!

    Mendoj eshte vertete koha qe po prish moralin, po prish vlerat njerezore.

    Mbinjeriu simbol me te cilin u rrita, eshte transformuar ne nje specie ne zhdukje, qe i vjen turp te shfaqet, sepse sot te kesh bese duket horizontngushtesi, po ashtu sjellje naive si ideali i rrezuar i heroit.
    Te jesh mikprites perkthehet ne inferioritet.

    Te jesh i urte dhe i qete perkthehet ne humbes te madh.

    Te respektosh tjetrin apo mendimin ndryshe perkthehet ne dobesi.

    Te jesh i sinqerte perkthehet padituri...

    Te jesh korrekt perkthehet vetmi...

    Ku ti gjejme vlerat, ku shkuan vlerat ? Ku shkuan burrat me mustaqe, ku shkoi fjala qe nuk thyhet, ku shkoi burreria, serioziteti, pergjegjesia ???

    Ku shkoi MBINJERIU ?

    Astrit respekte ! Duket vertete sikur ndjenjat e tua perdorin kalem.
    Kur jam rrethuar nga njerėz tė vegjėl s'ndjej madhėshti, por mjerim! M.Roēi

  6. #6
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514

    I nderuar Artson, koha do na gjykoje!

    Citim Postuar mė parė nga Artson Lexo Postimin
    Do tregoj nje ngjarje te merzitshme me rojen ketu tek puna ime. Nje burre rreth te 60-ave, ka punuar mbi 20-vjet ne sigurim dhe ka patrulluar ne kufirin shqiptaro - shqiptaro-grek.
    Roja tjeter i pasdites, eshte nje mesoburre, qe prej kohesh eshte anetar i lidhjes se shkrimtareve me mbi 10 botime te tijat. Intelektual dhe njeri mendjehapur.
    Keta burra kaq te nderuar, jo me pak se para disa ditesh, na kishin vjedhur kutite e kafese !!!
    Mendoj eshte vertete koha qe po prish moralin, po prish vlerat njerezore.
    Mbinjeriu simbol me te cilin u rrita, eshte transformuar ne nje specie ne zhdukje, qe i vjen turp te shfaqet, sepse sot te kesh bese duket horizontngushtesi, po ashtu sjellje naive si ideali i rrezuar i heroit.
    Te jesh mikprites perkthehet ne inferioritet.
    Te jesh i urte dhe i qete perkthehet ne humbes te madh.
    Te respektosh tjetrin apo mendimin ndryshe perkthehet ne dobesi.
    Te jesh i sinqerte perkthehet padituri...
    Te jesh korrekt perkthehet vetmi...

    Ku ti gjejme vlerat, ku shkuan vlerat ? Ku shkuan burrat me mustaqe, ku shkoi fjala qe nuk thyhet, ku shkoi burreria, serioziteti, pergjegjesia ???
    Ku shkoi MBINJERIU ?

    Astrit respekte ! Duket vertete sikur ndjenjat e tua perdorin kalem.


    Ne keto kohe, kur eshte lartesuar mekati dhe jane shkelur vlerat, ndjehemi sinqerisht te dhunuar edhe psikologjikisht. Nė gjithe keto vite, me nje liri darviniane, patem mundesine per te treguar fytyren e vertete te njeriut. Dhe koha, ngadale ngadale, po i nxjerr bezhdilet, ne ane te detit te kesaj dhimbjeje te madhe si jashteqitje.
    Lum kush mbeti, jashte ketij pislleku! Dhe jane shume te tille, te mrekullueshem, por qe per momentin fjala, ne buzet e tyre nuk merr vlere.

    Perzemersisht te pershendes!

  7. #7
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    ''apokalips''po nje fjal e goditur per kete periull te njerzimit.apokalips nje fjal qe vjen me dy presa,ku eshte e keqja dhe e mira ku eshte meditimi dhe veprimi,erresira dhe drita.jeta eshte ne degratim dhe per kete jemi te vetedishem.per kete eshte deshmuar qe me kohe qe ne librat e shenjte etj... ato qe ne shohim jan thjesht prova te asaj qe eshte thene dhe deshmi e asaj qe do ndodh.
    astrit ishte nje pershkrim shum i bukur urime,nuk ka dyshim qe jeni nje njohes i mir i letersis dhe gjuhes shqipe
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e laguna blu
    Anėtarėsuar
    12-12-2004
    Postime
    579

    Binom apo trinom?

    Citim Postuar mė parė nga Astrit Kosturi Lexo Postimin
    Ne syte tane, duket shpirti i pervuajtur!

