Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 204
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Te Konvertuarit

    Tek kjo teme u lutm te gjithe atyre qe kane nderruar besimin qe kane pasur me nje besim tjeter le te shkruajne se pse ato e kane bere nje gje te tille.
    Une doja ta filloja se pari me veten, qe kam qene nje besimtar i krishtere dhe me vone pranova Islamin.
    Arsyet do t' i shpjgoj nje here tjeter...
    Sa mirë do të ishte të mos kisha lindur,
    por meqë kam lindur sa mirë do të ishte të mos vdisja,
    por meqë do të vdesë sa mirë do të ishte të mos ringjallesha.
    por meqë do të ringjallem sa mirë do të ishte të mos dënohesha, e nëse dënohem të mos dënohem përgjithmonë...

  2. #2
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Drites

    po te tregoj pak nga jeta ime(shkur pa e zgjatur), se si u bera i krishter etj.!!!

    Une vij nga nje familje myslymane si gjithe shqiptaret e tjere edhe si gjithe vlonjatet e tjere. kam kerkuar te verteten une edhe motra ime. kam lexuar kuranin kam mesuar shume lutje myslymane(si myslyman qe isha) sapo ngrihesh ne mengjese, ate para buke,etj.Nuk i mbaje mend tani sepse kane kaluar 8vjet qe kur u bera i krishter.Ne 94' kur fillova te lexoja biblen(edhe pse lexoja kuranin ndonjehere)edhe te te them te drejten mu be nje lemsh ne fillim sepse kurani thoshte nje gje edhe bibla nje gje tjeter, por te te them te drejten kur kam lexuar biblen kam ndiher nje gezim edhe nje shprese qe ne fene myslymane nuk e kisha kete shprese, sepse Perendia me ishte treguar ne nje forem te eger edhe te keqe, siç kisha lexuar ne kuran(te te them te drejten jam trembur ne shume formalitete ose ligje myslymane qe duhen bere edhe nuk e kam ndiher Perendine kurre ne mua). Kur kam lexuar biblen jam ndiher i lumtur i gezuar i lire qe te zgjidhja edhe jo i detyruar. kur kam lexuar ate qe Jezusi vdiq ne kryq per mekatin tim edhe tani me rrengjethet mishi edhe me vjen per te qare, sepse une nuk e meritoj ate qe beri per mua(qe me ç'liroj nga mekatet edhe pse mekatoj por kur vete tek Perendia ne emer te Jezusit Ai mi fale sepse thuhet ne fjalen e tij gjoni 3:16"sepse Perendia e deshi aq shume boten saqe dha birin e tij te vetemlindur qe kushdo qe beson ne te te mos humbase por te kete jeten e perjeteshme")!!!
    Te te them te drejten Perendia ne fshatin ku kam banuar me ka perdorur shume eshe shume veta kane ardhur tek mua sepse isha i krishteri i pare i atij fshati edhe pane se i dedikoja Perendise vetveten!!!

    kjo eshte arsyeja qe une u bera i krishtere sepse u ndiheva i ç'liruar nga mekatet edhe kam nje mardhenje me Perendine te perditeshme edhe asnje nuk ma ndalon dot kete mardhenje!!!

    Une jam i krishter qe prej 8 vjetesh por jo katolik por ungjillor edhe nepermjet forumit disa persona kane pranuar Jezusin si birin e Perendise( ne ate qe kam folur)!!!

    ehj duhet te me njohesh edhe pastaj do te thuash ky paska vertet Perendine, sepse kush me ka njohur ka ngelur i mahnitur!!!
    n.q.s. do biblen ne greqisht nue nuk mund te ta dergoj nepermjet internetit edhe e kam ne italisht edhe jo ne shqip perkthimin e sakte. po te jap nje adres italiane t krishtere qe te mund ta hedhesh ne komputerin tend direkt. aty ke ate ne hebraishten e vjeter edhe ne greqishten e vjeter!!!

    Dua te dij si u ktheve myslyman edhe da tu pergjigjesh ketyre pyetjeve edhe ti qe te shohe se ishe i krishtere apo gjoja i krishter:

    1-e ke pranuar ndonjeher Jezusin ne jeten tende?
    2-ç'fare do te thote i krishtere?
    3-a e ke lexuar ndonjeher biblen edhe a i je lutur ndonjeher nga vetja Jezusit?
    4- a e lexoje biblen ç'do dite edhe a luteshe çdo dite(kete benin te krishteret e pare)?
    5-kur jane quajtur per here te pare te krishtere apostujt pse edhe kur?
    6ke qene i krishtere apo fetar ortodoks ose katolik?

    kam edhe shume pyetje te tjera por per kesaj radhe mjaft me kaq!!!
    n.q.s. nuk i ke bere ke gjera qe te shkruajta atehere beji edhe pastaj me fol per krishterimin sepse nuk ka nje person qe i bene keto gjera edhe behet myslyman(nga dita ne nate kthehet)!!!


    Zoti te dhente kaparin e frymes edhe te se vertetes sepse ke nevoje!!!

    me dashurine e Jezusit te pershendes edhe me fal n.q.s. e zgjata por mendoj se ishin te rendesishme!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  3. #3
    man of honor Maska e trinity
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    europa.eu
    Postime
    88

    shembull i mire

    Pergezime " I Krishter ".

    Mahnitem nga ty se sa mire je ndriçuar pasì ke zgjedhur moralin e paqes dhe te vllazerimit.
    Uroj qe te gjithe shqiptaret t'a gjejne kete kurajo dhe shpirti shqiptar te sherohet dhe te perparoje.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Shkaku me i mundshem eshte lendimi i zemres se tradhetuar.
    Nje drame personale qe ne besimin kristian te dikton si rruge

    Faljen

    dhe meqenese zemra nuk fali hodhi poshte edhe besimin dhe iu kthye

    Hakmarrjes

    ketu ti ia fal zemren islamit i cili i shkon me pershtat perligjes se vendimit per hakmarrje

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Kjo eshte nje teme shume fantastike dhe un do te hedh shkrimin tim drejt Islamit {Paqes} po nuk kame kohe te mjaftushme kete jave
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #6
    KOMFORT LUX
    i/e ftuar
    Muhamedi a.s thote Cdo lindes lind me natyre te paster ne fene islame(larg idhujtarive dhe adhurimit te krijesave) por prinderit e kthejne ne jehudi krishter ose adhurues te zjarrit.
    ne nje hadith tjeter thuhet nga Zoti I krijova njerzit te paster larg idhujtarive por u erdhen atyre shejtanet dhe i larguan nga kjo pasterti dhe ua lejuan ate qe Une ja ndalova dhe e ndaluan ate qe une e lejova..........."

    Pra cdo njeri lind musliman sepse kuptimi i fjales musliman do te thote ti nenshtrohesh ligjet fetare te shpallura nga Zoti profeteve dhe sidomos proifetit te fundit MUhamedit A.s qe eshte vula e profeteve.kurse ne kuptimin gjuhesor do te thote ti nenshtohesh ligjeve kozmologjike te zotit psh indjes vdekjes forcave te natyres (gravitetit peshes etj) pra edhe hena dielli ne kuptimin gjuhesor quhen muslimane edhe cdo krijese tjeter kurse ne kuptimin fetar vetem ato qe zbatojne ligjet e kuranit dhe duhet ta dini mire se feja nuk eshte me tapi qe ta trashegon baba ose nena por ajo eshte shpallje prej Zotit dhe duhet bindur sepse ndodh qe nena ose baba te jene ateiste ose te krishter ose idhujtare dhe njeriu nuk duhet ti bindet atyre ne kundershtim me Zotin.Une perveten time kam lindur musliman dhe ne nje familje muslimane me emer pavarsisht se prinderit besojne me zemer por per te gjithe muslimanet e rinj qe kane hyre ne fene islame mbas periudhes se ateizmit feja eshte pranuar me bindje me llogjike dhe zemer per te pranuar nje te vertete te pakontestueshme dhe duke u larguar idhujtarive te krijesave qofshin keto njerez kafshe ose sende.Me vjen keq per disa persona te cilet pa e njohur fene islame dhe e pastudiuar mire ate dhe duke dale nga nje periudhe atezmi gjate te ciles u mungonte besimi dhe gjeten nje rruge te gabuar duke nderruar fene ose duke u bere edhe sataniste ose kristiane ose duke perqafuar fe te tjera qe skane baza fetare dhe llogjike por perkundrazi bien ne kundershtim me arsyen e shendoshe njerezore .Une nuk deshiroj per asnje njeri qe kane qene me origjine muslimane qe te praktikojne kete fe pa u bindur per te dhe pa lexuar dicka per te sepse feja nuk eshte tradite ose zakon por ajo shoqerohet me sinqiritet dashuri frike shprese mbeshtetje kushtuar Zotit.Di shume muslimane qe kane nderruar fene pa e njohur por di dhe shume kristiane qe jane bere muslimane duke e njohur me pare biblen dhe duke e frekuentuar kishen derisa njerin prej tyre do ta conin ne itali se po behej musliman dhe i nxorren vizen.Ke do Zoti e udhezon dhe ke do Zoti e le ne gjendjen e tij derisa njeriu ta kerkoje udhezimin me llogjike te shendoshe.

    Une i lutem Zotit qe te ma marri shpirtin duke qene si musliman i devotshem dhe te me bashkoje me profetet shehidat e njerzit e mire.
    Allahu thote ne kuran
    Kush vjen me fe tjeter pervec Islame atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai eshte prej njerzve te humbur" per me shume lexojeni kete temen te ketij vellait musliman
    kliko dy here
    Kush eshte feja hyjnore zgjedhur prej Zotit

    http://www.forumishqiptar.com/showth...threadid=20954

  7. #7
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    HAjde hajde

    Nje myslyman kur nuk eshte i zoti te tregoj se sa bekime dhe e mire eshte feja e vete atehere fillon te flasi keq per krishterimin dhe te nxjerri disa botime te njerezve qe ishin si puna e tyre. Nese jini te zotet atehere tregoni te mirat qe sjell islamizmi dhe ti veme ne tavoline se e verteta eshte ne islamizmin apo ne krishterimin. Nese nuk sillni deshmit personale me ndryshime t qe ju beri islami atehere mos flisni si femijet. Sillni deshmine tuaj dhe do te ishte mese e mjaftueshme per njerezit, ok?


    me respekt i krishteri!!!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    aman mo na sfido o i krishter se prandaj e hapa temen Islami dhe krishterimi se sju dilja balle juve se keni ideologji shume ta pakundershtueshme lexoje mire ndoshta behesh musliman me bindje me zemer dhe llogjike dhe jo te besosh verberisht.

  9. #9
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Bibla me Kuranin thone te njejten gje, more te shkrete! Te dyja librat duan t'ju bejne njerez te mire. Te dyja kane historira me morale ku i miri shperblehet dhe i keqi denohet. Per cfare diferencash e keni fjalen ju? Se u shkruajten ndryshe? Se kane ceremoni te ndryshme?

    Kot shkruaj e harxhoj kohen dhe une.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #10
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Varet si i shikon ti gjerat leila se ato nuk jane njesoj per shume gjera lexo temen Islami dhe Krishterimi megjithate here tjeter kur te na thuash te shkrete dhe mos harxhosh kohen kot hudh dicka kraheve .lol

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 09:24
  3. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  4. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •