Close
Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 204
  1. #111
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    Postuar më parë nga dodoni
    Së pari në lidhje me burimet statistikore që kërkoni, nuk kemi të tilla për vet faktin se nuk është bërë asnjë regjistrim statistikor në lidhje me këtë çështje për shumë arsye dhe për këtë edhe unë nuk isha në gjendje që të jipja një shifër të saktë por vetëm ceka se shumica në Kosovë janë të krishterë tani dhe këtë duke u bazuar në katedralet e reja katolike, protestante (dhe edhe ortodokse shqiptare natyrisht pas pastrimit të ortodoksisë shqiptare nga elementet greke si Janullatos) që po ndërtohen në qendra të qyteteve në këtë pjesë të Shqipërisë sonë, nga votimi i më shumë se 60 përqind të popullit tonë në këtë pjesë të Shqipërisë një udhëheqësi të rinkonvertuar (shih intervistën e tij dhënë Corriere della sera para disa ditësh), nga fakti që në kishat shqiptare në këtë pjesë të Shqipërisë ka shumë më shumë besimtar se në festat islame, me pjesëmarrjen e gjithë udhëheqësve kryesor e intelektualëve kryesor në festat kristiane por jo në ato islame etj. etj. etj. etj. etj. Pra, prognozat e mia janë më se të sakta.
    Lexo edhe njehere cfare ke shkruar, Dodon. Dmth ti nuk jep FAKTE por PROGNOZA sipas qejfit tend. Ti nuk posedon te dhena statistikore, por ti vlereson me hamendje, ashtu si po te pelqen.

    Pra, nuk ke ofruar asnje argument valid, por vec enderrimet e tua. Prandaj, KUSH DUHET T'I BESOJE FJALEVE TE TUA PERVEC INJORANTEVE?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 02-01-2004 më 07:36
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  2. #112
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040

    Re: Re: O zotri Dodoni qenke profesionist per genjeshtra.

    Postuar më parë nga dodoni
    This was also applied to our religious choices as my father was Muslim, my mother Baptist and we were raised in a Catholic community. Subsequently, my brothers became Catholic when they married Catholic wives and I was baptized Episcopalian in college. My wife of more than forty years is Presbyterian, two of our daughters married Jewish men and one married a Catholic man.
    I lindur ne Amerike. Babai musliman, nena baptiste, i rritur ne komunitet katolik. Vellezerit katolike, vete i baptizuar ne episkopalian, gruaja prezbiteriane, dy vajzat te martuara me cifute, njera me katolik.

    Pra, vendi ku ka lindur, ambienti ku ka jetuar, nena, shkolla, gruaja, me shkurt - shume ndikime. Rrjedhimisht, percaktimi i tij fetar nuk ka aspak te beje me "ndergjegjesimin kombetar" apo me "bashkimin sa me te shpejte te trojeve shqiptare". Shembull i gabuar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shiu : 02-01-2004 më 15:46
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  3. #113
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    E keqja eshte se juve mendoni qe kombi do ec perpara kur te behen te gjithe te krishtere. Thuajse se pompat e ujit qe na mungon ne vendlindje, do te punojne me mire po ta dine se ai qe eshte punetor aty, quhet Anastas e jo Ramadan per shembull.

    Poashtu edhe termo e hidro elektranat do te prodhojne me shume energji elektrike, neqofte se punetori eshte Kostas e jo Hysen.

    Gjithashtu femrat tona do jene me pak stoli semaforesh italiane e greke nese babai i tyre quhet Vangjel e jo Muse, Gjon e jo Veli, Mark e jo Adem.

    Gjithashtu kur t'ju tregojme se quhemi Gjergj, do te ulen e t'na puthin kembet kombet tjera, se kur i thoshim se quheshim Ibrahim na shanin nenen.

    Po ne kete menyre, edhe me pak vjedhje e korrupsion e pleh do kete ne shtetet tona e ne rruget tona, me pak uri e me pak papunesi, nese kryetari yne quhet Nikolle e jo Hysametin.

    Me rendesi eshte emri, jo puna qe bejne ata. Me rendesi eshte kozmetika, jo fytyra e vertete. Me rendesi eshte feja e tyre, jo morali i tyre njerezor. Me rendesi eshte a shkojne ne kishe apo ne xhami, jo se cfare bejne kur te dalin nga ajo. Me rendesi eshte a do te lahet kur te vdesi, apo a do t'i vishen rrobat me te bukura ne kufome, e jo se cfare beri ai person. Me rendesi eshte se a do te thote Jezusi qofte me ty, apo Allahu qofte me ty, se nuk eshte me rendesi mesazhi qe percon ai person, po emri me te cilin te drejtohet.

    Por me me rendesi eshte qe, te merzitemi se kush ka me shume e kush me pak besimtare, kush po konvertohet ne kete fe e kush ne ate, kush quhet si e sa, pse e qysh, se a po degjenerohemi si komb ne varferi, korrupsion, mafiallek, prostitucion dhe njemije te zezat e Botes.

    Per ne gjithmone kane qene keto me me rendesi, prandaj edhe jemi ketu ku jemi, dhe jemi cfare jemi. Prandaj nderroni fene bashkekombas, se te jesh musliman e te jesh ne Evrope, eshte e pamundur se Islami nuk ka lindur ne Evrope, po ne Arabine Saudite. Ashtu sic nuk mund te jesh i Krishtere e ne Evrope, sepse Krishterimi ka lindur ne Palestine ne Lindjen e Mesme, po per disa vlejne rregullat, e per tjere...

    ...per tjere, ka rregulla tjera.

  4. #114
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    dmth , ti asgjeja ..... thua se vendin ose shqiptaret i paska lene mbrapa katolicizmi????????????????????
    ...
    Nuk me ke cuditur me pergjigjen tende ne vazhde te opinjonit qe kam per intelektin tend, vecse ma vertetove.
    (Ti si moderator qe je nuk duhet te kishe hyre fare ne kete teme, dhe per me teper me nje fryme si kjo jotja, qe ne fakt duket shkoqur qe ketu je i sinqerte, dmth nuk je permbajtur dot....)
    ....
    Indriti e ka kutine jeshile sot! ha ha ha ....
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  5. #115
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Ne fakt u vertetua e kunderta e asaj qe pretendon(ti) moj mace mistrece.
    ................................





    ........................
    E cmund te thuash me teper ne kete forum kur shikone -mace pisanjoze - qe s'rin dote pa futur hundet kudo .
    ps:
    AsgjeSikurDielli ke dhene nnje pergjigje shum te mire .Te lutm pa ofendime!
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 03-01-2004 më 09:37

  6. #116
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Postuar më parë nga AsgjëSikurDielli
    E keqja eshte se juve mendoni qe kombi do ec perpara kur te behen te gjithe te krishtere. Thuajse se pompat e ujit qe na mungon ne vendlindje, do te punojne me mire po ta dine se ai qe eshte punetor aty, quhet Anastas e jo Ramadan per shembull.

    Poashtu edhe termo e hidro elektranat do te prodhojne me shume energji elektrike, neqofte se punetori eshte Kostas e jo Hysen.

    Gjithashtu femrat tona do jene me pak stoli semaforesh italiane e greke nese babai i tyre quhet Vangjel e jo Muse, Gjon e jo Veli, Mark e jo Adem.

    Gjithashtu kur t'ju tregojme se quhemi Gjergj, do te ulen e t'na puthin kembet kombet tjera, se kur i thoshim se quheshim Ibrahim na shanin nenen.

    Po ne kete menyre, edhe me pak vjedhje e korrupsion e pleh do kete ne shtetet tona e ne rruget tona, me pak uri e me pak papunesi, nese kryetari yne quhet Nikolle e jo Hysametin.

    Me rendesi eshte emri, jo puna qe bejne ata. Me rendesi eshte kozmetika, jo fytyra e vertete. Me rendesi eshte feja e tyre, jo morali i tyre njerezor. Me rendesi eshte a shkojne ne kishe apo ne xhami, jo se cfare bejne kur te dalin nga ajo. Me rendesi eshte a do te lahet kur te vdesi, apo a do t'i vishen rrobat me te bukura ne kufome, e jo se cfare beri ai person. Me rendesi eshte se a do te thote Jezusi qofte me ty, apo Allahu qofte me ty, se nuk eshte me rendesi mesazhi qe percon ai person, po emri me te cilin te drejtohet.

    Por me me rendesi eshte qe, te merzitemi se kush ka me shume e kush me pak besimtare, kush po konvertohet ne kete fe e kush ne ate, kush quhet si e sa, pse e qysh, se a po degjenerohemi si komb ne varferi, korrupsion, mafiallek, prostitucion dhe njemije te zezat e Botes.

    Per ne gjithmone kane qene keto me me rendesi, prandaj edhe jemi ketu ku jemi, dhe jemi cfare jemi. Prandaj nderroni fene bashkekombas, se te jesh musliman e te jesh ne Evrope, eshte e pamundur se Islami nuk ka lindur ne Evrope, po ne Arabine Saudite. Ashtu sic nuk mund te jesh i Krishtere e ne Evrope, sepse Krishterimi ka lindur ne Palestine ne Lindjen e Mesme, po per disa vlejne rregullat, e per tjere...

    ...per tjere, ka rregulla tjera.
    Une mendoj se keto probleme qe i citove ti jane me te thella se vetem fetare. Keto jane probleme gjith shqipetare dhe neve te gjith vuajme pa marre parasysh cfar feje kemi. Por degjo! Ku eshte zanafilla e ketij mjerimi dhe prapambeturie. Ne sy te mi eshte me ardhjen e Osmalinjeve. Te disa antare te Forumit seshte kjo. Pra, mvaret si kush e kupton. Neve jemi shume te afetr me mentalitet me boten arabe, shume me shume se me Evropen qe takojme. A nuk eshte kjo nje anomali? Toleranca fetare eshte veti me te cilem mburremi para botes, dhe keshtu duhet te mbese, por propaganda pro-vahabiste eshte tragjedi per neve te gjith.
    Kur i lexoj postimet duke filluar me "Bismillah Rrahim-rrahman" dhe "Vellezer Musliman" sikur ne tjeret te jemi te huaj, per zotim koka me dhimb.

    -Pra tolarnce maksiamale mes nesh, por edhe kritika te hapura gjithashtu. Bota Islamike sic e din edhe vete nuk toleron kritika!! Nuk mund te kritikosh ne Iran, Pakistan, boten Arabe dhe te mbetesh i parrezikuar. Ti e din kete nese nuk don te jesh injorant. E mban mend Salman Ruzhdi? E don kete ne Shqiperi? No boten perendimore kjo s'egziston. Ky eshte problemi pra.
    Si perfundim te konvertoj kush te doj, cka te doj por pa dhune dhe imponime.

    Gezuar Vitin E Ri...................

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    O Trapoini shumica e shqiptareve kane nje difekt te madh qe nuk arrin dot ti bashkoj nje koke me nje tjeter...Me kujtohet nje barsalete me mbretin Zog ( po jua tregoj se eshte me shume vend ) :

    ---Mblidhen te gjithe mbreterit e mbretereshat e botes ne nje kongres dhe fillojne e mburren midis njeri-tjetrit. I pari del Vitor Emanueli (mbreti i Italise ) dhe thote se ai eshte mbret i 30 milione njerezve. Me vone del mbreteresha e ANglise dhe thote se eshte mbretereshe e 40 milion njerezve dhe te gjithe ngelen me goje hapur. I vjen radha mbretit Zog dhe ky prezanton veten si te tjeret dhe thote : "Une jam mbreti Zog , mbret i 2 milione njerezve . " Te gjithe qeshin sepse 2 milionet e Zogut nuk mund te krahasoheshin me milionat e Italise apo Britanise se madhe. Atehere Zogu u pergjigjet : "Une -thote , jam mbret i 2 milione mbreterve sepse cdo njeri aty eshte mbret me vete.

    Kjo e puna e barsaletes i bie ne koke problemit shqiptar sepse te gjithe bejne si te ditur dhe nuk lene radhe per te tjeret. Biles disa ketu ne forum qe i fusin hundet sa andej ketej , per arsye te uleta , i duket vetja shpetimtar te atdheut. E njejta gje ndodh me ty O Traboini sepse jeton me paragjykime per boten Islame. Une di te them vetem nje gje sepse e kam pare dhe e shof akoma tani qe feja per cifutet ( Izraelitet ) ka qene dhe eshte lidhja me forte qe kane pasur ndonjehere dhe kjo i beri ata te bashkuar dhe te suksesshem kudo ne bote.

    Me shqiptaret ndodh e kunderta sepse grinden me njeri tjetrin pa arsye sepse duan te hiqen per me te zgjuar se cjane. Per sa i perket Salman Rushdie ti dukesh qe nuk ja ke haberin pervecse se cfare jepet ne televizor. E para e punes duhet te dish si injorant qe je se Selmani ishte blasfemues dhe jo kritikues. Ky eshte nje ndryshim i madh nqs e ke lexuar librin dhe jo perralla per te fjetur gjume.

    hajd shnet

  8. #118
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    Me respekt

    Sa i perket se ne kosov ka me shum ortodoks apo katolik perate arsyje se po ndertohet Katedralja thjesht po ju them ta kerkoni nje liber qe eshte botuar tash para disa muajve nga Historijani i shquar shqipetar Muhamed Pirraku me tituullin "JO KATEDRALE NE EMER TE SHQIPTARIS SE IMAGJINUAR" lexo ket liber edhe pastaj bisedojm se a ka me shum katolik apo ortodoks apo 90% e me shum te kosovareve jan MUSLIMAN.
    Dhe tju them nji gje se gjejen me shum qe e urej ne bot eshte humba e kohes edhe kjo qe po bej tash duke shkruaj kokave bosh ne forum posaqerisht katolikeve dhe ortodokseve dhe atyre sekteve qe kan vetem nga nja 10 ithtar eshte thjesh nje humbje kohe .
    Ju uroj sukses dhe ishallah e gjeni statistiken juve krishteret se neve shqipetaret a jemi me shum krishter apo musliman se neve muslimaneve kjo gje shum nuk na lodh mjafton tejemi aq sa jemi por te jemi te paster te drejt e tolerant ashtu sic kemi qen dhe sic jemi.....
    Me respekt
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  9. #119
    i/e larguar Maska e Traboini
    Anëtarësuar
    09-12-2003
    Vendndodhja
    East of Las Vegas-West of Atlantic City
    Postime
    389
    Exorsist,
    pik se pari ti nuk me njeh mue per te me quajtur emra. Poashtu une tere jeten para se te emigroja ne Amerik e kam jetuar me musliman ne Kosove dhe ne Bosnje ku mbarova Univesitetin. te them kete per fjalen "paragjykim" qe ti me thue se kam.
    Sa per Salman Ruzhdin eshte e vertete se di nga mediumet publike, por dua ta dij prej kujt e din ti te verteten? Cili eshte burimi i te vertetes qe ti e din.

    Shkupjan, libri i Pirrakut u prit me gjak dhe shpate nga vete mulimanet Kosovar. Lexoje pergjegjen e shkrimtarit te njohur Ali Podrimja qe i jep Pirrakut. Shih cka thote Ismail Kadare ne konferencen e fundit ne Tirane, degjo Rugoven etj.

    Po te siguroj se as fare animoziteti nuk kam ndaj besimit Islam, por eshte per tu cuditur menyra e debatimit qe ju beni.

    Sa per fjalen e mbretit Zog, kete e kame degjuar moti. Kjo flet se jemi mendje medhenj pa baze te forte.

    Rrofshiiiiii...........

  10. #120
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Shkupjan, por edhe tjeret. Ju lutem te flisni per temen. Ketu ishte fjala per konvertim e jo per tjera fjera.
    N et gjith e dime se sa ka muslima ne sa ka krishtere.
    E dime se cilat shtete te Eurpes jane me te varferat dhe pa kurrfare rregullash te jetes. E dime e dime....
    Harrova te them per kete shkrimtarin Muhamedin, ai eshte veprimtar tek shtepia botuese
    Furkan ISM kjo me duket qe tregon mjafte. Dihet se kush eshte pronare dhe kush i finanson.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 03-01-2004 më 16:58
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 12 prej 21 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 09:24
  3. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  4. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •