Cinikėt argumentojnė se meqenėse Kombet e Bashkuara nuk ishin tė afta tė ndalonin masakrėn nė ish-Jugosllavi dhe nė Ruanda, ngritėn gjykatat pėr krimet e luftės, si njė ēmim humanitar e ngushėllues. Ajo ēfarė diplomatėt nuk prisnin ishte vendimi i Karla Del Pontes pėr tė sjellė para drejtėsisė autorėt e krimeve dhe fundin e kulturės sė mosndėshkimit. Si personi qė pėrfaqėsoi ligjėrisht Zvicrėn, ajo kishte luftuar kundra "murit tė gomės, njė pėrpjekje e saj pėr tė ndaluar mafian e parasė.
"Madame Prosecutor" pėrfshin kujtimet e saj mbi luftėn me "murin e gomės" pėrmes Ballkanit, Ruandės dhe kryeqyteteve perėndimore. Ai ėshtė njė libėr i pamėshirshėm (ndonjėherė i pakuptueshėm dhe kujtimet, mjaft tė rėndėsishme tė njė personi tė brendshėm qė kėrkon drejtėsi ndėrkombėtare.
Secili prej titujve tė 13 kapitujve tė tij fillon me fjalėn "Pėrballja" dhe kapitujt janė: "Pėrballja e Ko*sovės", "Pėrballja e genocidit tė Ruandės", madje edhe "Pėrballja me burokracinė e gjykatės". Ky i fundit ėshtė titulli i njė kapitulli nė tė cilin ajo akuzon disa prej zyrtarėve tė saj pėr pengesa dhe moskompetencė. Vendosmėria e Del Pontes pėr tė bėrė qė gjykatat e Ruandės dhe tė Jugosllavisė tė funksionojnė si instrumente tė gjykatės ndėrkombėtare pėr krimet, shkaktoi shtangie. Ajo ishte njė "kartė e egėr", qė pėrēante pėrgjigjet e kalibruara tė diplomacisė. Megjithatė ajo pati sukses, sė paku pjesėrisht. Sllobodan Millosheviē, ish-presidenti i Serbisė, u arrestua me akuzat e genocidit dhe vdiq nė qelinė e tij nė qendrėn e arrestit tė Kombeve tė Bashkuara nė Hagė, nė vitin 2006. Radovan Karaxhiē, ish drejtuesi i serbo-boshnjakėve, mbahet nėn arrest atje tani, dhe po pėrgatitet pėr tu mbrojtur ndaj akuzave tė genocidit.
Del Ponte e shkroi librin e saj "Madame Prosecutor" (Zonja Prokurore) sė bashku me Chuck Sudetic, i cili mbuloi luftėn e Jugosllavisė pėr gazetėn "New York Times" nga viti 1990 deri nė vitin 1995. Sudetic, njė reporter i mirė dhe njė shkrimtar me finesė, ėshtė autori i librit "Blood and Vengeance" (Gjak dhe hakmarrje), njė prej librave mė tė mirė nė ish-Jugosllavi. "Madame Prosecutor" ėshtė njė libėr i shkruar mirė dhe qartė dhe po ashtu me njė ritėm tė mirė. Megjithatė, ka raste qė thellėsia e detajeve nė kėtė libėr vjen. Nė momentet kur Del Ponte jep takimet me zyrtarėt pengues tė Serbisė dhe Kroacisė ... nė kėto momente, narracioni ngadalėsohet.
Libri
Mikrofokusi i librit nė betejat e saj politike, ka parasysh mungesėn e kontekstit gjeopolitik. Del Ponte ka njė moment qė ndalon pėr sa i pėrket njė prej ēasteve ku ndryshon shumė diplomacia ndėrkombėtare nė historinė e kohėve tė fundit: themelimi i njė instrumenti tė ri ligjor qė i sjell diktatorėt dhe kriminelėt e luftės para drejtėsisė. Atje ka njerėz tė brendshėm, si pėr shembull nė rastin e marsit tė vitit 2001, kur Kofi Annan, atėherė sekretar i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, i shkroi Del Pontes duke e kėshilluar atė qė tė kėrkonte ndihmė ekonomike ndaj Jugosllavisė, nė mėnyrė qė tė kishte kushte mė tė mira bashkėpunimi me gjykatėn.
Gjithsesi, lexuesi lihet tė dėshirojė qė Del Ponte ishte e pamatur rreth marrėdhėnieve me superfuqitė, siē ajo ishte pėr shembull edhe nė marrėdhėniet e saj me zyrtarėt e vet. Vetėm njė fraksion i vogėl i kriminelėve tė luftės nė Jugosllavi, kanė qenė akuzuar. Qė nga koha kur Del Ponte la postin e saj, nė fund tė vitit 2007, gjykata ka lėshuar 161 padi, shumica e tė cilave janė pėrqendruar tek figura tė moshuara. Gjykatat lokale priten tashmė qė ta zvogėlojnė barrėn. Disa prej tmerreve tė kronikuara qė tashmė janė bėrė pėr tu lexuar. Nė shkurt tė vitit 2007, njė dėshmitar i mbrojtur, ka dhėnė provat qė i nxjerrin tė fajshėm nė gjyq, shtatė serbo-boshnjakė tė moshuar qė kanė qenė oficerė nė ushtri. Ata ishin akuzuar pėr masakrėn ku vdiqėn mbi 8,000 burra dhe djem myslimanė nė Srebrenicė, nė vitin 1995. Dėshmitari ka qenė shofer, i cili iu dėrgonte ushqim dhe pije ekzekutorėve ndėrsa ata rreshtonin viktimat e veta dhe i qėllonin me armė zjarri.
Mė pas, papritur, tė qėlluarit ndaloi. Njė djalė shumė i ri, u shfaq nga grumbulli i trupave, i mbuluar nė gjak dhe me trup tė copėtuar. Ai filloi tė ecte drejt burrave tė armatosur, ndėrsa qante pėr babain e tij. Ushtarėt ulėn armėt. Oficeri komandues i urdhėroi qė ta qėllonin djalin, por ata refuzuan, duke i thėnė atij qė ta qėllonte vetė nėse donte. Dėshmitari ndėrhyri nė interes ėt djalit: "Papritur ai mė mori pėr dore ... Unė nuk do tė doja qė asnjė nga ju ta pėrjetonte njė moment tė tillė...Kapja,. kapja e tij pas dorės sime, dhe unė isha i ēuditur nga forca e tij". Ai e mori djalin nė makinėn e tij dhe ndezi muzikėn, ndėrsa burrat e armatosur, rifilluan punėn e tyre. Mė vonė nė shkurt tė vitit 2007, njė tjetėr dėshmitar dėshmoi pėr krimin e Srebrenicės. Ai ishte ai djali (tashmė njė djalosh) i cili i kishte akoma shenjat e plumbave.
Gjykata jugosllave ka nė axhendėn e saj qė t'i mbyllė hetimet nė fund tė vitit 2011. Ndėrsa, nė janar, Gjykata Ndėrkombėtare e Krimeve nė Hagė, filloi gjyqin e saj tė parė mbi Kongon, atė tė Thomas Lubanga, njė ish-zotėri lufte i Kongolisė. Tė mbijetuarit e luftės sė Kongos, tashmė janė marrė si dėshmitarė tė ngjarjes. Pėr kėtė, gjithashtu, Karla Del Ponte meriton njė nderim tė konsiderueshėm.
Marrė nga New York Tim
GSH
Krijoni Kontakt