Close
Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 204
  1. #151
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683

    Re: Shkupjan..........

    Postuar më parë nga Traboini
    Edhe nje here, ata qe perkrahin Pirrakun, Baleten, Ferraj etj. jane asgje tjeter por nxites te urrejtjes mes nesh. Do te deshtojne te gjithe qe nxisin urrejtje ndershqiptare....

    Me fal qe po te pyes ti nga je ? Kujt kombi i perket ? Mos je gje serb ? Kush qenke ti qe na fliske per baleten e per te tjere ne kete menyre.... ? Nqs Baleta eshte ne mendim te kundert me ty kjo nuk do te thote se ai eshte provokator i percarjes se shqiptareve por je TI dhe tipa si ty.

    Ku ke jetuar ti ? Ca jane keto palacolleqe qe fliten ne forum ?

    Ku jane moderatoret ku serber hedhin balte mbi intelektualet e kombit tone ?

  2. #152
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    Ha ha ha

    Ku po te dhimb ty Exorcisoid.

    Une Abdi Ba(g)leten e njoh qysh kur ishte ateist i perbetuar dhe representonte Shqiperine e Xhaxhit Enver ne UN. Kur Berisha e refuzoj ate per minister te puneve te jashtme, ai me mori rrugen e fese. Une ate se pare moti, por njerez qe e shohin dhe e njohin mire (dhe jane te gjith musliman) me kane thene qe ka mundesi qe ky njeri qe "kthen shpinen kah fryn era" eshte i paguar nga qarqe ta paqarta. Gjithashtu, une i lexoj shkrimet e tij ne "Bota Sot", prandaj jam i njoftuar me figuren e ketij sic e quan ketij "patriot".
    Nese ti me quan Serb dhe don te me hedhesh jasht nga Forumi, ti duhej si filo-arab te thesh qafen nga Forumi gjithashtu.

    Me ne fund, keta "patriotat" tu, e quajn Skenderbuen tradhtar te turqve, dhe per ta ky nuk meriton te jete heroi kombetar i shqipetarvet.

    Rruge te mbare per ne Qabe..........Get a life..........

  3. #153
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    nga je ti ?? Ku ke lindur njehere ? Me thuaj origjinen tende ...Une per vete jam shqiptar por per ty nuk e di ....Na thuaj njehere sepse forumi eshte per shqiptaret jo per ata qe kane mbaruar shkolla neper unniversite te derguara nga serbi

    p.s : Dhe mundesisht shkruaj shqip heren tjeter se dukesh qe e ke gjuhe te dyte
    Ndryshuar për herë të fundit nga Newhost : 05-01-2004 më 19:52

  4. #154
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    he he ..........

    Ti po me pyet, dhe une po te pergjegjem....Une jam 101% shqipetar. Parndaj mos vuaj nga kjo. Sa i perket gjuhes, pjesen me te madhe te veteve shkollore (Universitetin-kroatisht dhe studimet post-diplmike-anglisht) si kam kryer ne shqip, por si po sheh edhe vete shqip flas dhe shkruaj mire sa ti me merr vesh. Ndoshta te pengon akcenti verior, por jam nga ajo zone dhe s'kam c'te bej.

    Happy?????????????

  5. #155
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    o zotrote sipas te dhenave te tua ti del qe je 34 vjec dhe po te them une ty get a life se po ben si femi.

    Po Baleten nga e ke njohur? NE universitetin kroat ? Apo keni qene ne shkolle bashke ?

  6. #156
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Re: Shkupjan..........

    Postuar më parë nga Traboini
    Gjithashtu, parashtrohet pyetja: Cu bene Kosovareve Katadralja ne Prishtine? Ne Prishtine jetojn afer 5-6000 katolike Shqipetar. A kan te drejte ne nje kishe te tyre.
    Po sigurisht se kane te drejte. Ekziston Kisha Katolike ne Prishtine, afer shkolles fillore Hasan Prishtina. Edhe ne ato kohe toka ishte uzurpuar per qellime fetare, sic po behet edhe sot. Kisha qe sot ekziston dhe ku falen (luten) shume katolike, perfshire edhe ushtaret e huaj qe jane katolike, s'eshte hic me larg se 200-300 metra nga shkolla e mesme Xhevdet Doda, ku po tentohet te ndertohet nje katedrale e re. Pyetja tjeter eshte: pse Dy kisha ne afersi 200-300 metrash, e jo dy kisha ne largesi 20-30 kilometrash, qe te kene edhe besimtaret katolike qe s'i takojne qendres se Prishtines (ku jane dy shkollat e lartpermendura dhe njera Kishe e tjetra qe po i vihet themeli) nje vend ku te luten, e qe te mos duhet te udhetojne 20 kilometra, per shembull i bie, banoret e Lagjes se Trimave apo banoret e Velanise (pjese te medha te Prishtines)?

    Pastaj pse Kishe mu perballe Universitetit? Apo eshte ky nje tentim-terheqje e te rinjve ne rrjedha fetare, e nje tentim-konvertim shume dinak? Une nuk di ndonje vend katolik qe te kete Kishe perballe Universitetit. Ti di ndonje?



    Katedralja ne Prishtine eshte hale ne sy te atyre qe duan te krijojn shtet Islamik e jo shqiptare. Pra, mos i quaj armiq te popullit shqiptar ata qe kritikojn librin e Pirrakut. Nese libri i Pirrakut flet te verteten, atehere, Serbet do te kishin te drejte kur thonin se kemi te bejme lufte fetare ne Kosovaret. Si kunderpeshe e ketij tentimi te Serbeve u bene Kristjanet Shqipetar ne median Amerikane duke pohuar se ne ne fakt jemi popull me dy fe: Kristajane dhe Muhamedane. Bile CNN tregoj meshen e mbajtur ne kishen tone "Zoja e Shkodres" ne New York.
    Argumentet e serbeve po i perdor dhe po te them: hallall. Lufta ne Kosove ishte lufte clirimtare e jo fetare. Lufte fetare behet kur nje fe e caktuar, apo vartesit e saj, luftojne vende tjera per te PERHAPUR fene e tyre, dhe kur done te konvertojne. Ne s'ishim ne gjendje te mbroheshim mire e mire kunder shkijeve, e lere me te udheheqnim lufte fetare. Se nuk kishim ne pune tjera, po te luftonim per fe. Cfare absurdi?!

    Katedralja ne Prishtine s'eshte hale ne sy te askujt, po me duket do behet hale ne sy te ideatorit te saj, Ibrahim Rugoves. Zgjedhjet parlamentare po ofrojne, hic me larg se Nentori i ketij viti. Aty do shofim se si do behet puna e Ibrahim Rugoves dhe njerezve te tij e LDK-se qe e mban ate si udheheqes totalitar. Nje Parti qe nga 93% ka rene ne 47% per vetem 4 vite, do te bie edhe me keq, dhe per kete garantojne edhe njerezit qe kane votuar per LDK-ne ne tri zgjedhjet e kaluara.

    Rrenimi i nje shkolle e ndertimi i nje tempulli fetar, eshte gjeja e fundit qe i nevojitet Kosoves. Te rrenoje shtepine e tij Rugova (qe ja bleu populli, e jo ai vete), e te ndertoje aty Kishen apo ndonje objekt tjeter. Nuk na nevojitet idhulli, po dija. Pikerisht kjo po ndodh: po rrenohet dija, per hir te idhullit.

  7. #157
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Sa i përket numri të katolikëve në Prishtinë është shumë më i madh nga ai që paraqitni juve Traboini, tani vetëm ungjillor ka shumë më shumë se aq se lëre më katolikët.
    Kisha e Ulpianës është shumë e vogël për të plotësuar nevojat e shqiptarëve të krishterë (e kam fjalën për ata të qendrës së qytetit) dhe për këtë dëshmi është numri i madh i këtyre besimtarëve sidomos në festat e krishtera.
    Ndërtimi i kësaj kishe në vend të shkollës së mesme nuk është aq tragjike sikur e paraqitni juve, ASD. Ajo shkollë edhe ashtu ishte shumë e vjetër dhe nuk kishte tokë të mjaftueshme për ta kthyer në një shkollë moderne me gjithë infrastrukturën e nevojshme shkollore. Shkolla moderne janë duke u ndërtuar në çdo qoshe të Prishtinës e të tokave shqiptare.
    Kjo kishë është përballë vetëm një fakulteti të Univerzitetit të Prishtinës dhe nuk pengon aspak studentët në mësimet e tyre, gjë që nuk është e vërtetë për kishën serbe që është ndërtuar ngjitur me bibliotekën aty ku studentët mësojnë gjithë kohën duke përfshirë edhe fundjavat e festat. Prandaj kjo kishë serbe duhet rënuar nga aty, kurse kisha shqiptare nuk pengon aspak.
    Sa për kishat shqiptare në Kodrën e Trimave, Bregun e Diellit, Arbëri, Velani e Vellushë mendoj se shpejt do të ndërtohen edhe atje.
    Baleta dhe Ferraj janë atdhetar por këta janë duke përdorur islamizmin në atdhetarinë e tyre prandaj edhe nuk janë duke gjetur dot përkrahjen shqiptare. Këta duhet hequr islamizmin nga atdhetarizmi i tyre për të gjetur përkrahjen shqiptare.
    Kurse Pirraku, është i financuar nga arabët dhe çdo gjë që bën është për interesat arabe, të cilat janë shumë të ndryshme nga interesat tona kombëtare dhe për këtë edhe nuk pëlqehet nga 99% e intelektualëve dhe kombit shqiptar. Shpresojmë dhe besojmë që edhe ky t'i kthehet shqiptarizmës dhe mos ta lërë veten që për disa para të arabizohet kur mund të marrë shumë më shumë para edhe pa e ndërruar kombin fare, për ç'gjë vlerësohet edhe nga familja e edhe nga gjithë kombi pastaj dhe nuk urrehet nga askush.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #158
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Shkolla jo qe ka toke te behet shkolle moderne, po ka toke ne teprice. Ai nuk eshte argument. Pastaj prona e shkolles eshte prone e shkolles, e jo prone private e Rugoves dhe klanit te tij.

