Me ate sy qe e shoh une, lobi shqiptar ne US po ben hapa te ndjeshem perpara persa i perket rritjes se ndikimit te tij prane institucioneve amerikane. Ajo qe ka ndryshuar ne keto vitet e fundit, eshte fakti qe lobi shqiptar ne US nuk eshte me vegel dhe as loder ne duart e fraksioneve te vecanta politike. Deri pak vite me pare lobi shqiptar ishte gati inegzistent dhe aktiviteti i tij permblidhej ne aktivitetin e personave te vecante qe mundoheshin te ndihmonin aqsa mundin.Postuar mė parė nga ILovePejaa
Lobi i Shqiptareve ne USA kur nuk ka qene me i fuqishem se sa ishte ne fillim te viteve '90 por shqiptaret eshte lehte qe te percarese.
Listes i mungon emri i Diogardite i cili ishte i pari qe reagoj per viziten e Gejxhit ne Tirane.
Dalja nga guacka individuale per te bashkepunuar me shqiptare te tjere, ka bere qe sot te kete me dhjetra organizata dhe shoqata shqiptare ne mbare ameriken. Ato variojne qe nga klube shqiptare neper kolegje te ndryshme amerikane, e deri ne organizata qe mbajne kontakte te vazhdueshme me senatore e kongresmene qe kane marre persiper perfaqesimin e ceshtjes dhe interesave shqiptare ne Washington.
Faktori i trete pozitiv ka qene avancimi i ndjeshem ne teknologji dhe telekomunikacion qe ka bere qe shqiptaret ne Perendim (vecanerisht ata ne US) te kene mundesi te ndjekin me imtesi te gjitha zhvillimet ne vendlindje dhe mbare trojet shqiptare. Kjo ka cuar qe trysnia e diaspores ne jeten politike dhe opinionin publik shqiptar te jete gjithmone ne ngritje.
Sic shprehet dhe Z. Lukaj ne shkrimin e tij, gjate gjithe historise tone kombetare, diaspora ka qene nismetarja dhe ne qender te te gjitha evenimenteve tona historike. Diaspora ka nje rol te madh per te luajtur ne mbrojtjen e interesave kombetare dhe ne forcimin e shoqerive demokratike.
E rendesishme eshte qe organizatat shqiptare te bashkepunojne me njera-tjetren, pasi sic na meson heroi yne kombetar: "Bashkimi ben fuqine!".
Krijoni Kontakt