Njė grup dentistėsh nga Universiteti Mbreti Saud i Arabisė Saudite studiuan karakteristikat mjekuese tė misvakut, ose shkopit pėr pastrimin e dhėmbėve qė pėrdoret nė pėrgjithėsi nė vendet arabe dhe aziatike dhe konkluduan se efektet e dobishme tė misvakut pėr higjienėn orale dhe shėndetin e dhėmbėve janė tė barabartė, nėse jo mė tė mėdha sesa ato tė furēave apo pastave tė zakonshme tė dhėmbėve.
Kėrkimi identifikoi njė numėr total tė 19 substancave natyrale tė gjetura brenda misvakut tė cilat janė tė dobishme pėr shėndetin e dhėmbėve.
Misvaku pėrmban njė numėr tė madh tė antiseptikėve tė cilėt mbysin mikro-organizmat dėmtues nė gojė; acide tenike qė mbrojnė mishin nga infektimet; dhe vajėra aromatikė qė rrisin nxjerrjen e pėshtymės.
Pėr shkak tė antiseptikėve qė i ka brenda, misvaku nuk ka nevojė tė pastrohet, dhe pėr shkak se fijet e tij pėrdoren nė mėnyrė paralele e jo pingul, ai mund tė arrijė mė lehtė brenda dhėmbėve, ku furēat e zakonshme shpesh e huqin.
Sipas studimit, “Misvaku ka shumė karaktersitika mjekuese dhe mund tė luftojė pllakat bakteriale, gurėt e dhėmbėve, gjingjivitin, dhe gropat periodontale.” Studimi gjithashtu konludoi se pėrdorimi i pėrsėritur i misvakut lėshon limfėn dhe silicėn e freskėt, njė mineral tė fortė qė shkėlqen dhe qė vepron si material gėrryes dhe e bėn largimin e njollave dhe gurėve tė dhėmbėve.
Pėrktheu: Sefedin Muēaj
Krijoni Kontakt