Kreu i misionit të drejtësisë dhe doganave në Kosovë, EULEX, flet për Top Channel në fund te vizitës së tij në Tiranë.
Top Channel :11/04/2009 19:45
EULEX ka informacione për krimet e UÇK-së thotë Kermabon
“EULEX ndjek situaten ligjore në Kosovë dhe po punojmë për të qenë sa me shumë të dobishem për të luftuar krimin. Vizita ime në Shqipëri pason ato në Shkup, Beograd dhe Podgoricë. Kam takuar ministrin e Drejtësisë, ate të Brendshem dhe drejtorin e doganave”, shprehet Kermabon.
Ai ka shtuar se takimi me ministrin e Drejtësisë u bazua në ndalimin e krimit të organizuar në Kosovë. “Me ministrin e Drejtësisë eshtë biseduar për të gjetur një mënyrë veprimi dhe për të arritur në një bashkepunim”, theksoi ai.
Iv de Kermabon pohon se EULEX ka marrë informacione nga UNMIK-u për krime të kryera mbi civilet dhe për motive etnike nga ish ushtarë të UÇK-së në Kosovë. Ai pohon se EULEX do të hapë hetime, por se është ende herët për të arritur në perfundime. “Eshtë shumë herët që të jap konkluzione për këto çeshtje por kemi marrë disa informacione nga UNMIK për vertetësinë e informacioneve. Nuk kemi hyrë në keto detaje në diskutimet qe kisha me autoritetet shqiptare, sepse vizita e parë ishte me shumë protokollare”, u shpreh perfaqesuesi i lartë i EULEX-it. //Top Channel
Krijoni Kontakt