Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Normal qe jemi ne nje situate shume te favoreshme per ne shqiptaret. Nga ana politike, ushtarake dhe strategjike kemi avancuar mjaft.Pavaresia e Kosoves, hyrja ne NATO si dhe, ne terren, Ndertimi i rruges Durres - Morine jane hapa shume pozitive Kush eshte hapi tjeter? Hyrja ne BE dhe mendoj qe edhe ajo dite nuk eshte e larget.

  2. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    BalkanWeb.com, May 07, 2009

    Shefer: Shqipëria edhe më parë anëtare e NATO-s


    Ne nje vizite lamtumirese ne Tirane, Shefer theksoi se
    anëtarësimi është një rrugë e rëndësishme për stabilimin e
    vendit. Ai garantoi kryeministrin Berisha se Shqipëria do të
    marrë pjesë në diskutimet e NATO-s për cështje strategjike të Aleancës

    TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hup Shefer e
    ka konsideruar Shqipërinë, si anëtare të denjë të strukturave
    euro-atlantike. Në një vizitë lamtumirëse që zhvlloi në
    Tiranë, Shefer u takua me kryeministrin Sali Berisha. Në një
    konferencë për shtyp te perbashket per shtyp, kryetari i
    qeverisë shqiptare e ka falenderuar sekretarin e përgjithshëm
    të NATO-s për mbështetjen që i dha Shqipërisë deri në
    anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO. Berisha tha se
    Shefer do të njihet e kujtohet përherë në memorien e
    shqiptarëve si mik i madh i Shqipërisë”.

    “Së pari dua të të shpreh falenderimet e mia e mirënjohjen e
    shqiptarëve për mbështetjen e jashtëzakonshme për procesin e
    anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Shefer do të mbetet në
    memorien historike të Kombit tonë si një ndër miqtë e këtij
    kombi”. Sipas Berishës, edhe pse Shefer ndodhet sot në Tiranë
    për një vizitë lamtumirëse, ai duhet uruar për drejtimin e
    shkëlqyer që sipas kryeministrit shqiptar, ai i ka bërë
    Aleancës. “Duhet ta urojmë për mënyrën me të cilën drejtoi
    Aleancën gjatë këtij mandati, në hedhjen e bazave të reja për
    forcimin e aleancës. I shpreh mirënjohjen më të thellë për
    gjithë mbështetjen që i dha Shqipërisë”, përfundoi Berisha
    fjalën e tij duke i bërë të ditur Sheferit se Shqipëria për
    këto zgjedhje ka hartuar kodin më të mirë zgjedhor të hartuar
    ndonjëherë më parë.

    Sekretari i Përgjithshëm në largim i NATO-s e përkufizoi
    Shqipëriën si një aleate të denjë për NATO-s. Sipas tij,
    Shqipëria vërtet u anëtarësua pak kohë më parë në NATO si
    anetare me të drejta të plota, por ka qënë pjesë e kësaj
    Aleance më parë se kaq. “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka
    ndodhur më parë. Para anëtarësimit vendi juaj u përfshi në
    politika të reja të sigurisë ku dha kontribut të rëndësishëm
    ”,
    tha Sheferi i cili vlerësoi edhe kontributin e NATO-s me anë
    të KFOR në Kosovë.

    Shefer theksoi se anëtarësimi është një rrugë e rëndësishme
    për stabilimin e vendit. Ai garantoi kryeministrin Berisha se
    Shqipëria do të marrë pjesë në diskutimet e NATO-s për cështje
    strategjike të Aleancës.

    Shefer do të largohet nga drejtimi i NATO-s, ndërkohë që
    vendin e tij do ta zerë ish-kryeministri danez, Anders Fogh Rasmussen.

    Shefer do të marrë sot në Tiranë pjesë në takimin e Ministrave
    të Punëve të Jashtme të Komisionit të Partneritetit ne kuader
    te kryesimit nga Shqiperia te Kartes se Adriatikut, A5. Shefer
    do te mbaje edhe nje fjalim ne kete forum. Te ftuar te tjere
    do te jene Ministra të Jashtëm të Bosnjë Hercegovinës,
    Maqedonisë, Malit të Zi si dhe sekretari i shtetit ne
    ministrin e jashtme dhe integrimit europian të Kroacise. Ne
    kete takim do diskutohet rreth perseptkivave te ballkanit
    perendimor dhe forcimit te bashkepunimit ne funksion te
    integrimit te gjithe rajonit ne strukturat euroatlantike si
    dhe ceshtjeve te sigurise ne interes te rajonit dhe me gjere.
    Kjo Karte nga tre vende qe kishte ne fillim si nisme e
    qeverise amerikane tashme ka anetare 5 vende te rajonit, ku
    perfshihet edhe Shqiperia, Maqedonia, Kroacia, Bosnje
    Hercegovina dhe Mali i Zi.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    pse thoni qe do na pyes njeri neve ?
    ne na futen jo se u futem .e shikoni tani ajrin shqipetare e mori NATO ne dore ,francezi po na shet helikopter po bejen tregti antaret e NATOS me ne

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •