Qendra e famshme e kërkimit dhe shkencës CERN, pritet të hedhë në treg një strukturë të re rrjeti shumë të shpejtë për komunikimin në web, që do të nxjerrë jashtë loje sistemin aktual World Wide Web. Gjenerata e re e webit do të jetë e paimagjinueshme.hpejtësia marramendëse e internetit do të bëjë jetën më të lehtë për brezat që vijnë.
E ardhmja i përket internetit. Revolucioni në internet është i pashmangshëm. Do të kemi mundësi të bëjmë mësim nga shtëpia pa qenë e nevojshme prezenca në klasë. Do të kemi mundësi të flasim lirshëm me njerëzit tanë në anën tjetër të globit. Biznesmenët do të komunikojnë dhe do të bëjnë kontrata nëpërmjet videokamerave pa qenë e nevojshme të bëjnë një takim. Interneti i së nesërmes është i paimagjinueshëm. Shpejtësia marramendëse e internetit do të bëjë jetën më të lehtë për brezat që vijnë.
Tashmë është i largët viti 1989 kur në laboratorët e CERN në Gjenevë dy shkencëtarët, Tim Berners – Lee dhe Robert Cailliau, filluan të hedhin bazat e një projekti shumë ambicioz: formuan një sistem të aftë për të ndarë informacione në formë elektronike në mënyrë të pavaruar nga tipi i platformës të përdorur.
Berners-Lee e Cailliau formuan World Wide Web (www). Dy vite më vonë, në vitin 1992, Berners – Lee publikoi sitin e parë historik në web, brenda rrjetit të brendshëm të CERN dhe në vitin 1993, pikërisht në 30 prill, World Wide Web doli nga rrjeti i brendshëm, për tu përdorur nga publiku i gjerë. Për më pak se 10 vjet u bë ajo që ne e njohim të gjithë sot, një revolucion në botë. Interneti pushtoi të gjithë botën.
CERN mund të ishte sot autor i një revolucioni të ri, gjithmonë në të njëjtin sektor, me projektimin dhe formimin e një rrjeti të ri komunikimi me shpejtësi shumë më të madhe, që hyn në kupolën e projekteve LHC të rrjetit kompjuterik (LCG). Flitet për një projekt tërësisht të ri, që nuk bazohet në asnjë nga strukturat e rrjetit aktual dhe që lejon, të paktën në teori, një shpejtësi komunikimi 10 mijë herë më të shpejtë se sa lidhjet e tanishme me bandë të gjerë.
Midis personave përgjegjës për këtë projekt është edhe David Britton, profesor fizike në universitetin e Glasgout. Ai thotë se: “Me këtë shpejtësi, gjeneratat e ardhshme do të kenë mundësi të bashkëpunojnë dhe komunikojnë aq mirë, sa personat e moshës time as nuk mund ta imagjinojnë".
Rrjeti LCG lejon transmetimin e imazheve në mënyrë shumë të shpejtë dhe njerëzit do të mund të komunikonin sikur të ishin bashkë, do të merrnin informacionin që donin vetëm në pak sekonda, lojërat do të bëheshin sëbashku me mijëra lojtarë në rrjet në të njëjtën kohë.
CERN është duke punuar për të bërë një model shpejtësie të ri, të njohur me emrin Large Hadron Cillider (LHC) , i cili do të bëjë të mundur përplasjen si të protoneve ashtu të edhe joneve të rëndë. Qëllimi është të identifikohen gjurmët e ekzistencës të së ashtuquajturës Bosone Higgs, një sistem i vërtetuar në teori nga fizikanti Peter Higgs, por që ende nuk ka gjetur zbatim në praktikë.
Për të verifikuar drejtpërdrejt ekzistencën e këtij sistemi do të jetë e nevojshme të analizohet një molekulë me të dhëna shumë të mëdha, të vlerësuar në rendin 56 petabyte në vit.
Por nëse në CERN do të instalohej një superkompjuter ose sistem superkompjuteri që do të ishte i aftë për të transmetuar të gjitha të dhënat, megjithëse mund të realizohej fizikisht, patjetër që do të rezultonte me probleme logjistike, mbi të gjitha në sistemin e burimeve (energji elektrike, ujë). Për këtë arsye është e nevojshme, që ky projekt të bëhet mbi bazën e një sistemi që llogarit të dhënat në mënyrë të shpërndarë. Pra serverët duhet të vendosen në qendra të ndryshme në të gjithë globin.
Struktura aktuale e rrjetit, nuk jep të dhëna me shpejtësi të lartë, pasi në fillim ai është menduar vetëm për të dhënë thirrje zanore. Rrjeti LCG bazohet në aparatura tërësisht të reja me lidhje optike që i japin mundësi CERN-it të komunikojë me 11 qendra të ndryshme të shpërndarë në SHBA, Kanada dhe në Europë.
Midis qendrave të shpërndarjes që furnizojnë me të dhëna sistemin LCG mund të përmendim qendrën evropiane (EGEE ) - Enabling Grids for E-SciencE, qendrën amerikane OSG - Open Science Grid, por edhe ato kombëtare si GridPP në Angli, NorduGrid në vendet nordike dhe INFN në Itali.
Aktualisht rrjeti LCG ka rreth 55 mijë servera (8 mijë prej të cilëve ndodhen vetëm në Angli) dhe brenda dy viteve të ardhshme pritet të rriten deri në 200 mijë. Nga secila qendër do të vendosen më pas lidhje drejt qendrave të tjera ose qendrave të kërkimit, të cilat do të komunikojnë midis tyre me shpejtësi shumë të lartë.
Në fund të këtij viti shumë studentë dhe kërkues mund të fillojnë të përdorin këtë lloj ‘interneti paralel’ me shpejtësi shumë të lartë.
Deri tani nuk thuhet asgjë se kur do të fillojë të funksionojë për publikun e gjerë rrjeti LCG, ashtu siç ndodhi edhe me World Wide Web. Shumë operatorë rrjeti po përpiqen të implementojnë në rrjetet aktualë një nga teknologjitë më të rëndësishme të kohës me bazë LCG, të ashtuquajtur "Dynamic Switching".
Tony Doyle, përgjegjësi teknik i projektit, ka thënë se: “Projekte si ky sjellin ndryshime të paimagjinueshme në shoqëri, në shkencë dhe punët e përditshme. Videokoferenca nëpërmjet internetit nuk është shumë e largët. Rrjeti i internetit mund të bëhet baza e komunikimit për të gjithë, dhe mijëra persona mund të luajnë të gjithë në një kohë. Impakti i këtij rrjeti do të jetë shumë i madh, i paimagjinueshëm.
Krijoni Kontakt