    Kisha katolike ne Ulpiane, nuk eshte e vogel, po sidoqofte, nuk mjafton. Duhet ndertuar kisha tjera, por jo ne vend te shkollave. Asnje gje nuk duhet ndertuar te vend te shkollave, asnje.

    Ndersa ato gjera per arabe e ku di une, ti e di mire qe s'i ke te verteta. Edhe vete deri dje ke qene musliman, e me trego, se a te financioni ty ndonje arab. Dhe poqe se muslimanet financohen nga arabet, (simbas kesaj logjike) te krishteret duhet te financohen nga italiano-gjermano-amerikano-neo-kristianet.

    Disa njerez e done fene e tyre, dhe kane deshire te mbesin ashtu sic jane ata, edhe ashtu sic duan vete. Nuk kane faj ata qe jane muslimane. Faj kane njerez qe ju thone se nese jane muslimane jane me pak shqiptare se tjeret, dhe se nuk jane tamam shqiptare e duhet kthyer ne "identitet". Keta njerez, jane me anti-kombetaret qe i gjen ne kombin shqiptar.

  9. #159
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar më parë nga AsgjëSikurDielli
    Disa njerez e done fene e tyre, dhe kane deshire te mbesin ashtu sic jane ata, edhe ashtu sic duan vete. Nuk kane faj ata qe jane muslimane. Faj kane njerez qe ju thone se nese jane muslimane jane me pak shqiptare se tjeret, dhe se nuk jane tamam shqiptare e duhet kthyer ne "identitet". Keta njerez, jane me anti-kombetaret qe i gjen ne kombin shqiptar.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  10. #160
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga AsgjëSikurDielli
    Shkolla jo qe ka toke te behet shkolle moderne, po ka toke ne teprice. Ai nuk eshte argument. Pastaj prona e shkolles eshte prone e shkolles, e jo prone private e Rugoves dhe klanit te tij.

    Kisha katolike ne Ulpiane, nuk eshte e vogel, po sidoqofte, nuk mjafton. Duhet ndertuar kisha tjera, por jo ne vend te shkollave. Asnje gje nuk duhet ndertuar te vend te shkollave, asnje.

    Ndersa ato gjera per arabe e ku di une, ti e di mire qe s'i ke te verteta. Edhe vete deri dje ke qene musliman, e me trego, se a te financioni ty ndonje arab. Dhe poqe se muslimanet financohen nga arabet, (simbas kesaj logjike) te krishteret duhet te financohen nga italiano-gjermano-amerikano-neo-kristianet.

    Disa njerez e done fene e tyre, dhe kane deshire te mbesin ashtu sic jane ata, edhe ashtu sic duan vete. Nuk kane faj ata qe jane muslimane. Faj kane njerez qe ju thone se nese jane muslimane jane me pak shqiptare se tjeret, dhe se nuk jane tamam shqiptare e duhet kthyer ne "identitet". Keta njerez, jane me anti-kombetaret qe i gjen ne kombin shqiptar.
    ASD edhe unë pajtohem me juve që nuk duhet prishur shkollat për asnjë gjë tjetër, por edhe kjo ka përjashtime.
    Ajo shkollë e dini juve fare mirë se sa ka tokë, dhe poashtu e dini se sa e vjetër ka qenë dhe se sa tokë një shkollë moderne kërkon. Prandaj, edhe njëherë mendoj se po ekzagjeroni, këto gjëra janë menduar mirë nga shumë arkitektë e urbanistë para se të merrej një vendim i tillë.
    Sa xhamiat e institucionet fetare janë financuar nga arabët tek ne e dini edhe juve ASD, kurse për punën e Pirrakut mund ta gjeni infon se kush e ka financuar fare lehtë po që se jeni i interesuar. Poashtu edhe kisha e institucione tjera fetare të krishtera janë financuar nga europianët dhe amerikanët.
    Unë dhe asnjë shqiptar tjetër në asnjë rast nuk kemi thënë dhe nuk e themi që shqiptarët mysliman janë më pak shqiptar por unë e them se kjo fe ka ardhur te neve jo me dëshirën tonë dhe se është fe kombëtare e një kombi krejt të ndryshëm nga kombi jonë dhe me interesa kombëtare krejt të ndryshme nga interesat tona, prandaj edhe themi se nuk duhet të ketë islamizëm shqiptar dhe kjo është edhe tendenca/prirja e shumicës shqiptare, gjë që është shumë me interes për ne dhe është duke u theksuar.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 16 prej 21 FillimFillim ... 61415161718 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 09:24
  3. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  4. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •