Close
Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 204
  1. #81
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Eshte fillimi eeeeeeeeee?
    se ju sjell dhjetera po deshet.
    Mirembeci.
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    finland
    Postime
    120
    Bismilahirr Rrahmanirr-Rrahim
    Alhamdulilahi rabbil alaimin wa salatu wa salamu ala resulullah wa ala alahji we sahbihi ala nexhmein.
    Te kethyerit ne Islam:
    Jam lindur ne nje familje me dy besime babai im ishte i krishter(katolik) dhe nena ishte muslimane.Ne rinin time me merte gjyshja ime dhe gjyshi te dielleve per mesha ne kish dhe me mesonin te "kuptoj"dhe te le qe Krishti te hy ne zemren time si i ri kam lexuar biblen dhe at me shum herr se qe ishte noshta nevoja.
    Gjat gjith kohes nje pyetje parashtroja gjyshes sime ajo ishte personi me religjioz ne familjen ton pse te shkoj dhe te puth kembet e nje kuklle kur at e kisha rrezuar dhe ndoshta thy sdisa her un kurr isha me i vogel apo ndoshta ka qendrue ne vende te papasterta por ishte edhe ndikimi i dajes qe na thoshte se Zoti nuk donte at i cili adhuron statuja,keshtu qe fillova te largohem nga ndikimi i gjyshes time por edhe nga daja ime ashtu se nuk mund e te mos besoja se gjith ato vite ishin te kota per mue.
    Te mos e zgjas me shum mbeta ne asnjeren an deri ne moshen time 22 vjeqare ateher vellau im i madhi ju kethye Islamit dhe kjo ishte nje befasi shum e madhe ne familjen ton ishim te mesuar ti pranonim te dyjat si fe por asnjeren se praktikonim,ishte befasi se vellau ishte nder ata te cilet ishte i pari ne probleme apo pun te tjera jo te pelqyera dhe kjo na bani te mendojm se qysh ai te jet personi i cili ti perkulet dikujt edhe pse kjo dikujt ishte hyjnore.Mbas ti filloi nena ta praktikoj Islamin poashtu edhe motra ime e vogel ndersa un dhe babai im ishim nder armiqt e par te tyre,un fillova ta marr vendin e vellaut te madh ne te keqija fillova te rrahem vjedh alkohol bixhoz zina e tjera qe vetem mund ti paramendoni dhe isha i pari qe kundervihesha ne qeshtje te Islamit(inshaAllah Allahu mi fal gabimet emija).Por kurr don Allahu s.w.t. ta udhezoj dikend nuk ka kush ta ndaloj ALHAMDULILAH,mbas disa koheve motra e vogel u martua me nje nder ekstremistet ne at koh ne syt e mi dhe filloi kundershtimi im me te por urtesia e ti dhe durimi i tij dhe nenes poashtu edhe vellaut tim mbas kohesh me zbuten edhe mua fillova te pranoj se me te vertet Islami ishte diqka me e persosur,andaj fillova ti marr literaturen e dhendrit feshehurazi njeher dhe fillova te ja parashtroj disa pyetjesh dhendrit dhe vellaut tim dhe sa me shum kam marr pergjigjje nga ta aq me shum kam nis te besoj ne nje Zot te vetem(per qeshtjen e Muhammedit s.a.w.s. nuk ishte diskutimi se ne qe nga fillimi kemi pranuar se ai ishte profet mendoj qe nga femejria ime nga daja dhe familja e nenes)per ket qeshtje shpesh edhe dhendri me thoshte po pse ti kundershton kur ti vetem se ke pranuar Islamin gjeja me e quditshme ishte se un thosha po un jam musliman por pse te hudheshim ne ne tok tash(namazin)dhe te ketheheshim 500 vite mbrapa duke mbajtur shall duke shkurtuar pantallonet dhe duke leshuar mjekra te gjata.
    Te mos e zgjas me teper mbas nje kohe te ne vjen edhe nje mik i vellaut qe don qe edhe ai te ishte nje nga ata me mjekra dhe me pantallona te shkurter duke biseduar me te pash se kishte nje drit kishte diqka qka nuk me largonte dashnin ndaj ti aq me shum e shihja aq me shum doja te behesha siq ishte ai me koh fillova ta le alkoholin kur me pyetnin shoket pse nuk pin pergjigjesha se nuk me lejon ndergjegja ti shkoja gruas dhe nenes i pir ma,mbas nje kohe nderova vendbanimin tim dola te jetoj ne tjetrin shtet dhe atje takojsha musliman te ndryshem nga te gjitha vendet,ne at shtet fillova te studijoj gjuhen e tyre dhe ne klas ku ishim un dhe shoqja ishte nje vella nga iraku ati Allahu e shperbleft nuk i interesonte se kishim ne mesim apo jo ishte mesuesja aty apo jo ai kurr i vinte koha kethehej dhe falete namazin dhe nisa tja kam zili pse ky mundet kurse un jo dhe fillova te shoqerohem me te me ndihmoi shum dhe me mesoi disa qeshtje qe me von ishin shum te nevojsheme per mua dhe familjen time.Mbas nje kohe fillova qe te shkoj per gjuma ne xhami dhe ti shoh se sa njerez mblidheshin vetem e vetem per ta adhuruar nje zot te vetem gjdo dit dashurija ndaj kesaj feje hyjnore me shtohej dhe fillova te jem nder ata te cilet kundershtonin kurr shihnin diqka te keqe dhe isha nder ata qe me deshir ndihmojsha ata qe per mua dikur ishin ekstremist si me fuqi ashtu edhe materialisht por prap kisha diqka mongu nuk bejsha namaz te rregullt vetem ndonjeher per gjuma.Qka ma dha forcen dhe me beri pershtypjen me te madhe se vajza ime e cila ishte ne at koh vetem 5 vjeqare kurr ishte me nenen time se bashku bejke namaz me te dhe kur ishim ne vetem me bente pyetje pse babi ne nuk falemi sikur ana apo axhi nuk jemi ne musliman apo pse?qti them jemi musliman por jemi dembela keshtu qe i dhash nje lloj detyre vetes time qe te fali edhe un namazin keshtu qe fillova gjdo nat te lus Allahun s.w.t. qe te me udhezon ne namaz te plot lutjet e mija ishin te thjeshta dhe her her shoqja me gjente me lot ne sy duke lutur Zotin e gjithesis.ALHAMDULILAHI RABBIL ALAIMIN ALLAHU s.w.t. ndegjoj lutjet e mija dhe mbas nje vizite te shkurter qe bera ne shtepin time ne kosov me 11 09 01 fillova te fal 5vakte namaz dhe qe nga ateher as qe kam rrue fetyren time.Allahut i takon falenderimi mbas nje kohe edhe baba pranoj Islamin.
    Ju pershendes dhe ju uroj rrugetim te mirr drejt se vertetes per te gjith ata qe duan ta gjejn.

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Postuar më parë nga INDRITI
    Eshte fillimi eeeeeeeeee?
    se ju sjell dhjetera po deshet.
    Mirembeci.
    Indrit cfare ka me shume qe konvertohen ne shqiperi? Kjo eshte peytja.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Postuar më parë nga INDRITI
    Atehere ata qe duan le te shohin!


    SI E PRANOI ISLAMIN NJË GRUA AMERIKANE


    “Si është e mundur që ju, një grua e edukuar amerikane, ta pranoni Islamin - një religjion që e shtyp gruan?”, ishte pyetja më e shpeshtë që i parashtrohej asaj pas konvertimit në Fenë Islame.

    Karla, një bjondinë me sy të kaltër, ish-krishtere, tregon se si pakënaqësia e saj teologjike me doktrinën e Jezu Krishtit si Zot dhe gjurmimi i saj që bëri për të drejtat e gruas në Islam e inspiruan atë që të bëhet muslimane.


    Procesi i konvertimit tim në Islam ishte mjaft i gjatë (pothuajse 20 vjet!). Ai filloi kur unë isha në moshën 12 vjeçare. Kam mësuar në shkollën private që vlerësohej si shumë, shumë konservative… Ishim të detyruar të veshim uniformë… më shumë interesoheshin për dukjen tonë, se sa për notat (shkollore) etj. Sidoqoftë, i mësonim të gjitha religjionet më të mëdha në botë. Kishim disa libra të vogla: një për Krishterizmin, një për Hebraizmin, një për Islamin, një për Hinduizmin dhe një për Budizmin. Më kujtohet që isha shumë e fascinuar nga Islami dhe mendoja se muslimanët nuk ishin hipokritë sikur disa të krishterë që unë i njihja. E di se dy çështje më interesonin shumë. Njëra ishte fokusimi në Një Zot të Vetëm. Çdoherë kam pasur pyetje lidhur me doktrinën krishtere të konsiderimit të Jezu Krishtit si Zot - dhe si ata shkojnë kundër urdhërit të parë. Çështja e dytë që më interesonte ishte namazi. Jo vetëm lutja pesë herë në ditë, por si pjesa më e madhe e atyre që luten përqëndrohen në adhurimin e Zotit. Në krishterizëm lutjet tona synojnë të jenë “lutje të zbrazëta”. “ O Zot, më jep këtë… O Zot, më jep atë”.

    Shkova në kolexh në Uashington DC, ku kishte popullatë muslimane në numër të konsiderueshëm. Interesimi im për Islamin ishte definitivisht akoma këtu - edhepse në një farë mënyre isha shumë e turpshme. Fillova të bëj “udhëtimin tim nëpër xhami” duke filluar së shkuari në Qendrën Islamike në kohën e lutjeve, por ja që isha shumë e turpshme që të hyj brenda. Njëherë u lajmërova përmes telefonit për të pyetur se vallë a kanë ndonjë klasë për njerëzit që janë të interesuar për Islamin, por asnjëherë nuk m’u paraqitën që të më tregojnë. Andaj vetë bleva një kopje të Kur’anit dhe fillova ta lexoj atë. Ishte mrekulli. Disi përnjëherë më hyri në zemër, e dini? Ajo që vërtetë më mahniti mua rreth Islamit që nga fillimi, ishin të drejtat që i ishin dhënë gruas në këtë Fé. E di që shumë njerëz do të qeshin në këtë që e them unë, por si një njeri që e ka lexuar Biblën - unë pashë të drejta që i ishin dhënë gruas në Islam të cilat asnjëherë nuk i janë dhënë gruas në Bibël. Vajzës i ishte dhënë e drejta që të refuzojë partnerin në martesë, ndërsa në kulturën perëndimore krishtere në atë kohë (në shekullin e shtatë) vajza ka qenë e trajtuar si pronë e babait - dhe është dashur të martohet ashtu siç e sheh ai të arsyeshme. Në Islam gruas i është garantuar një pjesë e trashëgimisë nga babai dhe nga pasuaria e burrit, ndërsa në krishterizëm ajo pasuri ka shkuar vetëm te djali më i madh. Gratë kishin të drejtën e pronës dhe të lidhin kontratë biznesi, të drejtë të cilën gratë në Shtetet e Bashkuara e kanë fituar vonë kah mesi i shekullit nëntëmbëdhjetë. Pejgamberi i Zotit, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka predikuar kundër vrasjes së bijave – një praktikë e përgjithshme e asaj kohe, dhe që akoma është problem në Indi dhe Kinë. Sigurisht, sot ekziston teknikë më e përsosur e vrasjes së fëmijëve femra - aborti i kryer pas eho inçizimit që tregon gjininë e fëmijës. Edhe burrat edhe gratë ishin të këshilluar që të përfitojnë diturinë “nga djepi deri në varr”.

    Gjatë vitit të fundit, e gjeta një program të thirrjes islame në televizion, i ashtuquajtur “Islami”. Aty tregohej një grua me karakteristika perëndimore duke intervistuar njerëzit në tema të ndryshme lidhur me Islamin. Besoja që ky emision ishte lëshuar nga Shërbimi Informativ Islam, por nuk isha e sigurt për këtë. U bëra plotësisht e varur nga ky emision… nëse në atë kohë kisha për të dalur jashtë, e lëshoja videon që ta inçizojë atë. Nuk më kujtohet se në cilin kanal ishte… vetëm e di se tregohej në ditën e premte, dhe që secili emision fillonte me fjalinë “Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”. Kur erdhi emisioni mbi shehadetin (dëshminë e ekzistimit të vetëm një Zoti), e kuptova në vete se unë besoja… ashtu që unë e thashë dëshminë e shehadetit bashkë me televizionin tim. Vallë a u bëra unë atëherë muslimane në diturinë e Zotit? Nuk e di. Për fat të keq, unë nuk njihja asnjë musliman për të biseduar rreth Islamit. Gjithashtu isha shumë e brengosur se ç’farë do të mendojnë rreth kësaj familja dhe shoqëria ime. Gjatë kohës së diplomimit tim (mendoj që ishte viti 1990 apo 1991), Ambasada Saudite sponzoroi një ekspozitë të artit islam në qytet. Më kujtohet kur pyeta njërin nga organizatorët e kësaj ekspozite se vallë a ka ndonjë informatë plotësuese mbi Islamin, kurse djaloshi më tha shkurt: “Jo”. Isha e shtangur. Nuk dija ku të drejtohem që të kuptoj më shumë për Islamin. Me kë të bisedoj në lidhje me pyetjet që i kisha. Isha shumë e turpshme për të shkuar në xhami. Madje as nuk e dija se vallë a mund të hy brenda, si grua. Nuk e dija nëse duhet të jem e veshur si duhet… apo se do të jem i vetmi person që nuk flet gjuhën arabe aty. Unë vazhdova ta lexoj Kur’anin dhe t’i parashtroj pyetje Zotit. Duke shpresuar që Zoti do t’u përgjigjet lutjeve të mia.

    Etja ime për Zotin nuk u shua… kështu që vendosa të shkoj në religjionin më konvencional, dhe u bëra krishtere diku në moshën 20 vjeçare. Por problemi ishte që unë gjithmonë kisha pyetje/dyshime sa i përket krishterizmit - kryesisht mbi konceptin e Trinisë së shenjtë/Madhështia e Jezu Krishtit. Jezu Krishti si Zot nuk kishte kuptim për mua, dhe se kjo ishte në kundërshtim me Urdhërin e Parë dhe atë që Jezu Krishti vet e kishte praktikuar. Ai gjithmonë është fokusuar në Zotin, Babain. Kur është pyetur, ai ka thënë që Urdhëri më i madh është që të duhet Zoti me gjithë zemër, shpirt dhe mendje. Zoti - njëjës. Kjo ishte gjëja që unë gjithmonë kam dashur ta bëj, dhe shpresoja se do të përmirësohem së fundi. Pyeta disa priftërinj të ndryshëm lidhur me dyshimet e mia, kurse përgjigjja që do ta merrja ishte: “Ti thjeshtë duhet të kesh besim”. Më kujtohet kur në një klasë studimi të Biblës një djalosh filloi të flet gënjeshtra të mëdha në lidhje me muslimanët. Unë u ngrita në këmbë dhe thashë: “Kjo nuk është e vërtetë”, dhe fillova t’u tregoj njerëzve që ishin aty në Shkollën e së Dielës se në çka besojnë muslimanët në të vërtetë. E shihni… që atëherë… unë nuk kam mundur ta mohoj shehadetin. Unë akoma besoja që ekziston vetëm një Zot dhe se Muhammedi është i Dërguar i Zotit.

    Përderisa isha në shkollë në Tenesi, kontaktova me Shoqatën e Studentëve Muslimanë në qytezën studentore. U takova me dy motra muslimane në një lokal të qyetit për të pirë çaj. Fatkeqësisht, ato nuk kuptuan si duhet se unë kisha dëshirë ta pranoj Islamin - dhe i tërë takimi ishte pa lidhje. Vendosa që ta konsideroj vetveten vetëm si monoteiste. Vazhdova të lexoj libra mbi religjionet më të mëdha Monoteiste në botë - Hebraizmin, Islamin dhe Krishterizmin. Dhe bëhesha gjithnjë e më e pa rehatshme me krishterizmin. Kur shkoja në kishë dhe e shikoja Krishtin në mur, kjo më bënte edhe më konfuze se sa që isha. Ai dukej si idhull të cilin njerëzit e adhuronin. Më shumë më pëlqente të mësoj më tepër mbi hebraizmin, dhe e shihja se ishte më afër Islamit.

    Pastaj u punësova në një kompani. Rastësisht u takova me një djalë me të cilin më vonë do të më lidhte puna më tepër. Ai punoi shumë projekte për mua dhe ne u bëmë shokë. Sapo e kishte lënë kolexhin dhe ishte rebeluar. Fillova ta pyes si mundet të konsumojë alkool nëse është musliman (dhe iu kërcënova që do t’i tregoj nënës së tij)… E pastaj e pyeta përse nuk shkon në xhami në lutjen (faljen) e xhumasë, etj. Gjatë vitit e kuptova që, përderisa i flisja atij, unë në të vërtetë i flisja vetvetes (edhe pse unë nuk konsumoja alkool - e as që kam konsumuar ndonjëherë).

    Ashtu që, gjatë shkurtit të kaluar shkova te kabineti i Muslimanëve të Rinj pranë Qendrës Islamike lokale në mbrëmje të një të mërkure. Aty nuk kishte askush. Njëri nga djemtë aty më tha që ta pres kohën e namazit të jacisë… Imami i xhamisë sigurisht do të vie… Por ndjehesha disi e parehatshme. Dhe u largova. Pas katër javëve, u mundova përsëri. Aty ishte duke u zhvilluar një orë. Atë natë, 10-11 vjet pasi që e kisha thënë për herë të parë shehadetin në banesën time në shtetin Uashington para televizionit, e thashë shehadetin para Imamit, para një motre muslimane dhe një grupi njerëzish të cilët ishin të interesuar për Islamin. Që prej atëherë, unë kam mësuar të falem (diçka jam munduar të mësoj përmes internetit dhe videos për shumë vite me radhë!)… dhe fillova ta mësoj gjuhën arabe. Nëse don All-llahu, një ditë do të jem në gjendje ta lexoj dhe ta kuptoj Kur’anin në arabisht. Unë jam plotësisht e mahnitur se që tani mund t’i lexoj disa pjesë të vogla të Kur’anit, edhe pse fjalori im nuk më lejon që të kuptoj shumë… akoma.

    E hënë, 8 tetor 2001. Ishte kjo një ditë madhështore për mua në jetën time si muslimane. E vesha hixhabin (veshje e gruas muslimane) për herë të parë në punë, si pjesë e fushatës Shamia për Solidaritet. U bëra e famshme në punë - njerëzit shpesh vinin deri te dera e zyrës sime. I pata ngjitur në derën e zyres time artikujt që flisnin mbi fushatën “Shamia për Solidaritet”. Dhe kur njerëzit më pyetnin: “A je një nga ato?” apo “A jeni edhe ju muslimane?” unë përgjigjesha: “Po”. Dhe tani të gjithë në punë e dinë se unë e kam përqafuar Islamin. Mendoj se njerëzit mund të kenë supozuar se një grua bjondine me sy të kaltër nuk mund të jetë muslimane. Pyetja më e shpeshtë që më parashtrohet është: “Si është e mundur që ti, një grua e edukuar amerikane, ta pranosh Islamin - një religjion që shtyp gruan?” Ata shpejtë tentojnë të vlerësojnë të drejtat e gruas në Afganistan me të drejtat e gruas muslimane në çdo vend tjetër. Ajo që unë u them atyre është se, Kur’ani i jep gruas më shumë të drejta se sa Bibla. Kjo ishte njëra nga gjërat e para që më solli tek Islami. Fatkeqësisht, Islami një kohë të gjatë nuk është udhëheqës në të drejtat e gruas. Unë pata rastin të zgjedhi - ta refuzoj atë që e besoj (do të thotë, se ka vetëm një Zot dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij)… apo ta pranoj atë që besoj, por të punoj në ndryshimin e problemeve që ekzistojnë brenda në komunitetin musliman. Unë e zgjodha këtë të fundit.


    Motra juaj në Islam, Karla
    Sa per dijeni , jo cdo amerikane eshte e zgjuar, per faktin se eshte amerikane. Ka me mijera amerikane ne dite, qe pranojne Krishtin , nese deshrion une te sjell qindra fakte. Cfare do te tregosh ti me kete? Nesei ti solle kete shembull une mund te te sjell shume shembuj, se, si plot gra myslimane e kane pranuar Krishtin ne Amerike. Jo vetem kaq, por ne Afganistan po hapen kishat e para , dhe ka plot afgane qe po pranojne Krishtin.

  5. #85
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Postuar më parë nga deshmuesi
    Sa per dijeni , jo cdo amerikane eshte e zgjuar, per faktin se eshte amerikane. Ka me mijera amerikane ne dite, qe pranojne Krishtin , nese deshrion une te sjell qindra fakte. Cfare do te tregosh ti me kete? Nesei ti solle kete shembull une mund te te sjell shume shembuj, se, si plot gra myslimane e kane pranuar Krishtin ne Amerike. Jo vetem kaq, por ne Afganistan po hapen kishat e para , dhe ka plot afgane qe po pranojne Krishtin.
    ok na i sill
    kurse nga krahu tjeter po te sugjeroj pervec forumit lexo dhe ndonje gazet ku disa ushtar amerikan ne Irak u kethyen ne musliman madje kane martuar dhe Irakjane
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  6. #86
    i shplodhur
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Mace po ze vendin e shen Albanit, po je dobet ne krahasim me te. Adhe ai ndjese paste (virtualisht) po kaq vrer dhe po kaq mungese logjike kishte, po gjithsesi ishte me i lexueshem.

    Nese do te diskutosh per Fe' merr mundimn te shfletosh tekstet fetare dhe mos quaj injorant, kriminele etj, 70% te shqiptareve qe jane muslimane!
    Lexo Kur'anin seriozisht, pa paragjykim e pa urrejtje.

    edhe nje keshille tjeter ; atje ku nuk di mos jep leksione se ngaterron dhe te tjeret.

  7. #87
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga deshmuesi
    Indrit cfare ka me shume qe konvertohen ne shqiperi? Kjo eshte peytja.
    Hahhahhahaa sa qesharak qe je!
    Allahu i Madheruar thote:"Dhe ne nuk te derguam ty pervecse meshire per gjithe boten."

    Pra i dashur islami eshte fe universale boterore dhe sot per sot megjithese po sulmohet me te gjitha metodat bashkohore, ai eshte feja e pare qe gjen me shume perkrahes.
    Ok?
    Sa per ne shqiperi shoket tuaj, dikur edhe te mijte kane derdhur qimet e kokes e prapeseprape kane bere nj vrime ne uje.
    Injoranca nuk zhduket me top

  8. #88
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    o qe do vdes une per gjithe shenimin tend qe ke dale krejtesisht jashte temes. Ajo qe te jam drejtuar me lart eshte se me ke folur me fjalorin ordiner te nje muslimani (injorant0 pa mohuar kurre se ka edhe musliman te mencur....
    Megjitheate, e marr ne konsiderate gjtihe pergjgijen tende.... pervec shenimeve nga kurani, per cka edhe te kerkoj ndjese, po qe te jem edhe ne vazhdim e sinqerte, kurani eshte nxites i luftes....(sa here e lexoj qofte edhe nje fragment si ato qe me shkruani (ju) dmth te gjitha shenimet , fragmentet apo i teri me bejne dem... pra nuk mund ta respektoj nje gje te demshme , dhe nje gje te erret (i cili per mua eshte kurani)
    Jashte kuranit dhe islamizmit, dhe brenda shqiptarit te cmoj.............
    perqafime!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Postuar më parë nga macia_blu
    o qe do vdes une per gjithe shenimin tend qe ke dale krejtesisht jashte temes. Ajo qe te jam drejtuar me lart eshte se me ke folur me fjalorin ordiner te nje muslimani (injorant0 pa mohuar kurre se ka edhe musliman te mencur....
    Megjitheate, e marr ne konsiderate gjtihe pergjgijen tende.... pervec shenimeve nga kurani, per cka edhe te kerkoj ndjese, po qe te jem edhe ne vazhdim e sinqerte, kurani eshte nxites i luftes....(sa here e lexoj qofte edhe nje fragment si ato qe me shkruani (ju) dmth te gjitha shenimet , fragmentet apo i teri me bejne dem... pra nuk mund ta respektoj nje gje te demshme , dhe nje gje te erret (i cili per mua eshte kurani)
    Jashte kuranit dhe islamizmit, dhe brenda shqiptarit te cmoj.............
    perqafime!
    avash me perqafimet ti se do prishesh kompjuterin.... Ti je per vete jashte teme dhe mos u thuaj te tjereve kot. Nqs ty Kurani te duket nxites i luftes mbaje mendimin tat per vete se nuk i intereson njeriu dhe nqs ke ndonje gje per te diskutuar urdhero perpara dhe leri perqafimet se dukesh sesa e dashur je

  10. #90
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ju lutem pa ofendime dhe flisni per temen.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 09:24
  3. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  4. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •