Sovraniteti pa ekuivoke
A KA KOSOVA SOVRANITET?
Shkruan: Glauk Konjufca - Prishtinė, 22. 07. 2009
______________________________
Kjo ėshtė pamja e sovranitetit tė Kosovės!
Nė kohėn sa ishte nėn sovranitetin e drejtpėrdrejtė tė Serbisė, Kosova kishte dy kufij ndėrkombėtarė: kufirin me Shqipėrinė dhe atė me Maqedoninė. Kurse, nė anėn tjetėr, tė gjithė e mbajmė mend qė kur njė banor i Kosovės udhėtonte pėr nė Mal tė Zi a Serbi, kėtė gjė e bėnte pa ndihmėn e dokumenteve tė udhėtimit, siē ėshtė, ta zėmė, pasaporta. Nė termet e tė drejtės ndėrkombėtare, kjo do tė thoshte qė ishim nėn sovranitetin e ish Republikės Federative tė Jugosllavisė, mė pas tė Unionit Serbi - Mal i Zi. Pra kufijtė e Kosovės me tė tjerėt ishin, nė fakt, kufij ndėrkombėtarė tė Serbisė me tė tjerėt. Sot Kosova i ka tre kufij ndėrkombėtarė me tė cilėt kufizohet - pėrveē Shqipėrisė dhe Maqedonisė, nė qershor tė vitit 2006 ėshtė shtuar edhe Mali i Zi. Natyrisht, jo pėr fajin tonė, po pėr shkak se kėshtu vendosėn 55% e malazezėve. Sot tė nevojitet pasaporta qė tė kalosh prej Kosovės a Serbisė nė Malin e Zi.
Te Filozofia e sė Drejtės, G. W. F. Hegeli e jep njė shpjegim shumė tė rėndėsishėm tė thelbit tė sovranitetit. Ai e dallon:
· sovranitetin e brendshėm (rendi institucional, siguria etj.)
· nga sovraniteti i jashtėm.
Refleksioni i Hegelit pėr sovranitetin e brendshėm ēon kah njė pėrkufizim i funksionimit tė entitetit shtetėror si njėsi organike. Pra, shteti sė brendshmi ėshtė Njėsi. Dhe jo vetėm qė e di qė ėshtė njėsi, por edhe vepron si e tillė. Kosova aktualisht nuk ėshtė Njėsi (organike). Ajo ėshtė Shumėsi (mekanike):
· Prania ndėrkombėtare (ICO/EULEX-i, UNMIK-u, KFOR-i ),
· institucionet vendore (Qeveria, Parlamenti ),
· Serbia (strukturat paralele).
Por edhe mė intrigues ėshtė koncepcioni hegelian pėr sovranitetin e jashtėm. Bile Hegeli mendon qė sovraniteti i jashtėm vjen pėrpara tė brendshmit. Ai thotė qė, para sė gjithash, shteti ėshtė sovran nė raport me tė tjerėt. Pra, njė shtet ėshtė sovran nė sytė e shteteve tjera dhe i pavarur nga ata. Sovraniteti i vėrtetė i njė vendi nuk matet, mbi tė gjitha, me vetėkonceptin e tij tė sovranitetit, thotė Hegeli, por me konceptin e tė tjerėve pėr sovranitetin e tij. Pra, kjo ėshtė jashtėsia thelbėsore. Kėtė poentė hegeliane e njohin shumė mirė sidomos ata qė kanė jetuar gjatė kohės sė politikės kosovare tė viteve 90.
Sakra: Xhongleri Ban luan me fatin e Kosovės!
Gjatė epokės rugoviane tė politikės nė Kosovė, sovraniteti matej gabimisht me vetėkonceptin e brendshėm tė politikės sonė pėr Kosovėn. Jetohej dhe banohej brenda kėtij iluzioni tė tė qenit shtet, prandaj kjo gjė i konvenonte edhe Serbisė e cila nuk e prishte kėtė iluzion, por edhe bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilės i pėrshtatej ky stabilitet i ndėrtuar mbi iluzione. Nė tė vėrtet, ne nuk ishim shtet pėr asnjė shtet tjetėr (madje as pėr Shqipėrinė!), pėrveēse pėr vetveten.
Sot problemi duhet tė shtrohet kėshtu: sovraniteti i Kosovės duhet tė matet si sovranitet i Kosovės NDAJ Serbisė. Ndryshimi i statusit tė Kosovės nė skenėn ndėrkombėtare duhet tė matet nėpėrmjet tė kėtij kriteri substancial, sepse kufijtė tjerė ndėrkombėtarė tė Kosovės me vendet tjera (Shqipėrinė, Maqedoninė, Malin e Zi) kanė mbetur po ata. I vetmi kufi tė cilit duhet ti ndryshojė statusi, nė mėnyrė qė vetė Kosovės ti ndryshojė statusi, ėshtė ai me Serbinė, e Kosova mė sė shumti vijė kufitare ndan me Serbinė.
Sovraniteti ynė ndaj Serbisė ėshtė (paradoksalisht vetėm nė shikim tė parė) shumė mė i rėndėsishėm sesa sovraniteti ynė ndaj 62 shteteve tjera sa e kanė njohur Kosovėn deri tash. Pėr Irlandėn ėshtė shumė mė i rėndėsishėm sovraniteti i saj ndaj Britanisė sė Madhe, sesa ndaj tė gjitha shteteve tjera sė bashku qė e njohin sovranitetin e saj. Tė gjitha strategjitė e deritashme ndėrkombėtare dhe ato tė politikės vendore e kanė reduktuar Kosovėn nė hapėsirė josovrane tė tregut tė lirė ndaj vendeve tjera pėrreth (Kosova konsumatore), kurse ndaj Serbisė kanė ndjekur qasjen e hapjes sė kufijve dhe rritjen e integrimit me Kosovėn (djegia e pikave doganore, trajtimi i kufirit si vijė administrative etj.).
Tash Kosovės po i shkatėrrohet ēfarėdo mbėshtetje pėr sovranitet tė brendshėm e tė jashtėm, nėpėrmjet tė shitjes sė pasurive tė saj natyrore, prej tė cilės Kosovės nuk do ti mbetet asgjė tjetėr pėrveēse njė takse simbolike korporative. Nėse do ta lejojmė tė ndodhė kjo gjė, politikisht dhe ekonomikisht do tė kthehemi nė qiraxhinj tė leckosur. Nėse jo, atėherė duhet tė pėrgatitemi pėr sfida qė kėrkojnė mobilizime tė mėdha dhe sakrifica.
Glauk Konjufca: Feithi na flet pėr zgjedhjet, kurse vetė sundon mbi ne pa qenė i zgjedhur prej neve!
Krijoni Kontakt