Standarti Europian, fillon tek zyrat e shtetit

Gazeta SOT

11 prill 2009 22:58

Nga Besi BEKTESHI


Mbas njė arritje tė madhe qė ėshtė NATO, dhe preokupacioni pėr tė hyrė nė Bashkimin Europian, ėshtė e qartė qė nuk ka mė kohė pėr eufori, por pėr njė standardizim europian. Kemi trashėguar nė fakt njė mentalitet zyre, tipik komunist dhe glorifikimi i figurės sė diktatorit ka qenė njė nga “cilėsitė” e zyrave tė shtetit shqiptar.

Tjetra “veti” ka qenė deri nė kohėt e fundit, dhe sistemimi i zyrave nė mėnyrė banale, pa asnjė lloj koncepti normal dhe bashkėkohor tė mjedisit zyrtar. Por, janė bėrė hapa pėrpara nė rregullimin e zyrave tė shtetit dhe nė disa raste ka nisur dhe “luksi” pėr tu ndarė edhe nga realiteti. Nuk ėshtė fjala pėr zyrat e privatit, por tė shtetit. Nga histeria e trajtimit tė zyrės nė tė dikurshmen si njė mjedis i frikės, shėmtimit mobiliar dhe figurės sė diktatorit, kemi dalė nė palaēollėkun tė trajtimit tė zyrės sė shtetit si tė ishte kuzhinė apo dhomė pritje e personit, qė e disponon atė vetėm si drejtim.

Nuk ėshtė e vėshtirė tė pėrmendėsh faktin e zyrave nė Europė. Patjetėr qė tani janė hapur dyert dhe tė bie rasti tė shikosh zyra tė shteteve Europiane nė lartėsitė nga mė tė ndryshmet. Nė fakt shikon tre gjėra kryesore. Flamurin ose Stemėn e Republikės dhe nė mė pak raste edhe foton e Presidentit tė Republikės. Po, shikon edhe flamurin Europian dhe tė gjitha kėto tė vendosura nė vendin e duhur pa e ngarkuar zyrėn me tė tjera aksesorė dhe foto apo postera dhe piktura sė paku nė vendin kryesor tė njė zyre shteti.

Por ēfarė ndodh nė Shqipėri?

Zyrat e shtetit shqiptar janė dy kategorish. Kategoria e parė ėshtė e zyrave qė nuk duan t’ja dinė pėr stema dhe flamuj apo edhe foto. Por po pakėsohen.

Sistemi i dytė dhe i pėrhapur ėshtė rregullimi i zyrės sė shtetit, si tė ishte njė dhomė gjumi, kuzhinė apo dhomė pritje shtėpie.

Shkon nė njė zyrė gjykate dhe shikon Bamir Topin, mė poshtė gjyqtarin me njė drejtues tė lartė tė shtetit nė foto, dhe pėrballė disa flamuj tė vendeve tė ndryshme dhe stemat e tyre nė mure.
Shikon edhe foto tė drejtuesit tė zyrės me familjen dhe fėmijėt, por edhe vende piktoreske qė ai ka vizituar dhe kėto i shikon jo nė ndonjė kėnd tė zyrės, por pėrballė dhe nė vendin kryesor. Nė njė drejtori shkolle shikon Kryeministrin Sali Berisha dhe anash, por jo shumė larg flamurin amerikan dhe shqiptar dhe nė mes stemėn e Leikersa-ve, por afėr edhe Majkėll Xhordan dhe nuk kupton dot psenė.. e kėtij kombinimi. Nė njė zyrė tatim-taksash shikon sėrish Topin dhe afėr tij “Nėnė Terezėn” dhe “Papėn e Romės” por qė midis tyre kanė fėmijėt e drejtorit tė zyrės. Nė kėtė zyrė nuk ka asnjė flamur, por nė vend tė tyre ėshtė njė “Ferrari - Testa Rosa” qė nė nivel ėshtė mė lart se Presidenti dhe ēdo foto nė zyrė. Nė njė zyrė ministrie tė rėndėsishme ėshtė foto e Presidentit, por mė afėr tij janė dy flamuj si ai amerikan dhe europian dhe flamuri shqiptar ėshtė fare i vogėl nė tavolinė. Po ti shtosh se nė kėtė zyrė ėshtė edhe njė foto e madhe si poster e Presidentit Bush atėherė kupton qartė se drejtuesi ėshtė njė filo-perėndimor i pa kundėrshtueshėm.
Nė njė zyrė Bashkie ėshtė foto e Presidentit, por jo nė qendėr tė zyrės, sepse vendin e saj e ka zėnė foto e shefit tė zyrės me Kryebashkiakun e Tiranės, e cila ėshtė shumė e madhe dhe tepėr qendrore. Por mė e bukura ka qenė njė zyrė e njė kryetari komune, nė tė cilėn vendi ku punonte kreu i zyrės ishte i ngritur njė metėr mbi dyshemenė e pikėrisht zyrės, qė i jepte ēdo tė ardhuri impresionin se ėshtė pėrpara gjyqit dhe gjykatėsve, kurse pėrballė harta e komunės dhe fytyra e kryetarit nė anė tė saj, si pėr tė thėnė... unė jam komuna... Nė kėtė rast Bamir Topi ishte nė anėn tjetėr dhe poshtė tij njė stufė drush, por me ngjyrė tė kuqe tė errėt dhe me siglėn e partisė prej nga ėshtė kandiduar Kryetari i Komunės. Flamuri shqiptar nė fakt ishte mbi stufė dhe kaq shumė i kishte dalė boja, sa dukej si njė “copė rozė me diēka tė zezė nė mes” qė lidhte foton e Presidentit me stufėn.
Ndėrsa mė “fenomenalja” zyrave, mė ėshtė dukur njė zyrė drejtorie tė shtetit, ku nuk kishte asnjė foto dhe flamur, por vetėm njė pikturė tė madhe e cila tregonte njė pamje tė njė ngjarje tė lavdishme tė kombit shqiptar, por me njė dallim tė jashtėzakonshėm sepse kjo pikturė jo vetėm nuk kishte kornizė, por pėr mė tepėr pėr ta fiksuar nė mur nuk e kishin varur, por dikujt i kishte shkuar mėndja tė ngulte me njė palė gozhda drejt e nė beze nė vendin e telajos dhe kokat e gozhdėve dukeshin qartė nė pikturė. Por situatėn e shpėtonte nė tavolinėn e drejtorit njė glob relativisht i madh, nė tė cilin ishin shkruar dy emra. I pari emri i liderit tė partisė dhe emri i partisė dhe mė anash njė flamur i vogėl i partisė tė drejtorit.
Emocionante vėrtetė, dhe pa asnjė dyshim njė zyrė pėr tu pasur zili, sepse nė njė poltron tresh, bazamenti ku ulen njerzit ishte rrėzuar dhe drejtori tepėr praktik, e kishte lėshuar krejt nė tokė dhe nė mes tė poltronit kishte vėnė dy karrige tė mėdha. Nuk ka ku tė shkojė mė shumė se kaq, zyra e shtetit!! Ka pastaj edhe zyrtarė qė dinė tė vishen, por edhe ato qė vishen si tė ishin tė “gjetur nė rrugė”. Gjithsesi kjo ėshtė e vogėl, por mė e madhe ėshtė mėnyra e sjelljes sė tyre nė zyrėn e shtetit. Kapadaillėkun pėr ato poshtė dhe servilizmin pėr lart, i kohės sė “Enverit” e kanė kthyer nė “fryrjen me qėllim pėrfitimin poshtė, pėr tė dhėnė njė pjesė tė madhe lart”. Por ka edhe tė tjerė qė zyrėn e trajtojnė si njė kafe, nė tė cilėn seriozisht flitet vetėm pėr fitimin dhe jo pėr punėn, pėr klanet dhe moralin e tyre dhe jo pėr ligjin. Ka ku janė edhe pijshėm apo nė delir tė pushtetit. Nuk ka sjellje zyrtare dhe nuk ka takt zyrtar. Mungon krejtėsisht zhargoni zyrtar i pritjes dhe dokumentacionit nė shpjegim. Nuk ka mikpritje dhe nuk ka komunikim.
Jemi jashtė standardit. Jo tė gjithė, sepse ka vende ku buron edukatė, por janė shumė pak. Ky ėshtė njė nga standardet qė duhet tė plotėsojmė, dhe ky ėshtė edhe momenti i parė pėr institucion. Kjo jo vetėm nė zyrat lart, por nė tė gjithė ngrehinėn shtetėrore. Duhen futur njėherė tė tilla zyra nė “standarde dhe pastaj tė pretendosh tė futėsh tė gjithėn”, sepse pėrballja e parė me shtetin vjen qė nga polici qė vishet dhe sillet keq dhe vazhdon tė zyrtari i vogėl qė zyrėn e ka moment “destabilizmi mendor” dhe qė mezi pret tė largohet, dhe deri nė lartėsitė e mėdha qė kanė krijuar luksin, por jo kulturėn e zyrės europiane. Pastaj duhet tė mendojmė se “jemi vėrtetė pėr nė Europė”. Nė fund tė fundit, ajo aty ėshtė dhe pret, por dhe ne kėtu jemi nė zyrat tona, qė janė larg pėr nga institucioni, si nė formė dhe pėrmbajte, nga ato europianet.