Close
Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 204
  1. #101
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Tua tregoj nji te fort para 6 muajsh erdhen ne maqedoni disa protestant nga shqiperija per misijon ishin tre djem edhe kater vajza shetiteshin me disa broshura e do videokaseta por drejten te them se ne lagjet e shqipetareve si ndegjonte njeri kurse tek maqedoncit po te pan se je shqipetar edhe lek tju japesh nuk vin te te afrohen dhe u takuan me mua si je a je mir me treguan kush ishin pse kishin ardhe dhe sdinin cfar te me thonin vetem me pyeten a mund te na tregosh ku eshte kopshti zologjik thash po ikni atje se kjo sekta e juaj mund te konvertoj ndonji kafsh qe skupton fare se ata qe kan pak mend e logjikojn si pranojn keta pralla e genjeshtra ..
    Me respekt...
    SHKUPJANI
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  2. #102
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pe r Shkupjnin por edhe per tjeret

    Per veten time ju them qe kam lindur ne familje te krishter por fene e kam braktisur, ne te vertete e kam zgjedh nje , ate te Zotit ashtu qe nuk besoj as ne Bibel as ne Kuran. Besoj ne Zot e jo ne perrall.
    Ka te tjere qe mendojne edhe ndryshet. Ja nje shembull , e lexoni dhe vlersoni ju vet.

    Si dhe Pse u bëra i Krishterë?


    Fëmijëria dhe rinia ime: prej myslimanizmit deri te ateizmi

    Ashtu si një fëmijë merr nga familja e tij shumë bindje të shumta, edhe unë mora ndër të tjera fenë, përkatësisht formimin mbi religjionin/besimin. Megjithëse rrjedh nga një familje me besim mysliman, unë gjithsesi trashëgova në jetën time disa njohuri dhe praktika islame. Edhe sot më kujtohen këto pikëpamje të dikurshme mësimesh: feja myslimane asht feja ma e pastër; feja myslimane asht ma e drejta; Muhamedi asht profeti i fundit dhe ma i dashtuni i Perëndisë; çdo fëmijë lind mysliman; myslimanët kanë Bajramin, Xhaminë, Kuranin, Hoxhën, duhet falur dhe kaq. Dhe kur u rrita, në mesin e rinisë sonë të atëhershme “revolucionare” ishte turp që t’i besoje dhe t’i zbatoje këto gjëra, apo të besoje në ekzistencën e Zotit. Siç e dini turpi I marrjes me xhami ose me kishë, vinte nga thënia “feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Megjithëse unë nga familje, sidomos vëllezërit e mi më të mëdhenj, ishin veprimtarë ilegal të çështjes kombëtare, të organizuar nëpër grupe të ndryshme. I ndikuar nga ata dhe literatura që kishin baza patriotike dhe marksiste-leniniste, të gjitha këto në mua krijuan një opinion të ri, se nuk ka Zot. Prandaj si i ri tani mora pikëpamje të reja mbi çështjet fetare: se nuk ka Zot, por se natyra është vetë Zoti; se Kurani s’është libër i shenjtë; se islamizmi është lëvizje nacionaliste arabe, e neve nuk na duhet aspak, se ne për fe kemi shqiptarinë dhe se besa është prifti i shqiptarisë; se hoxhollarët janë spiunët më të mëdhenj të Serbisë; se hoxha nuk hip në minare pa pare; se shkenca është përgjigje e çdo gjëje etj. etj. etj. Një përpjekje për t’u bërë Hoxhë! Babai im ishte hoxhë fshati për shumë vjet, dhe me një mënyrë edhe përmes tij njihja të fshehtat e praktikës fetare të klerikëve myslimanë, të literaturës islame, si dhe shkallën e injorancës dhe të primitivizmit të turmës islame (xhematit) në xhami dhe në jetë. Babai im kërkonte prej meje që të regjistrohesha në medresën e Prishtinës. Ishte viti 1985. Isha në vitin e dytë të shkollës së mesme. Unë nuk kisha dëshirë për këtë, edhe pse u bënë shumë përpjekje, në fund doli se nuk u pranova në këtë medrese. Më kujtohet, kur komisioni për pranimin e nxënësve të rinj më pyeti për tri çështje:
    1. Na e thuaj (a di) ndonjë dovë (lutje) n’arabisht? E unë nuk u përgjigja mirë.
    2. A e ke Kuranin n’shpi? Unë iu përgjigja, jo!
    3. A don me u ba hoxhë katuni more djal? Iu thashë, jo, pasi kjo pyetje më tingëllonte një ironi dhe cenueshmëri të padurueshme!

    Pse nuk u bëra hoxhë katundi?

    Së pari, kisha frikë, kur mendoja se nesër, unë si i ri, kur dikush do të vdiste, e zakonisht kisha trem nga të vdekurit, veçanërisht nga të vjetërit, dhe po llogaritja se unë do të jem i obliguar t’i laja ata (“me e la xhenazen”), kurrsesi ta pranojë këtë ofertë hoxhollaku. Paramendo, një të ri 18 vjeçar si hoxhë, duke e larë një plak 90 vjeçar të vdekur, lakuriq. O Zot, si mund të përballet kështu kjo jetë fetare pata menduar, dhe çfarë Zoti është ai i cili kërkon prej meje diçka të tillë. Gjëja e dytë ishte, se nëse unë bëhesha hoxhë, më s’kisha mundësi të jem me shokët dhe shoqet e mia. S’kisha mundësi të luaja më futboll, të lahesha në lum, të shikoj sportin në televizion, s’mund të merresha me krijime, s’mund t’i kisha veshur ato rroba që i dëshiroja etj. Gjëja e tretë, mua më dukej sikur po i tradhëtoj idealet e rinisë sonë të atëhershme që sakrifikohej nëpër burgje për idealet e kombit, sepse si hoxhë më unë nuk do të kisha aq shumë kredibilitet i të qenët patriot, revolucionar etj. E çfarë do të kisha si hoxhë?! Fshatarët do më respektonin formalisht; do të kisha me vete një tufë pleqësh që nuk të dëgjojnë e as nuk të kuptojnë mirë; do të kisha rast t’i marrë para pas çdonjërit që do të vdiste në “vilajetin” tim, dhe do t’i prisja ofertat e ramazanit e kështu me radhë. Me një mënyrë po kuptoja se thirrja si hoxhë më izolonte nga jeta, nga rinia, nga ideali, nga horizonte të reja të dijenisë, nga privimi i lirisë çfarë unë e ëndërroja ta kem në thellësitë e shpirtit tim, dhe assesi të pajtohesha me këtë fat, pasi që nuk kisha se me çfarë të krenohesha edhe si i ri edhe si shqiptar. Shpeshherë mendoja të shkruaja një roman mbi këto ngjarje. Deri në këtë moshë, dhe deri sa kam mbaruar shkollën e mesme nuk kam ditur se shqiptarët janë edhe të krishterë edhe myslimanë. Madje nuk kam ditur as për popujt e tjerë. Mendoja se gjithë njerëzimi është myslimanë, përveç serbëve. I ndikuar nga botëkuptimi islam urrejtja ime në atë kohë ndaj serbëve ishte vetëm pse ata ishin "kryqali", por jo se ata ishin armiqtë dhe shtypësit tanë, këtë e mësova vetëm nga atdhetarët.
    Besimi në Jezus Krishtin
    Ishte marsi i vitit 1992, kur unë përfundimisht ia dorëzova zemrën time Jezusit si Zotit dhe Shpëtimtarit tim. Zoti më kishte dhënë një vegim, dhe aty më thirriste që unë të bëhesha prift i tij (i ndarë për të, i veçuar prej tij, i dedikuar për të). Ky ishte një përjetim personal, dhe unë iu dorëzova kësaj thirrjeje hyjnore të Perëndisë. Unë kisha një përjetim personal të bekimeve të Zotit mbi mua. Jezusin e pranova në jetën time, duke qenë sundimtari dhe zotëruesi im. Bëra lutjen e shpëtimit dhe të pendimit prej mëktateve, dhe kjo ishte lutja ime e parë bërë Zotit plotësisht në gjuhën shqipe. Kisha një çlirim dhe një prekje shpitërore. Për ta zhvendosur besimin tek Krishti, askush tjetër nuk më detyroi. Në këtë vendim unë isha vetë i zoti. Krishti nuk kërkoi prej meje se duhet ta ndërroja emrin dhe mbiemrin tim, as të kisha njdonjë petk të veçantë, as ndonjë imixh të veçantë, as për ta spiritualizuar këtë besim, por thjesht që jeta ime ta kënaqte Zotin dhe që zemra ime të shortohej për të, e as që të bëhesha katolik apo ortodoks, por që të isha ndjekës i tij personal, dishepull i tij.

    Kundërshtitë e besimit tim Protestant

    Besimin tim fillova që ta shfaq së pari në kishën protestante në Prishtinë, e pastaj edhe në familjen time, dhe tek rrethi im më gjërë. Gjithëkund korrja reagime të ashpra në emër të disa parollave të mëdha. Më parapara për cilindo njeri apo ideologji që flisja nuk kishte reagime të tilla, as për Budën, as për Konfuçin, as për Platonin, as për Muhamedin, Abrahamin, as për Marksin, as për Leninin etj., por për Krishtin, kishte një averzion të madh. Kështu kuptova që në fillim luftën frymore, dritën nga errësira. Bibla thotë që terri dhe djalli e kundërshton Krishtin, i cili vjen nga qielli, nga drita, kurse bota është gati që të marrë gjithçka që vjen nga vetvetja e saj. Kundërshtimet ishin, dhe vazhdojnë që të jenë edhe sot nga njerëz apo grupacione të ndryshme. Më kujtohet kur isha ftuar nga disa inspectorë serbë në bisedë informative lidhur me besimin dhe veprimtarinë time. Ata me ironizonin duke më thënë ?ti je lind mysliman, dhe ashtu duhesh të vdisësh. Pse të intereson Krishti, ai është i yni, ju jeni me turq, me arabë. Dëgjoje atin tënd, dhe se krejt shqiptarët jeni myslimanë?. Policia serbe, disa herë më kishte marrë në pyetje dhe kishte kontrolluar banesën time, duke dyshuar se unë jam spiun i CIA-s, së bashku me të gjithë ungjillorët e Prishtinës. Madje në gazetën ?Jedinstvo?, dhe ?Politika?, po botohej në feton kundër nesh dhe lëvizjes ungjillore në Kosovë, kurse një ?gazetar?, specialisht po për këtë temë shkroi një libër lidhur me ne, në dy vëllime, i quajtur ?Ubij bliznog tvoga? . Po ashtu më kujtohet, ishte viti 1995, kur disa politikanë shqiptarë, të cilët kishin dëgjuar për këtë, më ftuan në bisedë, dhe ata ishin të bindur se ne vërtetë ishim bashkëpunëtorë të CIA-s. Unë po u sqaroja se nuk është ashtu, ndërsa njëri prej tyre më thoshte ?dashtë Zoti që të jeni, pse jo, dhe s?keni nevojë që të na tregoni?. Shumë të tjerë, nga shqiptarët, më thonin se ne kemi lidhje me shkiet. Katolikët na quanin si ?laramana?, dhe se ne s?mund të ishim të krishterë pasi që nuk kishim lindur të tillë. Disa nga shokët e mi më quanin për të çmendur sepse po merresha me fe, me gjëra të kota. Intelektualët na quanin sektë, disa të tjerë se besimin e kam ndërruar për të holla. Ishte viti 1996, kur më thirri në hoxhë i rëndësishëm i Prishtinës në bisedë, dhe ai kërkonte prej meje botërisht që ta mohoj këtë besim, sepse sipas tij shumë veta myslimanë do ta marrin këtë besim. Jezusi ka paralajmëruar se për shkak të tij do të kemi persukutime dhe përjashtime. Unë jam i kënaqur dhe me paqe dhe me besim të sigurtë dhe aktiv duke përmbushur dy porosityë e mëdha të Zotit Krisht: Duajeni Perëndinë me gjithë qenien tënde dhe duaje të afërmin tënd si vetveten si dhe të përhapim mbretërinë e Perëndisë tek çdo njeri. Edhe për kundërshtimet ndaj besimit duhet falënderuar Perëndia. Çfarë besimi do të ishte ai në qoftë se nuk do të kishte sprova të ndryshme.

    Zoti ju bekoftë!
    femi_cakolli©yahoo.com
    Shkroi: Femi Cakolli, pastor
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 01-01-2004 më 09:07
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #103
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Megjithse eshte hadith i te deguarit te fundit te All-llahut Muhammedit s.a.s qe do te vije nje kohe disa musliman qe do te behen te krishter dhe shume te krishter do te behen musliman
    Pra po vertetohen afrimin e kjametit

    ps iliria e para shume interesant shkrimi por me interesantja mu duk se djaloshi ne fillim si pelqente Hoxh per te shijuar rinin (dhe kjo eshte e drejta e tij) por me intresantja mu duk qe sa u be i krishter e haroj rinin dhe u more fene e krishter
    hryme e shenjte e kame parasysh pergjigjen???????????
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 01-01-2004 më 10:52
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #104
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Re: Pe r Shkupjnin por edhe per tjeret

    [i]Postuar më parë nga iliria e para [/. Më kujtohet kur isha ftuar nga disa inspectorë serbë në bisedë informative lidhur me besimin dhe veprimtarinë time. Ata me ironizonin duke më thënë ?ti je lind mysliman, dhe ashtu duhesh të vdisësh. Pse të intereson Krishti, ai është i yni, ju jeni me turq, me arabë. Dëgjoje atin tënd, dhe se krejt shqiptarët jeni myslimanë?.
    [/B]

    pritje te bukur i paskan bere te vellait te tyre serbet (po neise nuk do mare per baze se ka qene vitet 1995 1996 dhe gjakrat e serbeve ishin te nxeta duke vrare shqiptaret musliman te kosoves)

    ti iliria nuk bene gje tjeter vetem se peshtyn larte pa menduar se do te ze ne surat

    pra serbet i luftuan shqiptaret e kosoves vetem se jane musliman !!!!!!!???????
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  5. #105
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ti duket spo kupton qe ato nuk jane fjalet emia?!
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  6. #106
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    e di o iliria ti je vetem postjer dhe asgje me shume

    kurse un vetem te pjyeta

    psh ai nenshkrimi jote ckuptim ka ????????
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 01-01-2004 më 12:56
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  7. #107
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Postuar më parë nga Shiu
    Dodon,

    Te gjitha shenimet statistikore qe ke permendur jane pjelle e imagjinates tende apo te dikujt qe t'i paska servuar keto shenime. Me keto perqindje qe ke permendur, vec vetes po ia ben qejfin e t'ia besh qejfin vetes nuk do te thote edhe ta ndryshosh realitetin. Realiteti ekziston perkunder deshires tende te papermbajtshme qe ta ndryshosh. Edhe ato prognozat e tua per afatet e "rikonvertimit" te shqiptareve nuk jane aspak realiste, si duket ke imagjinate tejet te zhvilluar.

    Me eshte krijuar bindja se ne kete forum me se shumti hapesire u lejohet misionareve te te gjitha sekteve te ndryshme te krishtere te cileve u lejohet ta shprehin mllefin e tyre ndaj islamizmit. Kjo aspak nuk perkon me qellimet e ketij forumi per nje bashkim gjithekombetar, me teper ka te beje me nxitjen e percarjeve te reja, qe s'kane ekzistuar me heret gjate historise. Njerez te caktuar dite e nate mendojne se si ta rrenojne tolerancen nderfetare me te cilen shqiptaret jane krenuar dhe jane dalluar nga te gjitha kombet tjera.




    A mund te na cekesh burimet e ketyre informatave kaq interesante apo jane vetem deshire e jotja e pjelle e imagjinates tende? Te lutem ceke nje burim valid te paanshem (jo broshurat e protestanteve te tu) qe do te vertetonte se "Rikonvertimet janë duke u bërë me të madhe nga gjithë shqiptarët". Une them se keto jane genjeshtra te kulluara, te shpikura ne laboratoret e misionareve te krishtere per ta demoralizuar ate perqindje te madhe te shqiptareve muslimane, perqindje qe e keni therre ne sy, por qe eshte prapeseprape shumice dhe e tille do te mbetet, ju pelqeu juve kjo a jo!



    Nese mbajtja e fese islame qenka arabizim, atehere mbajtja e fese katolike na qenka "romanizim" dhe te asaj ortodokse qenka "greqizim". E per te pare sa barbare kane qene romaket e greket, mund t'i hapesh ca libra te historise e te shohesh. Ti vete mund te jeshe i verbuar, por se paku mos tento t'i verbosh te tjeret.

    Islamizmi nuk eshte feja me e prapambetur ne bote, kjo fe ekziston nje milenium e gjysme dhe aktualisht ka mbi nje miliarde pjesetare. Te prapambetura jane vendet islamike te molisura nga shkaterrimet e kolonizatoret te krishtere, qe nuk lane gje pa plackitur nga pasurite natyrore te atyre vendeve e qe kane vrare me miliona njerez te pafajshem. Mos harro se sa pasuri perrallore jane plackitur ne lufterat e kryqezatave qe kane perfunduar pastaj ne oborret mbreterore te krishtere. Poqese Bibla eshte kunder plackitjes, perse mbreterit europiane paskan plackitur aq me zell ne te gjitha skajet e botes?

    Po kjo Europe e krishtere dhe progresive ka nisur dy luftera boterore, ka shkaktuar shkaterrime te paimagjinueshme. Po kjo Europe ka shpikur holokaustin, komorat e gasit, varrezat masive dhe kete jo fort larg historikisht. Pra, shihet se kush ka plackitur dhe kush ka ndare placka lufte per te qene me superiore ekonimikisht e ushtarakisht sot dhe qe ende t'i mbajne te nenshtruara ato shtete qofte me prezence direkte ushtarake, qofte ne menyre indirekte permes kontrollimit te qeverive te atyre vendeve duke instaluar kukullat e tyre. Njerez me bindje si ti, te gjitha krimet e shteteve te krishtere do t'i quaje si "superioritet" e "zotesi", ndersa luften e muslimaneve do ta quaje "terrorizem". Hipokrizi e neveritshme!



    Ketu ke treguar nje injorance kulminante. Ta quash Kuranin liber qe mund ta shkruaje nje femije i klases se pare eshte baras me cmendurine, me fal qe po ta them kete. Kur arrita te kjo fjali, me te vertete me erdhi keq qe te paskam lexuar ndonjehere, paskesh qene dashur gjithe kohen te te injoroj sepse ke treguar nje papjekuri qe as nxenesi i klases se pare nuk e tregon.

    Poqese Kurani qenka liber i nivelit te nxenesit te klases se pare, perse po te tremb kaq shume? Sa libra te nxenesve te klases se pare kane tubuar miliarda pjesetare dhe ka mbijetuar nje milenium e gjysme zotrote? Injorance pa shembull ekuivalent ne gjithe c'kam lexuar ne jeten time. Te krishteret tjere qe i kam lexuar se paku jane perqendruar ne disa pika ku jane ne kundershtim me Kuranin, por asnjerin nuk e kam pare ta quaje liber te nivelit te nxenesit te klases se pare. Edhe dijetaret me te medhenj europiane gjate shekujve kane shprehur admirim dhe respekt per kete Liber, e na doli gjeniu i gjithe njerezimit qe Shpalljen Hyjnore ta nenvleresoje aq shume sa ta quaj veper te nje nxenesi te klases se pare. Dodon, te lutem, herave tjera mendo me shume dhe zgjedhe fjalorin, me keto felliqesira qe shkruan je duke e kthyer veten ne Dodol.




    Se kjo eshte plotesisht e pavertete, edhe ti e di. Thuaju instruktoreve te tu te te furnizojne me te dhena me realistike, mos shkoni kaq ne ekstrem se askush nuk do t'ju besoje, do te beheni qesharake para opinionit.



    Po te jetoja ne Zanzibar, ndoshta do ta mirrja kete si fakt. Por, zotrote, une jetoj ne Kosove prejse di per veten dhe me pergjegjesine me te madhe deklaroj se GENJEN. Ti je genjeshtar, o Dodon! Kam deshire te mos e genjesh veten aq sa po mundohesh t'i genjesh te tjeret. Nese edhe vete i beson ketyre fakteve, lirisht mund te them se qenke i humbur.



    Shqiptaret e Maqedonise nuk jane aspak te prapambetur, z. Dodon. Ata jane njerez aq te zote dhe aq te zgjuar sa nuk kane nevoje per misionar si t'i t'ua ndritesh mendjen. T'i vecosh shqiptaret e Maqedonise si me te prapambeturit deshmon vec verberine dhe injorancen tende. Pres ndonje vella nga Maqedonia te reagoje ne keto insinuata qellimkeqija tuajat.




    Ketu eshte kapaku i ketij muhabeti. Zoteri protestant, nese shqiptaret do te "riktheheshin" ne fene e te pareve, me siguri me pare do ta zgjedhnin te behen katolike sesa protestante. Nuk di kur na paskan qene shqiptaret protestante edhe ate me shumice, ashtu sic don ti t'i rikthesh ne dic qe nuk kane qene kurre. Me vie keq qe qenke kaq shume i indoktrinuar e i verbuar dhe qe ke kaq mllef ndaj shqiptareve musliman. Ai qe urren shumicen e kombit te vet, nuk eshte patriot, por ka nje emer tjeter.

    Shiu
    Së pari në lidhje me burimet statistikore që kërkoni, nuk kemi të tilla për vet faktin se nuk është bërë asnjë regjistrim statistikor në lidhje me këtë çështje për shumë arsye dhe për këtë edhe unë nuk isha në gjendje që të jipja një shifër të saktë por vetëm ceka se shumica në Kosovë janë të krishterë tani dhe këtë duke u bazuar në katedralet e reja katolike, protestante (dhe edhe ortodokse shqiptare natyrisht pas pastrimit të ortodoksisë shqiptare nga elementet greke si Janullatos) që po ndërtohen në qendra të qyteteve në këtë pjesë të Shqipërisë sonë, nga votimi i më shumë se 60 përqind të popullit tonë në këtë pjesë të Shqipërisë një udhëheqësi të rinkonvertuar (shih intervistën e tij dhënë Corriere della sera para disa ditësh), nga fakti që në kishat shqiptare në këtë pjesë të Shqipërisë ka shumë më shumë besimtar se në festat islame, me pjesëmarrjen e gjithë udhëheqësve kryesor e intelektualëve kryesor në festat kristiane por jo në ato islame etj. etj. etj. etj. etj. Pra, prognozat e mia janë më se të sakta.

    Juve jo që u është krijuar bindja se në këtë forum u jipet më shumë misionarëve të feve të ndryshme prej islamizmit por shumica shqiptare është duke ju larguar islamizmit dhe këtë juve nuk keni qenë në gjendje të kuptoni. Bashkimi kombëtar, ngritja kombëtare në çdo aspekt përshpejtohet disafish me largimin e pjesës shqiptare islamike prej islamizmit prandaj edhe këta shqiptarë janë duke ju larguar islamizmit.
    Feja katolike tek ne ka mbërritur para se të arrij në Romë, bile për këtë kemi edhe faktet historike të vrasjes së Shën Florit dhe shën Laurit ilirë nga Roma pikërisht për shkakun e besimit të tyre në krishterim dhe praktikimit të tij. Krishterimi është bërë fe zyrtare në Romë shumë më vonë dhe edhe ajo u bë po nga një perandor ilir, miku im i dashur. Feja katolike në të gjitha kombet që praktikohet bëhet në 99 përqind në gjuhët e tyre dhe për këtë mund të vizitosh kishat katolike shqiptare,italiane, angleze, gjermane, françeze etj. etj. etj. dhe të bindesh.
    Kush është krijuesi i fesë ortodokse?
    Perandori ilir i Romës Konstandini që edhe qyteti kryesor është quajtur me emër të tij për nder të tij. Konstandini ka lindur jo më larg se 50 milje nga qyteti im i lindjes dhe po nga i njëjti qytet i origjinës sime familjare, miku im dashur. Edhe feja ortodokse praktikohet 99 përqind në gjuhët e kombeve që e praktikojnë këtë fe dhe për këtë mund të vizitoni kishat ortodokse shqiptare (përveç asaj të Janullatosit, e kam fjalën këtu për këtë të at Artur Liolinit në Boston dhe kishat tjera shqiptare në shumicën e qyteteve shqiptare dhe atyre në diasporë përveç asaj të Janullatosit për të cilën edhe unë thashë se duhet pastruar nga Janullatosi)., kishat serbe, bullgare, ruse, greke etj. etj.
    Kurse feja arabe është fe kombëtare e arabëve për këtë e ke edhe argumentin në shkrimin tim të cilit edhe ju përgjigjët dhe mendoj se nuk ka ta rishkruaj dhe poashtu ke faktin tjetër që mbi 99 përqind e lutjeve janë në gjuhën arabe, duhet që patjetër me mundësitë e para të shkosh të paktën njëherë në jetë dhe t'ia dhurosh 4000 dollarë arabëve në Mekë etj. etj. etj.
    Për punën e barbarizmave ato janë bërë nga gjithë kombet në gjithë historinë dhe prirja ka qenë dhe është në zhdukje të barbarizmave dhe tani përveç atyre të prapambeturve që vrasin njerëz të pafajshëm çdo ditë dhe serbëve primitiv nuk ka asnjë komb tjetër në botë barbar.
    Realiteti është ky që po e them unë dhe për këtë ke faktet këtu miku im i dashur pamvarësisht se a ju pëlqen juve apo jo edhe pse kjo është në interes të të gjithë neve duke ju përfshirë edhe juve miku im i dashur.
    Mua nuk më tremb aspak kurani, mua më tremb fakti se si njerëzit mund ta besojnë një libër të tillë aq të thjeshtë e aq të pallogjikshëm si klrani dhe erdha te vlerësimi se duhet të jeshë tepër i trashë nga koka ta besosh një libër të tillë, dhe ky është edhe vlerësimi i gjithë shqiptarëve që kanë studiuar dhe janë duke e studiuar kuranin, dhe që për fat të mirë tonin edhe duke ju larguar islamizmit.
    Shqiptaro-maqedonsat janë më të prapambeturit sepse kjo deri tani ka shkuar më ngadalë se në trojet e tjera shqiptare dhe edhe ata tani janë duke e kaluar kufirin e prapambeturisë dhe duke u rikonvertuar në shumicë për fat të mirë tonin dhe të tyre.
    Krishterizmi është një fe që përmban shumë sekte e nga to më kryesoret janë katolicizmi, ortodoksizmi dhe protestanizmi. Dallimi midis tyre është fare i vogël kurse mendoj se protestanizmi është një fe që më shumë i përshtatet nevojave të disa njerëzve për fe në vijë të plotë me zhvillimet e kohës, prandaj edhe është duke gjetur më shumë shqiptare, kjo është çfarë është duke u vënë re në shumicën e vendeve të botës e edhe tek neve, numri i të cilëve është duke u rritur më shumë se numri i sekteve tjera të krishterizmit.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #108
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Re: O zotri Dodoni qenke profesionist per genjeshtra.

    Postuar më parë nga Shkupjani
    Jam nga Maqedonia Shkupjan ti tregoj ketij dodonit se gjithcka cfar ka then per maqedonin ka genjyer edhe seshte aspak e vertet .
    pik se pari ne maqedoni gjithsej familje shqipetare ortodokse jan vetem kater ne gjith maqedonin edhe ata kan filluar te shkrihen dhe jan asimiluar se edhe shqip me te rit nuk din te flasin se shqipetari musliman nuk ua jep vajzen atyre edhe qe qe mer nga ata keshtuqe kan filluar me maqedon dhe kan gjetur qetsim te shpirtit ne lidhjet familjare me Serbo-maqedon se maqedonet jan gjysma bullgar e gjysma serb kurse 750 shqipetar ne maqedoni apo 800 mij te tjeret ska asnji te konvertuar ne keta fe pa baza sikur qe jan katolicizmi ortodoksizmi edhe sektat te tjera qe kan burim nga keta dy fe si adventistat jehovajt protestantat e shum e shum qe sua mbaj mend emrat .
    U permend se shqipetaret e Maqedonis jan te prapambetur pse nuk i kan pranuar flliqesirat qe i posedoni juve jan te prapambetur
    skeni faj jo se ashtu jan se flliqesira nuk pranohet askund perpos ata qe skan shpirt fare sikur kjjo macja_blu e koshave te plehrave qe vetem llomotit e stregon asnjigje.
    Nobelisti Ferid Murati eshte nga gostivari edhe jeton ne USA krejt ne jeten e tij ne gostivar ka qen vetem nji her dhe qe eshte larguar nga Islami seshte e vertet se ata jan pralla edhe genjshtra se ai eshte Musliman dhe dote jet Musliman edhe dote vdes po kuptohet si musliman ...
    te konvertuar edhe njiher po ju them se shqipetar i cili ka qen musliman dhe eshte ber katolik apo thjesht e ka ndru fen ta ler islamin N U K K A edhe kush ju thot vetem ju genjen kete ta keni me dije.
    A maqedonc ortodoks e katolik e kytadij un se sa sekta jan ka plot qe jan bere musliman dhe te gjith jan studenta mos don te thuash se jan te prapambetur ...Edhe nji jo shqipetar -maqedonc por shqipetar te maqedonis apo shqipetar nga maqedonia te lutem mos e perserit edhe njiher ket gabim...
    me respekt .
    kalofshit mir
    me respekt edhe per ty macja ....

    SHKUPJANI
    www.islamvizion.com
    Mendoj se për juve shkupi mjafton kjo:
    -shkoni në këtë adresë
    http://www.nobel.se/medicine/laureat...d-autobio.html

    -dhe pastaje lexoni se çfarë shkruan në këtë paragraf

    With this background I knew that I wanted considerable education so I wouldn't have to work as hard as my parents. Also, I knew at the age of 12 that I was going to become a doctor. My parents always encouraged us to get an education and establish a profession. However, my brothers and I grew up with considerable freedom whether it was saving or spending our tips from the restaurant or our career choices. This was also applied to our religious choices as my father was Muslim, my mother Baptist and we were raised in a Catholic community. Subsequently, my brothers became Catholic when they married Catholic wives and I was baptized Episcopalian in college. My wife of more than forty years is Presbyterian, two of our daughters married Jewish men and one married a Catholic man.

    I was baptized Episcopalian in college-nëse nuk e di anglishten ja edhe përkthimin "unë jam shuguruar në krishterim gjatë kohës kur isha në studime".
    Kjo është fjala e shumë të nderuarit dhe respektuarit tonë nobelistit shqiptar nga Gostivari zotit Ferid Murati.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #109
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe për punën e shqiptaro-maqedonsave, ne jemi pasardhësit e fisit të famshëm ilir maqedon prandaj edhe na takon ne ky privilegj. Sllavët në ballkan kanë ardh në shek. 6-7 pas Krishtit dmth. gati 1000 vjet pas. Ata sllavomaqedonsa sot siç e argumenton edhe një nga atdhetarët më të mëdhënj të kombit tonë Jusuf Gërvalla janë shqiptaro-maqedonsa të sllavizuar vonshëm.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #110
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    nje pershendetje te madhe per DODONIN....(meqe jemi ne fillim te vitit, po e dyfishoj pershendetjen ......
    Ne fillim te vitit tjeter paste me shume te tille(dodone) ALBASOULI.
    ....
    Te gjitheve urime....(dhe sa me shume pak urrejtje ne shpirtrat e humbur te atyre qe gjoja urrekekan, per hir te allahut, ose se urrekekan ate dhe ashtu si urren allahu)
    (mos urreni o njerez(ose urreni) po mos thoni se ju ka mesu zoti me urry...
    ...
    hajt pra filloni te besoni te pakten ne kete fillim vit' se Zoti as nuk urren as nuk i meson asnjeren pale te besimtareve te tij te urrejne.(provoni qe te mos urreni, qe te besoni se zoti nuk urren, e te mos keni frike nga urrejtja e askujt.... Vetem kush vuan nga kompleksi i frikes urren---> kete fjali e quaj aktive vetem kur behet fjale mes besimtaresh dhe mes feve)
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KUR'ANI në gjuhën shqipe
    Nga RaPSouL në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  2. A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 09:24
  3. Persekutimi i intelektualve Shqiptare.
    Nga SKAI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 20:57
  4. Merjemja a.s, Nëna e Isait (Jezusit)
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-03-2005, 08:17
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •