Close
Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 204
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Indrit te te pyes per dicka. Lejohet qe kurani te perkethehet ne gjuhe tjeter pervecse gjuhes qe e ka shkrojtur profeti? Pra e lejon kurani nje gje te tille?
    Ne cilin vit eshte perkethyer kurani i pare, nga gjuha e vet ne nje tjeter, si dhe , cila gjuhe ka qene ajo?
    sinqerisht deshmuesi.

  2. #142
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga dodoni
    Se islami ka ardhur dhunshëm tek ne kjo është më se e qartë për të gjithë ata që e dijnë sadopak historinë tonë.
    Gjergj Kastrioti i kishte ofruar vasalitet edhe Spanjës vetëm që të mos okupoheshin shqiptarët nga osmanllinjtë musliman. Pra, ai u mundua që të mbaj vendin të pamvarur por nga dy të këqiat prapë zgjedhja e tij dhe e shqiptarëve ishte vetëm një vend i krishterë.
    Ndoshta osmanllinjtë nuk e kanë përhapur me shpatë islamizmin, por me së pari okupimin e tokave shqiptare e pastaj me politika ushtarake (psh. jomuslimanët në vijë të parë të frontit), politika taksash (jomuslimanët taksa më të larta) etj. etj. etj. pra që në njëfarë mënyrë jo me dëshirën e shqiptarëve sepse po të pyetej dëshira e shqiptarit ata nuk do të kishin okupuar kurrën e kurrës Shqipërinë e lëre më të islamizonin shqiptar.
    Kurse për këta dy-tre të huaj që kanë përqafuar islamizmin, ke me mijëra e miliona islam që kanë përqafuar krishterizmin gjë që është miliona fish më e madhe shifra se ajo që sjell ti çuni i vogël.
    Por këto gjëra nuk janë aq me rëndësi, me rëndësi është fakti që kjo fe është fe kombëtare e një kombi pothuajse krejt i ndryshëm nga ne (edhe për nga raca e lëkura e lëre më aspektet tjera) dhe me interesa krejt të ndryshme nga interesat e kombit tonë, dhe këto janë arsyet e rikonvertimit të shqiptarëve gjë që me ndihmën dhe punën tonë dhe të miqve tanë europianë e amerikanë do të përshpejtoj dhe shumë shpejt shqiptarët e kësaj feje do të jemi në gjendje ti numërojmë në gishta së bashku me ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, realizimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit për shqiptaro-maqedonsat, të drejtat kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi, Kosovë lindore, Çamëri e gjithë Greqinë.

    Përshëndetje
    O Dodon e di historine e lepurit ti qe i kishin vrare te jatin?
    ta them une. doli lepuri gjithe vrull duke bertitur, Kush ma ka vrare babain se do ti bej namin? doli luani une e vrava tha. athere lepuri u terhoq duke thene:" po mire re ja ke bere:.
    besojn se mesazhi im eshte qarte, se ti ne filliim gjithe vrulle pretendoje se Islamin e perhapi shpata, ndersa tani e kthen deri diku mendimin tend.dmth qe edhe mund te mos jete perhapur me dhune e per te dale nga situata na flet per luften e skenderbeut qe eshte komplet jshte teme.
    Se ke lexuar gjithe sjkrimin prandaj te falet te besh gafa ketu.
    nese do akoma jam i gatshem te sjell fakte ketu.
    Shyqyr shume autore te huaj e shqiptare kane shkrur pewr kete ceshtje, si Sami Frasheri, ferit duka, Ana lalaj Nexhat Ibrahimi Tomas Arnojd, Skender risa, Iljaz rexha, Nexhat Ibrahimi, Qemajl morina, Muhammed pirraku etj qe sme kujtohen.
    Nese do ti sjell qe te tere ketu.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #143
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga deshmuesi
    Indrit te te pyes per dicka. Lejohet qe kurani te perkethehet ne gjuhe tjeter pervecse gjuhes qe e ka shkrojtur profeti? Pra e lejon kurani nje gje te tille?
    Ne cilin vit eshte perkethyer kurani i pare, nga gjuha e vet ne nje tjeter, si dhe , cila gjuhe ka qene ajo?
    sinqerisht deshmuesi.
    deshmues perkthimi i kuranit pelqehet dhe jo vetem lejohet, per shkak se ai do sherbeje qe te kuptohet me mire nga njerezit.
    ndersa kur u perkthye kurani ipare dhe ne cgjuhe nuk e di, as qe me ka interesuar fare.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #144
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    Bibla neper kohera: tekste dhe versione

    Nga Xh.Sallivan

    Teksti i Testamentit te Vjeter: Gjenden shume vende ne te cilat teksti origjinal nuk eshte i sigurte dhe edituesi ose perkthyesi duhet te udhehiqet nga ajo qe eshte me teper e mundshme. Megjithate, teksti hebre eshte me i rendesishem se sa ai grek meqenese editoret greke paten shume liri ne perkthim.

    Formimi i Testamentit te Vjeter: Historia se si kanuni (permbledhja e librave te njohur) i Testamentit te Vjeter u formua eshte gjithashtu e veshtire te percaktohet per shkak te mungeses se informacionit. Por ka mjaft informacion sa per te treguar ate qe permbante Testamenti i Vjeter gjate periudhes menjehere perpara Eres Kristiane. Dhe kjo vazhdon gjate drejt percaktimit se cfare do te konsideroheshin si Shkrime te Shenjta prej Jezusit dhe apostujve te tij.

    Teksti i Testamentit te Ri: Kur i kthehemi tekstit te Testamentit te Ri, perballohemi me nje numer te madh evidencash qe problemi qendron ne gjetjen e disa principeve baze te editimit. Ne posedojme me mijera doreshkrime: nje kontrast i dallueshem me doreshkrimet e pakte te autoreve klasike greke. Jo vetem qe gjenden me mijera doreshkrime greke; por ka edhe shume doreshkrime ne latinisht, sirianisht, egjiptianisht dhe gjuhe te tjera. Ka edhe citate nga Testamenti i Ri ne shkrimet e prifterinjve te hershem. Por keto evidenca duhen te perdoren me kujdes, meqenese ato nuk shquhen te gjitha per saktesine e tyre.

    Shkrimi i Bibles: Autoresia e librave te Testamentit te Vjeter tradicionalisht i atribuohet udheheqesve te medhenj te se kaluares cifute, midis tyre Moisiut, Samuelit, Davidit, Solomonit dhe profeteve te tjere. Megjithate, dijetare moderne kane arritur ne perfundimin se shume prej librave jane perpilime te vonshme te traditave te hershme.

    Librat e Testamentit te Ri jane shkruar gjate shekullit pas vdekjes se Jezusit. Keto libra ndoshta jane shkruar ne gjuhen greke, megjithese ka mundesi qe nje ose dy libra jane shkruar fillimisht ne aramaik dhe me vone jane perkthyer ne greqisht. Tradicionalisht ato konsiderohen te jene shkruar nga apostujt dhe dishepujt e Jezusit. Disa dijetare vene ne pikepyetje autoresine apostulike te disa prej ketyre librave.

    Te gjithe doreshkrimet origjinale te Testamentit te Vjeter kane humbur. Ne kemi vetem disa kopje te koheve te fundit ne gjuhen hebreje dhe disa versione te hershme. Tekstet ne hebraisht jane prodhim i kopjuesve dhe shpesh here jane te ndryshuara.

    27 librat e Testamentit te Ri jane nje zgjedhje prej shume shkrimeve te hershme kristiane. Ato perfaqesojne perpjekjet e kishes kristiane per te qartesuar shkrimet qe prezantojne me teper mesazhin kristian: permbushja dhe rinovimi i premtimeve te Zotit ne personin e Jezu Krishtit.

    Keshilli i Trent (1545-1563). Ky keshill i kishes katolike romake perkufizon kanunin biblik, duke vertetuar perfshirjen e librave biblike qe protestantet e quajne Apokrifa dhe percaktoi rendesine e njejte te Bibles dhe tradites.


    Bibla
    Versione, perkthime dhe data

    Perkthime:

    Aramik (gjuha origjinale e folur nga Jezusi)

    Hebraisht/Greqisht (te shkruara)

    Latinisht- Vulgate (e perkthyer nga Xheromi, 400 AD)



    Versione:

    1384 Uiklif

    1526 Tyndale

    1535 Koverdale

    1537 Mateu

    1539 Bibla e Madhe

    1568 Bibla e Gjeneves

    1568 Bibla e peshkopit

    1582 Reims, Testamenti i Ri

    1609 Douai, Testamenti i Vjeter

    1611 Versioni Mbretit Xhejms/ i autorizuar

    1903 R.T. Uejmouth, Testamenti i Ri ne gjuhen moderne

    1913 Xhejms Mofat, Nje Perkthim i Ri i Bibles

    1917 Shkrimet e Shenjta

    1927 E.T. Gudspid, Bibla e Plote : Nje perkthim amerikan

    1944 Ronald Knoks, Bibla e Shenjte

    1946 Versioni Standart

    1950 Testamenti i Botes se Re

    1955 H.J. Shonfild , Testamenti i Ri autentik

    1958 J.B. filips, Testamenti i Ri ne Anglishten Moderne

    1958 Bibla e zgjeruar

    1959 Bibla e Shenjte; Versioni Bekerli ne anglishten moderne

    1961 Bibla e anglishtes se re

    1966 Bibla e Jeruzalemit

    1966 Versioni me Anglishten e Sotme

    1970 Bibla e Re Amerikane

    1971 Bibla e re standarte amerikane

    1971 Keneth Tejlor, Bibla e Gjalle

    1973 Versioni i Ri nderkombetar


    SHUKPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  5. #145
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Rishkrimi i Bibles

    Nga A.hasan

    Seminari i Jezusit, nje panel perparimtar i dijetareve te Bibles, eshte duke rishikuar Biblen. Faza e pare e ketij projekti qe eshte objekt kundershtimi per te rishikuar ligjin e Testamentit te Ri, 27 librat e shkrimeve te hershme te cilat formojne thelbin e dogmes kristiane, perfundoi. 70 dijetareve u mori 8 vjet per te rishikuar evidencat per nje tekst “te ri dhe te permiresuar”. Librat mund te braktiseshin. Te tjere mund te shtoheshin. Testamenti i Ri nuk i ishte nenshtuar nje shqyrtimi te tille nga brenda qe nga shekulli i 15-te. Kanuni nuk ishte vene kaq shume perpara pergjegjesise qe nga shekulli i katert. Per kristianizmin, kjo ne fakt eshte lindja e nje mijevjecari te ri.

    Jezusi nuk shkruajti asnje fjale. “Testamenti i Ri i Zotit tone dhe Shpetimtarit Jezu Krisht” galvanizoi kristianet e pare, vendosi rregullat e kishes se tyre, vuri ne dukje rrugen e aprovuar drejt shpetimit, misheroi propozimet, konceptet, ritet dhe gjestet e besimit te tyre. Por Jezusi nuk shkruajti asnje fjale. Teologet dhe dijetaret dine shume pak nga gjeneza e librave qe perbejne Testamentin e Ri, por debatojne shume rreth saj. Por ata dine qe njeriu qe i foli Judes 2000 vjet me pare si i derguari i Zotit, nuk shkruajti e as nuk diktoi. Kush e beri kete?

    A mos 12 ithtaret, te cilet ecen neper peizazhin e thate te tokes se tij bashke me te, duke regjistruar fjalet , jeten dhe veprat e tij? Kjo ide perjashtohet. Apo ndoshta kleriket e hershem te kishes qe po zhvillohej, per te kujtuar mesazhin e tij dhe te forconin kultin e ri? Kush i ngriti guret e themelit te tij te “murit te epokave” mbi profetin Isa, Testamentin e trashegimise se tij? A mos ishin politikane religjioze me programin e nje “levizjeje kishtare” ne mendje? Pas shume shekujsh, asnje pergjigje e qarte. Vetem kjo: Jezusi nuk shkruajti asnje fjale.



    Dituria

    Ne vitin 1945 zbulimi i nje “librarie gnostike”te hershme nen reren e Nag Hamadit, ne Egjipt, e habiti komunitetin e teologeve kristiane. Ndermjet koleksioneve, aty gjendej edhe Ungjilli i Tomasit (Thomait), nje perpilim i shekullit te pare te thenieve te Jezu Krishtit. Dokumente te hershme dhe formuese qe tani citohen si referenca per kanunin e redaktuar me vone. Po t’ia shtosh keto teksteve kanunore, behet thirrja e shume dijetareve revizioniste. Fshini te gjithe materialet e dyshimta dhe te perdhosura qe ata thone. Po kush mund te vendose per ndryshime me kaq peshe? Beteja per Biblen kishte filluar. Kjo beteje vazhdoi pa rreshtur qe nga kjo kohe.

    Dijetare konservatore, dijetare perparimore nuk kane dyshime per ata, cdo fjale ne Bibel eshte prej Zotit. Kongresi Baptist i Amerikes se Jugut perpiqet edhe sot e kesaj dite te pershkruaje pagabueshmerine e Testamentit te Ri. Per disa sekte, interpretimi fjale per fjale eshte idea baze dhe principi i besimit te tyre. Ata flasin ne gjuhe te huaja, ata mbajne gjarperinj. Alegoria stilistike nuk eshte nje mundesi.por shume prej dijetareve kristiane kerkojne duart njerezore qe shkruajten fjalet e Jezusit. Ato duar qe i redaktuan dhe ndreqen keto fjale.



    Ungjijte:

    Mateusi, Marku, Luka, Gjoni. Ne zemer te shkrimeve kristiane, qendrojne vetem 4 ungjijte . Te gjithe rrefejne tregimin e Jezusit te Nazaretit. Te gjithe kujtojne kuptimin e vdekjes dhe ringjalljes se tij. Ungjijte mendohet te jene perseritja e fjaleve te folura me pare, por shenime te redaktuara te dishepujve te Jezusit, Mateut dhe Gjonit, dhe tradita te dokumentuara nga Marku dhe Luka, te rrefyera nga dishepujt e Jezusit. Por shkruesit e sakte te ungjijve nuk e identifikojne veten e tyre. Ata nuk pretendojne te kene ecur krah per krah me Jezusin dhe te kene degjuar mesazhin e tij nga goja e tij. Dituria sot percakton prejardhjen e ungjijve nga nje perpilim i burimeve te ndryshme: nje perzierje e historise se folur dhe asaj te shkruar te mbledhur nga predikuesit e hershem kristiane gjate dekadave pas kryqezimit. Gjenden fragmente ne ungjij te cilat mendohet te jene te vitit 125 p.e.r. por nuk gjenden doreshkrime origjinale te ketyre ungjijve. Te eksploruara fuqimisht gjate shekujve, rruga per tek krijimi i tyre ka prodhuar teorine e pranuar te “Dy Dokumenteve”. Sipas kesaj teorie Ungjilli i Markut eshte i pari qe eshte shkruar, diku rreth vitit 60 p.e.r., ne Rome, 30 vjet pas vdekjes se profetit. Ajo mbeshtetet ne kujtime gojore, nje liste te shkruar te mrekullive te Jezusit (ndoshta Ungjilli i Shenjave i gjetur ne Hag Hamadi?). Autoret e Mateut dhe Lukes me vone nxorren pjese nga ky ungjill dhe ia shtuan Thenieve te Jezusit. Kaq i ngjashem eshte formulimi i ketyre thenieve ne te dy ungjijte, sa qe teologet supozojne ekzistencen e nje vepre “reference” nga e cila qe te dyja jane referuar. Kjo “reference” quhet “Doreshkrimi Q” (Q qendron per Quelle, qe ne gjermanisht do te thote “burimi”). A mos ndoshta kjo eshte permbledhja e thenieve te Jezusit e gjetur ne Nag Hamadi, Ungjilli i Tomasit? Ishte kjo Burimi Q?

    Ungjijte e pare kane skicuar nje llogaritje te thjeshte te thenieve te Jezusit dhe mrekullite e tij. Me kalimin e kohes, vazhdon teoria, njerezit donin me teper. Ata kishin nevoje per me teper. Ata donin te njihnin kete njeri qe ata adhuronin si birin e Zotit, si Zotin vete. Dhe detajet biografike iu shtuan se bashku me disertacionet teologjike. Disa kristiane besojne qe ungjijte zbulojne me saktesi zerin e Jezusit. Te tjere zgjedhin te mendojne per ato si permbledhje te cthurura, kujtime te zgjatura qe ofrojne esencen e mesazhit te tij.

    Por sipas Zherom Nejrej te Shkolles Fetare te Uestonit ne Kembrixh, eshte e vertete qe ne nuk e dime se kush i shkruajti ungjijte.





    Sauli:

    Ai ishte njeri i veprave, themeluesi i vertete i kishes. Me nje fjale, krijuesi i Kristianizmit. Pauli, qytetar cifut i Romes, Sauli i Tarsusit, erdhi tek mesazhi i Krishtit pas vdekjes se tij, duke u kthyer ne fe tjeter rreth vitit 34 e.r. gjate rruges per ne Damask i shoqeruar nga nje vizion i “Krishtit te ringjallur”. Pauli ishte misionari i pare, nje nga njerezit me te medhenj te botes qe nderruan bindjet e tyre fetare. Ai shperndau kristianizmin neper Rome. Letrat e tij drejtuar kishave te reja qe po ngriheshin ne Rome perbejne nje pjese te konsiderueshme te Testamentit te Ri. Eshte pothuajse e sigurte se shtate nga letrat e shumta qe iu atribuan atij, ne fakt u shkruan prej tij: Thesalionianet 1, Galatianet, Korintasit 1 dhe 2, Romaket, Filipinezet dhe Filemonet. Ato udhezojne ne doktrinen kristiane dhe paralajmerojne per dobesi. Filemoni i drejtohet nje mjeshtri, skllavi i te cilit ishte larguar pa leje: “Ne qofte se ai te ka bere ndonje pakenaqesi ose te ka borxh dicka, ngarkoji ato mbi mua” shkruan ai. Kristianizmi i hershem ishte feja e te shtypurve, sklleverve qe renkonin nen zgjedhen e pronareve romake; ai ofronte shpetim, ngushellim, durim dhe shprese: I pari do te jete i fundit. I binduri do te trashegoje token.”



    Evangjelistet:

    Kristianizmi po perhapej. Evangjelistet po perhapnin kredon e tij. Shtate letrat e perfshira ne kanunin kristian quhen mesazhet “universale”, drejtuar me teper lexuesve te pergjithshem se sa udheheqesve te kishes. Vertetesia e tyre debatohet shume. Letra e Xhejmsit kthehet ne probleme praktike, etikat e sjelljes dhe mendohet te jete shkruar per kristianet cifute te shekullit te pare. Por edhe identiteti i Xhejmsit eshte i diskutueshem. Disa thone qe ai ishte vellai i Jezusit.

    Letrat e Gjonit, pergenjeshtrojne heretiket, te cilet mohojne qe Jezusi ka qene Krishti dhe paralajmerojne kunder atyre qe bejne vepra te keqija. Gjenden dy letra te Pjetrit, njera qe keshillon kishen per te qendruar te forte kunder persekutimit dhe mendohet te jete shkruar perpara renies se tij deshmor ne Rome ne vitin 65 e.r. Letra tjeter ka qene shume me ndryshe nga e para. Letra e Judes ka te njejtin fat, kurse autori i letres se hebrenjve eshte i panjohur. Por kjo leter ka nje pozite te rendesishme ne fene kristiane, meqenese pershkruan kristianizmin si realizimin e Judaizmit.





    Shpallja e Gjonit:

    I mistershem ne origjine. Mistik dhe gjithmone i diskutueshem, versioni i Krishtit te Dyte te ardhur eshte i shqyrtuar si asnje nga tekstet e tjera te Testamentit te Ri. Kuptimi i tij i vertete mbetet i paqarte. Numra, shenja dhe simbole duken sikur shpalosin nje paralajmerim profetik te historise. Shume prej dijetareve mendojne qe autori te kete qene nje njeri me emrin Gjon, aktiv nga fundi i shekullit te pare, gjate sundimit te pergjakshem te perandorit Domitian, rreth viteve 90 ose 95 e.r. Shkrimtari e quan veten Gjon, sherbetor i Krishtit, ne mergim ne kolonine romake ne ishullin e Patmos, ne detin Egje. Per disa, kjo eshte “shkrim rezistent” klasik, i cili ka per qellim te ngreje kristianet e shekullit te pare qe ne ato kohe ishin nen rrethim zyrtar dhe persekutim; te grumbulloje ata ne besim pa marre parasysh kercenimin e therorizmin. Nga Gjoni i Patmosit nuk dihet asgje me teper. Libri hyri ne kanunin e katolicizmit perendimor ne shekullin e 5-te. Martin Luteri dhe reformistet protestante e kundershtuan ate duke e konsideruar si “as apostolike dhe as profetike”. Shpallja e Gjonit vazhdon te jete nje enigme, por gjithashtu edhe nje magnet frymezimi, me premtimin e tij per fitoren perfundimtare te se mires mbi te keqen. Seminari i Jezusit me baze ne Institutin Nestar ne Sonoma, Kaliforni, sugjeron qe te hiqet nga kanuni zyrtar. David Koreshi e justifikoi kultin e tij mbi Shpalljen, duke jetuar dhe vdekur ne ferrin e shembelltyres se librit. Shpallja e Gjonit nuk mund te jete me “e sakte politikisht”.

    Kristianet duhet te zgjedhin midis punimeve kulturore apo librave te shenjta. Ata duhet te percaktojne se si do te jete Besimi ne mijevjecarin tjeter, te percaktojne se cfare eshte Testamenti i Ri, dhe kush ua dha ate atyre. Vendime ogurzeza per qindra e mijera shpirtra. Sigurisht qe ka nje rruge per te dale nga kjo dileme. Profeti Isa (Jezusi) ishte musliman. Feja e tij ishte Islami. Dhe pergjigjet e fundit jane shpallur nga Allahu, ne menyre qe t’i shohin te gjithe. Libri qe duhet pranuar eshte Kur’ani,

    Ky artikull bazohet nga raporte te dhena prej Miriam Horuit dhe Xhefrei Sheler, US News dhe World Report, 10 Dhjetor, 1990; 8 Nentor, 1993.

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  6. #146
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit

    Greis Halsell eshte autori i librit “Udhetim ne Jeruzalem” dhe “Profeci dhe Politike”. Kjo faqe perpiqet te paraqise disa artikuj te cilet nuk jane publikuar akoma ne media. Ky botim eshte nje prej tyre.

    Disa aluzione te kesaj historie jane botuar neper gazeta. Dhjetorin e kaluar, korrespondenti i Miami Herald ne Lindjen e Mesme raportoi rreth intervistes qe pati me kryetarin e bashkise se Jeruzalemit, zotin Ehud Olmert. Kur u pyet rreth mungeses se shpirtit te krishtlindjeve ne qytetin e Jeruzalmit zoti Olmert u pergjigj qe ky ishte nje qytet cifut, me me pak se 3% te popullsise kristane, dhe qe ai nuk sillej ndryshe nga “pjeset e tjera te plazhit ne Miami. Thjesht, nuk eshte ne ndjeshmerine tone.”

    Nderkaq, konfiskimi i tokave muslimane dhe kristiane perreth Jeruzalemit dhe Betlehemit prej Izraelit vazhdon akoma. Zyra jone ka marre nje veprim urgjent gadishmerie nga Shoqeria e shen Jues, nje shoqate per mbrojtjen e te drejtave katolike, ne te cilen u kerkohet gjithe qytetareve amerikane qe te protestojne kunder perdorimit te dollarit amerikan per keto konfiskime te paligjshme.

    Greis Halsell ka kaluar pjesen me te madhe te jetes se saj profesionale duke u treguar amerikaneve rreth atyre qe vuajne nen pushtimin ushtarak. Artikulli i saj me i afert eshte ai rreth muslimaneve boshnjake, i botuar ne Janar-Mars te vitit 1994. Kete here ajo viziton kristianet palestineze te cilet jetojne nen pushtimin ushtarak izraelit.

    Fatkeqesisht, ne nuk mund t’ju tregojme asnje nga fotografite qe shoqerojne artikullin e saj. Ne aeroportin e Tel Avivit, perpara se sa ajo te nisej, ajo u mor ne pyetje nga personeli i sigurimit per me teper se nje ore. Autoritetet donin te shihnin shenimet e saj. Ajo e refuzoi kete. Pasi i kontrolluan te gjitha gjerat personale, njeri prej personave qe e kishte marre ne pyetje, ndersa po i kthente aparatin fotografik, e leshoi ate perdhe. Nuk dihet nese kjo e demtoi aparatin apo jo. Ajo qe eshte e qarte eshte qe filmi nuk u demtua dhe kjo per arsyen sepse ai nuk ndodhej brenda ne aparat. Ai u konfiskua.

    Menyra me e mire per te pare keta kristiane, pasardhjes te ithtareve te pare te Krishtit, eshte t’i vizitosh ata neper komunitetet dhe shtepite e tyre. Dhe kjo eshte ajo qe ben Bonie Gehueiler nepermjet programit “Vullnetaret ne Mision”. Pjesemarresit kalojne nje jave duke ndihmuar ne nje komunitet kristian, ndersa javen e dyte vizitojne vendet e shenjta historike. Per palestinezet kjo eshte nje eksperience e bukur.

    Kristianizmi ne token e Krishtit eshte duke vdekur. Meqenese dikush mund te thote qe shpirti jeton brenda ne trup, a ka rendesi qe nuk ka deshmitare te gjalle qe kristinizmi ne token ku feja e nje miliard pasuesve lindi? Si mund te ndikoje tek muslimanet e Tokes se Shenjte, levizja e gjithe kristianeve? A do te behen ata me te forte apo me te dobet, me laike apo me ushtarake? Me pak fjale, a ka nenkuptim politik dhe fetar per boten vdekja e kristianizmit ne Token e Krishtit?

    Sot kane mbetur vetem 40,000 kristiane. Ne vitin 1948, 60-70% e kristianeve palestineze u debuan nga shtepite e tyre duke krijuar nje shtet cifut. Qe nga viti 1967 pushtimi i paligjshem izraelit na tokat e tyre, 20,000 kristiane te tjere kane ndjere nevojen te largohen nga toka e tyre. Me pare popullsia e Jeruzalemit, ne traditen kristiane “nena e gjithe kishave”, ishte gjysem kristiane. Tani kristianet ne Qytetin e Shenjte jane kaq te paket ne numer sa qe “me disa avione ata mund te shperngulen prej andej” thote Jonatan Kutab, nje kristian nga Jeruzalemi, tani avokat ne Sh.B.A.

    Nen Mandatin Anglez, Palestina zyrtarisht ishte nje shtet kristian, dhe Betlehemi kishte nje popullsi, 90% e se ciles perbehej prej kristianeve. Tani qyteti i cili lindi Krishtin dhe fene kristiane, ka vetem 10% kristiane. Dhe ajo qe ngelet nga Palestina eshte vetem nje qytet, Beit Sahour, shumica e popullsise te se cilit eshte kristiane. Edhe ky qytet po kercenohet: ndertimet e planifikuara cifute mund te ndryshojne demografine e tij dhe ta kthejne ate te mbizoteruar nga cifutet. “Izraelitet kane vene nen shenjester zhdukjen e komunitetit te kristianeve palestineze” thote udheheqesi kristian i Beit Sahourit, Elias Rishmani. “Ne mund te konsiderohemi si nje specie ne rrezik zhdukjeje.”

    Duke dashur te zhdukin kristianet dhe kristianizmin, disa publikues dhe institucione qe zoterohen nga zionistet jane duke i hequr edhe nga harta: “Une pashe nje atlas qe shperndahet gjeresisht dhe qe botohet ne Nju Jork” thote Naim Atek, nje udheheqes kristian palestinez.

    “Ai kishte harta dhe popullsi dhe per Token e Shenjte kishte nje liste te numrit te cifuteve dhe muslimaneve, por nuk i permendte fare kristianet. Une do t’u jap nje shembull tjeter: Izraelitet mbajten nje konference ne Universitetin Hebre; kjo konference ishte rreth feve ekzistuese ne Token e Shenjte. Temat e fjalimeve trajtuan Judaizmin dhe Islamin. Ato nuk e permenden fare Kristianizmin. Nja grua kristiane nga Amerika, qe merrte pjese ne kete konference pyeti: “Pse nuk perfshini edhe kristianet?” Nje izraelit i’u pergjigj: “Numri i tyre ketu eshte i paperfillshem. Ata nuk kane me rendesi.”

    Palestina njihet si toka e ringjalljes. Ajo eshte mesazhi i Krishtit. A mundet kristianizmi ne vendlindjen e tij te provoje nje ringjallje nga nje gjendje e vdekur? Apo mos valle zionistet kane fituar? A kujdesen me kristianet ne Perendim? I’a drejtova kete pyetje Aleks Euadit, nje prifti pagezues palestinez: “Jeruzalemi eshte nje ceshtje per 14 milione cifute, eshte nje ceshtje per 1 miliarde muslimane, por nuk eshte akoma nje ceshtje per 1 miliarde kristiane neper bote. Po te mos ndryshoje kjo, Toka jone e Shenjte do te kthehet ne nje varreze e kristianizmit.



    Pse po largohen kristianet?

    Udhetimin tim te pare neper Jeruzalem e bera ne vitin 1979, kur fillova kerkimet rreth familjeve te tre feve monotesite me te medha qe linden te gjitha nga nje rajon i shkrete, me qender ne Jeruzalem. Duke shkelur mbi kalldremet e Qytetit te Vjeter, shpesh here me kujtohej babai im, nje kristian i devotshem dhe se sa shume do te deshironte ai te gjente gjurmet e Krishtit. Jezusi ishte aq real per te sic ishte edhe vete familja e tij. Dhe ai mund te parafytyronte qarte kodrat perreth Betlehemit dhe kasollen ku Jezusi lindi dhe rruget e Nazaretit ku Krishti kishte qendren e tij. Babai im ishte kristiani me i mire qe une njihja. Nje dite, kur isha vetem me te ne Jeruzalem e pyeta me qetesi: “Cfare do te thote kristian?” Une e dija se cfare do te thoshte per babain tim : nje besim qe i dha atij nje zemer te gezuar dhe nje mendje te paster nga shqetesimet. Por cfare do te thoshte ajo per mua? Kisha ardhur ne fillim ne Jeruzalem i indoktrinuar me idete zioniste. Cifutet kishin vuajtur nje cfarrosje te pergjithshme nga nazistet gjermane dhe meritonin toka te lira. Une nuk dija asgje per palestinezet. Tani, rreth meje une shihja palestinezet, muslimane dhe kristiane, te cilet ishin larguar me force nga shtepite e tyre, ishin kthyer ne refugjate ne token e tyre. Te privuar nga tokat e tyre, shtepite e tyre, te shtypur nga nje regjim ushtarak, ata shpesh here ishin te uritur, ne te ftohte dhe ne dhimbje. Per mua kuptimi i kristianizmit u be me i qarte: Krishti do te ndiente dhimbjen e tyre. Ai do te ishte deshmitar per dhimbjen e palestinezeve.

    Ne viziten time te pare, kur pyeta nje palestinez: “A jeni musliman apo kristian”? mora te njejten pergjigje: “Jemi te gjithe palestineze, qe perpiqemi te clirohemi nga pushtimi zionist.” Perpara vitit 1948, banoret me te vjeter me kujtonin, “te gjithe neve qe jetojme ketu sot quheshim palestineze dhe mbanim pasaporta palestineze.” Nje qytetar nga Qyteti i Vjeter me dha nje monedhe: “Edhe valuta jone ishte palestineze.” Pasi zionistet arriten te shperngulin nje numer te madh cifutesh europiane ne Jeruzalem, ne vitin 1948 ata krijuan nje “shtet cifut”, i cili nga cdo permase, shkruan dijetari izraelit Israel Shahak: “duhet te konsiderohet nje shtet racist.” Shteti i porsa krijuar i dorezoi funksionet e sovranitetit Organizates Boterore Zioniste dhe lidhje qe i bene viktimat jo-cifute te nje diskriminimi, i cili po te ishte perdorur mbi cifutet diku tjeter, do te denohej si sistematik, dhe kunder-semitizem i sponsorizuar nga shteti.

    Krijimi i nje shteti cifut ne territorin palestinez do te thoshte “mijera nga njerezit tane duhej te crrenjoseshin” me tha zevendes kryetari i bashkise se Betlehemit Hana J. Naser. “Lufta e vitit 1948 detyroi me teper se sa 700,000 palestineze, 50,000 prej tyre kristiane, te emrigronin.” Qe nga viti 1948 emigracioni i kristianeve palestineze eshte dy here me i madh se sa e gjithe popullsia palestineze. Pse po largohen kaq shume kristiane? A mos “inkurajohen” per te emigruar dhe ne qofte se po, nga kush? A mos do te thote qe te heqesh qafe gjithe keta kristiane do te shuante nje “element te rrezikshem” qe mund te rrise simpatine e miqve kristiane ne Perendim? Mesova qe ekzistonin kater arsye te rendesishme pse kristianet po largoheshin. E para, kristianet kane lidhje me boten e jashtme. Duke filluar qe nga gjysma e dyte e shekullit te 19, mesues te derguar neper shkolla kristiane ne Jeruzalem, Betlehem dhe Nazaret u siguruan adresa jashte shtetit, ato te shtepive dhe kishave te tyre, atyre kristianeve vendas te cilet deshironin te emigronin ne Ameriken e Jugut, kurse kristianet e Jeruzalemit, Jafas dhe Ramallahut nisen nje udhetim per ne Sh.B.A. Pjesetaret e familjeve ndiqnin ata qe ishin larguar me pare. Sot me teper kristiane nga qyteti i Ramallahut jetojne ne Sh.B.A. se sa ne kete qytet. Keshtu nje vizitor ne San Diego, San Francisko, Sindei dhe Santiago e Bogota mund te gjeje komunitete te tera palestinezesh qe jetojne ne keto qytete. Kristianet palestineze tregojne per nje arsye te dyte per emigracion: shtepite dhe mungesa e tyre. Une nuk takova asnje palestinez i cili nuk kishte provuar personalisht apo nepermjet pjesetareve te familjes, humbjen e shtepise. Njehere duke udhetuar neper Jeruzalemin perendimor, nje kristian palestinez, Ibrahim Matar, me tregoi shtepine e familjes se tij, e pushtuar ne luften e vitit 1948. Historia e tij perseritet me dhjetera e mijera here. Pastaj vjen pushtimi i tokave arabe i vitit 1967 i cili perfshin Bregun Perendimor. Izraelitet duke perdorur ligje ushtarake 28 vitet e fundit kane shkaterruar shtepite e palestinezeve pa meshire. Fauzi Kisuani, ndihmes guzhinier ne nje hotel dhe babai i nente femijeve, vezhgonte se si bulldozeret dhe policia izraelite arriten ne shtepine e tij ne juglindje te Jeruzalemit. Dy ore me vone shtepia e tij ishte vecse nje pirg tullash. Kisuani kishte lindur aty ku jetonte, ai nuk kishte levizur asnjehere prej andej. E njejta gje kishte ndodhur edhe me Cirres Nestas, te cilin e takova per here te pare ne vitin 1979. Ate vit qendrova per disa kohe tek familja e tyre afer Betlehemit. Kur e pyeta Nestas, se sa kohe kishte ai dhe stergjysherit e tij qe ishin kristiane ai m’u pergjigj: “ Oh, rreth 2,000 vjet.” Ne vitin 1985 u ktheva per nje vizite tjeter. Shtepia ne te cilen kisha qendruar nuk ndodhej me aty. Syte nuk me shihnin gje tjeter pervec nje pirgu me gure. Diku me tutje pashe ndertesen e re te Nestas. E pyeta se cfare kishte ndodhur me shtepine e tij : “ Izraelitet thane qe une nuk kisha leje te jetoja atje, keshtu qe ata e shkaterruan ate shtepi. Megjithate Nestas e ndjen veten me me fat se sa komshinjte e tij kristiane, tokat dhe shtepite e te cileve u pushtuan per nje koloni vetem per cifute te quajtur Gilo. Udhetova nepermes kesaj kolonie, e shoqeruar nga nje oficer i patriarkes latine te Jeruzalemit, Xhozef Doneli.

    "E gjithe toka qe shihni, per milje e milje te tera eshte toke e konfiskuar. Kjo ka qene Beit Xhala, ishte me teper kristiane. Por palestinezet qe zoteronin kete toke nuk do t’u kthehet me kurre, ata nuk do te fitojne perseri pasurine e tyre. Ketu izraelitet kane ndertuar pazarin me te madh ne Lindjen e Mesme, me te madhin ne shtetin cifut. Ai quhet Kanoni dhe eshte ngjitur ne stadiumin Tedi, e gjitha e ndertuar mbi toke te konfiskuar nga familje palestineze, per te strehuar me dhjetera, mijera cifute te ardhur nga Rusia dhe Europa Lindore. Asnje nuk ka rrenje ne Palestine. Dhe sic mund te shihni, njesite vazhdojne e vazhdojne per milje te tera.” Doneli shton qe kur ai u tregonte vizitoreve amerikane kete investim kaq te madh “ata gjithmone habiten qe ata, taksa paguesit e Sh.B.A. jane duke paguar per keto njesi te jashteligjshme, te gjitha te ndertuara mbi token e marre me force prej palestinezeve.”

    Kristianet tregojne per arsyen e trete te emigracionit: ata nuk mund te gjejne pune. Kristianet palestineze ne pergjithesi jetojne ne zona te qyteteruara dhe rreth gjysma e kristianeve te Bregut Perendimor punojne ne Sherbime Publike, te cilat perfshijne sfera te tilla se edukimi, shendetesia dhe turizmi. “Kjo do te thote qe ata jane nepunes, dhe duke qene te tille eshte e pasigurte kur askush nen pushtim nuk ka kontroll mbi gjendjen ekonomike, dhe te gjithe duhet t’u binden urdherave te vena nga autoritetet” thote dr. Bernard Sabella i Universitetit te Betlehemit, i cili ka shkruar shume rreth emigracionit kristian. Qe nga viti 1967, ve re ai, izraelitet kane imponuar me teper se sa 1,300 ligje ushtarake te cilat kufizojne levizjet dhe kthejne punet e zakonshme ne pengesa. Ligjet kufizojne prodhimet e palestinezeve, duke i kthyer ata ne tregun e prodhimeve izraelite. 50% e meshkujve dhe 85% e femrave palestineze jane te papune. Mesatarja vjetore e te ardhurave te palestinezeve eshte vetem 1,000$. “Ata me pune te sigurte nuk mendojne te largohen” thote dr. Sabella.

    Palestinezet te cilet kane numrin me te madh te personave qe kane nje diplome kolegji, e cmojne shume edukimin dhe kam degjuar per nje arsye te katert per emigracionin e tyre: ata duan nje te ardhme per femijet e tyre. “Qe nga viti 1948, prinderit kane filluar te thone: “nje mendje e edukuar eshte nje pasuri te cilen zionistet nuk mund te n’a e marrin” thote dr. Hind Salmani, prinderit kristiane te se ciles e derguan ate ne Universitetin e Kairos, ku ajo u diplomua ne ekonomi. Ajo ka dhene mesim ne Universitetin e Betlehemi qe nga kohet e themelimit te ketij universiteti ne vitin 1973, dhe eshte nje nga 200 grate me grade shkencore ne kete universitet. Sot, ve re ajo, ata qe mbarojne universitetin kane nje shkalle papunesie prej 50%. Kerkimet tregojne qe palestinezet me nje grade shkencore jane ata qe emigrojne me teper. Ne pergjithesi, komuniteti kristian palestinez, me theksimin e tij te forte mbi edukimin dhe pervojen e punes, i pershtatet perkufizimit te komunitetit migrues: “Nje komunitet me arritje te larta ne fushen e edukimit dhe nje standart jetese relativisht te mire, por pa prespektive per siguri ekonomike dhe zhvillim, ka shume mundesi te behet nje komunitet migrues.”





    Jeruzalemi eshte i humbur
    Ne udhetimin tim te pare neper Jeruzalem, 16 vjet me pare, une jetoja brenda mureve te Qytetit te Vjeter, dhe udhetova neper ate qe ka ngelur nga Palestina, territoret e Bregut Perendimor, Gaza dhe Jeruzalemin arab te Lindjes, te gjitha te pushtuara ne menyre te paligjshme nga Izraeli. I gjeta kristianet dhe muslimanet duke u perpjekur nen pushtim, por shumica dukeshin te sigurte qe drejtesia do te triumfonte, qe ata do t’a fitonin Palestinen, qe flamuri i tyre do te valevitej mbi kryeqytetin e tyre te Jeruzalemit arab te Lindjes. Ne viziten time me te afert, ne Nentor te vitit 1994, i gjeta muslimanet dhe kristianet teresisht te zhgenjyer. Shume kristiane me thane me sinqeritet: “ Jeruzalemi eshte i humbur.”

    Gjate kohes qe isha ne Jeruzalem, Patriarkat, udheheqesit e kishave dhe kujdestaret e Tokes se Shenjte paralajmeruan qe izraelitet jane duke shkelur te drejtat per hyrje te lire ne vendet e shenjta. “Askush nuk mund t’i pervetesoje ato ne rruge te vecanta” deklaron nje dokument i nenshkruar nga udheheqesit e feve kryesore. Ata u mblodhen per garantimin e statusit te vecante i cili e bente Jeruzalemin nje qytet te hapur qe tejkalon rreziqet politike ne vend dhe bote.

    Per me teper, udheheqesit protestante dhe paria kristiane qe jetojne ne Jeruzalem, ne nje leter drejtuar presidentit Klinton, qe izraelitet “me paramendim jane duke ndryshuar statusin e qytetit” duke diskriminuar popullsine jo-cifute ne qytet, duke kufizuar hyrjen e tyre ne qytet, ne institucionet dhe vendet e tij te shenjta dhe duke perforcuar fizikisht kontrollin mbi Jeruzalem, ne interes te cifuteve , per te demtuar te tjeret.” Ata i treguan Klintonit se ne qofte se Perendimi i lejon forcat ushtarake te Izraelit “te diktonin nje zgjedhje qe favorizonte vetem njerin krah, atehere edhe ne do te jemi pergjegjes per dhunen e ardhshme dhe paqendrueshmerine ne kete rajon.”

    Izraelitet kane si plan te bashkojne Jeruzalemin cifut perendimor me Arabine lindore nen Jeruzalemin. Ata synojne te kene nje kryeqytet cifut te nje shteti cifut i cili do te perfshije 25% te Bregut Perendimor. Nje artikull ne nje nga revistat e Jeruzalemit (Qershor 1994) shkruan qe izraelitet mendoje per nje Izrael me te madh, kufijte bashkiake te se cilit, nen sovranitetin e Izraelit, do te perfshijne qytete te spikatur palestineze si Ramallah dhe Betlehem. Plani, thone kristianet palestineze, shkon edhe me tej.

    “Izraelitet per shkak te interesit te tyre mbi turizmin, jane shume lakmues kundrejt Betlehemit, nje zone, e cila perfshin Beit Xhalam dhe qytetin tone te Beit Sahourit,” thote dr. Mexhid Nasar, drejtori i nje qendre mjekesore ne Beit Sahour. “Ata planifikojne te shtojne edhe 40,000 koloni te tjera cifute ne kete zone. Ne qofte se kjo i shtohet numrit te kolonive qe jetojne ne Golo, i cili eshte ne kufi me Betlehemin, dhe nje kolonie tjeter e cila deperton ne Beit Xhala, ne 3-4 vite do te behen 90,000 cifute ne kete zone, zona qe rrethon Betlehemin, e cila eshte zona e tre qyteteve, te cilet tradicionalisht kane qene kristiane, Betlehemi, Beit Xhala dhe Beit Sahouri. Ne keto qytete edhe sot e kesaj dite gjendet ajka e komunitetit kristian dhe ketu izraelitet jane duke krijuar nje demografi te re, nje realitet te ri, nje gjeografi te re. Tashme izraelitet e konsiderojne te gjithe kete zone pjese te Izraelit. Ne Betlehem, i cili eshte akoma pjese e Palestines, turistet duhet te kalojne nepermes blloqeve te gureve dhe ushtareve cifute. Une nuk jam i mendimit se Izraeli do te lejonte turistet te kalonin kufijte dhe te shkonin ne Jeruzalem. Ja perse ne i perceptojme ndertimet e cifuteve ketu ne Beit Sahour si nje shkalle drejt shnderrimit ne cifute e te gjithe zones se Betlehemit. Mendoj se shume njerez nuk po e kuptojne kete. Njerezit nuk po e ngrejne zerin rreth trashegimise se kristianizmit. Ata nuk po e ngrejne zerin fare.”

    Te gjithe palestinezet me te cilet pata konakt, me thane qe duke firmosur nje marreveshje paqeje e cila ka Izraelin nen mandat, me negociatat e P.L.D rreth pozites perfundimtare te Jeruzalemit ne vitin 1996, Rabini kerkoi per nje konfiskim te hapur te tokave palestineze dhe nje ndertim banesash per cifutet, i cili nga viti 1996 nuk do te linte asgje tjeter per te diskutuar. Qyteti i shenjte per te tre besimet, dhe e gjithe toka qe e rrethon do te ishte nen kontrollin e plote te Izraelit. “Ne qofte se kjo do te ndodhe” thote nje palestinez “ne do te na duhet nje leje prej izraeliteve per t’u futur ne xhamine Al-Aksa.”

    Izraelitet kane konfiskuar toka te mjaftueshme per nje plan te madh sipas te cilit 17,000 banesa te reja do te ndertoheshin brenda dy vjetesh, brenda dhe perreth Jeruzalemit. “Shume jane ne ndertim e siper, shume te tjera jane pajisur tashme edhe me mobilje.” I mburret nje zyrtar izraelit nje reporteri nga Sh.B.A 8,000 nga 17,000 njesite do te jene ne Jeruzalemin lindor, e gjithe kjo e planifikuar me nje objektiv te qarte: te siguroje qe nuk do te kete boshllek midis Jeruzalemit, Izraelit dhe pavaresise palestineze” dhe keshtu te vendose “nje fakt te qarte qe Jeruzalemi eshte kryeqyteti i Izraelit.”

    Izraelitet jane gjithashtu duke zgjeruar ndertimet ne afersi te Golos, Ramot dhe Piskat Ziv, te gjitha ne toke te konfiskuar prej palestinezeve. Ne Piskat Ziv, izraelitet jane duke ndertuar 4,000 apartamente te mjaftueshme per te strehuar 12,000-16,000 banore.

    Duke konfiskuar tokat palestineze dhe duke dhene leje ndertimi per cifutet mbi keto toka, izraelitet jane duke u mohuar palestinezeve te drejten te ndertojne dhe te jetojne ne Qytetin e tyre te Shenjte. 80,000 palestineze kane prona ne Jeruzalemin arab, dhe shume prej tyre do te donin te ndertonin aty por autoritetet ushtarake izraelite u mohojne atyre kete te drejte: “Ne kemi prona ne Jeruzalem, por izraelitet refuzoje te n’a japin leje te ndertojme aty,” thote profesor Salmani i Universitetit te Betlehemit. “Une shoh nje te ardhme te erret. Ne nuk kemi toka per te bere dicka,” thote gjeografi palestinez Kalil Tufakji. “Izraelitet jane duke krijuar fakte ne menyre qe neser, kur te kalojme ne negociata, keto fakte te flasin ne favor te tyre.” Nje aktivist i te drejtave te njeriut, Xhau Abu Shakrah thote: “Izraelitet kane perdorur nje racizem sistematik ne menyren se si ata refuzojne lejet e ndertimit per palestinezet, dhe i kane aprovuar ato per cifutet.”

    Pervec konfiskimit te tokave dhe refuzimit te ndertimit ndaj vendasve, izraelitet kane rrethuar Qytetin e Shenjte ne menyre qe te ruajne qytetaret e tyre. Ata ngriten blloqe te medha cimentoje qe mbeshteten nga ushtaret izraelite. Ata kontrollojne me kujdes te gjitha automjetet qe nuk kane licence izraelite. Meqenese shumica e kristianeve jetojne brenda dhe rreth Jeruzalemit, dhe kane pune aty, mbyllja e tij do te thote nje eksod te metejshem te kristianeve qe nuk mund te gjejne pune. Dr. Sabela, zyrtar ne zyren e emigracionit te kristianeve palestineze shpjegon: “Shume prej kristianeve dhe muslimaneve punojne ne pune akademike dhe teknike. Ata kane aftesi dhe eksperience pune te cilat i bejne ata nje pjese te pandashme te zones se Jeruzalemit, Betlehemit dhe Ramal. Tani ata nuk mund te levizin nga nje zone ne tjetren. Izraelitet i shkepusin keto komunitete, dhe punetoret e tyre, nga njera-tjetra.”

    Doris Salah. E cila ka drejtuar YWCA e Jeruzalemit lindor per disa vjet rrjesht, me tha qe YWCA u dha mesime kompjuteri dhe rrobaqepsie grave palestineze. Shumica e instruktoreve dhe studenteve jetojne ne periferi te qytetit. “Per te marre leje te hyjne ne Jeruzalem ata duhet te shkojne ne nje zyre ushtarake izraelite, zakonisht te presin per ore te tera dhe pastaj te shkojne tek nje zyrtar tjeter dhe te marrin pergjigjen “Eja perseri neser.” Te gjithe instruktoret dhe studentet tane e shohin kete si harxhim kohe dhe te turpshme.” Nje minister kristian ne Jeruzalem me tregoi per nje here kur ai i kerkoi nje te riu palestinez ne Beit Sahour te behej ndihmesi i tij. “Ai ka nevoje per pune, ai do te donte te kishte nje pune. Mban rreth 30 minuta me makine deri ne Jeruzalem. Por ai nuk mund te futet ne pune sepse izraelitet nuk i japin leje te vije ne Jeuzalem.”

    “Mbyllja eshte e tmerrshme per ne” thote Kostantina Dabha ne Gaza, e cila drejton punen e refugjateve te sponsorizuar nga keshilli i kishave te Lindjes se Afert. “Zakonisht neve n’a duhet te dergojme ndonje pacient ne spitalet e Jeruzalemit dhe nuk mund ta marrim dot nje leje kalimi qe te shkojme atje.”

    “Jeruzalemi eshte i rrethuar” deklaroi zevendes kryetari i bashkise se Betlehemit, zoti Naser. “Kristianet nuk mund te shkojne dot atje te falen, te punojne. Kjo eshte e pamundur. A mos ka humbur gje Jeruzalemi? Naser thote qe ai nuk mund te humbe, ne kuptimin shpirteror te fjales. I bera te njejten pyeje prokurorit te pergjithshem te Jeruzalemit, zotit Kutab:

    “Po, ne qofte se jeni duke folur gjeografikisht dhe demografikisht. Izraelitet kane shkeputur me sukses Jeruzalemin nga pjesa tjeter e bregut perendimor. Palestinezet kane nevoje per Jeruzalemin lindor si kryeqytet. Por izraelitet i kane penguar ndertimet tona. Ne kemi te drejte per nje proces, duhet te kete toke mbi te cilen te zhvillohemi, duhet te kete struktura, nuk mund te krijosh nje universitet brenda nje nate, duhet te ndertohen maredhenie tregetare, nje ekonomi, nje jete, nje komunitet. Por ne Jeruzalemin lindor, izraelitet kane ngrire dhe ndaluar cdo zhvillim ne te cilin ndihet prezenca palestineze. Ata jane duke e trajtuar Jeruzalemin sikur te ishte nje fis, nje fis qe pushton token e nje fisi tjeter duke e zhdukur plotesisht te parin. Kur Jeruzalemi u pushtua ne ditet e meparshme, ai u shkaterrua pothuajse fare, dhe pastaj ata do te hapnin brazda dhe do hidhnin kripe ne to, ne menyre qe te mos lejonin rritjen e asgjeje nga toka. Izraelitet jane duke perdorur menyra moderne te mbjelljes per te vrare te ardhmen e qytetit, per te zhdukur plotesisht prezencen tone.”

    “Ne te njejten kohe, ata jane duke punuar shume dhe ne menyra te sofistikuara qe te krijojne fakte mbi toke, te cilat jane te pandryshueshme. Kjo do te thote qe te tjeret, edhe po te kene qellime te mira nuk do te jene ne gjendje t’u nderrojne vendin ketyre fakteve. Sot, edhe sikur me qellime shume te mira, nuk mund t’u thuash dot 150,000 emigranteve cifute qe jetojne ne Jeruzalemin lindor qe ata duhet te largohen. Dhe kjo eshte fitorja qe ata donin te arrinin: te kishin me teper cifute se sa arabe ne Jeruzalem.

    A mos mendon administrata e Sh.B.A. e cila ka thene qe do paqe ne Lindjen e Mesme, se zgjedhja e nje kryeqyteti cifut ne nje shtet cifut do te sjelle paqe ne rajon? Prokurori i pergjithshem izraelit Daniel Seideman i cili punon per “Paqe Tani” thote qe izraelitet nuk duhet te harrojne “vlerat e tyre te shpallura boterisht te proceseve nen ligj dhe drejtesise perpara ligjit.” Ai thote qe nuk mund te kete nje qytet cifut vecse ne qofte se kthehet ne Belfast, nje qytet i popullsive te ndyra. As izraelitet, as administrata amerikane nuk duken te shqetesuara rreth kesaj mundesie. Perkundrazi, peshperitjet neper Jeruzalem thone qe administrata e Klintonit i ka premtuar shtetit cifut se do te njohe qe ai ka zoteruar dhe kontrolluar gjithe Jeruzalemin, dhe do te beje kete duke ndertuar nje ambasade amerikane ne Jeruzalemin lindor.



    Viti 2000
    Pas 5 vjetesh ne shenojme pervjetorin e 2000 te lindjes se Jezusit dhe do te veshgojme rastin e vecante ne te cilin shume kristiane do te udhetojne drejt Tokes se Shenjte. Ata do te bejne fotografi te vendeve te shenjta duke shmangur prej pamjes se tyre bashke fetaret e tyre, ata kristiane te cilet se bashku me stergjysherit e tyre kane jetuar gjithmone ketu. Duke folur me kristiane vendas, i kam degjuar ata te pyesin: “Pse kristianet udhetojne qe nga ana tjeter e botes per te ardhur ne token tone? Dhe pastaj nuk pranojne te njohin qe ne si kristiane jetojme ketu? Pse ata sillen siur ne te ishim te padukshem, kur ne jemi nje pjese e peisazhit neper te cilin ata kalojne?” ata jane te coroditur: “Pse, pyesin ata, kristianet amerikane qe udhetojne ketu vendosin nje rend cifut siper kristianizmit te tyre?”

    Per shembull, ata flasin per viziten e presidentit Klinton ne Jeruzalem, Tetorin e kaluar: “ Ne e dime qe ai mburret se eshte nje kristian, ne kemi lexuar qe ai shkon ne kishe dhe qe zonja Klinton shkon ne kishe. Por megjithese ai ishte per vizite shume afer vendeve te shenjta kristiane ai nuk vizitoi asnje prej tyre, ai nuk u takua me asnje kristian, ai nuk zgjodhi te shkonte tek asnje nga kishat tona kristiane.” Meqenese Klintoni ka vendosur qe kristianizmi ishte nje pjese e pandare e jete se tij, perse, pyesin ata, do te mund t’e mohonte ai bashkefetaret e tij, dhe besimin e tyre te perbashket?

    “Ngela shume i habitur” thote zevendes kryetari i bashkise se Betlehemit, zoti Naser. “Vizita e tij ketu tregoi se sa zionist eshte ai ne realitet. Si mundet nje kristian te vinte ketu dhe t’i shmangej vendit ku ka lindur Krishti, dhe vendit ku eshte kryqezuar dhe varrosur ai? Ne do ta kishim mirepritur viziten e tij ne Betlehem. Ai eshte udheheqesi i shtetit me te fuqishem te botes. Keshtu qe, ne qofte se ai do te donte te vinte ketu, cfare e pengoi ate te vinte? Nuk mund te gjej asnje shpjegim per kete.”

    “Judaizmi eshte feja zyrtare e Izraelit” thote nje kristian nga Sh.B.A. “Ne Jeruzalem, Klintoni vendosi nje kesule qe perfaqeson nja nga traditat fetare te fese cifute. Ndersa Hilari mori pjese ne nje ushtrim fetar duke shkuar ne Murin Perendimor, duke ferkuar guret dhe duke thene lutje. Ata zgjodhen te respektonin fene cifute, dhe ne te njejten kohe, te injorojne kristianet duke mohuar keshtu rolin e kristianizmit dhe duke i dhene rol primar Izraelit.”

    “U ndjeva i tradhetuar kur Klintoni nuk donte te vizitonte asnje vend te shenjte kristian ose te pakten te takonte ndonje kristian” thote Robert Hanum. “Ne pritem per nje fjale, vetem nje fjale rreth palestinezeve. Ne qofte se ai si president mendonte se kjo do te ishte shume politike, atehere Hilari mund te takohej te pakten me nje kristian dhe te shkonte te pakten ne nje kishe kristiane. Ajo mund te kishte vizituar Kishen e Lindjes ne Betlehem ose Nazaretin ku jetoi dhe u kryqezua Jezusi; ajo mund te shkonte tek Deti i Galileut ose tek vendi ku u kryqezua Jezusi.” Ne nje pritje per nder te saj, Hilari Klinton tha: “Jam shume krenare per 40,000 amerikanet qe jetojne ketu dhe po ndihmojne ndertimin e shtetit te Izraelit.” Bill Uarnok i Vizionit Boteror te Jeruzalemit i tha asaj: “Une jam ketu duke punuar per palestinezet. Ne qofte se qeveria e Sh.B.A. do te kishte nje politike me te drejte dhe te barabarte, ne mund te arrinim paqe te vertete.”

    Ne nje fjalim emocional drejtuar Ksenetit izraelit, Klintoni tha qe pastori i tij ne shtratin e tij te vdekjes i tha: “ Ne qofte se e braktis Izraelin, Zoti nuk ka per te t’a falur kurre.” Keshtu qe Klintoni, thote prokurori i Jeruzalemit, zoti Kutub, nenkupton qe “ishte nje pozite kristiane te mbeshtetje kontrollin racist mbi Jeruzalemin.” Ndersa Klintoni mendon se eshte nje paqevenes, shton zoti Kutubi, duke falur veprimet e paligjshme te Izraelit, ai eshte duke mbjelle faren e urrejtjes, midis viktimave te pushtimit dhe agresionit.

    Akoma Klintoni perpiqet, ashtu sic mbase bejne edhe 50 milione amerikane kristiane zioniste, te vendose Izraelin ne qender te vemendjes per te gjithe historine, te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen. Qekur shteti cifut duket se largu kaq i rendesishem, nje kristian zionist lehtesisht e redukton gjithe Lindjen e Mesme ne nje shtet te vetem, Izraelin dhe fqinjet e tij. Eshte dokumentuar ne shtypin izraelit qe “kabineti i Klintonit” eshte mbushur me cifute te Amerikes te cilet punojne ne interes te Izraelit. Shume prej tyre shkruajne fjalime per Klintonin dhe ne nje fjalim te tille, Klintoni i’u drejtua Lindjes se Mesme si “Izraeli dhe armiqte e tij arabe.” Dikush mund te imagjinoje reaksionin ne qofte se ai do te ishte shprehur “arabet dhe armiqte e tyre cifute.”

    Ne vitet 1980, fillova te interesohesha per kristianet zioniste, ata te cilet vendosin nje kult te Izraelit mbi mesimet e Krishtit. Per te mesuar me teper rreth kristianve zioniste, fillova kerkimet mbi nje personazh te njohur te televizionit evangjelist, Xheri Faluell. Per disa vite me radhe e bera si zakon te ndiqja nje nga programet e tij me titull “Ora e Ungjillit te Koherave te Vjetra.” Mesova qe Faluell fliste me teper per Izraelin se sa Krishtin. Ai pelqente te mburrej: “Cifutet ne Amerike dhe Izrael dhe neper te gjithe boten nuk kane mik me te dashur se sa Xheri Faluell.” Faluell ne shume raste u tregonte amerikaneve qe fati i vendit te tyre qendronte ne maredheniet me Izraelin. Ne qofte se amerikanet nuk do te deshironin te ndihmonin Izraelin ekonomikisht dhe ushtarakisht, Amerika do te humbiste gjithshka.

    Ne vitin 1983 une isha nje nga 630 kristianet qe fluturuan nga Nju Jorku per ne Token e Shenjte, udhetim ky i sponsorizuar nga Faluelli. Ne Tel Aviv, pasi u vendosem ne grupe prej 50 vetash, filluam te udhetojme me autobus. Gjate udhetimit kishim shoqerues cifute. Asnjehere nuk patem nje shoqerues kristiane. Asnjehere nuk u programua nje sherbese ne nje kishe kristiane ose mundesia te takonim nje kristian palestinez. Diten kur po i afroheshim Nazaretit, aty ku Jezusi u rrit dhe kishte qendren e tij, shoqeruesi yne n’a tha: “Aty gjendet Nazareti.” Ai shtoi qe nuk mund te ndalonim dot aty: “Nuk ka kohe.” Disa minuta me vone ai ndryshoi mendje dhe lajmeroi: “Do te ndalojme ne Nazaret vetem sa per te kryer nevojat personale.” Keshtu qe, e vetmja pamje qe kristianet pane nga Nazareti ishin WC e tij.

    Ne vitin 1985, vendosa te shkoja ne nje tjeter udhetim te sponsorizuar nga Faluelli dhe perseri me dhane nje broshure shumengjyreshe, e printuar ne Izrael, e cila nuk permendte Krishtin apo vendet e shenjta kristiane. Gjate kohes qe ishim ne Jeruzalem, Faluelli mbajti nje banket per nder te ministrit te mbrojtjes, zotit Moshe Arens. Ulur jo shume larg prej atyre te dyve, degjova Faluellin t’i thoshte Arensit: “Meqe ra fjala, dua te te falenderoj per aeroplanin qe me dhurove.” Me pare ne nje vizite ne Linsburg, Virxhinia, une e kisha pare aeroplanin dhe banoret e Lincburgut me kishin thene: “Izraelitet i’a kane dhuruar ate aeroplan Faluellit, si pagese per ate qe ai ka bere per ata.”

    Kur shkova neper udhetimet e sponsorizuara prej Faluellit, pandeha se ishin vetem mbeshtetesit kristiane te djathte te Izraelit te cilet e benin nje kult token e Izraelit mbi mesimet e Krishtit. Por njehere, ne nje nga kishat metodiste ne Uashington D.C., ne te cilen shkon edhe Hilari Klinton, pashe nje broshure rreth nje udhetimi ne Token e Shenjte i cili udhehiqej prej ndihmes ministrit Uilliam Shropshair. Ashtu si edhe me broshuren e Faluellit, broshura e Shropshairit ishte printuar ne Izrael. Mesova se nje grup i tij do te kishte vetem shoqerues cifut, dhe nuk kishin ne plan te takoheshin me asnje kristian. Nje grup i quajtur “Metodistet e Bashkuar” te Lakeland, rregullonte pothuajse te gjithe grupin e Metodisteve te Bashkuar. Nderlidhesi i metodisteve te Jeruzalemit, zoti Hanum, jep kete infromacion:

    “Mundesite e Edukimit, i cili mendoj se eshte tani ne vitin e saj te 20 te aktivitetit, solli me teper se 13,000 metodiste vitin e kaluar. Ata perdorin agjensine e fluturimit El-Al. Ata marrin vetem shoqerues izraelite. Ata pushojne vetem ne hotele izralite si per shembull Rilindja Ramada ne Jeruzalem. Dikush me tha qe “Mundesite e Edukimit” zoterohet 51% nga Izraeli. Dhe ata kane 49 peshkope metodiste ne kryesine e tyre. Duket sikur peshkopet metodiste me te vertete jane ne kampin zionist. Midis te tjerave, ata fitojne udhetime falas. Xhim Rixhuej, nje metodist ne pension, eshte themeluesi i saj. Ai ka nje shtepi ne Jeruzalemin perendimor.” Hanum dhe gruaja e tij Margaret, te cilet kane udhetuar shume neper Palestine dhe Lindjen e Mesme, thone qe ata i kundershtuan udhetime te tilla ne grupe te cilat i kalonin perreth kristianet. “Une nuk mendoj qe kristianet e Sh.B.A. duhet te vijne ketu ne qofte se ata kane deshire te provojne te pakten deri ne nje fare mase dhimbjen e palestinezeve.”
    Kristianet, thote Kanon Atik i katedrales se shen Xhorxhit, nuk duhet te trajtohen si delet nga shoqeruesit cifute. Cfare u thone ata vizitoreve per Token e Shenjte? Ata nuk dine asgje per Jezusin. Jam shume i shqetesuar se izraelitet qe nuk besojne ne Krisht jane duke u’a interpretuar pamjet kristiane vizitoreve. Jam i mendimit qe ekziston nje mesazh i cili shkon me pamjet kristiane, me shkembinjte, shkembinj qe mund te behen shkembinj te gjalle. Mesazhi eshte se cfare ndodhi ketu dhe cfare beri Zoti me Krishtin. Por akoma ne degjojme cfare thone shoqeruesit cifute, dhe kjo eshte per te ardhur keq.

    Kanon Atik i frikesohet nje plani te metejshem te izraeliteve per te bere tregeti me vendet e shenjta: “ ne nuk e duam kete aspekt turizmi, ne nuk duam qe Toka e Shenjte te kthehet ne nje park argetimi, ne nje lloj muzeu, gje qe ne realitet po ndodh. Jam shume i shqetesuar per kontrollin pothuajse te plote te Izraelit mbi jetet tona, politikisht dhe si kristiane.”

    Prokurori i te rejatve te kristianeve, Raxha Shehadeh, shpehu gjithashtu shqetesimin rreth kontrollit te Izraelit mbi vendet e shenjta kristiane dhe tregetise qe mund te behet me to. Ai dha nje shembull se si dikush duhet ti paguaje Izraelitet qe te pagezohet: “Izraelitet kane marre nje dege te vogel te Jordanit, te cilen ata e quajne “Vendi i Pagezimit te Jordanit.”

    Pak me pare une permenda babain tim i cili ishte kristiani me i mire qe kam njohur, dhe se sa shume do te kishte dashur ai te udhetonte mbi gjurmet e Jezusit. Nese do te kishte shkuar ne kete udhetim, mendoj se ai do te sillej ashtu sic sillen shumica e turisteve te sotem, te cilet udhetojne me aparate fotografike dhe kthehen me fotografi dhe suvenire. Babai im do te kishte udhetuar lehtshem, duke mos shkuar si turist por si pelegrin. Ndoshta kur te ulej ne ane te Detit te Galileut, ai do te pyeste veten, cfare eshte mesazhi i Krishtit per mua? Jam shume e sigurte qe me shume zell ai do te kerkonte kristiane te tjere, si Elias Cakour nga Galileu, i cili ndryshoi jeten e shume vetave me memorialin e tij me titull " Vellezer te nje gjaku". Jam shume e sigurte qe babai im metodist dhe Cakouri katolik grek, do te kishin patur deshire te hanin se bashku, duke u kenaqur me biseden e tyre si ithtare te Krishtit.

    Gjenden me qindra agjensi cifute te cilat prenotojne turistet cifute per t'i cuar ne Token e Shenjte por dikush nuk ka nevoje te shkoje atje si turist. Duke i'u afruar vitit 2000, dikush mund te deshiroje te shkoje ne token e Krishtit si pelegrin. Ja se si mund te veproni keshtu:

    Vullnetaret ne Mision (e jurikdicionit te juglindjes "kisha e bashkuar metodiste): Donie Gehueiler, i cili punon me amerikanet per nje kuptim me te mire te Lindjes se Mesme, udheheq kete grup. "Isha nje nga 20 vullnetaret per te shkuar ne Betani dhe per te jetuar atje midis palestinezeve" thote ajo. " Kam qene gjithashtu ne nje grup prej 20 vullnetareve kristiane te cilet shkuan ne Beit Sahour ne vitin 1993. Udhetimet tona zgjasnin per 13 dite. Javen e pare ne bejme planin e punes, ndersa javen e dyte udhetojme per ne vendet kristiane. Gjate qendrimit tone ne Beit Sahour, ne fjetem ne nje hotel te vogel palestinez, por te gjitha vaktet i hengrem me kristianet vendas, dhe kjo ishte nje nga eksperiencat me te mrekullueshme te jetes time. U njohem me shume njerez, dhe kjo kishte shume rendesi per ne."

    Muajin e kaluar, ne Beit Sahour, takova disa nga kristianet te cilet kishin qene si nje familje per Bonie Gehueiler dhe grupin e saj. "Ne ishim ishim kaq te gezuar qe ata donin te qendronin per disa kohe mes nesh. Ata n'a dhane mbeshtetje dhe nje ndihme te madhe" tha Xhemal Satameh nge Beit SAhour. "Shpresojme te mirepresim sa me teper grupe te tilla. Mendojme qe nga eksperienca qe patem me grupin qe erdhi ketu, dhe menyra me te cilen ne ishim ne gjendje te komunikonim, ne ishim shume me mire se sa shpqeruesit e udhetimeve. Ne folem rreth kristianizmit dhe te qenit nje kristian ne kete vend. U shpjeguam atyre rreth jeteve tona duke folur per trashegimine ne token kristiane dhe duke i prezantuar ata me disa nga problemet tona."

    "Ne do te kishim deshire te shoqeronim pelegrine neper qytete te tjera palestineze" tha dr. Nasari nga Beit Sahour. " Ne kemi pamje te mrekullueshme dhe gjera shume interesante. Nje nga keto vende eshte Hebroni. Ku shkojne turistet ne Hebron? Akoma eshte nje vend interesant, shume terheqes, eshte nje qytet tregetie. 25 -40% i prodhimit te pergjithshem te vendit vjen nga Hebroni. Le te marrim Nablusin per shembull. Eshte nje qytet i mrekullueshem ne te cilin gjendet Qyteti i Vjeter, nje hamam shume i vjeter turk. Aty gjenden Samaritanet, keshtu qe turistet mund te shkojne t'i vizitojne, te bisedojne me ata dhe te shohin se si jetojne dhe mendojne ata. Njerezit degjojne vetem per Samaritane te mire ne Bibel, por kush jane ata? Kane mbetur vetem 500 prej tyre ne te gjithe boten. Ne nuk duam t'ju japim kristianeve qe vijne ketu nje rast per t'u takuar me politikane per t'u takuar me disa njerez te vertete, ne kemi nevoje te japim dicka me teper nga ajo qe ata lexojne neper gazeta."



    E ardhmja e maredhenieve cifute-kristiane-muslimane:



    Shume kristiane me treguan qe ata ndienin qe po beheshin shenjester, gje qe tregonte qe izraelitet kishin nje qellim te caktuar. Nje shtet "te paster" cifut, i pastruar ne fillim prej kristianeve dhe pastaj prej muslimaneve. Kristianet, te cilet udhetojne nen sponsorozimin e izraeliteve, ne pergjithesi mendojne qe izraelitet nuk kane qellime te keqija. Ata i shohin izraelitet si njerez qe lexojne Testamentin e Vjeter dhe e lexojne ate ne te njejten menyre qe ata, kristianet, e lexojne. Por nuk eshte ky problemi, thote Israel Shahak, nje moralist, shkencetar dhe mendimtar perparimtar. Behet jetesore per amerikanet kristiane, thote dr, Shahak, qe te kuptojne qe Judaizmi nuk eshte nje "fe e Bibles."



    Me teper se sa Bibla cifute, ose Testamenti i Vjeter, te cilat jane te dyja te rendesishme, cifutet ortodokse ndjekin me vendosmeri ate qe ata kexojne ne Talmud, te cilin Shahak e sheh si racist dhe militant. Kristianet, vazhdon ai, duhet t'a kuptojne kete, ne menyre qe te kuptojne Izraelin e sotem. ne librin e tij te ri "Historia cifute, feja cifute: pesha e 3,000 vjeteve" Shahak shpjegon: "Nje keqkonceptim rreth Judaizmit i cili eshte zakonisht i pergjithshem midis kristianeve eshte ideja qe judaizmi eshte feja e Bibles; qe Testamenti i Vjeter ne judaizem ka te njejtin rol te rendesishem sic ka Bibla per protestantet ose edhe kristianizmi katolik. Interpretimi i teksteve te shenjta eshte i rendesishem. Interpretimi eshte dhene, por nga Talmudi dhe jo nga vete Bibla." ai jep shembuj se si interpretimi i dhene nga Talmudi shume here eshte racist.



    Ne shume raste, termave te pergjitshem si "i huaj" ose edhe "njeri" u jepet nje kuptim shovinist. Verseti i famshem "juve do te doni shoket tuaj dhe veten tuaj" (Levitikus 19:18) merret prej cifuteve si nje urdher per te dashur vetem ata qe jane cifute dhe asnje tjeter. Urdheri bujar per te lene kallinjte e mbetur pas korrjes "per te varferit dhe te huajt" interpretohet sikur i referohet vetem cifuteve te varfer dhe te konverturve ne Judaizem. "Ne fakt" perfundon Shahak "sa me teper nje kristian lexon Biblen, aq me pak di ai per Judaizmin ortodoks." Ne Talmud, shkruan Shahak, cifutet urdherohen te djegin, publikisht ne qofte se ka mundesi, te gjitha kopjet e Testamentit te Ri qe u bie ne dore." Talmudi kritikon vecanerisht Jezusin dhe deklaron qe denimi i tij ne ferr eshte qe te zhytet ne jashteqitje qe jane duke vluar."



    "Cifutet mesohen, qe kur te shohin nje kryq, ata duhet te peshtyjne mbi te." Sa per urrejtjen e cifuteve ortodokse ndaj kryqit, Shahak me permendi nje shembull personal. Une dhe ai po pinim kafe ne nje nga lokalet e Jeruzalemit. Une isha larguar per pak kohe nga nje udhetim i udhehequr nga evangjelisti Paluell. "A e di ai se si mesohen cifutet te urrejne kryqin?" me pyeti Shahak. "Eshte nje ligj ketu ne Jeruzalem qe librat shkollore nuk duhet te printojne shenjen e plusit." Dhe ai vizatoi nje (+) mbi nje pecete. "Kane vendosur qe i ngjan shume kryqit kristian." Kur une e pashe me mosbesim ai kerceu ne kembe, shkoi drejt nje librarie aty afer, dhe u kthye me nje liber matematike. Me te vertete qe shenja e plusit ishte ndryshuar me nje T te kthyer pembys.



    Shahak paralajmeron qe sa me teper cifut behet Izraeli, aq me i rrezikshem behet ai, dhe kjo si pasoje e nje zhvillimi te fuqise ushtarake, vecanerisht ne armet nukleare. Keshtu qe, infromacioni i sakte rreth "ideologjise cifute" dhe vecanerisht rreth mesimeve te tij mbi trajtimin barbar dhe te pameshishem mbi jo cifutet, behet jo vetem i rendesishem por edhe jetesor nga ana politike.





    Te jesh arab... dhe kristian





    Komuniteti i palestinezeve kristiane eshte nje pjese e nje komuniteti te madh: nga llogaritjet e bera ndodhen 12-14 milione arabe kristiane qe jetojne ne Lindjen e Mesme. Ndoshta gjysma prej ketyre jane Kristiane Koptike te cilet jetojne ne Egjypt. Vende te tjera me nje numer te mire arabesh kristiane perfshijne edhe Sirine, Irakun dhe Libanin.



    Brenda kufijve te Izraelit ndodhen 114,000 kristiane. Ata perbejne rreth 2,4 % te popullsise dhe 14% te te gjithe arabeve ne Izrael.



    Kristianet e Bregut Perendimor dhe Rripit te Gazes perbejne vetem 2% te popullsise palestineze ne territoret e pushtuara. Shumica e tyre jetojne ne zonen Jeruzalem-Betlehem-Beit Sahour. Ne rripin e Gazes thuhet se jane me pak se 2,000 palestineze kristiane. Nga numri i ithtareve, pjesen me te madhe e zene greket orthodokse, latinet dhe greket katolike. Brenda Jeruzalemit, latinet dhe katoliket romake vijne te paret, ndersa pas tyre jane greket orthodokse.



    Te jesh kristian dhe arab ne te njejeten kohe, do te thote te jetosh me disa tensione dhe fatkeqesi. Palestinezet kristiane vuajne "midis besnikerise biblike dhe shkrimeve hebre si nje pjese e trashegimise se tij kristiane dhe realitetit te Izraelit te sotem me armiqesine e tij ndaj palestinezeve" shkruan dijetari anglez Keneth Krag ne librin e tij "Arabet Kristiane". Ai shtron pyetjen: "Si lidhet "Zoti i Izraelit" me Izraelin e sotem? Si duhet te sillet nje arab kristian me "bekimin e Zotit te Izraelit" kur esenca moderne qe erdhi ne hartat tona ne vitin 1948, i ve dinamitin shtepise se tij? Sipas Bibles " jane gjithmone palestinezet te cilet jane pagesat e njerezve te Zotit." Te gjithe ne duhet te ndiejme nje nevoje te domosdoshme per te njohur arabet kristiane, shkruan Krag, ne menyre qe te mos lejojme ndjenjen e Tokes se Shenjte te n'a coje ne mendimin e nje muzeu shpirteror se sa te njerezve qe jane duke jetuar dhe duke vdekur ne mes te nje perpjekjeje shume te veshtire per mbijetese."



    Megjithese fjala "kristian" ishte pershkrimi i arabeve per 6 shekuj perpara Islamit, me ardhjen e tij ne shekullin e 7 kristian, Islami u be partneri kryesor "percaktuesi i ekzistences arabe." Kaq thelle perfshihet te qenit arab me te qenit musliman, sa qe ka aspekte te te qenit arab te cilat pothuajse e bejne te nevojshme barazimin e saj me Islamin" thote dr. Krag. Ithtaret e Muhamedit i dhane nje gjuhe nje zone shume te gjere, arabishten, e cila u be per te gjithe arabet, kristiane dhe muslimane, nje celes i identitetit te tyre.

    Ne periudha stresi me ardhjen e kryqezatave (shekulli 11-14) deri ne kete shekull, zionistet, te mbeshtetur nga kristianet e Perendimit kane bere qe tensioni midis arabeve kristiane dhe atyre muslimane te ashpersohet. Krag ve ne dukje qe Izraeli e rendon barren per arabet kristiane me ane te mirepritjes se tij lakmuese dhe shpesh here cinike te nje zionizmi amerikan kristian."

    Palestinezet, me te edukuarit prej arabeve, jane vene re te kene nje shoqeri te hapur, me nje respekt te madh per lirine e mendimit dhe lirine e fese. Ne vitet e fundit, palestinezet, kristiane dhe muslimane, jane bashkuar ne perpjekjen e tyre per t'u liruar nga pushtuesit e tokes se tyre. Ne shperthime spontane kunder pushtimit, Intifada, si palestinezet muslimane ashtu edhe ata kristiane luftojne si vellezer.

    Megjithate tensioni po rritet qe nga rrokja e famshme e duarve midis Arafatit dhe Rabinit ne Shtepine e Bardhe. Cdo optimizem per paqe te con menjehere drejt nje realiteti: Izraelitet ishin me teper agresive ne pushtimin e tokave, ne izolomin e komuniteteve palestineze prej njera-tjetres, ne ngrirjen e mundesive per te punuar. Gaza m'u duk vendi me tragjik qe kam pare. Aty kryetari i bashkise, Raxhi Sourani, fitues i cmimit "Robert F Kenedi" per te drejtat humane, me tha qe izraelitet akoma mbajne si te burgosur politike 6,000 palestineze. "Tortura e Izraelit por keqesohet" cfare mundesish kane mbetur per palestinezet?

    Sa me teper e mbeshtet Perendimi kristian agresionin zionist, aq me teper militante behen islamistet. Deri tani ata kane patur vetem disa arme dhe zemerim. "Duket sikur Sh.B.A. me mbeshtetetjen e saj te plote ndaj Izraelit deshiron te ndeze levizjen militante te Hamasit" thote nje palestinez.

    Po ne te ardhme? Pata nje interviste me Hisham Ahmad, nje i ri i verber palestinez, i cili ishte rritur ne nje kamp refugjatesh, ndersa me vone fitoi nje grade shkencore dhe nga intervista te gjata me udheheqesit e Hamasit, ka shkruar nje liber rreth tij. PLO dhe Hamasi jane duke patur konflikte. Procesi i paqes dhe pushteti laik i Arafatit nuk do te japin ndonje permiresim ne jeten e palestinezeve por perkundrazi kushtet do te keqesohen me teper se me pare. "Koha me siguri eshte ne krahun e Hamasit."

    Te gjithe ne duhet te ndiejme nje nevoje te domosdoshme per te njohur arabet kristiane ne menyre qe te mos lejojme ndjenjen e Tokes se Shenjte te n'a coje ne mendimin e nje muzeu shpirteror se sa te njerezve qe jetojne dhe vdesin ne mes te nje perpjekjeje per mbijetese." Keneth Krag

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  7. #147
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    UNGJIJTË






    Shumë lexues të Ungjijve janë të habitur edhe të turbulluar kur mendojnë për domethënien e disa tregimeve ose kur bëjnë krahasime ndërmjet versioneve të ndryshme të të njëjtës ngjarje që është treguar në disa Ungjij. Këtë e konstanton R.P. Roge në librin e vet "Hyrje në Ungjijtë"17. Me një përvojë të madhe që e kishte arritur gjatë shumë viteve, kur e kishte për detyrë që në një revistë katolike t'u përgjigjej lexuesve të hutuar nga tekstet e Ungjijve. R.P.Roge ka mundur ta vlerësojë rëndësinë e pertubacionit që ka shkaktuar tek ata literatura e tyre. Ai shënon se bashkëbiseduesit e tij, të cilat i takonin mjediseve shumë të ndryshme shoqërore dhe kulturore, kërkonin shpjegime lidhur me tekstet "e paqartë të pakuptueshme, edhe kundërthënës, absurd ose skandaloz". Nuk ka dyshim se leximi i plotë i Ungjijve është në gjendje t'i shqetësojë shumë të krishterët.

    Një observim i këtillë është bërë së voni libri i R.P.Roge-së është botuar më 1973. Në kohën e cila nuk është aq e largët shumica e të krishterëve nga Ungjijtë dinin vetëm fragmente të zgjedhura, që janë lexuar gjatë shërbimit ose që janë komentuar nga altari. Nëse lihen anash protestantët, nuk ka qenë e zakonshme që Ungjijtë të lexohen në tërësi jashtë këtyre rasteve. Ndër doracakët të edukimit fetar janë përfshirë vetëm botimet e tyre të shkurtra: teksti in extenco (tërësisht) nuk ka qenë fare në lexim. Gjatë kohës së studimeve të mija në një ent katolik, më kanë rënë në dorë vepra të Virgjilit dhe të Platonit, por jo edhe Besëlidhja e Re. Por, përsëri, teksti grek i këtij do të ishte shumë instruktiv: shumë më vonë e kam kuptuar pse nuk na i jepnin për ti përkthyer librat e shenjtë të krishterë. Ato do të mund të na shtynin t’u bënim pyetje mësuesve tanë të cilat do ti tronditnin.

    Nëse njeriu ka shpirt kritik, duke i lexuar Ungjijtë in extenco do të vijë patjetër deri tek këto zbulime të cilat edhe e kanë shtyrë Kishën të ndërhyjë dhe t'u ndihmojë lexuesve në mënyrë që ta kalojnë tronditjen e tyre. "Shumë të krishterë kanë nevojë të mësojnë t'i lexojnë Ungjijtë", konstanton R.P.Roge. pa marrë parasysh se a pajtohemi me shpjegimet e bëra autori ka meritë të madhe që është ballafaquar me këto probleme delikate. Kjo, për fat, akoma nuk po ndodh me shumë dokumente mbi Shpalljen e krishterë.

    Në botimet e Biblës të dedikuara për publikun e gjerë, shënimet hyrëse shprehin më së shpeshti një grumbull pikëpamjesh që do të dëshironin të bindnin lexuesin se Ungjijtë përgjithësisht nuk shtrojnë probleme të personalitetit të autorit të librave të ndryshëm, rreth origjinalitetit të teksteve dhe rreth karakterit të vërtetë të tregimeve. Edhe pse ekzistojnë aq shumë gjëra të panjohura për autorët, në origjinalitetin e të cilëve nuk jemi të sigurtë aspak, sa janë të sakta këto lloje të shënimeve, që shpesh e paraqesin si të sigurtë atë që është vetëm hipotezë, duke pohuar se filan ungjilltar i ka parë ngjarjet, kurse veprat e specializuara e pohojnë të kundërtën18.

    Teprohet shumë me shkurtimin e kohës ndërmjet fundit të profecisë së Jezusit dhe paraqitjes së teksteve. Do të dëshironim të na bindnin vetëm për një redaktim që është bazuar në gojëdhënat popullore, edhe pse specialistët e kanë dëshmuar redaktimin e teksteve. Aty-këtu flitet për disa vështirësi të interpretimit, por kalohet rrëshqitazi pranë kundërthënieve të qarta që ja vrasin syrin atij që mendon. Konstatohet shpesh se në fjali të shkurtra eksplikative, të futura në shtojcë, si shtesë e hyrjeve qetësuese, kundërthëniet e gabimet e hapta janë fshehur ose janë mbytur me argumentime të shkathta apologjetike. Kjo gjendje që zbulon karakterin dinak të këtyre komenteve është shastIsës a.s.e.

    Shqyrtimet që po i bëjmë këtu do t'i habisin, pa dyshim, ata lexues të mi të cilët ende nuk kanë njohuri për këto probleme. Përveç kësaj, para se të hyjnë në thelbin e çështjes, që tani dëshiroj t'i ilustroj fjalët e mija me një shëmbull që më duket se është krejt demonstrativ.

    As Mateu, as Gjoni nuk flasin për shëlbimin e Jezusit. Luka në Ungjillin e vet e vendos në ditën e ringjalljes dhe dyzet ditë më vonë në Veprat e Apostujve, autor i të cilës do të duhej të ishte. Sa i përket Markut, ai përmend (duke mos e saktësuar datën ) në një finale, e cila sot konsiderohet jo autentike. Shëlbimi domethënë, nuk ka kurrëfarë baze solide biblike. Por, përsëri, komentuesit i afrohen kësaj çështje të rëndësishme me një indiferencë të pabesueshme.

    A. Trikoti, në librin e tij Petit Dictionnaire du Nouveau Testament ( Fjalori i vogël i Besëlidhjes së re), nga Bibla Crampon, vepër shumë e përhapur ( botuar më 1960) 19, nuk i kushton asnjë artikull shëlbimit. Synopse des 4 Evangiles (Krahasimi i katër Ungjijve) P.R. Benoitit dhe P.P. Boismardit, profesor në Shkollën Biblike të Jeruzalemit ( botuar më 1972) 20, në vëllimin II, fq.451dhe 452, na mëson se te Luka shpjegohet me "mjeshtri letrare". Le të kuptojë kush të mundet!

    Me siguri shumë të madhe R.P. Roge, në veprën e vet Initiato a l'Evangile ( Hyrje në Ungjijtë), në vitin 1973, nuk është mashtruar me një argument të tillë, por shpjegimi që na ofron ai është i pazakontë:

    "Këtu, si dhe në shumë raste të ngjashme, problemi duket se është i pazgjithshëm vetëm nëse pohimet e Shkrimit (të Shenjtë) merret si shprehimisht materiale, duke harruar domethënien e tyre fetare. Nuk është fjala për atë që realiteti i fakteve të kthehet në një simbolizëm të flashkët, por të kërkohet qëllimi teologjik i atyre që na zbulojnë fshehtësitë, duke na dhënë fakte të kapshme , të përshtatshme për ndjesinë e selitur të shpirtit tonë".

    Si të kënaqemi me një shpjegim të tillë? Formulat apologjetike të këtij lloji mund t'ju shërbejnë vetëm dogmatikëve.

    Citati i R.P.Roges është njësoj interesant për pranimin e tij se në Ungjijtë ka "shumë raste të ngjashme" me atë të shërbimit. Domethënë, është e nevojshme t'i futemi problemit plotësisht, nga brenda, me objektivitet të plotë. Duket se është mençuri të kërkohet shpjegim për studimin e kushteve në të cilat janë shkruar Ungjijtë dhe për klimën fetare të asaj kohe. Nxjerrja në dritë e korrigjimeve të redaktimeve fillestare, që janë bërë mbi bazë të gojëdhënave popullore, dhe ndryshimi i teksteve gjatë transmetimit deri te ne, e bëjnë shumë më pak të pazakonshëm ekzistimin e fragmenteve të paqarta, të pakuptueshme, kundërthënëse dhe të pabesueshme, që ndonjëherë shkojnë deri në absurd ose të fragmenteve të papërputhshme me faktet që i ka vërtetuar përparimi shkencor në kohën tonë.

    Është fakt se para disa dhjetëvjeçarësh është paraqitur interesi për studimin e Shkrimeve (të Shenjta) në frymën e studimit objektiv. Në një libër të kohës më të re "Foi en la Resurrection, Resurrection de la foi" (Besimi në Ringjallje, Ringjallje e Besimit)21, R.P. Kannengiesser, profesor në Institutin Katolik të Parisit, jep një pasqyrë të shkurtër të këtij ndryshimi të thellë me këto fjalë: "Besimtarët e vërtetë as që e dinë se është bërë revolucion me metodat e shpjegimit të Biblës që nga epoka e Piut XII". "Revolucioni" për të cilin flet autori është i datës më të re. Ai fillon të vazhdojë në këshillimin e besimtarëve, së paku nga disa specialistë, të cilët i vë në lëvizje kjo frymë e re. "Qarkullimi i prespektivave më të besueshme të traditës baritore, shkruan autori, nuk është filluar aspak me këtë revolucion të metodave të shpjegimit".

    R.P. Kannengiesser tërheq vërejtjen se "Nuk duhet kuptuar shprehimisht" faktet që i sjellin Ungjijtë për Jezusin, "të shkruash siaps rasteve" ose "luftarake", autorët e të cilëve "i ushqejnë me shkrim gojëdhënat e bashkësive të veta mbi Jezusin"22. Lidhur me ringjalljen e Jezusit, që është temë e librit të tij, ai nënvizon se asnjë autor i Ungjijve nuk mund t'i përshkruajë vetes cilësinë e personit që e ka parë ngjarjen, duke bërë me dije se duhet të jetë ashtu edhe me një pjesë të jetës së Jezusit, pasi, sipas Ungjijve, asnjë apostull - përveç Judës - nuk u nda nga Mësuesi që nga momenti kur i shkuan pas e deri në manifestimet e fundit në këtë vend.

    Ja, pra, sa jemi larg pikpamjeve tradicionale, të cilat në mënyrë edhe më solemne i ka vërtetuar Koncili i Dytë i Vatikanit, para më pak se dhjetë vjetësh, e të cilat akoma huazojnë vepra bashëkohore të vulgarizimit që u janë kushtuar besimtarëve. Por, pak nga pak, e vërteta po del në dritë.

    Nuk është e lehtë të vihet deri tek e vërteta , sepse aq e rëndë është barra e tradirës që është mbrojtur me aq ashpërsi. Nëse duam të lirohemi nga ajo, duhet t'i afrohemi problemit në thelbin e tij, domethënë më parë të studiohen kushtet që kanë bërë që të lind krishtërimi.

    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  8. #148
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    lexoni me vemendje ksh ska mndesi ti lexon le ti printon e le ti lexon te shpija se mi nitet nervat me fjal boshe a sa i perket libres se PIRRAKUT ate e kan kndershtuar ata qe nuk e dojn te miren e shqipetareve .
    T U N G
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  9. #149
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389

    Shkupjan..........

    Librin e Pirrakut e kam lexuar ane e pertej. Mund to thom haptas se eshte nje Manifesto i pjeses radikale islamike brenda qenjes shqipetare. Per ata qe e sulmuan, dhe ti i quan anti-shqipetar, duhet te shohish emrat qe perbajme eliten e intelegjences Kosovare. Gjithashtu, parashtrohet pyetja: Cu bene Kosovareve Katadralja ne Prishtine? Ne Prishtine jetojn afer 5-6000 katolike Shqipetar. A kan te drejte ne nje kishe te tyre. Pastaj, kryesia Kosovare, e djathte apo e majte, e din mire se pamvarsia vjen nga Europa dhe Amerika (te dyja vende kristjane) dhe qe sa me shume te shihet Kosova si nje shtet i ardhshem Islamik, aq me shume i zvoglohen shansat e arritjes se pamvarsise.
    Katedralja ne Prishtine eshte hale ne sy te atyre qe duan te krijojn shtet Islamik e jo shqiptare. Pra, mos i quaj armiq te popullit shqiptar ata qe kritikojn librin e Pirrakut. Nese libri i Pirrakut flet te verteten, atehere, Serbet do te kishin te drejte kur thonin se kemi te bejme lufte fetare ne Kosovaret. Si kunderpeshe e ketij tentimi te Serbeve u bene Kristjanet Shqipetar ne median Amerikane duke pohuar se ne ne fakt jemi popull me dy fe: Kristajane dhe Muhamedane. Bile CNN tregoj meshen e mbajtur ne kishen tone "Zoja e Shkodres" ne New York.

    Edhe nje here, ata qe perkrahin Pirrakun, Baleten, Ferraj etj. jane asgje tjeter por nxites te urrejtjes mes nesh. Do te deshtojne te gjithe qe nxisin urrejtje ndershqiptare....

  10. #150
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Ky është postimi #156. A ka moderatorë këtu?
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 09:24
  3. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  4. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •