Katekizmi i Benediktit XVI nė audiencė: Shėn Pali na mėson se tė jesh apostull, do tė thotė ta kumtosh gėzimin e Krishtit nė botė.
Ambienti nė tė cilin jetoi Shėn Pali
02.07.2008
Tė dashur vėllezėr e motra,
Po filloj sot njė cikėl tė ri katekizmi, kushtuar apostullit tė madh, Shėn Palit. Atij, siē e dini, i blatohet ky vit, qė vijon nga festa liturgjike e Shenjtorėve Pjetėr e Pal e 29 qershorit 2008, deri mė 28 qershor 2009. Apostulli Pal, figurė e jashtėzakonshme, pothuajse e paimitueshme e, megjithatė, nxitėse, ėshtė pėr ne shembull i pėrkushtimit tė plotė ndaj Zotit e Kishės sė tij, pėrveēse njeri qė bashkėpunoi ngushtė me njerėzimin e me kulturat e ndryshme. Ėshtė e drejtė, prandaj, ti kushtohet vėmendje e posaēme, e jo vetėm duke e nderuar kujtimin e tij, por edhe duke u pėrpjekur tė kuptojmė atė qė dėshiron tė na thotė edhe ne, tė krishterėve tė sotėm. Nė kėtė takim tė parė dėshirojmė tė ndalemi pikėrisht tek ambienti nė tė cilin jetoi e punoi. Njė temė e tillė duket se na ēon larg nga koha jonė, duke pasur parasysh se duhet tė kthehemi pėr disa ēaste nė botėn e dymijė vjetėve mė parė. E gjithsesi, kjo ėshtė e vėrtetė vetėm nė dukje, e vetėm pjesėrisht, mbasi vėrejmė se, nė aspekte tė ndryshme, rrethanat shoqėrorokulturore tė sotme nuk ndryshojė shumė nga ato tė atėhershmet.
Faktori i parė e themelor, qė duhet pasur parasysh, ėshtė lidhja ndėrmjet mjedisit nė tė cilin lindi e u rrit Pali e mjedisit global, nė tė cilin jetoi mė pas. Ai i pėrkiste njė kulture tė mirėpėrcaktuar e tė kufizuar, natyrisht minoritare, asaj tė popullit tė Izraelit e tė traditės sė tij. Nė botėn e lashtė e sidomos brenda perandorisė romake, si na mėsojnė studiuesit e kėsaj ēėshtje, hebrenjtė asokohe pėrbėnin rreth 10% tė popullsisė sė pėrgjithshme; kėtu, nė Romė, pastaj, numri i tyre rreth gjysmės sė shekullit I, edhe mė i vogėl, arrinte shumė-shumė nė 3% tė banorėve tė qytetit.
Besimet e tyre e stili i jetės sė tyre, siē ndodh edhe sot e kėsaj dite, i dallonin plotėsisht nga mjedisi rrethues; e kjo mund tė kishte dy rezultate: talljen, qė mund tė ēonte nė intolerancė, ose admirimin, qė shprehej nė forma tė ndryshme tė simpatisė, si nė rastin e njerėzve, tė cilėt e druanin Hyjin, ose tė prozelitėve, paganė qė mblidheshin nė Sinagogė e besonin nė Hyjin e Izraelit. Si shembuj konkretė tė kėsaj sjelljeje tė dyfishtė, mund tė citojmė, nga njėra anė, gjykimin e mprehtė tė njė oratori, siē ishte Ciceroni, i cili e pėrbuzte besimin e tyre e edhe qytetin e Jeruzalemit (cfr Pro Flacco, 66-69) e, nga na tjetėr, sjelljen e gruas sė Neronit, Popesė, qė kujtohet nga Jozef Flavio si simpatizante e Judejve (cfr Antichitą giudaiche 20, 195.252; Vita 16), pa harruar se Jul Qesari u kishte njohur zyrtarisht tė drejta tė posaēme, pėr tė cilat flet historiani i lartpėrmendur, Jozef Flavio (cfr ibid. 14,200-216). Sigurisht numri i hebrenjve, siē ngjet edhe sot, ishte shumė mė i madh jashtė trojeve tė Izraelit, dmth nė diasporė, sesa nė trojet qė asokohe tė tjerėt i quanin Palestinė.
Nuk na ēudit, prandaj, fakti se edhe vetė Pali ishte objekt i vlerėsimit kontrastues, tė dyfishtė. Njė gjė ėshtė e sigurtė: veēantia e kulturės dhe e fesė judaike zinte qetėsisht vendin e vet brenda njė institucioni gjithdepėrtues, si perandoria romake. Mė e vėshtirė e mė e shqetė do tė ishte pozita e grupit tė atyre, hebrenj apo neopaganė, qė do tė pranonin me fe vetjen e Jezusit tė Nazaretit, nė atė masė qė ata do tė dalloheshin si nga judaizmi, ashtu edhe nga paganizmi sundues.
Sidoqoftė, impenjimi i Palit u favorizua nga dy faktorė. I pari ishte kultura greke, ose mė mirė tė themi, helenistike, e cila pas Aleksandrit tė Madh, qe bėrė pasuri e pėrbashkėt, tė paktėn e Mesdheut lindor dhe e Lindjes sė Mesme, duke pėrfshirė nė vetvete shumė elemente tė kulturave e tė popujve qė tradicionalisht mbaheshin si barbarė. Njė shkrimtar i kohės pohon se Aleksandri urdhėroi qė tė gjithė ta konsideronin si atdhe tokėn mbarė e qė ndėrmjet Grekut e Barbarit tė mos bėhej mė kurrfarė dallimi (Plutarku, De Alexandri Magni fortuna aut virtute, §§ 6.8). Faktori i dytė qe struktura politiko-administrative e perandorisė romake, qė garantonte paqen e stabilitetin nga Britania nė Egjiptin jugor, duke njėsuar njė territor me pėrmasa tė papara. Nė kėtė hapėsirė mund tė lėvizej me liri e siguri tė mjaftueshme, duke shfrytėzuar edhe sistemin e jashtėzakonshėm rrugor e duke gjetur nė ēdo pikarritjeje karakteristika tė njėllojta kulturore tė cilat, pa dėmtuar vlerat vendase, pėrbėnin njė ind tė pėrbashkėt njėsimi super parte, aq sa filozofi hebre Filoni Aleksandrin, bashkėkohas me vetė Palin, e lavdėron perandorin August sepse krijoi njė bashkėsi tė harmonishme me tė gjthė popujt e egėr duke u bėrė ai vetė rojtar i paqes. (Legatio ad Caium, §§ 146.147).
Vizioni universalistik, tipik pėr personalitetin e Shėn Palit, tė paktėn pėr Palin e krishterė, pas ngjarjes sė udhės sė Damaskut, shtytjen kryesore, natyrisht, e merr nga feja nė Jezu Krishtin, sepse figura e tė Ngjallurit tashmė e kapėrcen ēdo kufizim sektar; e nė tė vėrtetė pėr Apostullin nuk ka mė hebré as grek, skllav as tė lirė, mashkull as femėr, por tė gjithė janė njė gjė e vemte nė Jezu Krishtin (Gal 3,28). Por edhe situata historike-kulturore e mjedisi i kohės, nuk mund tė mos ndikonin mbi rrugėt qė zgjodhi Apostulli. Dikush e ka quajtur Palin njeri i tri kulturave, duke pasur parasysh prejardhjen e tij judaike, gjuhėn e tij greke e privilegjin e tij si civis romanus (nėnshtetas romak), siē e vėrteton edhe emri i tij me origjinė latine.
Ėshtė pėr tu kujtuar nė mėnyrė tė posaēme filozofia stoike, sunduese nė kohėn e Palit, e cila ndikoi, ndonėse nė mėnyrė tė kufizuar, edhe mbi krishterimin. Nuk mundemi, prandaj, tė mos i kujtojmė emrat e disa filozofėve stoikė, si nismėtarėt e kėsaj filozofie, Xenonin e Kleantin, e pastaj ata qė kronologjikisht janė mė afėr Palit, si Seneka, Musoni dhe Epiteti: nė veprat e tyre gjinden vlera tė larta humaniteti e urtie, qė natyrisht do tė pėrvetėsoheshin edhe nga krishtėrimi. Njė studiues i kėsaj lėnde, shkruan: Stoa1 kumtoi njė ideal tė ri, qė i impononte, po, njeriut, detyrat ndaj tė afėrmit, por njėkohėsiht e ēlironte nga tė gjitha lidhjet fizike e kombėtare, duke e bėrė qenie pastėrtisht shpirtėrore (M. Pohlenz, La Stoa, I, Firenze 1978, faq. 565s).
Tė mendojmė, pėr shembull, pėr doktrinėn e universit, kuptuar si i vetmi trup i madh i harmonishėm e, rrjedhimisht, pėr doktrinėn e barazisė tė tė gjithė njerėzve, pa asnjė dallim shoqėror, pėr barazimin, sė paku nė parim, ndėrmjet burrit e gruas, e pastaj pėr idealin e thjeshtėsisė nė gjithēka e tė masės sė drejtė nė sundimin e vetvetes, pėr tė shmangur ēdo teprim. Kur Pali u shkruan Filipianėve : Mundohuni tė keni pėr zemėr gjithēka ėshtė e vėrtetė, gjithēka ėshtė e ndershme, gjithēka ėshtė e pastėr, gjithēka ėshtė e denjė pėr dashuri, gjithēka ėshtė e denjė pėr lavd, gjithēka ėshtė virtyt. (Fil 4,8), nuk bėn tjetėr, veēse i rikthehet njė koncepti humanistik, karakteristik pėr kėtė tip filozofie.
Nė kohėn e Palit nisi tė ndjehej fort edhe kriza e feve tradicionale, tė paktėn nė aspektet e tyre mitologjike e qytetare. Pasi Lukreci, njė shekull mė pėpara, pati shprehur polemikisht mendimin se Feja ishte bėrė shkas pėr shumė krime (De rerum natura, 1, 1001), njė filozof si Seneka, duke kapėrcyer ēdo ritualizėm tė jashtėm, mėsonte se Zoti ėshtė pranė teje, ėshtė me ty, ėshtė brenda teje (Letrat Lucilit, 41, 1). Nė tė njėjtėn mėnyrė, kur Pali i drejtohet njė auditori filozofėsh epikurean e stoikė nė Areopagun e Athinės, thotė tekstualisht se Zoti nuk banon nė tempujt e ndėrtuar nga dora e njeriut por jemi ne qė nė Tė jetojmė, lėvizim e jemi. (Vap. 17, 24.28). Me kėtė ai natyrisht rikujton besimin judaik nė njė Zot tė vetėm, qė nuk mund tė paraqitet me pamje njerėzore, por qė mund tė kuptohet pėrmes njė feje, tė cilėn dėgjuesit e tij e njihnin mirė. Duhet tė kemi parasysh edhe faktin se shumė kulte pagane nuk i kushtonin vėmendje tė veēantė tempujve zyrtarė dhe e zhvillonin veprimtarinė e tyre nė vende private, qė ndihmonin pėr hapat e parė tė ndjekėsve tė rinj. Nuk tė ēudit, prandaj, fakti, qė edhe takimet e para tė tė krishterėve (ekklesķai), siē vėrtetojnė sidomos Letrat e Shėn Palit, mbaheshin nė shtėpi private. Duhet tė kujtojmė, sė fundi, se askohe nuk kishte ende asnjė ndėrtesė publike. Pastaj mbledhjet e tė krishterėve duhet tu dukeshin bashkėkohėsve, si njė variant i thjeshtė i praktikės sė tyre fetare mė intime. Gjithsesi ndryshimet ndėrmjet kulteve pagane e atij tė krishterė, nuk janė tė pakta e kanė tė bėjnė sa me ndėrgjegjen identitare tė pjesėmarrėsve, aq edhe me pjesėmarrjen e pėrbashkėt tė burrave e tė grave, me kremtimin e Darkės sė Zotit dhe me leximin e Shkrimit Shenjt.
Nė pėrfundim tė kėtij shikimi tė shpejtė mbi mjedisin kulturor tė shekullit I tė epokės sė krishterė, duket qartė se Shėn Palin nuk mund ta kuptojmė drejtė, nė se nuk e vendosim nė sfondin, sa judaik aq edhe pagan, tė kohės. Nė kėtė mėnyrė figura e tij fiton kuptimin e vėrtetė historik dhe ideologjik, duke na zbuluar njėkohėsisht pėrkimin, por edhe origjinalitetin e tij pėrballė ambientit. E kjo, nė pėrgjithėsi, vlen edhe pėr krishtėrimin, duke pasur parasysh se Shėn Pali Apostull, nga i cili tė gjithė kemi akoma shumė pėr tė mėsuar, ishte paradigmė e tij e dorės sė parė.
1 Nė Greqinė e lashtė stoą quheshin portikėt, qė shėrbenin pėr ti mbrojtur nga dielli e nga shiu, njerėzit qė frekuentonin Sheshet (Agorą) ku zhvilloheshin veprimtaritė kryesore politike dhe ekonomike tė polis (qytetit) e ku filozofė, si stoiku Xenon, mbanin fjalimet e tyre. Prej kėndej termi stoicizėm pėr sistemin filozofik tė Xenonit.
Krijoni Kontakt