    Duke te falenderuar per vemendjen qe tregoni, dua t'u them se duke provuar nje varferi ekstreme dhe nje pasurim te mjaftueshem material, kam vene re, se ajo qe nevojitet ne raste te tilla eshte harmonia e binomit trup shpirt. Tek te gjithe, besoj se duhet nje kujdes me i madh qe trupi dhe shpirti te ecin sup me sup.
    Perzemersisht!
    I dashur Astrit
    "corpo, anima e spirito" mbase padrejtėsisht ėshtė hequr nga trinomi pėr shkak tė sinonimeve "anima" e "spirito" por qė nuk janė e njėjta gjė.
    Nėse pėr trupin pajtohemi qė ėshtė ana jonė materiale, "anima" ėshtė psika, ėshtė "Uni" i njeriut apo trupi dinamik apo ai yjor qė na braktisė nė momentin e vdekjes. Ndėrkaq spirito ėshtė vetė jeta. Kjo pėrputhet edhe me shpjegimet e alkimistėve qė thonė se nė themelet e egistencės sonė janė tri elemente: kripa, squfuri dhe zhiva.
    Po e parafrazoj nga kujtesa ime njė libėr tė kėsaj natyre pėr tė thėnė se binomi ėshtė trinom.
    Rrofsh me ato qė na ke sjellė deri tani nė Forum.
    Me respekt, i Juaji
    Laguna blu

  9. #9
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Ajo qe po ndodh, eshte...apokalipsi shpirteror!
    (Per miqte e mi!)
    Mė llogarisni tek tė ēmendurit nė dashēi, por ai mbrriti. Mos jemi mėsuar tė presim gurė nga qielli, apo vullkane? Tėrmete, pėrmbytje, uri e etje? Apo epidemi e luftra me kalorės e skafandra? Nėse kemi kuptuar botėn e shpirtit, apokalipsi ka ndodhur. Kjo botė ėshtė pėrmbysur, shpirti ka rėnė kokėposhtė. Dhe kur tė kemi kuptuar kėtė, kemi prekur edhe epideminė, edhe luftėn me arsenalin e armėve tė koduara me emrin “PAQE”. Dhe kėshtu me radhė, kemi ndjerė etjen dhe urinė, paqen si luftė, tė gjitha pjella tė apokalipsit.
    Nė horizontin e mėngjesit, agu me vegimet e tij pėrshfaqi shekullin e veshur me rroba tė reja. Shekullin e pispillosur e tė krekosur, duke zgjatur buzėqeshje bonaēoje, si ato gjuhėt e flakėta tė zjarrit. Dhe… megjithatė, mjafton tė mprehėsh pak intuitėn e do ndjesh, tek kėrcasin trarėt e krimbur dhe, do tė shohėsh tek mėnjanohen kolonat e tij tė molepsura, tė sajuara nga vetė njerėzimi. Dhe pėrsėri, mendja e kėtij njeriu tė sotėm, e ka tė pamundur t’i rrok sinjalet, qė vijnė nga humbėtirat kozmike, si sinjale tė njė rreziku tė largėt…
    Sa e sa shekuj-bandillė tė tillė, kanė kaluar e janė hequr zvarrė nė kėta qiej, ku ndjehen vetėm sinjale tė njė syri gjigand blu, pėr tė mbėrritur kėtu, nė kėtė ēast!... Nė ēastin e kėsaj gėrvime, qė bėn pena ime nė letrėn e bardhė, dhe… unė si njė zog i shushatur…
    Tashmė jemi takuar, pėr tė bėrė njė copė udhė sė bashku, nė kėto shtigje tė misterit…! Me rrugė dhe ura tė prishura, tė shqepura e tė rrezikshme. Tė pėrpiqemi t’i ndreqim pėr tė kaluar, apo na duhet tė kalojmė matanė pa humbur kohė, siē na jehojnė nė veshėt tanė, shpirtėrat e tė parėve…?!
    Tė dy…! Unė dhe ti shekulli im, tė munduar nga rruga e gjatė! Arrite ti, kaq i dėrrmuar e kaq i zgėrrlaqur, apo unė mbėrrita te ti, nė vargun e cikleve biologjike. Supozojmė, se kjo ka pak rėndėsi…
    Vėrtet, si kalimtarė tė rastit, si krijesa tė verbėra tė instiktit, por me njė mision tė caktuar nė kėtė planet…
    A keni vėnė re, qė dikush rrėzohet nė shkallėn e fundit tė pallatit dhe pa shkelur ende tokėn, bie pėrmbys e vdes tėk-fėt, pa asnjė mundėsi kohe pėr ndihmė!?
    … Dhe nė raste tė tjera bie nga grataēela, madje edhe nga avioni dhe mbijeton.
    E pra, ky ėshtė misioni…!
    Si pėr ēudi, njerėzia e kėtij planeti e di mirė dhe e ndjen cakun e fundit qė kėrkon tė prekė lėvizja marramendėse… Njė lėvizje e lodhur, e thinjur dhe e pafuqi, qė i ngjan ventilatorit, tė cilit i ėshtė shkėputur burimi i energjisė kohė mė parė dhe… qė tani ai xhiron ashtu kot, si pėr inerci. Dhe koha vetė, ndihet ashtu si tė ishte nė caqet e fundit … Dhe pėrsėri planeti vazhdon ritualin e vet… Dielli si ēapkėn i dashuruar, tokės tonė i ka vėnė kurorė e unazė… Me tokėn tone, Ai, marrėzisht ėshtė dashuruar! E kemi parė tek e afron, tek e nduk e pėrsėri e largon si tė lozin gėzueshėm tė dy sė toku. Dhe toka lozonjare hera-herės humbet nė kofshėt e zjarrta tė tij, nduket e bėhet njė dorė, pėrkėdhelet, fėrkohet e zjarrmohet derisa harliset nė epshet pjellore tė gjithēkaje. Pastaj pėrsėri largohet e kundron me dashuri, me buzėqeshje gjethesh nė fluturim, dhe pasi e ka krehur mirė e mirė pyllin i le drurėt, tė qethur si ushtarėt. Pastaj, si pa e kuptuar hedh krahėve mantelin e bardhė siē bėn bukuroshja e sapo dalė nga dushi. Gjithēka mbulohet me dėborė dhe prap, dielli nxjerr kokėn, si tė ēelė njė lule e madhe, mbi kėtė bardhėsi mistike.
    … Besoj, se edhe syrit tuaj nuk i ka shpėtuar anomalia me stinėt. Njė farė pėrzierje, qė mė shumė se sa e tillė, tė duket si njė kafshim qė i bėjnė njėra-tjetrės… Ėshtė ngadalėsia… si njė udhė e gjatė drejt prehjes, apo ndonjė zhvendosje boshti, e universit, i parė si njė i tėrė? Me siguri, diēka po ndodh me tė tėrėn, pėrderisa pjesėt nuk gjejnė mė rehat… Apo janė elementėt e saj, tė rrebeluar, duke dalė kėshtu nga rregulli universal…?! Diēka nuk po shkon mirė as nė qiell, as nė tokė, bile as nė Had, prej nga vijnė zėrat misteriozė e tė frikshėm tė vdekjes. Manushaqja pėrsėri pret atje, e strukur nė ferrat… qė tė kėputet nga doēkat e fėmijėve, por ajo s’ka mė erėn qė kundėrmonte dikur. Thyerja e degės sė cėndelit… nuk pėrhap mė aromė kėnaqėsie.
    Tė mos na mbetet qejfi, por pleqtė e sotėm nuk e kanė mė hijeshinė e atyre, tė qėmotit. Burrat janė bėrė gra dhe gratė prej kauēuku ngjajnė. Burrat, kėrkojnė tango e bikini firmato, sepse duan tė konkurojnė gratė…!?
    Oh, sa mė mundon e mė mbush me mall… kur kujtoj pleqtė e konakut. Dhe ne, njomėzakėt e atėhershėm, dėgjonim e mbanim vesh. Edhe pse prej vitesh janė tretur, mė shfaqet fytyra ėngjėllore e tyre dhe mesazhet qė na lanė. Ēfarė thanė ata dhe nuk na doli? Ku vanė ato mesazhe njerėzore, tė sakrificės sė tyre dhe pėrvojės sė mundimshme? Pėr tė gjitha kėto qė na lanė, shitėn gjithēka kishin, shitėn edhe pasurinė… Pra, u sakrifikuan breza tė tėrė…! Ndėrsa neve, na ka mbetur tė rrojmė, duke shitur burrėrinė e tyre.
    Ku vanė vallė, ata pleq hyjnorė, engjėllorė e ajo menēuri?...
    Vajtėn atje… ku ishin mė pėrpara se sa tė lindnin e tė shfaqeshin nė kėtė botė.?! Kėshtu, qė drejt rrugės pėr te e natyrshmja, te gjendja para lindjes, drejt kėtij fataliteti jemi tė gjithė. Nė kėtė mėnyrė bėhemi koshientė, qė jeta ėshtė njė gjendje mendore. Nga pėrdorimi deri nė shtrydhje i mendjes, parandjenjės dhe intuitės, tentojmė tė arrijmė tek njė dimesion i ri. Arrijmė tė cekim dimensionin e ekzistencės pa kufi...

  10. #10
    I nderuar Astro,
    Besoj tė kesh shkruar pėr apokalipsin autokton. Nėse ėshtė e vėrtetė kjo qė po thua, dhe nuk dyshoj, unė kėtė apokalips e kam hetuar prej vitesh ndaj jam shprehur haptazi: Na duhet njė emancipim gjithėpopullor qė tė kemi njė apokalips mė tė zbutur.
    Nuk po zgjatem mė shumė se kjo temė vėrtet mė lodh shumė, pėr tė mos thėnė mė dėrmon fare.
    Kėshtu shprehet shiprti i tė njė dėrmuari qė ka pėrjetuar 1000 mynxyra.
    "Projekti 21" nuk i bėn reklamė vetes, afirmon tė tjerėt!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mbi pendimin dhe rrėfimin
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 09:11
  2. Mbi atin shpirtėror
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 19:54
  3. Besimi Orthodhoks
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 02:00
  4. Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-03-2004, 17:10
  5. BIBLA: Numrat & Apokalipsi
    Nga Eni nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 02-07-2002, 05:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •