Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    Anëtarësimi në NATO - Një situatë e re strategjike Serbi-Shqipëri

    Një situatë e re strategjike Serbi-Shqipëri

    13 prill 2009

    Nga Petrit Haliti

    I vetmi shtet në rajon që jo vetëm nuk u gëzua nga hyrja e Shqipërisë në NATO, por madje nuk bëri as gjestin formal protokollar të dërgimit të një telegrami zyrtar përshëndetës, ishte Serbia. (A e dini se udhëheqja e Serbisë nuk i ka dërguar akoma udhëheqjes së Shqipërisë telegramin e detyrueshëm protokollar me rastin e Festës Kombëtare të 28 nëntorit vitin e kaluar?) Këtu nuk kemi vetëm meskinitetin e njohur ballkanik të pakënaqësisë ndaj progresit ndërkombëtar të shteteve të të njëjtit rajon, dhe shndërrimin e këtij meskiniteti në qëndrim zyrtar. Këtu kemi diçka më të madhe dhe më të rëndësishme, e cila dikton një analizë më të qenësishme të raporteve dhe ekuilibrave strategjikë në rajon, dhe ku padyshim shqyrtimi i raporteve mes Serbisë dhe Shqipërisë pas anëtarësimit në NATO, përbën një nga detyrat më të rëndësishme të një politike dhe diplomacie serioze rajonale.

    Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë në NATO padyshim ka krijuar një situatë të re strategjike në rajonin e Europës Juglindore, situatë për të cilën, i hapin apo i mbyllin sytë para saj udhëheqja e tanishme e Serbisë, është një çështje e tyre. Serbia ka një situatë të re me Kroacinë, ka një situatë të re me Shqipërinë, ka një situatë të re me tërë rajonin, ku ajo po preferon me ndërgjegje vendin e gropës se zezë. Këtë radhë ne po ndalemi në raportet e reja me Shqipërinë.

    Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO i jep asaj një hapësirë, një kapacitet dhe një forcë të re, si në planin politik, ashtu dhe në planin ushtarak, në raport me Serbinë. Çdo anëtar i NATO-s, tek i cili kanë hyrë automatikisht në fuqi strukturat dhe mekanizmat mbrojtëse të aleancës atlantike, sado i dobët të jetë njeri apo tjetri shtet i NATO-s në madhësi fizike, ekonomike, demografike apo ushtarake, ai është anëtar i NATO-s dhe del në çdo skenë apo raport marrëdhëniesh ndërkombëtare, dypalëshe apo shumëpalëshe, si pjesë e një aleance 28 anëtarësh, aleanca me e fuqishme ushtarake në botë. Në planin ushtarak, në raport me Shqipërinë, zhvleftësohet dhe humbet rolin si instrument force i diplomacisë dhe i politikës së jashtme të Serbisë makina e saj ushtarake. Asnjë qeveri serbe nuk mund të mbështesë më marrëdhëniet dhe synimet e saj ndaj Shqipërisë mbi përdorimin e forcës apo mbi kërcënimin e përdorimit të forcës. Në planin politik Shqipëria, fiton një aftësi dhe pozicion të ri ndërkombëtar ndaj Serbisë. Është e qartë për të gjithë se në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tirana ka pas vetes mbështetjen dhe prapavijën e një aleance të fuqishme politike, që quhet NATO. Serbia ka dhe do të ketë nevojën strategjike të konsensusit të Shqipërisë në eventualitetin e përpjekjeve të saj për të hyrë në të ardhmen në NATO. "Po"-ja e Tiranës për një integrim të ardhshëm atlantik të Serbisë është një atu e re , të cilën Tirana nuk e kishte më parë, si një kartë të fortë në marrëdhëniet dypalëshe me Beogradin. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO krijon një situatë të re për çështjen e Kosovës. Ajo e bën edhe më të shpejtë, edhe më të afërt, detyrimin e Serbisë për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, siç kanë bërë shumica dërrmuese e shteteve të NATO-s. Sepse tashmë Shqipëria, jo vetëm mund të zbatojë, por do të duhet detyrimisht të vendosë kushtin, që Serbia nuk mund të pranohet në NATO pa njohur Kosovën. Kjo është një detyrë historike dhe një shans i rrallë historik për t'i mësuar Serbisë të njohë barabartësinë e shteteve në rajon dhe të pranojë realitetin e shtetit të pavarur të Kosovës. Nuk mund të ketë qeveri në Tiranë, e djathtë apo e majtë qoftë, që do të mund të justifikonte, apo që do t'i falej nga populli i Shqipërisë dhe populli i Kosovës, ndonjë neglizhencë në drejtim të kushtit sine qua non për çdo pranim të Serbisë në NATO, që është njohja e Kosovës. Ndonjë iluzion apo diversion serb, i transportuar në Tiranë nga lobe të ndryshme, me investime apo me eksporte, nuk do të përballonte dot llogaritë e qarta politike, strategjike dhe kombëtare. Shqipëria ka dhjetë herë më shumë arsye t'i verë veton një hyrje të Serbisë në NATO nga çka Greqia ndaj Maqedonisë. Identifikimi i interesave kombëtare të Shqipërisë me ato të Kosovës, në një formë apo tjetër, e shtrin lidhjen e vet edhe me identifikimin e interesave të NATO-s, nëpërmjet anëtarësimit të Shqipërisë. Serbia ka përballë tani dy elementë të rij , që nuk mund t'i neglizhojë:1-praninë ushtarake në Kosovë të NATO-s, ku bën pjesë tani Shqipëria, dhe 2- mundësinë konkrete të një pranie ushtarake të Shqipërisë në Kosovë si pjesë e NATO-s apo si instrument i NATO-s, në një të ardhme, kur të nisë procesi i reduktimi të forcës ushtarake ndërkombëtare të KFOR-it nën komandën e NATO-s në Kosovë. Serbia, doktrinat e saj politike, ushtarake dhe strategjike, ndodhen vërtet tani para një momenti të madh reflektimi. Sa do të jenë në gjendje në Beograd të kuptojnë të ardhmen dhe tendencat e zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të atyre rajonale, sa do të jenë në gjendje të rregullojnë hapin e perspektivës politike e strategjike të shtetit të tyre në rezonancë me atë të shteteve të tjerë në rajon? Shenjat, që vijnë nga udhëheqësit në Beograd, nuk duken shumë inkurajuese, dhe natyrisht janë për të keqen e vetë atij shteti. Nuk duket ende se ata kanë arritur ta kuptojnë që anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Kroacisë në NATO ka krijuar për Serbinë një dobësim rajonal, një pozitë të re dhe sigurisht të papëlqyeshme për të, si me të dy shtetet e mësipërm, të cilat strategjitë serbe i kane klasifikuar si burime rreziqesh, ashtu dhe me krejt rajonin. Zëra realistë nga profesorati serb po dëgjohen dhe po i sugjerojnë qeverisë një ndryshim në doktrinat strategjike, sepse siç shprehet Zoran Dragiç, i Fakultetit të Sigurisë në Beograd "Me anëtarësimin në NATO, kapaciteti politik i Shqipërisë është rritur dhe tani Serbia është në një situatë politike të padëshirueshme". Një tregues i një kokëngjeshje politike strategjike të udhëheqjes serbe është konfirmimi këto ditë i vendosmërisë së Serbisë për të mbajtur në fuqi doktrinën e saj të të ashtuquajturit neutralitetit ushtarak, e cila është miratuar nga parlamenti i Serbisë në vitin 2007, si shprehje e një politike dhe strategjie anti-atlantike të shtetit dhe të qeverisë serbe. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac, rikonfirmonte qëndrimin e qeverisë së tij me 8 prill, duke deklaruar se "NATO nuk është në axhendën e Serbisë. Neutraliteti ushtarak i Serbisë është qëndrim realist dhe ne nuk mund të anashkalojmë faktin se NATO është e pranishme në Kosovë dhe që na bombardoi në vitin 1999". Doktrina serbe e "neutralitetit" natyrisht nuk mund të ngatërrohet me neutralitetet e tipit të Zvicrës apo të Suedisë. Së pari, Serbia nuk është as Zvicër e as Suedi, dhe së dyti, Serbia nuk ka me shtetet fqinj apo në rajon marrëdhëniet dhe historinë e marrëdhënieve, që kanë ka Zvicra dhe Suedia. Serbia ka marrëdhënie jo miqësore me shtetin e Kosovës, ndaj së cilës ushqen të njëjtat ambicie koloniale si në fillim të shekullit të kaluar. Serbia ka marrëdhënie jo miqësore me Shqipërinë, të cilës nuk i njeh një nga përbërësit kryesorë të çështjes kombëtare shqiptare, që është Kosova. Serbia ka marrëdhënie jomiqësore me Kroacinë, ndaj së cilës u ndërmor akti vandal i shkuljes së flamurit kroat nga rezidenca diplomatike e ambasadorit të Kroacisë në Beograd, dy ditë pas hyrjes së saj në NATO. Serbia ka marrëdhënie jomiqësore me Bosnjën, të cilën kërkon ta ndajë, duke nxitur separatizmin e serbëve të Bosnjës. Serbia ka marrëdhënie jomiqësore me Malin e Zi, të cilin nuk e njeh si komb, si gjuhë dhe si kishë. Doktrina e "neutralitetit" serb është zgjedhur si një alibi e nacionalizmit serb për të penguar Serbinë të ndjekë rrugën e integrimit euroatlantik, për të justifikuar qëndrimin dhe politikën e "deles së zezë" në rajonin e Ballkanit. Doktrina e "neutralitetit" serb është zgjedhur edhe si alibi e orientimit dhe e marrëdhënieve të ngushta strategjike dhe ushtarake të Serbisë me Rusinë. Rusia është shteti, ku pjesa më e madhe e isteblishmentit politik serb llogarit si rrugë që Serbia të rifitojë pozitat e supremacisë, që ka pasur para shembjes së komunizmit në rajonin e Ballkanit. Nuk mund të quhet madje as nga ana formale "neutralitet", sepse Serbia vazhdon të mbajë si në kohën e Millosheviçit makinën më të madhe ushtarake nga të gjitha vendet e Procesit të Stabilizim-Asociimit, sepse Serbia në vend që të pakësojë, po shton forcat ushtarake dhe armatimet e ushtrisë, sepse është eksportuesi më i madh i armëve nga Ballkani. Janë pra mentalitete dhe politika të vjetra, që mbështeten në ëndrra dhe mite, dhe që ushqejnë dhe ngrenë krye në doktrinat e sotme politike, ushtarake e strategjike të Serbisë, doktrina me sy nga e kaluara dhe jo nga e ardhmja. Nëse Franca dhe Gjermania do të kishin ecur me mentalitetet e udhëheqjes së sotme serbe, ato edhe sot do të ishin me topa drejtuar njëri-tjetrit. Me anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Kroacisë në NATO, Serbia ndodhet para një udhëkryqi të madh. Ato forca e personalitete, politike dhe intelektuale me prirje europiane, që e ndjejnë se çfarë po ndodh dhe ku po shkon rajoni i Ballkanit, do të duhet t'i kthjellojnë mendjet e nxehta, që hartojnë e drejtojnë doktrinat e strategjitë shtetërore në Beograd, sepse integrimet euroatlantike janë vizioni dhe stacioni i detyrueshëm i çdo shteti dhe populli në Ballkan.


    gazeta shqiptare

  2. #2
    srbe na vrbe Maska e pryll
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ke prroi palpoçit
    Postime
    573
    I vetmi shtet në rajon që jo vetëm nuk u gëzua nga hyrja e Shqipërisë në NATO, por madje nuk bëri as gjestin formal protokollar të dërgimit të një telegrami zyrtar përshëndetës, ishte Serbia.
    As Maqedonia nuk e ka çu telegramin. As ne as kroatve.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Qente Le Te Lehin Ne Duhet Te Ecim Perpara .....ne Te Gjitha Fushat
    Le Ti Fusin Telegramet E Tyre Aty Ku I Dhem Me Teper....
    Kane Qene Cakej E Cakej Kane Mbetur.......cikli I Shqiperise Eshte Ne Ngritje E Siper..

  4. #4
    Me Shqipërinë në NATO, fiton i gjithë rajoni

    INTERVISTOI: BEQIR SINA


    Intervistë e biznesmenit të suksesshëm dhe veprimtarit të njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari



    Shqipëria në NATO, festë e madhe në Tiranë, Prishtinë, viset shqiptare dhe në diasporë. Po realizohet një nga ëndrrat e të gjithë atyre shqiptarëve, të cilët, për më shumë se gjysmë shekulli - nën regjimin komunistë të diktatorit Enver Hoxha, dhe të shqiptarëve që përjetuan regjimin më barbar që ka njohur njerëzimi, sundimin qindravjeçar të sllavo-komunistëve, ishte shpresa e vetme. NATO është aleanca më e fuqishme mbrojtëse në botë. Qëllimi për të cilën ajo u krijua është “të jetë ruajtëse e lirisë, civilizimit dhe trashëgimisë së përbashkët, të të gjithë anëtarëve, duke promovuar stabilitet dhe mirëqenie” kudo në botë. Misioni i kësaj aleance është sigurimi i anëtarëve të saj përmes mjeteve ushtarake dhe politike. Një sulm i armatosur ndaj njërit vend të NATO-s konsiderohet si një sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, që u bë anëtare e saj, pikërisht më 4 prill. Një vepër epokale e quan në intervistën tonë biznesmeni dhe veprimtari i njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari. Me biznesmenin dhe veprimtarin e njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktarin, njeriun më të afërt dhe mikun e kongresmenit demokrat të Nju-Jorkut, Eliot Engel, po bisedojmë për rëndësinë e hyrjes së Shqipërisë në NATO, për stabilitetin që do t'i sjellë shtetit të ri të Kosovës, për shqiptarët në Maqedoni dhe Mal të Zi, për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe për stabilitetin që do t'i sjellë gjithë rajonit. Gjithashtu, do të bëjmë fjalë edhe për mundësinë e shtrirjes së aleancës në vendet e tjera ballkanike, duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe për krijimin e kushteve për investitorë të huaj në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe për integrimet e tjera në rajon.



    Këto ditë Shqipëria u bë anëtare e NATO–s, me të drejta të barabarta me vendet e tjera të Aleancës. Ç’ka do të thotë kjo për ju?



    Në dekadën e parë të këtij shekulli ndodhën tri ngjarje të mëdha historike, tri mrekulli kapitale që për shqiptarët kanë rëndësi dhe domethënie të jashtëzakonshme: Pavarësia e Kosovës, Shqipëria në NATO dhe ndërtimi i rrugës Durrës-Qafë e Morinës. Me këto tri ngjarje shqiptarët po bëhen faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Të gjitha këto të arritura kombëtare po ndodhin brenda një dekade dhe kjo për mendimin tim shënon avancimin më të madh të shqiptarëve gjatë tërë historisë. Asnjëherë ne shqiptarët nuk kemi arritur këtu ku jemi. Me punën tonë ne duhet të mburremi. Pavarësia e Kosovës ka ndihmuar stabilitetin politik në Maqedoni, në Mal të Zi, në Shqipëri, në Luginën e Preshevës dhe përgjithësisht në rajon. Pavarësia e Kosovës ka hapur dyert e pranimit të Shqipërisë në NATO.



    Si mund ta shpjegoni këtë?



    Këtë dua ta them me pak fjalë. Sikurse të mos ishte zgjidhur problemi i ndërlikuar i Kosovës, Shqipëria s'do të mund t'i bashkohej kësaj aleance ushtarake. Pra, ky proces është i lidhur ngushtë me pavarësinë e Kosovës. Sot Shqipëria është pjesë e NATO-s dhe faktor i stabilitetit në rajon.



    Çfarë fiton Shqipëria nga hyrja në NATO?



    Pranimi i Shqipërisë në NATO ka qenë ëndërr që sot u shndërrua në mrekulli. Ndërsa, realizimi i kësaj aspirate po sjell një epokë tjetër, sepse me këtë shqiptarët po bëhen faktor i zhvillimeve të hovshme politike dhe ekonomike në Ballkan. Tash territori i Shqipërisë do të mbrohet prej afro 30 shteteve. Shqipëria më nuk do të ketë frikë se mund të sulmohet nga Serbia, apo ndonjë vend tjetër. Shqiptarët mjaft janë masakruar nga fqinjët e tyre serbë e grekë. Kjo i takon së kaluarës. Me anëtarësimin në NATO, Shqipëria do të jetë shumë më afër Bashkësisë Evropiane, aty ku në të ardhmen do të zërë vend të merituar. I tërë ky proces ka një të mirë të përbashkët-stabilitetin e trojeve shqiptare. Me këtë stabilitet politik, vendet e ndryshme të botës do të vijnë dhe do të investojnë në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni. Shqipëria do t'u prijë të gjithë shqiptarëve që nesër të jenë pjesë e Evropës, pjesë e pandashme e Perëndimit. Shqipëria me bukuritë detare e malore që ka, është një vend joshës për tërheqjen e investitorëve të jashtëm. Veç kësaj, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të forcojë dhe thellojë procesin demokratik, procesin zgjedhor, mbrojtjen e ligjit, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe proceset e tjera zhvillimore. Kjo do të thotë se të gjitha qeveritë në Shqipëri janë të obliguara të punojnë sipas standardeve evropiane demokratike, duke eliminuar të gjitha format e veprimit jo ligjor. Nuk do t'i lejohet asnjë qeverie të merret me punë mafioze, me mohimin e bizneseve dhe mohimin e fesë. Ne e dimë mirë se për 50 vjet popullit në Shqipëri i është mohuar e drejta e fesë, pra e drejta t'i lutet Zotit në xhami dhe kishë. Ky ka qenë një dhunim i shpirtit të lirë. Prandaj, shqiptarët e dinë më së miri çka do të thotë që njeriut t' i merret e drejta e të menduarit.



    Cili është roli i Amerikës në realizimin e këtyre veprave kolosale për shqiptarët?



    Amerika për 100 vjet të shkuara ka luajtur rol vendimtar për shqiptarët. Ajo ka shpëtuar nga zhdukja këtë popull fisnik, ndër më të vjetrit në Evropë. Vetëm gjatë vitit të fundit, nga Amerika kemi dy mrekulli: Pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Roli i ish-Presidentit George W. Bush për këto dy të arritura kulminante kombëtare ka qenë vendimtar, sikurse që ishte vendimtar roli i Bill Klintonit në vitin 1999, kur Kosova fitoi lirinë dhe shqiptarët i shpëtuan shfarosjes fashizoide serbe. Për këtë populli shqiptar kurrë nuk mund t'i dalë borxhit popullit liridashës të Amerikës. Ky borxh, mendoj unë, mund të kryhet vetëm me zhvillimin ekonomik të tokave shqiptare dhe të shteteve shqiptare, me zhvillimin dhe thellimin e proceseve demokratike, me krijimin e qëndrueshëm të stabilitetit në Ballkan, me respektimin dhe përkushtimin ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut. Me fjalë të tjera, këtë borxh amerikanëve mund t'ua kthejmë vetëm nëse ne shqiptarët punojmë dhe bëhemi të mirë. Tashmë po e shohim se sa vështirë e ka pasur Presidenti Bush t'i bindë aleatet dhe vendet e tjera për shpalljen e Pavarësinë së Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën Atlantike. Ka pasur shumë armiq kundër pavarësisë së Kosovës. Nuk ishte vetëm Serbia. Këta armiq edhe sot mundohen t'i pengojnë proceset pozitive në Kosovë dhe pengojnë njohjet e reja nga shtetet e tjera. Meritat e SHBA-së janë shumë të mëdha. Unë përmenda vetëm këto të fundit. Kosova për pesë vjet do të bëhet anëtare e Aleancës Atlantike.



    Ku e shihni interesin e NATO-s për Shqipërinë?



    Anëtarësimin e Shqipërisë në NATO unë e shoh edhe si interes të Amerikës dhe Evropës për të krijuar qëndrueshmëri në Ballkan. Ky proces sjell stabilitet jo vetëm brenda Shqipërisë, Kosovës, por edhe në Maqedoni, sepse shqiptarët në Maqedoni janë faktorë. Është interesi i NATO-s ta ketë Shqipërinë brenda saj, sepse kufizohet me Italinë dhe Greqinë, të cilat po ashtu janë anëtare të kësaj force atlantike. Shqipëria ka një vend strategjik, me qindra kilometra det, që nga Mali i Zi deri në Greqi. Nga kjo pjesë e Ballkanit, NATO shumë lehtë mund të kontrollojë edhe zonën detare dhe atë kontinentale. Ky është interesi i saj dhe mendoj se me shtimin e numrit të anëtarëve në NATO, aleanca ushtarake do të bëhet edhe më e fuqishme për të marrë pjesë në misionet e ndryshme paqësore dhe në krizat që mund të shkaktohen në botë.

    Me hyrjen e Maqedonisë në këtë aleancë, rajoni do të fitonte edhe më shumë në stabilitet dhe siguri. Jam i bindur se edhe Kosova brenda pesë vjetësh do të jetë pjesë e NATO-s, ndoshta edhe më përpara. Me këtë do të bëhej Ballkani një zonë paqeje dhe sigurie.

    Siç e dini, NATO në Kosovë ka marrë përsipër përgatitjen e forcës së sigurisë. Prandaj, kjo do të jetë e gatshme kurdoherë të inkuadrohet në këto procese ushtarake.



    Ju përmendet edhe mrekullinë e tretë. A mund ta zbërtheni më tej?



    Me Shqipërinë, veç hyrjes së saj në NATO-s, po ndodh mrekullia tjetër: ndërtimi i magjistrales Durrës-Qafë e Morinës, një rrugë me standarde të larta evropiane, që do të shfrytëzohet jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga forcat e NATO-s dhe vendet e tjera që kanë interes në këtë rajon. Me të po bëhet ndërlidhja e popujve dhe vendeve. Në të ardhmen, edhe Serbia do ta shfrytëzojë këtë, kur ajo ta njohë pavarësinë e Kosovës. Do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, Serbinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Lidh gjitha këto shtete dhe krijon kushte për nevojat e daljes së tyre në detin Adriatik shqiptar.

    Mendoj se Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, ka bërë një vepër të jashtëzakonshme për të gjitha trojet shqiptare, sepse kjo rrugë bën integrim të fuqishëm të ekonomisë, politikës dhe kulturës sonë përgjithësisht. Nëse shtrohet pyetja se çka po lë Berisha pas në këtë mandat katërvjeçar të udhëheqjes së qeverisë, përgjigjja më e drejtë do të ishte: Një vepër epokale. Unë kam pasur takime me personalitete të Bankës Botërore, ata nuk ishin të pajtimit të bëhej kjo rrugë, për shkak se duheshin investime të mëdha. Mirëpo, edhe përkundër kësaj, Kryeministri i Shqipërisë, dr. Sali Berisha, nguli këmbë në realizimin e këtij projekti kolosal që, gjithsesi, do të shënojë një kapitull të lavdishëm të zhvillimit të gjithë rajonit shqiptar. Kjo magjistrale moderne, Shqipërisë dhe Kosovës, kur të bëhet edhe pjesa deri në Merdar, do t'u sjellë edhe shumë përfitime. Nëpër të do të kalojnë shumë mallra të shteteve ballkanike dhe evropiane.



    Shqipëria nuk mund të mendojë vetëm për 4 milionë e gjysmë shqiptarë?



    Shqipëria tani me ketë potencial politik dhe ekonomik nuk mund të mendojë vetëm për afër 4 milionë e gjysmë banorët e vet, por ajo duhet të mendojë për tetë milionë shqiptarë- për shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Mbi këtë platformë shqiptarët do të ndihmonin njëri-tjetrin dhe do të përshpejtonin integrimet, me fjalë të tjera, zëri i tyre të jetë i përbashkët për çështje madhore kombëtare. Unë kam pasur shumë biseda me Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën dhe me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topallin. Këtyre dy udhëheqësve ua kam shprehur mendimin tim lidhur me këtë çështje se kur të bisedohet me të huajt për investime në trojet shqiptare, duhet t'u thuhet se jemi 7 milionë shqiptarë. Kështu, edhe Kosova nuk duhet të mendojë vetëm për 2 milionë banorë, por për 7 milionë shqiptarë. Nëse një investitori të huaj, që ka shprehur interesit të ndërtojë një fabrikë të konsumit të gjerë në Kosovë, i thuhet se ne jemi 7 milionë shqiptarë, ai këtë do ta bëjë më me këmbëngulësi, sepse llogarit numrin e banorëve. Edhe kur bëhet fjala për hyrjen në Evropë, duhet të themi se jemi 7 milionë shqiptarë. Ky numër është i rëndësishëm për stabilitetin në Ballkan dhe faktor i proceseve zhvillimore në ekonomi, politikë dhe në strategjinë ushtarake. Edhe sot Shqipëria ka hyre në NATO jo vetëm me tre milionë e gjysmë, por me 7 milionë shqiptarë.






    13/04/2009

    standard

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    se sa mund ta vere Shqiperia veton ndaj Serbise per te hyre ne NATO, kete duhet tia lejme kohes per ta provuar e vertetuar ...

    kush mund te na thote se cila aspirate (publike dhe/ose zyrtare) eshte me prezente ne Serbi: per tu futur ne NATO apo per tu antarsuar ne BE?

    po te ecet me ate mentalitetin e mesiperm, ne se Serbia futet me pare ne BE, cilat do te jene rjedhojat e inatit "ballkanik" karshi Shqiperise dhe Kosoves?

    Ndaj perpjekjet duhet te jene maksimale qe nese jo me perpara, se paku futja ne BE te behet njekohesisht ...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Kaoni
    Anëtarësuar
    19-03-2009
    Postime
    268
    Keto jane politikat e Europes per te mbajtur nacionalizmin Ballkanik nen kontroll.
    As Shqiperise e as Serbise nuk do ti jepet mundesia ti bejne presion njera tjetres nepermjet vetos, pasi kjo nuk i intereson shteteve Europiane.
    I ben tjeter kush keto politika prandaj ju bejeni gjumin te qete se skemi gje ne dore ne. Ne na pranuan ne Nato vetem per te na mare voten kur tu duhet shteteve te caktuara.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    As Shqiperise e as Serbise nuk do ti jepet mundesia ti bejne presion njera tjetres nepermjet vetos, pasi kjo nuk i intereson shteteve Europiane.
    Veto nuk eshte si perrallat e nates - nese nje anetar vendos veto, kuadri ligjor e mbeshtet. Se cfare behet prapa skenave, kjo eshte bisede kafenesh.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    cmitizuese Maska e zerbina
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    S`e di me thane
    Postime
    129
    Fakti qe Shqiperia hyri ne NATO, tregoi se kemi shtet, ndersa Serbia apo shtet e tjera jo-NATO jane ne fazen e shtetin-cirk apo xhungel.
    Ich bin Chef
    Ich habe immer recht
    Du tust was ich sage

  9. #9
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Me duket normale qe nje anetarsim i Serbise ne NATO do ti sillte me stabilitet rajonit.

    Shqiperia duhe te shikoje te ardhmen dhe jo ti bej gjithmone llogarite me te shkuaren.

    Do te ishte fatale !!

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  10. #10
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    Citim Postuar më parë nga Shkelqesia_E_Tij Lexo Postimin
    Me duket normale qe nje anetarsim i Serbise ne NATO do ti sillte me stabilitet rajonit.

    Shqiperia duhe te shikoje te ardhmen dhe jo ti bej gjithmone llogarite me te shkuaren.

    Do te ishte fatale !!
    cfare eshte kjo qe po shkruan? hajde ti falim se neser behen me te fuqishem dhe na rrafin???? mos ki frik o shqiptar se serbia ka marr fund si shtet dhe kete nuk ka burre nene qe ta kthej me ne binar.

    frikeeeee ne edhe nga rusia nuk duhet te kemi me frik dhe jo nga keta 5 milionet qe kan ngel
    vari leshte

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-12-2006, 01:46
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •