Close
Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 204
  1. #191
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    QËNDRIMI AUTORËVE TË KRISHTERË

    NDAJ MASHTRIMEVE SHKENCORE

    TË TEKSTEVE BIBLIK

    - SHQYRTIM KRITIK I TYRE



    Jemi të habitur shumëllojshmëria e reaksioneve të autorëve të krishterë lidhur me ekzistimin e këtij grumbulli të trillimeve, të gjërave të pabesueshme dhe të kundërshtimeve. Disa prej tyre e pranojnë ndonjërën nga këto dhe nuk hezitojnë që në veprat e veta të ballafaqohen me probleme të vështira. Të tjerët hareshëm kalojnë nëpër pohimet e papranueshme, duke i kushtuar kujdes mbrojtjes së teksteve fjalë për fjalë dhe duke u përpjekur të na bindin me anë të deklaratave apologjetike dhe me mbështetje të madhe të argumentave shpesh të papritura, me shpresë se në këtë mënyrë do të harrojnë atë që logjika e hedh poshtë.

    R.P.de Vaux, në Hyrjen e tij të përkthimit të Zanafillës, lë mundësinë e ekzistimit të këtyre kritikave dhe për më tepër flet mbi bazueshmërinë e tyre, por, sipas tij, rindërtimi objektiv i ngjarjeve nga e kaluara është i padobishëm. Ai në shënimet e veta shkruan: "Ajo që Bibla e ka huazuar rikujtimin e një apo më shumë vështrimeve katastrofike ne ultësirën e Tigrit dhe të Eufratit, që tradita i ka zmadhuar deri në parmasat e kataklizmës universale" ka rëndësi fare të vogël; është e rëndësishme se "vetëm autori i shenjtë i ka dhënë këtij kujtimi këshillë universale mbi drejtësinë dhe mëshirën e Zotit, mbi ligësinë njerëzore dhe shpëtimin që jepet të drejtit".

    Kështu është arsyetuar transformimi i një legjende të popullarizuar në ngjarje me përmasa hyjnore - e cila, si e tillë, i ofrohet njerëzve për ta besuar - duke filluar nga çasti kur një autor e ka shfrytëzuar si një ilustrim të një këshille fetare. Një qëndrim i këtillë apologjetik i arsyeton të gjitha keqpërdorimet e njerëzve në krijimin e shkrimeve për të cilat thuhet se janë të shenjtë dhe se përmbajnë Fjalën e Zotit. Të lejosh përzjerje të tilla njerëzore me Hyjnoren, do të thotë të mbrosh të gjitha shpërdorimet e njerëzve me tekste biblike. Nëse ekziston qëllimi teologjik, të gjitha shpërdorimet bëhen të ligjëruara dhe kështu mbrohen dhe ato të autorëve të shekullit VI, me preokupimet legaliste që kanë çuar deri te tregimet e njohura fantazioze.

    Një numër i konsiderushëm i komentuesve të krishterë e konsideruan si mendjemprehtësi që këto trillime, gjëra të pabesueshme dhe kundërthënie të tregimeve biblike, t'i shpjegojnë duke nënvizuar këtë arsyetim: autorët biblikë janë shprehur varësisht nga faktorët shoqërorë me kulturë dhe mentalitet të shumëllojshëm, që gjë ka çuar deri te përkufizimi si "vepra letrare" të veçanta. Futja në këtë mënyrë e kësaj shprehjeje në dialektikën subtile të komentuesve i fsheh të gjitha vështirësitë. Çdo kundërthënie mes dy teksteve ka si shpjegim ndryshimin në mënyrën e të shprehurit të secilit autor, "gjininë letrare" të veçantë të tij. Me të vërtetë këtë argument nuk e pranuan të gjithë, sepse megjithëmend nuk është serioz. Por, ai, përsëri, nuk u hodh poshtë krejtësisht në ditët tonë dhe në rastin e Besëlidhjes së Re do të shihet se në ç'mënyrë jo korrekte bëhen përpjekje që të shpjegohen kundërthëniet aq të hapta të Ungjijve.

    Një mënyrë tjetër që të pranohet ajo që, logjika në tekstin kontestues, po të zbatohet do ta hidhte poshtë, është që teksti përkatës të mbulohet me shqyrtime apologjetike. Vëmendja e lexuesit është zhvendosur nga problemi thelbësor i vërtetësisë së tregimit, për t'u përqëndruar në probleme të tjera.

    Pasqyrimet e kardinal Danielit mbi Përmbytjen, që u paraqitën në revistën "Dieu vivant" (Zoti jeton), me titull "Përmbytja, Kryqëzimi, Gjyqi", zbulojnë një mënyrë të këtillë të të shprehurit. Ai shkruan: "Tradita më e lashtë e Kishës në teologjinë e Përmbytjes ka parë simbolin e Krishtit dhe të Kishës". Ky është "episodi me rëndësi të veçantë..." "gjyqi që godet tërë racën njerëzore". Pasi e citon Origenin, i cili në veprën e vet "Predikimet mbi Ezekielin" flet mbi "Përmbytjen e tërë Gjithësisë të shpëtuar në Anije", kardinali evokon vlerën e numrit tetë "i cili shpreh numrin e vetave të shpëtuar në Anije (Noa dhe bashkëshortja e tij, tre djemtë me tre bashkëshortet e tyre)". Ai e huazon për vete atë që e ka shkruar Justini në veprën e vet "Dialogu"."Ata kanë dhënë simbolikën e ditës së tetë në të cilën Krishti ynë u ringjall nga të vdekurit" dhe shkruan: "Noa, i parëlinduri në krijimin e ri, simboli i Krishtit, i cili ka realizuar atë që ka simbolizuar Noa". Ai vazhdon krahasimin ndërmjet Noas i cili shpëtoi me ndihmën e drurit të Anijes në të cilin ky noton në një anë, dhe të ujit të pagëzimit ("uji të Përmbytjes nga i cili lind njerëzimi i ri") dhe drurëve të kryqit në anën tjetër. Ai ngul këmbë në vlerën e këtij simbolizimi dhe përfundon duke vënë theksin në "pasurinë shpirtërore dhe doktrinare të sakramentit të Përmbytjes".

    Do të mund të flitej shumë për këto krahasime apologjetike. Ato komentojnë - të rikujtojmë - një ngjarje vërtetësia e së cilës nuk mund të mbrohet në peshoren universale dhe në epokën në të cilën vendoset Bibla. Para komentimit, siç është ky i kardinal Danielit, na bie ndër mend epoka e mesjetës kur është dashur që teksti të pranohet ashtu siç ka qenë dhe kur nuk ka qenë e mundur të bëhet asnjë diskutim, përveç atij konformist.

    Por të jep kurajo konstantimi se para kësaj epoke të errësirës së imponuar mund të zbulohen qëndrime shumë logjike, siç është ai i Shën Agustinit, i cili del nga mendimi që i paraprin kohës së vet. Në epokën e Etërve të Shenjtë problemet e kritikës së teksteve kanë qenë dashur të imponohen. Këtë Shën Agustini e evokon në një letër të vetën, Nr. 82, nga e cila po citojmë një fragment më karakteristik:

    "Vetëm këtyre librave të shkrimit (të Shenjtë), që quhen kanonikë, ka mësuar t'u kushtoj një vëmendje dhe një respekt të atillë, sa që besoj fort se asnjë autor i tyre nuk ka mundur të mashtrojë duke i shkruar. Kur në këta libra hasi në pohimin që duket se e kundërshton të vërtetën, atëherë nuk dyshoj se teksti i (kopjes sime) është i gabuar ose përkthyesi nuk ka dhënë në mënyrë besnike tekstin origjinal ose ndoshta intelekti im nuk është i mjaftueshëm".

    Për Agustinin e shenjtë ka qenë e paimagjinueshme që një tekst i shenjtë mund të përmbajë trillime. Shën Agustini e ka përkufizuar shumë qartë dogmën e pagabueshmërisë. Para një fragmenti që duket se i kundërvihet së vërtetës, ai u mendua për kërkimin e shkakut dhe nuk e ka përjashtuar supozimin mbi prejardhjen njerëzore. Një qëndrim i tillë është qëndrim i besimtarit që ka pikëpamje kritike. Në epokën e Shën Agustinit nuk ka ekzistuar mundësia e konfrontimit të tekstit biblik me shkencën. Gjerësia e pikëpamjes së njëjtë me të tijën do të kishte bërë të mundur që në kohën tonë të kapërcehen shumë vështirësi që paraqiten kur i krahasojmë disa tekste biblike me njohuritë shkencore.

    Specialistët e kohës sonë përpiqen, përkundrazi, ta mbrojnë tekstin biblik nga çdo sulm për shkak të gabimit. R.P.de Vaux në Hyrjen e tij në Përmbytje na jep shkaqet që e shtyjnë në këtë mbrotje të tekstit me çdo kusht edhe atëherë kur ajo është e prapranueshme në pikëpamje historike ose shkencore. Ai nga ne kërkon që historinë biblike mos ta shikojmë "sipas rregullave të atij lloji të historisë me të cilën merren bashkëkohësit", sikur mund të ekzistojnë shumë mënyra të të shruarit të historisë. E shpjeguar në mënyrë jo të saktë, historia bëhet - të gjithë e pranojnë këtë - roman historik. Por, këtu, ajo i eviton normat që dalin nga koncepcionet tona. Komentuesi biblik refuzon çdo kontrollim të tregimeve biblike me anë të gjeologjisë, paleontologjisë dhe me anë të dhënave parahistorike. "Bibla nuk varet,shkruan ai, nga asnjëra prej këtyre disiplinave, dhe po të donim ta konfrontonim me të dhënat e këtyre shkencave do të mund të arrihej vetëm deri te kundërthëniet joreale ose te përputhjet artificiale". Duhet të vërejmë se këto refleksione janë bërë lidhur me atë që në Zanafillë nuk është aspak në përputhje me të dhënat e shkencës bashkëkohore, sidomos kapitujt prej 1 deri 11. Por, nëse disa tregime janë të verifikuara plotësisht në kohën tonë, siç janë disa episode nga koha e patriarkut, autori nuk e lëshon rastin të mbështetet në njohuritë bashkëkohore për konfirmimin e vërtetësisë biblike. Ai shkruan: "Dyshimet që kanë dominuar lidhur me këto tregime duhet të lëshojnë pe para vërtetimit të mjaftueshëm që iu bën historia orientale dhe arkeologjia". Me fjalë të tjera, nëse shkenca është e dobishme për ta vërtetuar tregimin biblik, ajo mbështetet në të, e nëse e konteston, është e palejueshme t'i referohet atij.

    Që të pajtohet e papajtueshmja, d.m.th. teoria e së vërtetës së Biblës me karakterin jo të saktë të disa fakteve të paraqitura në tregimet e Besëlidhjes së Vjetër, teologët modernë kanë filluar të bëjnë revidimin e koncepteve klasike të vërtetsisë. Po të donim shprehnim hollësisht shqyrtimet subtile të cilat zhvillohen gjerësisht në veprat me temën vërtetësisë së Biblës, siç është ajo e O. Lorencit (1972), do të dilnim nga suazat e këtij libri. Çfarë është vërtetësia e Biblës? Të përmendim vetëm një gjykim që i përket shkencës:

    Autori shkruan se Koncili i Dytë i Vatikanit "është kujdesur mirë që të mos përcaktojë rregulla për dallimin e së vërtetës nga trillimi në Bibël. Shqyrtimet themelore tregojnë se kjo është e pamundur meqë Kisha nuk mund të vendosë mbi vërtetësinë apo pavërtetësinë e metodave shkencore në atë mënyrë që do të zgjidhte parimisht dhe në mënyrë të përgjithshme çështjen e vërtetësisë së Shkrimit (të Shenjtë)".

    Është e qartë se Kisha nuk do të mund të deklarohej mbi vlerën e një "metode", si mjet për t'iu afruar diturisë. Këtu është fjala për diçka krejt tjetër. Nuk është fjala për diskutimin mbi teoritë, po për faktet e vërtetuara mirë. A thua në epokën tonë është e nevojshme të jesh shkencëtar i mirë për të ditur se bota nuk është krijuar dhe se njeriu nuk është paraqitur në Tokë para tridhjet e shtatë apo tridhjet e tetë shekujve, dhe se ky vlerësim, i nxjerr nga gjenealogjitë biblike mund të shpallet i gabueshëm pa rrezik mashtrimi? Autori, të cilin e cituam këtu do të duhej ta dinte këtë. Pohimet e tij mbi shkencën kanë për qëllim vetëm ta kthejnë problemin vetëm në anën tjetër, në mënyrë që të mos të mund të trajtohet si duhet.

    Rikujtimi i të gjitha këtyre qëndrimeve të autorëve të krishterë ndaj gabimeve shkencore të teksteve biblike e ilustron mirë shqetësimin që e shkaktojnë ato dhe pamundësinë që të përcaktohet një qëndrim tjetër logjik, përveç atij që e pranon prejardhjen e tyre njerëzore dhe pamundësinë për t'i pranuar si pjesë të një shpalljeje.

    Shqetësimi i cili i mundon rrethet e krishtera, kur është fjala për Shpalljen, është shprehur gjatë Koncilit të dytë të Vatikanit (1962 - 1965) kur qenë të nevojshme të bëhen jo më pak se pesë redaktime për tu arritur pajtimi lidhur me tekstin përfundimtar dhe për tu ndërprerë (kjo gjendje e dhemshme që kërcënonte ta mbyste Koncilin) sipas shprehjes së imzot Veberit, në hyrje që e kishte shkruar në dokumentin e Koncilit Nr. 4 mbi Shpalljen15.

    Dy fjali nga ky tekst, që kanë të bëjnë me Besëlidhjen e Vjetër (kreu IV, fq. 53), zhvillojnë gjëra me të meta dhe vjetërsim të atillë të disa teksteve që nuk lejojnë kurrëfarë kontekstimi:

    "Duke mbajtur parasysh pozitën e njeriut para shpëtimt të cilin e ka sjellë Krishti, librat e Besëlidhjes së Vjetër ja bëjnë të mundur secilit të njohë cili është Zoti e cili është njeriu, si dhe mënyrën se si Zoti, me drejtësinë dhe mirësinë e tij, vepron me njerëzit. Këto libra, edhe për kundër asaj se përmbajnë gjëra të papërsosura dhe gjëra të vjetërsuara, përsëri janë dëshmitarë të pedagogjisë së vërtetë Hyjnore".

    Me anë të cilësorit "i papërsosur" dhe "i vjetërsuar", që janë përdorur në disa tekste, nuk mund të thuhet se këta i nënshtrohen kritikës dhe se mund të heqin dorë prej tyre; parimi është lejuar në një mënyrë mjaft të qartë.

    Ky tekst është pjesë e deklaratës së përbashkët, e cila, edhe pse definitivisht është botuar me 2344 vota ndaj 6 votave nuk ka qenë dashur të jetë kaq gati njëzërëshe. Dhe me të vërtetë, në komentimet e dokumentit zyrtar nga imzot Veberi është nënshkruar një fjali e cila në mënyrë të qartë e korrigjon pohimin mbi vjetërsinë e disa teksteve që i përmban deklarata solemne e Koncilit: "Pa dyshim, disa libra të Biblës izraelite kanë kufirin kohor dhe në vete përmbajnë diçka të papërsosur".

    Shprehja "vjetërsuar" nga deklarata zyrtare pa dyshim nuk është sinonim i "kufirit kohor", si shprehje e komentuesve, kurse për sa i përket epitetit "izraelite", të cilin ky i fundit e ka shtuar në mënyrë të çuditshme, ai sikur sugjeron se teksti i Koncilit e ka kritikuar vetëm versionin hebraik, kurse, në të vërtetë, kjo nuk është ashtu aspak pasi që Besëlidhja e Vjetër, gjatë Koncilit, thjesht ishte objekt gjykimi që kishte të bënte me papërsosurinë dhe vjetërsinë e disa pjesëve të saj16.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #192
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Shumë lexues të Ungjijve janë të habitur edhe të turbulluar kur mendojnë për domethënien e disa tregimeve ose kur bëjnë krahasime ndërmjet versioneve të ndryshme të të njëjtës ngjarje që është treguar në disa Ungjij. Këtë e konstanton R.P. Roge në librin e vet "Hyrje në Ungjijtë"17. Me një përvojë të madhe që e kishte arritur gjatë shumë viteve, kur e kishte për detyrë që në një revistë katolike t'u përgjigjej lexuesve të hutuar nga tekstet e Ungjijve. R.P.Roge ka mundur ta vlerësojë rëndësinë e pertubacionit që ka shkaktuar tek ata literatura e tyre. Ai shënon se bashkëbiseduesit e tij, të cilat i takonin mjediseve shumë të ndryshme shoqërore dhe kulturore, kërkonin shpjegime lidhur me tekstet "e paqartë të pakuptueshme, edhe kundërthënës, absurd ose skandaloz". Nuk ka dyshim se leximi i plotë i Ungjijve është në gjendje t'i shqetësojë shumë të krishterët.

    Një observim i këtillë është bërë së voni libri i R.P.Roge-së është botuar më 1973. Në kohën e cila nuk është aq e largët shumica e të krishterëve nga Ungjijtë dinin vetëm fragmente të zgjedhura, që janë lexuar gjatë shërbimit ose që janë komentuar nga altari. Nëse lihen anash protestantët, nuk ka qenë e zakonshme që Ungjijtë të lexohen në tërësi jashtë këtyre rasteve. Ndër doracakët të edukimit fetar janë përfshirë vetëm botimet e tyre të shkurtra: teksti in extenco (tërësisht) nuk ka qenë fare në lexim. Gjatë kohës së studimeve të mija në një ent katolik, më kanë rënë në dorë vepra të Virgjilit dhe të Platonit, por jo edhe Besëlidhja e Re. Por, përsëri, teksti grek i këtij do të ishte shumë instruktiv: shumë më vonë e kam kuptuar pse nuk na i jepnin për ti përkthyer librat e shenjtë të krishterë. Ato do të mund të na shtynin t’u bënim pyetje mësuesve tanë të cilat do ti tronditnin.

    Nëse njeriu ka shpirt kritik, duke i lexuar Ungjijtë in extenco do të vijë patjetër deri tek këto zbulime të cilat edhe e kanë shtyrë Kishën të ndërhyjë dhe t'u ndihmojë lexuesve në mënyrë që ta kalojnë tronditjen e tyre. "Shumë të krishterë kanë nevojë të mësojnë t'i lexojnë Ungjijtë", konstanton R.P.Roge. pa marrë parasysh se a pajtohemi me shpjegimet e bëra autori ka meritë të madhe që është ballafaquar me këto probleme delikate. Kjo, për fat, akoma nuk po ndodh me shumë dokumente mbi Shpalljen e krishterë.

    Në botimet e Biblës të dedikuara për publikun e gjerë, shënimet hyrëse shprehin më së shpeshti një grumbull pikëpamjesh që do të dëshironin të bindnin lexuesin se Ungjijtë përgjithësisht nuk shtrojnë probleme të personalitetit të autorit të librave të ndryshëm, rreth origjinalitetit të teksteve dhe rreth karakterit të vërtetë të tregimeve. Edhe pse ekzistojnë aq shumë gjëra të panjohura për autorët, në origjinalitetin e të cilëve nuk jemi të sigurtë aspak, sa janë të sakta këto lloje të shënimeve, që shpesh e paraqesin si të sigurtë atë që është vetëm hipotezë, duke pohuar se filan ungjilltar i ka parë ngjarjet, kurse veprat e specializuara e pohojnë të kundërtën18.

    Teprohet shumë me shkurtimin e kohës ndërmjet fundit të profecisë së Jezusit dhe paraqitjes së teksteve. Do të dëshironim të na bindnin vetëm për një redaktim që është bazuar në gojëdhënat popullore, edhe pse specialistët e kanë dëshmuar redaktimin e teksteve. Aty-këtu flitet për disa vështirësi të interpretimit, por kalohet rrëshqitazi pranë kundërthënieve të qarta që ja vrasin syrin atij që mendon. Konstatohet shpesh se në fjali të shkurtra eksplikative, të futura në shtojcë, si shtesë e hyrjeve qetësuese, kundërthëniet e gabimet e hapta janë fshehur ose janë mbytur me argumentime të shkathta apologjetike. Kjo gjendje që zbulon karakterin dinak të këtyre komenteve është shastIsës a.s.e.

    Shqyrtimet që po i bëjmë këtu do t'i habisin, pa dyshim, ata lexues të mi të cilët ende nuk kanë njohuri për këto probleme. Përveç kësaj, para se të hyjnë në thelbin e çështjes, që tani dëshiroj t'i ilustroj fjalët e mija me një shëmbull që më duket se është krejt demonstrativ.

    As Mateu, as Gjoni nuk flasin për shëlbimin e Jezusit. Luka në Ungjillin e vet e vendos në ditën e ringjalljes dhe dyzet ditë më vonë në Veprat e Apostujve, autor i të cilës do të duhej të ishte. Sa i përket Markut, ai përmend (duke mos e saktësuar datën ) në një finale, e cila sot konsiderohet jo autentike. Shëlbimi domethënë, nuk ka kurrëfarë baze solide biblike. Por, përsëri, komentuesit i afrohen kësaj çështje të rëndësishme me një indiferencë të pabesueshme.

    A. Trikoti, në librin e tij Petit Dictionnaire du Nouveau Testament ( Fjalori i vogël i Besëlidhjes së re), nga Bibla Crampon, vepër shumë e përhapur ( botuar më 1960) 19, nuk i kushton asnjë artikull shëlbimit. Synopse des 4 Evangiles (Krahasimi i katër Ungjijve) P.R. Benoitit dhe P.P. Boismardit, profesor në Shkollën Biblike të Jeruzalemit ( botuar më 1972) 20, në vëllimin II, fq.451dhe 452, na mëson se te Luka shpjegohet me "mjeshtri letrare". Le të kuptojë kush të mundet!

    Me siguri shumë të madhe R.P. Roge, në veprën e vet Initiato a l'Evangile ( Hyrje në Ungjijtë), në vitin 1973, nuk është mashtruar me një argument të tillë, por shpjegimi që na ofron ai është i pazakontë:

    "Këtu, si dhe në shumë raste të ngjashme, problemi duket se është i pazgjithshëm vetëm nëse pohimet e Shkrimit (të Shenjtë) merret si shprehimisht materiale, duke harruar domethënien e tyre fetare. Nuk është fjala për atë që realiteti i fakteve të kthehet në një simbolizëm të flashkët, por të kërkohet qëllimi teologjik i atyre që na zbulojnë fshehtësitë, duke na dhënë fakte të kapshme , të përshtatshme për ndjesinë e selitur të shpirtit tonë".

    Si të kënaqemi me një shpjegim të tillë? Formulat apologjetike të këtij lloji mund t'ju shërbejnë vetëm dogmatikëve.

    Citati i R.P.Roges është njësoj interesant për pranimin e tij se në Ungjijtë ka "shumë raste të ngjashme" me atë të shërbimit. Domethënë, është e nevojshme t'i futemi problemit plotësisht, nga brenda, me objektivitet të plotë. Duket se është mençuri të kërkohet shpjegim për studimin e kushteve në të cilat janë shkruar Ungjijtë dhe për klimën fetare të asaj kohe. Nxjerrja në dritë e korrigjimeve të redaktimeve fillestare, që janë bërë mbi bazë të gojëdhënave popullore, dhe ndryshimi i teksteve gjatë transmetimit deri te ne, e bëjnë shumë më pak të pazakonshëm ekzistimin e fragmenteve të paqarta, të pakuptueshme, kundërthënëse dhe të pabesueshme, që ndonjëherë shkojnë deri në absurd ose të fragmenteve të papërputhshme me faktet që i ka vërtetuar përparimi shkencor në kohën tonë.

    Është fakt se para disa dhjetëvjeçarësh është paraqitur interesi për studimin e Shkrimeve (të Shenjta) në frymën e studimit objektiv. Në një libër të kohës më të re "Foi en la Resurrection, Resurrection de la foi" (Besimi në Ringjallje, Ringjallje e Besimit)21, R.P. Kannengiesser, profesor në Institutin Katolik të Parisit, jep një pasqyrë të shkurtër të këtij ndryshimi të thellë me këto fjalë: "Besimtarët e vërtetë as që e dinë se është bërë revolucion me metodat e shpjegimit të Biblës që nga epoka e Piut XII". "Revolucioni" për të cilin flet autori është i datës më të re. Ai fillon të vazhdojë në këshillimin e besimtarëve, së paku nga disa specialistë, të cilët i vë në lëvizje kjo frymë e re. "Qarkullimi i prespektivave më të besueshme të traditës baritore, shkruan autori, nuk është filluar aspak me këtë revolucion të metodave të shpjegimit".

    R.P. Kannengiesser tërheq vërejtjen se "Nuk duhet kuptuar shprehimisht" faktet që i sjellin Ungjijtë për Jezusin, "të shkruash siaps rasteve" ose "luftarake", autorët e të cilëve "i ushqejnë me shkrim gojëdhënat e bashkësive të veta mbi Jezusin"22. Lidhur me ringjalljen e Jezusit, që është temë e librit të tij, ai nënvizon se asnjë autor i Ungjijve nuk mund t'i përshkruajë vetes cilësinë e personit që e ka parë ngjarjen, duke bërë me dije se duhet të jetë ashtu edhe me një pjesë të jetës së Jezusit, pasi, sipas Ungjijve, asnjë apostull - përveç Judës - nuk u nda nga Mësuesi që nga momenti kur i shkuan pas e deri në manifestimet e fundit në këtë vend.

    Ja, pra, sa jemi larg pikpamjeve tradicionale, të cilat në mënyrë edhe më solemne i ka vërtetuar Koncili i Dytë i Vatikanit, para më pak se dhjetë vjetësh, e të cilat akoma huazojnë vepra bashëkohore të vulgarizimit që u janë kushtuar besimtarëve. Por, pak nga pak, e vërteta po del në dritë.

    Nuk është e lehtë të vihet deri tek e vërteta , sepse aq e rëndë është barra e tradirës që është mbrojtur me aq ashpërsi. Nëse duam të lirohemi nga ajo, duhet t'i afrohemi problemit në thelbin e tij, domethënë më parë të studiohen kushtet që kanë bërë që të lind krishtërimi
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #193
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    All-llahu Isait [alejhis-selam] ia shpalli Inxhilin, i cili në përmbajtjen e tij të vërtetë të zbritur, nuk ekziston në asnjë gjuhë e as në ndonjë version. Sot ekziston e ashtuquajtura Dhjata e Re, e cila përbëhet prej katër ungjijve - Ungjilli sipas Mateut, sipas Markut, sipas Lukës dhe sipas Gjonit. Pastaj Letrat e nxënësve të Isait, Letrat e nxënësve të nxënësve të Isait, Veprat e Apostujve, katërmbëdhjetë Letrat e Palit, tetë Letrat e nxënësve të Isait apo nxënësit e nxënësve.
    Ungjijtë, më saktësisht janë shkruar mes viteve 60-98 p.e.s. apo pas ngritjes së Isait [alejhis-selam], në një periudhë prej tridhjetë dhe pesëdhjetë e pesë viteve. Origjinali i katër ungjijve është zhdukur, nuk ekziston asnjë kopje origjinale që është dorëshkrim i autorit. Nuk ekziston edhe kopja e Ungjillit sipas Mateut i shkruar në gjuhën arameje, por ekziston vetëm përkthimi grek i përkthyesit anonim.
    Në fillim, ungjijtë nuk ishin vetëm katër. Numri i tyre kishte arritur në njëqind. Kisha kishte ndaluar përdorimin e shumicës së tyre, kurse disa i kishte djegur sepse binin në kundërshtim me ambiciet kishtare. Autenticiteti i katër ungjijve nuk qe shkas që kisha t' i veçojë nga të tjerat, por për arsye se ata përputheshin me interesat kishtare. Kisha nuk refuzonte autorët e ungjijve pasi që ata ishin shoqëruesit Jezusit. Mateu dhe Gjoni janë apostuj. Luka, autor i Ungjillit, është nxënës i Palit i cili është nxënës i Barnabës e ky i fundit është nxënësi i Isait (Jezusit).
    Marku, autor i Ungjillit, nuk është nxënës i Jezusit (sepse këta bazohen në burime krishtere) por nxënësi i Pjetrit - shoqërues i Jezusit. Gjoni, autor i Ungjillit, konstatohet se nuk është ithtar i pandashëm i Jezusit, por emër që e përdori autori për të dëshmuar autenticitetin e librit të vet. Pra, prej të katërve, autor i vetëm i një Ungjilli është apostull, ndërsa autorët e tre ungjijve të mbetur janë vepra nxënësish të nxënësve ose individëve të panjohur.
    Isai [alejhis-selam] kur u paraqit me misionin e tij, nuk pretendoi të paraqesë religjion te ri, por të ripërtërijë mësimet e Musait [alejhis-selam], nxitjen e dashurisë mes njerëzve, asketizmin, tolerancën, kryerjen e veprave të mira, si dhe të vërtetojë përgëzimin e ardhjes së Pejgamberit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ky është edhe kuptimi i fjalës Inxhil, e cila d.m.th. përgëzim.
    Po ashtu, Isai [alejhis-selam] ishte pejgamber i vetëm i hebrenjve, për këtë dëshmojnë vetë ungjijtë. Mësimet e Isait nuk mbetën siç ishin, po ashtu edhe Inxhili, fundamenti kryesor, nuk mbeti pa u prekur nga pasardhësit e Isait. Në të ndodhën ndërhyrje radikale me ç’rast u ndryshuan mësimet e Mesihut, Isait - birit të Merjemes [alejhis-selam] (Marisë). Të theksojmë më të rëndësishmet.

    1. Zhdukja e Inxhilit të Isait, Inxhilit të shpallur nga Zoti.
    2. Paraqitja e dhjetëra ungjijve kontradiktorë, ku çdo autor pretendon se versioni i tij është më autentik.
    3. Zhdukja e dorëshkrimeve origjinale të ungjijve.
    4. Shfaqja e ungjijve të përkthyer origjinali i të cilit është zhdukur, siç është rasti me Ungjillin sipas Mateut, të cilin ai e shkroi në gjuhën arameje, me ç’rast origjinali është humbur, ndërsa është shfaqur përkthimi në gjuhën greke.
    5. Kisha ndaloi përdorimin e ungjijve që nuk përputheshin me dogmat e saja, me këtë akt, shumë të vërteta u zhdukën.
    6. Mbajtja e sinodeve kishtare me ç’rast u ndërmorën ingerenca për të anuluar mësimet e Musait, anulimi i mësimeve të porositura nga Isai. Ky grusht ishte i kobshëm për mësimet e Isait.
    7. Organizimi i sinodit të Jerusalemit në vitin 55 me prezencën e Pjetrit, i madhi i apostujve, i cili anuloi synetimin (rrethprerjen), gjërat e ndaluara i përkufizoi vetëm në gjakun, të varurën, atë që është therrur për idhujt dhe prostitucionin.
    8. Kisha rreptësisht ndaloi përdorimin e Ungjillit të Barnabës (nxënësi i Isait) i cili vërteton se Isai është njeri, nuk është gozhduar në kryq dhe pejgamebri që duhet të paraqitet është Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
    9. Paraqitja e njerëzve siç është Pali, të cilët i dhanë të drejtën vetes, madje ia tejkaluan edhe Isait, në të njëjtën kohë të kontestojnë mësimet e Musait dhe të Isait. Në të njëjtën kohë, kisha u dëshiroi mirëseardhje dhe miratoi vendimet e tyre. Nëse shfaqej kontradiktë, fjalës dhe mendimit të Palit i jepej përparësi kundrejt fjalës së Isait. Letrat e Palit nuk ishin të pranuara zyrtarisht deri më vitin 364. Në atë vit kisha i pranoi dhe u bënë pjesë e librit të shenjtë.
    10. Krishterizmi nuk ishte religjion me mësime të pandryshueshme, ato ndryshoheshin sipas vendimeve të autoriteteve kishtare dhe të Papës. Sa për ilustrim, martesa, shkurorëzimi dhe asketizmi, ajo që është e lejuar sot, mund të ndalohet nesër dhe anasjelltas.
    11. Kisha beson se gjithçka që ekziston në Dhjatën e Re është shpallje nga Zoti, edhe pse në të ekzistojnë mijëra gabime dhe qindra momente kontradiktore.
    12. Kisha vlerëson, e assesi Jezusi, se Dhjata e Re ka anuluar Dhjatën e Vjetër, apo Ungjilli anuloi Torën. Kjo është në kundërshtim me vetë fjalët e Jezusit.
    13. Pali ndryshoi veçoritë më të theksuara të fesë së Isait, shndërroi krishterizmin në fe universale, ndërsa Isai ishte i Dërguar vetëm për izraelitët. Pali e trajtonte Isain si perëndi, ndërsa ky është deklaruar si pejgamber dhe njeri. Pali besonte në trininë e Zotit, ndërsa Isai deklaronte se Zoti është Një, i Vetëm. Pali kishte anuluar synetimin (rrethprerjen) pasi që më parë kishte porositur Isai në mësimet e tij. Pali lejoi ngrënien e mishit të derrit, ndërsa këtë e kishin ndaluar Musai dhe Isai. Ai instaloi dogmën e gozhdimit në kryq si akt të flijimit e që më herët nuk ekzistonte. Për këto arsye, Krishterizmi i sotëm llogaritet si Krishterizmi palian në shumicën e parimeve të tij, e assesi fe që predikoi Isai.
    14. Në Sinodin e Nikesë të vitit 325, delegatët hulumtuan natyrshmërinë (qenien) e Zotit nën patronazhin e perandorit Konstantin. Shumica e delegatëve votuan se Jezusi është vetëm pejgamber i Zotit, me këtë akt perandori u hidhërua dhe shpalli të pavlefshëm tubimin. Disa delegatë që ishin kundër tij, i dënoi me vdekje. Thirri mbledhje të re të përbërë nga përkrahësit (pozita), përmes votimit (pas terrorizimit) u arrit konsensus se Jezusi është Zot dhe se Zoti është i përbërë nga tri komponente (parimi i trinisë). Përmes votimit dhe me dekretin e perandorit, Jezusi u shndërrua në Zot!
    15. Pas vendimit të Nikesë (më 325), startoi ligji që ndalon përdorimin e ungjijve që bien ndesh me vendimet e tubimit të mbajtur, ku ungjijtë u konfiskuan dhe u dogjën.
    16. Në vitin 381 u organizua një tubim tjetër, Koncili ose Sinodi i Konstandinopojës, nën patronazhin e perandorit Teodor, për të hulumtuar natyrshmërinë e Shpirtit të Shenjtë. Me shumicë absolute votash u vendos se Shpirti i Shenjtë është Zot, komponentë që përbën trininë.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #194
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    doni me?

    POSTULATET E KRISHTERIZMIT


    Krishterizmi bashkëkohor ngritet mbi shtatë parime kryesore:

    1. Pagëzimi
    Larja e foshnjës së posalindur me ujë, për të shlyer gjurmët e mëkateve të trashëguara, besim ky i gabuar, sepse mëkati nuk trashëgohet siç potencon Tora, e konfirmon logjika dhe argumentet tradicionale. Po ashtu, Jahja [alejhis-selam] e anuloi pagëzimin duke thënë dhe duke përgëzuar ardhjen e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kurse sipas tyre pastrimi (shlyerja e mëkateve) në të ardhmen do të jetë përmes Shpirtit të Shenjtë, d.m.th. me Fjalën e Zotit dhe Shpalljen e Tij.
    2. Darka e shenjtë
    Ngrënia e bukës llogaritet sikur ngrënie e trupit të Krishtit (Mesias), pirja e verës sikur gjaku i tij. Këtë darkë nuk e përmendën të gjithë ungjijtë, po ashtu raporti mes simbolikës dhe formës së argumentimit është i dobët, shtoja edhe ndyrësirën e verës (siç e sqarojnë tekstet e Dhjatës së Vjetër dhe të Re).
    3. Pranimi i mëkatit
    Me këtë rast mëkatari para klerikut pranon mëkatin e bërë, si simbol i pendimit. Kleriku vihet në postin e ndërmjetësuesit mes njeriut dhe Zotit, ky ndërmjetësim shkëput lidhjen e drejtëpërdrejtë shpirtërore me Zotin. Kjo nuk është obligative, por qëllimi i saj është rritja e pushtetit të kishës. Ai që dëshiron pendimin, nuk i nevojitet ndërmjetës mes tij dhe Krijuesit të tij. Cili do të jetë ndërmjetësuesi mes papës dhe Zotit ?!!

    4. Shpëtimi
    Kisha supozon se shpëtimi arrihet me pranimin e Jezusit si Bir i Zotit, i cili është kryqëzuar në shenjë flijimi. Kisha kushtëzoi shpëtimin vetëm përmes besimit, e që bie ndesh me vetë Ungjillin, i cili nxitë njerëzit për bëmirësi dhe të përmbajturit e këshillave si rrugë e vetme e shpëtimit.
    5. Trinia
    Kisha vlerëson se Zoti është i përbërë nga tri komponente (që përbëjnë Një Zot). Kjo është në kundërshtim me porositë e pejgamberëve të mëparshëm dhe mësimet që i predikoi Isai, të regjistruara në ungjijtë e tyre. All-llahu është Një e nuk është pjesë e trinisë.
    6. Hyjnizimi i Mesihut
    Kisha konsideron se Jezu Krishti është Bir i Zotit dhe njëkohësisht Zot. Kjo është në kundërshtim me vetë tekstet e Ungjillit, që regjistroi fjalët e Krishtit, i cili qindra herë kishte përsëritur se është Pejgamber, Lajmëtar, njeri apo bir i njeriut.
    7. Kryqëzimi
    Kisha konsideron se Jezusi është kryqëzuar për hir të shlyerjes së mëkateve. Dihet se nuk ekziston raport mes kryqëzimit dhe shlyerjes së mëkateve. Shlyerja e mëkateve arrihet me pendim dhe devotshmëri e assesi me kryqëzimin e ndokujt tjetër. Edhe vetë ndodhia e gozhdimit në kryq, siç argumentojnë versionet e ungjijve, është e paqartë dhe kundërthënëse, dhe as që ka ndodhur kryqëzimi i Isait.

    Kështu, do të vërejmë se Krishterizmi bashkëkohor i ngritur mbi shtatë parime, demantohet me lehtësi. Disa prej tyre, si pagëzimi, vetë Ungjilli i ka anuluar. Darka e shenjtë është mohuar nga ana e Gjonit, njëri prej apostujve (havarijjunëve), pranimi i mëkatit para klerikut është çështje për të cilën Jezusi nuk ka folur në asnjë Ungjill. Rreth çështjes së shpëtimit, ungjijt janë në mospajtim të qartë ndërmjet vete (do të shpjegohet në kapitujt e ardhshëm). Për Trininë Jesusi nuk ka thënë asgjë, për këtë as që ka folur ndonjë Lajmëtar, para ose pas tij. Hyjnizimin e Krishtit, mendja racionale dhe natyra e shëndoshë e njeriut nuk e pranon, mirëpo këtë nuk e pranojnë as shpalljet e feve qiellore. Kryqëzimi i Krishtit nuk ka ndodhur dhe nuk ekziston lidhje mes kryqëzimit të individit dhe shlyerjes së mëkateve të individit tjetër.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #195
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Forca vellezer mesoni!


    ESENCA E PROBLEMIT

    Erdhi i Dërguari i Zotit i quajtur Isa. Zoti ia shpalli librin qiellor të quajtur Inxhil. Ungjilli i Isait u zhduk, në skenë u shfaqën dhjetëra ungjij kontradiktorë. Më pas, ungjijve njerëzit ia bashkangjitën letrat për të cilat pretendonin se janë të shpallura. Ndodhën plasaritje të mëdha ideologjike dhe teologjike. Perandori romak intervenoi, me ç’rast detyroi klerin fetar të sjellë vendime që i konvenojnë atij, u konfiskuan ungjijtë që nuk përkrahnin idetë e perandorit. Pastaj u shfaq kisha, e cila vetes i dha të drejtën të sjellë vendime dhe të riformulojë mësimet e Isait. Ajo shndërroi papën në qenie të pagabueshme, i dha ingerenca të sjellë vendime, ku ai me pushtetin e tij mund të riformulojë mësimet e Isait.
    Fjalët e Isait nuk janë të qarta tërësisht për shkak të zhdukjes së Inxhilit të tij, shfaqjes së dhjetëra ungjijve kontradiktorë, zhdukjes së origjinaleve të këtyre ungjijve. Pastaj pasuan Pali, sinodet, patriarkët, kishat dhe papët. Çdonjëri prej tyre mësimet e Isait i përmirësonte, i redaktonte ashtu siç ua kishte ëndja.
    Pas gjithë kësaj, prej mësimeve të Isait mbeti diçka e pavlerë, por edhe për këtë kisha nuk zgjonte interesim, sepse ajo formuloi religjion të veçantë që tërësisht dallohej nga mësimet e Isait. Kisha në religjionin e ri kishte futur vetëm emrin e Jezusit, ndërsa mësimet e tij i kishte lënë anësh. Krishterizmin bashkëkohor mund ta emërtosh me emra të ndryshëm, si Krishterizëm palian, Krishterizëm kishtar apo Krishterizëm modern. Mund ta quash kështu ose ashtu, mirëpo është tepër vështirë ta quash si fe e Isait. Problemi ka anën tjetër, fragmentet e Dhjatës së Re nuk përfshijnë të gjitha segmentet fundamentale të jetës. Dhjata e Re është larg rregullimit të sistemit familjar, trashëgimisë, ekonomisë, politikës, luftës dhe paqes.
    Fjalët e Isait nuk janë legjislacion i ri e as që vlejnë për të, janë këshilla të përgjithshme edukative, kryesisht për dashurinë, tolerancën dhe asketizmin. Këto janë tre tipare që i mungonin shoqërisë hebreje. Çifutët shquheshin për nga urrejtja dhe dëshira e flaktë për kapital (pasuri). Mu për këtë, mësimet e Isait u fokusuan në dashurinë, tolerancën dhe asketizmin. Pjesa dërrmuese e Dhjatës së Re nuk është shpallje e Zotit, janë veprat e apostujve, katërmbëdhjetë dhe tetë letrat janë vetëm letra, e në asnjë rast nuk janë shpallje.
    Dihet se ligji i Musait ishte vetëm për bijtë e Izraelit, Isai nuk erdhi me ligj të ri (legjislacion). Fragmente të shumta në ungjij, flasin se Isai ishte pejgamber vetëm për izraelitët. Kjo nënkupton se bota (njerëzimi në tërësi) nuk posedonte legjislacion qiellor deri në mbarim të jetës së Isait.
    Gjithashtu, edhe vetë Isai sipas fragmenteve të ungjijve, paralajmëroi për pasardhësin i cili do të barte Fjalën e plotë të Zotit. Pas Isait, pejgamberi i vetëm që u dërgua ishte Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Nuk ka logjikë që Zoti t’i lë njerëzit pa udhëzim të përsosur. Për këtë, të gjitha argumentet racionale dhe tradicionale dokumentojnë për domosdoshmërinë e zbritjes së shpalljes së përsosur qiellore pas Isait. Vërtetë i zbriti shpallja Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #196
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    METODA E NDJEKUR

    Kam përdorur pjesë të Dhjatës së Re – të katër ungjijve, veprat e apostujve, katërmbëdhjetë letrat e Palit dhe tetë letrat, dhe pas studimit të çdo pjese të tyre, kam bërë krahasimin me pjesët e tjera, ndërsa ajo që tërheq vëmendjen është kështu:

    1. Fragmentet e një Ungjilli bien ndesh me fragmentet tjera të po të njëjtit Ungjill.
    2. Fragmentet e një Ungjilli bien ndesh me fragmentet e Ungjillit tjetër.
    3. Fragmentet e një Ungjilli janë kundërthënëse me fragmentet e Torës dhe me pjesët e Dhjatës së Vjetër.
    4. Tekstet e letrës bien ndesh me tekstet tjera të po të njëjtës letër apo letre tjetër të të njëjtit autor, ose janë kundërthënëse me ndonjë Ungjill ose me Dhjatën e Vjetër, apo me ndonjë letër të autorit tjetër. Nëse dy fragmente janë në kundërthënie mes vete, kjo nënkupton se njëri prej tyre është jo i saktë ose të dy janë jo të saktë. Kundërthënia sinjalizon ekzistimin e gabimit ose ndryshimit mes tyre.

    Po ashtu, ka raste të tjera që tërheqin vëmendjen në studimin e Dhjatës së Re:

    1. Fragmente që nuk i pranon mendja dhe logjika.
    2. Fragmente, që në mënyrë të qartë të bëjnë me dije se nuk janë të shpallura dhe nga kjo automatikisht kuptohet se Dhjata e Re nuk është vërtetë shpallje hyjnore.
    3. Fragmente që demantojnë kishën dhe dogmat e saj.
    4. Fragmente që vërtetojnë qenien njerëzore të Isait.
    5. Fragmente që vërtetojnë se Isai është vetëm pejgamber.
    6. Fragmente që vërtetojnë Njëshmërinë e Zotit.
    7. Fragmente që vërtetojnë se kryqëzimi i Isait nuk ka ndodhur.
    8. Fragmente që demantojnë aktin e kryqëzimit, si simbol flijimi.
    9. Fragmente që hedhin poshtë dogmën e mëkatit të trashëguar.
    10. Fragmente që hedhin poshtë doktrinën e trinisë.
    11. Fragmente që vërtetojnë se Isai është i dërguar vetëm te bijtë e izraelit.

    Kështu, ky studim mbështetet në dy mënyra:

    Mënyra e parë: sqarimi i fragmenteve kontradiktore
    Mënyra e dytë: sqarimi i teksteve që kanë domethënie të veçantë.

    Burimi i çdo teksti është regjistruar, duke sinjalizuar Ungjillin apo letrën ku pason numri i kaptinës si dhe numri i fragmentit, p.sh: [Mt, 1/3] d.m.th. Ungjilli sipas Mateut, kapitulli i parë, fragmenti i tretë, sipas përkthimit të gjuhës arabe, të të ashtuquajturit “Libri i Shenjtë“.
    Injoranca nuk zhduket me top

  7. #197
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    JEZUSI PARA SE TË KRYQËZOHET

    Pilati pasi që ua dorëzoi çifutëve të arrestuarin, çdonjëri nga ungjijt transmeton këtë ndodhi në formë të ndryshme. Këtu do të shohim transmetime të ndryshme se çfarë ndodhi gjatë aktit të dorëzimit të tij çifutëve dhe gozhdimit të tij në kryq.
    1. Ushtarët dhe çifutët e sollën të arrestuarin në pallatin e qeverisë [Mateu 27/27]. Këtë version e transmetoi edhe Marku [15/16], kurse Luka dhe Gjoni nuk e përmendën këtë.
    2. “Ia qitën krahëve një mantel të kuq” [Mateu 27/28]. Marku tha “E veshën me mantel të kuq” [Marku 15/17], Luka dhe Gjoni nuk janë të informuar për këtë.
    3. “Pastaj gërshetuan një kurorë ferrash ia vunë në krye… ia dhan një kallam” [Mateu 27/29], dhe talleshin me të sepse i dhanë formën e mbretit. Të njëjtën gjë e transmeton edhe Marku, por harroi të përmend kallamin! [Marku 15/17]. Luka dhe Gjoni as që e regjistruan këtë rast.
    4. Ushtarët dhe të pranishmit talleshin me Jezusin duke i thënë: ”Të falemi, mbret i judenjve!” [Mateu 27/29], të njëjtën rast e transmetoi Marku kurse Lukës dhe Gjonit as që u bie ndërmend për këtë!
    5. Ushtarët dhe të pranishmit e pështynin , ia morën kallamin dhe me të i binin kresë. [Mateu 27/30], Luka dhe Gjoni nuk përmendin për këtë sjellje ofenduese.
    6. Ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij. [Mateu 27/31]. Të njëjtën e tha Marku [15/20], ndërsa Luka dhe Gjoni nuk përmendën asgjë.
    7. Kur e nxorën për ta gozhduar në kryq të arrestuarin, rrugës e takuan Simonin nga Cirena …”Dhe e detyruan ta barte kryqin e tij” [Mateu 27/32], të njëjtën e transmetuan [Marku 15/21] dhe [Luka 23/26], ndërsa Gjoni transmetoi se Jezusin e detyruan ta mbarte kryqin [Gjoni 19/17].
    8. Jezusit i dhanë të pijë verë të përzier me temelth [Mateu 27/34], ndërsa sipas Markut …“ i dhanë verë të përzier me mirë”[Marku 15/23], ndërsa Luka dhe Gjoni nuk janë të informuar për këtë rast.
    9. I arrestuari, ”pasi e kërkoi, s’deshi ta pijë” [Mateu 27/34], ndërsa sipas Markut “I dhanë verë të përzier me mirë, por ai nuk e muar.” [Marku 15/23]. Marku nuk përmendi se a e provoi apo jo! Luka dhe Gjoni nuk e regjistruan këtë rast.
    10. Gjatë rrugës për ekzekutim, pas Jezusit shkonte një turmë e madhe njerëzish në mesin e të cilëve kishte gra që e qanin dhe e vajtonin. i arrestuari u mbajti një fjalim atyre [Luka 23/27-30]. Luka është i vetmi ungjilltar që e regjistroi këtë segment të ngjarjes. Në të gjitha hapat e kaluara mund të vërejmë se katër ungjijtë nuk janë unanim në asnjë ndodhi të përmendur. Mospajtimi ekziston në vendin, mantelin e kuq, kurorën prej ferrave, talljet, pështyerjet, në heqjen e mantelit dhe veshjen e rrobave, bartjen e kryqit, në pijen, me të pranishmit. Mospajtim në çdo segment!!! Mospajtimi nuk është i dorës së dytë, por është esencial, qenësor, e ai në të gjitha rastet është kontradiktore. Ndodhi apo nuk ndodhi!!
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #198
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    AKTI I GOZHDIMIT NË KRYQ

    Po ashtu ungjijtë janë në mospajtim se çfarë ndodhi pasi që u gozhdua i arrestuari (sipas tyre Jezusi). Pra, sjellim disa shembuj për mospajtimet e tyre:
    1.“Atëherë e gozhduan në kryq dhe me short i ndanë ndër vete petkat e tija.” [Mateu 27/35] Marku [15/24] dhe Luka [23/34] transmetuan në mënyrë identike, ndërsa Gjoni transmetoi se ushtarët morën petkat e sipërme të tij dhe i ndanë në katër pjesë, morën edhe petkun e poshtëm, nuk e ndanë në pjesë por hodhën short kujt t’i bjerë. [Gjoni 19/23-24].
    2. Ishte ora tre kur e kryqëzuan [Marku 15/25]. Marku është ungjilltari i vetëm që përmendi kohën e kryqëzimit.
    3. Ushtarët … ”ndenjën dhe e ruanin” [Mateu 27/36]. Me këtë veçohet Mateu.
    4. Mbi kryq ekzistonte mbishkrimi në të cilin shkruhej “Ky është Jezusi, mbreti i judenjve.” [Mateu 27/37], “Mbreti i judenjve” [Marku 15/26]. Në Ungjillin e Lukës thuhet: ”Ky është mbreti i judenjve” [Luka 23/38], ndërsa Gjoni transmetoi se në të shkruhej “Jezusi Nazareni, mbreti i judenjve.” [Gjoni 19/19]
    5. Kryepriftërinjtë protestuan për mbishkrimin ”Mbreti i judenjve” e në fakt nuk ishte mbret i tyre. Gjoni është ungjilltari i vetëm që regjistroi protestën e tyre.
    6. I kryqëzuari tha: “Fali, o Atë, se nuk dijnë ç’bëjnë“ [Luka 23/34]. Luka është i vetmi që transmetoi këtë.
    7. Disa nga të pranishmit, talleshin me të kryqëzuarin duke i thënë: ”Ti që e rrënon Tempullin e për tri ditë e rindërton, shpëto vetveten.” [Mateu 27/40]. Ngjashëm me këtë transmetoi edhe Marku 15/29, ndërsa Luka dhe Gjoni e nuk përmendën këtë citat.
    8. Prej fjalëve ofenduese që përdorën ndaj të kryqëzuarit ishin: ”Nëse je Biri i Hyut, zbrit nga kryqi” [Mateu 27/40], të njëjtën e tha Marku [15/30], ndërsa Luka dhe Gjoni edhe kësaj radhe heshtin.
    9. Talleshin duke i thënë: “Të tjerët i shpëtoi, vetveten s’po mundet ta shpëtojë.” [Mateu 27/42] Të njëjtën gjë transmetuan Marku [15/31] dhe Luka [23/35], ndërsa Gjoni nuk di gjë për këtë.
    10. Po ashtu e fyenin edhe kriminelët që ishin kryqëzuar së bashku me të [Mateu 27/44], të njëjtën e tha Marku [15/32]. Mirëpo Luka transmeton se njëri prej kriminelëve e fyu Jezusin, ndërsa tjetri e qortoi shokun e vet duke i dalë në ndihmë Jezusit e këtij të fundit Jezusi i premtoi Parajsën [Luka 23/39-43].
    Luka veçohet me këtë version, kurse Gjoni as që përmendi qëndrimin e kriminelëve.
    11. “Qysh prej orës gjashtë deri në orën nëntë terri e mbuloi mbarë tokën.” Këtë e transmetuan Mateu [27/45], Marku [15/35], Luka [23/44] ndërsa Gjonit nuk i kujohet.
    12. I kryqëzuari klithi me zë të madh: ”Eli, Eli! Lema sabakthani?”, që d.m.th. “Hyu im, Hyu im! Përse hoqe dorë prej meje!” Marku solli këtë version, por në vend të fjalëve “Eli, Eli” përdori fjalët Eloi, Eloi! [Marku 15/34]
    Luka regjistroi fjalët: ”O Atë: në duar tua po e dorëzoj shpirtin tim.” [Luka 23/46]
    Gjoni transmetoi fjalet: ”Gjithçka u krye!” [Gjoni 19/30], kurse fjalët e lartpërmendura të ungjilltarëve tjerë nuk i përmendi.
    13. Mateu dhe Marku u përcaktuan se në ora nëntë ndodhi klithja e Jezusit, ndërsa Luka dhe Gjoni nuk u përcaktuan për orën e klithjes.
    14. Gjoni transmetoi se i kryqëzuari tha: ”Kam etje” [Gjoni 19/28], njëkohësisht është i vetmi që regjistroi këtë.
    15. Pas klithjes dhe para dorëzimit të shpirtit, njëri prej tyre gjeti një sfungjer, e zhyti në uthull dhe ia shtriu ta pinte i kryqezuari [Mateu 27/48]. Të njëjtën e transmetuan Marku [15/36] dhe Gjoni [19/29] ndërsa Luka nuk tha gjë.
    16. Turma e njerëzve kritikuan personin që i dha uthull të pijë të kryqëzuarit [Mateu 27/49], ndërsa Marku tha që personi që i dha uthull të pijë është po ai që kritikoi duke u thënë “Lereni të shohim pale a po vjen Elia ta ulë nga kryqi” [Marku 15/36]. Luka dhe Gjoni edhe këtë rast harruan ta regjistrojnë.
    17. Ushtarët ua thyen kërcinjtë të dy kriminelëve që ishin në kryq e nuk Ia thyen Jezusit (siç supozojnë). Gjoni veçohet me këtë version [Gjoni 29/32].
    18. “Por njëri prej ushtarëve me heshtë ia shporoi kraharorin dhe menjëherë rrodhi gjak e ujë.” [Gjoni 19/34]. Vetëm Gjoni e transmetoi këtë.
    19. Vini re, se si përkthimi është përzier me tekstin e origjinalit gjatë klithjes së të kryqëzuarit “Eli, Eli! Lema sabakthani? që d.m.th.: Hyu im, Hyu im! Përse hoqe dorë prej meje” [Mateu 27/46]. Ngatërresa qëndron pas fjalëve ”që d.m.th.”, është përkthim i të mëparshmes. Ky është një argument se si veprojnë në falsifikimin e fragmenteve.
    Nga e tërë kjo, shohim se si ungjijtë janë në mospajtim duke filluar nga ndarja e rrobeve të të kryqëzuarit, koha e kryqëzimit, kush bëri roje, mbishkrimi që ndodhej mbi kryq çfarë shkruhej në të, protesta e çifutëve se ai nuk është mbret i çifutëve, në kërkimin e faljes së të kryqëzuarit, në fjalët fyese që talleshin të pranishmit, si dhe janë në mospajtim në qëndrimin e kriminelëve kundrejt të kryqëzuarit, në orën se kur u errësua, në klithjen e të kryqëzuarit dhe çfarë tha, çastet e klithjes, sfungjeri i zhytur në uthull, atij që dha uthull, thyerjen e kërcinjëve, shpuarjen e kraharorit me shtizë, mospajtim në çdo çështje!!!
    Shiko ankesën e të kryqëzuarit se Zoti hoqi dorë prej tij. Kjo argumenton se i kryqëzuari në veten e tij ndjente se i është bërë padrejtësi dhe se ai nuk flijoi veten në kryq që t’i shlyejë mëkatet e njerëzve, siç pretendojnë. Sikur të ishte kryqëzimi sipas vullnetit të tij për hir të flijimit, ai nuk do të ankohej se Zoti hoqi dorë prej tij!!
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #199
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Zoti ju rajte mendjen ishalla se skeni fare llogjike.
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #200
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Së pari për punën e emrave Ibrahim forma muslimane e emrit Abraham por forma arabe e këtij emri sepse emrin Ibrahim e hasim edhe tek të krishterët arab e kështu ndodh edhe me shumicën e emrave tjerë që njihen si emra musliman.
    Unë për veten time jam për pajtim dhe raporte sa më të mira midis krishterimit dhe muslimanizmit dhe gëzohem kur dëgjoj gjëra të tilla sepse kjo është në interes të njerëzimit dhe njerëz jemi edhe ne.
    Por, unë si shumica shqiptare tani jemi kundër islamizmit shqiptar sepse ky ka ardhur dhunshëm tek neve dhe është fe kombëtare e një kombi pothuaje krejt të ndryshëm nga ne dhe me interesa pothuajse krejt të ndryshme me ne, prandaj edhe përkrah, ndihmoj ç'islamizimin shqiptar dhe rikthimin në fe të stërgjyshërve të tanë të asaj pjese shqiptare të islamizuar sepse edhe është në interesin tonë më të mirë dhe të fëmijëve e brezave që do të vijnë.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 09:24
  3. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  4. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •