Me emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirėbėrėsit!
Falėnderimet i takojnė Allahut ndėrsa pėrshėndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen, shokėt dhe mbarė pasuesit e tij!
Vėllezėr!
Paqja, mėshira dhe begatitė e Allahut qofshin mbi ju!
Juve po ua pėrcjellim kėtė tregim mahnitės, qe te bėn te qashe dhe qe te zgjon nga pakujdesia.
A keni vizituar varrezat ndonjėherė? Lexojeni pra!
Njė njeri rrėfen tregimin e vet e thotė: "Gjysme ore nėn toke" sigurisht se ose i ēmendur ose ka ndonjė fatkeqėsi E vėrteta ėshtė se mua mė ka ndodhur njė fatkeqėsi, dhe ēdokush qe me ka pare ne atė kohe te vone te natės duke kaluar muret e varrezave sigurisht se ka thėnė: Ose i ēmendur ose ka ndonjė fatkeqėsi.
* * *
Fillimi im zė fill tek Sufjan Thevriu, pėr te cilin lexova se kishte njė varr te hapur ne shtėpi, ne te cilin shtrihej kohe pas kohe dhe thirrte: رب ارجعون رب ارجعون O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! Pastaj ngrihej prej varrit dhe i fliste vetes: Ti u ktheve prape ne dunja andaj ēka do te besh? (A do ta pėrmirėsosh veten apo do te vazhdosh me mėkate)
Me kaloi namazi i sabahut pa e falur, dhe siē e dini, nėse muslimani dėshiron te jete i sinqerte, humbja e namazit te sabahut pėr te paraqet-shkakton njė problem shpirtėror, qe nuk e le te qete gjate tere ditės.
Gjeja e njėjtė me ndodhi edhe te nesėrmen. Thashė: Patjetėr se diē me ka ndodhur. Pastaj kjo gjė sikur mu be rutine. E pashe se me duhet patjetėr te ndalem me vetveten time, qe ta edukoj atė, ne mėnyrė qe te mos shoqėrohet me mėkate e te shkoje kėshtu ne ferr. Vendosa te hyj ne varr qe te jete njė lloj edukimi pėr te. Patjetėr se duhet t'i braktise mėkatet dhe ta dije se varri ėshtė banesa dhe shtėpia e saj (vetvetes sime-nefsit) aq sa te dėshiroje Allahu.
Ēdo dite i thoja vetes sime se kėtė do ta beje nesėr por ēėshtja sikur arriti fundin kur me kaloi prape namazi i sabahut. Thashė: Mjaft mė! dhe u betova se vendosmėrinė (nijetin) time do ta zbatoj sonte. Pas mesnate shkova, dhe qe te mos me shihte askush mendova: A te hyje nga dera por do ta zgjoja potirin e varrezave apo ndoshta nuk do te jete aty supozova ne vete. Ose a ta kapėrcej murin? Nėse e zgjoj portierin ndoshta me thotė: Eja nesėr apo ndoshta edhe mė pengon qe te hyje kėshtu qe betimi im me humb. Vendosa qe ta kapėrcej murin. E ngrita rrobėn time, e mbulova kokėn dhe me ndihmėn e Allahut u ngrita.
Edhe pse unė me pare, si xhemat (pėrcjellės i kufomave) kisha qene shume here ne kėto varreza megjithatė mu duk sikur po i shoh pėr here te pare, dhe edhe pse ishte nate me hėnė jam gati te betohem se nuk kam pare asgjė pėrveē zi.
Ajo nate ishte e erret, qetėsi e frikshme, dhe kėshtu ėshtė heshtja e varrezave. Shume gjate mendova duke qene unė ende mbi mur. Ndjeva erėn e tyre, po, erėn e varrezave, te cilėn e dalloj nga njė mije erėra tjera. Ere hanuti (lloj parfumi qe vihet mbi te vdekurin pėr te mos u kalbur), ere nga e cila ndihet shija e pastėr e vdekjes
U ula te mendoja pėr ca ēaste, te cilat kaluan sikur te ishin vite. Oj varreza perse heshtni kaq gjate? Ēfarė fshihni ne brendinė tuaj? Gėzim e begati apo pikėllim e dėnim? Ēfarė do te thoshin banoret tuaj sikur te me flisnin? Ndoshta do te ma thonin fjalėn e te dashurit tone, Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam: "الصلاة وما ملكت أيمانكم Namazi dhe robėrit tuaj (kujdesuni pėr ta!)".
Vendosa te zbres poshtė qe te mos me sheh askush ne kėtė gjendje ngase po t e me shihte do te thoshte: Qenka i ēmendur ose paska ndonjė dert te madh! Po ēfarė derti me te madh ka sesa humbja e namazit te sabahut disa here.
U lėshova ne varreza dhe menjėherė ndjeva njė frike ne zemėr. U mbėshteta pėr muri por nuk e dija se prej ēfarė jam duke u ruajtur? E arsyetova veten tim se kjo ėshtė nga frika e ecjes mbi varre. Po "unė nuk jam frikacak". Apo ndoshta unė vėrtet u frikėsova.
Shikova ne anėn lindore, ne te cilėn janė varret e hapura, te cilat presin banoret e tyre. Ishte pjesa me e erret e varrezave dhe sikur me thėrriste duke qene e mallėngjyer pėr mua. Ecja me kujdes neper varreza dhe sa here qe kaloja njė varr pyesja: A thua ky njeri ėshtė i lumtur apo i dėshpėruar? I dėshpėruar pėr ēfarė? Pėr shkak se nuk ėshtė falur apo ka qene kėngėtar, lavir Ndoshta ai, varrin e te cilit e kalova tani pate menduar se nuk ka me te forte se ai ne bote, se rinia e tij nuk merr fund kurrė se ai nuk do te vdesė sikur ata qe vdiqėn para tij. Apo ka thėnė se ende jam i ri, ende ka kohe.
I madhėruar qofte Allahu qe ua uli kokėn njerėzve me vdekje!!!
Tanimė e shihja udhėn dhe u nisa tek caku ku menjėherė filluan te rrahurat e zemrės te me shpeshtohen. Varrezat janė ne te djathte e ne te majte ndėrsa unė shikoje ne anėn lindore. Fillova te bej hapat e pare qe njė hap i ngjante njė viti. Ku ėshtė shpejtėsia e kėmbėve te mia? Ēfarė i beri te renda ato? Shpresova qe te mos kishte fare fund kjo distance deri tek varret e hapura ngase premtimi im duhej te zbatohej atje.
Iu thashė edhe me pare, shume here i kam pare kėto varreza por kėsaj radhe disi ishin shume me ndryshe. Ne koke mė silleshin mendime te ndryshme, madje sikur dėgjoja pėshpėritje pas veshėve te mi. Jo, jo, unė me te vėrtet i dėgjoja dhe sikur ndonjė njeri merrte fryme pas meje. U frikėsova te shikoj prapa. U frikėsova te shoh njerėz larg duke bere me shenje kah unė.
Iluzione te kėqija. Po kush mund te jete ne kėtė kohe?! Sigurisht kjo ėshtė njė vesves prej djallit por nuk me brengoste asgjė (edhe po te vdisja) ngase unė e fala namazin e Jacisė me xhemat. Ne fund arrita tek varret e hapura dhe i pashe ato.
Betohem prape se nuk kam pare me te errėta se ato. Si pata guxim te vij deri kėtu?! Si do te zbres poshtė ne varr? Ēfarė me prźt poshtė atje? Mendova qe te mos e pėrmbush premtimin tim dhe ne vend te kėsaj si shpagim te agjėroj tri dite. Jo i thashė vetes sime. Erdha deri kėtu e tash te mos hyje. Duhet ta pėrmbush premtimin por nuk do te zbres tash pėr tash. Do te ulem pak jashtė qe te qetėsoj pak shpirtin tim. Ēfarė errėsire e madhe? Sa i ngushte ishte ai varr? Si ka mundėsi qe kjo grope e vogėl te jete kopsht prej kopshteve te Xhennetit?!
Subhanallah (i Madhėruar qofsh o Allah!)
Nata filloi te ftohej ngapak. Ndoshta kjo nuk ėshtė shkak i natės por i frikės dhe rrėqethjes ne zemrėn time nga shikimi i kėtij varri. A ėshtė ky zėri i erės? Nuk ėshtė ere dhe nuk po shoh aspak pluhur ne ajėr? Ndoshta kjo ėshtė njė vesves tjetėr. Kėrkova mbrojtje tek Allahu nga djalli i mallkuar.
E morra batanijen dhe e shtrova ne toke ndėrsa kėmbėt e mija i mblodha afėr gjoksit dhe mendoja rreth varrit. Ky ėshtė vend qe nuk mund t'i ikėsh.
Subhanallah (i Madhėruar qofsh o Allah!)
Ne punojmė qe te kemi ēdo gjė ndėrsa ky ėshtė fundi jone?! Asgjė. Sa shume jemi kacafytur, sa shume kemi pėrgojuar, sa namazin e kemi lėnė e sa kėngėn e kemi preferuar ndaj Kur'anit? E keqja e se keqes ėshtė se ne e dimė se varri ėshtė fundi ynė dhe edhe pse Allahu na e ka tėrhequr vėrejtjen pėr kėtė ne prape harrojmė ose shtiremi sikur nuk e dimė.
E ktheva fytyrėn drejt varrezave dhe iu fola me zė te ulet por u frikėsova qe ndonjėri prej tyre te ma kthente pėrgjigjėn. O njerėz te vdekur! Vare keni? Perse nuk flisni? Ku i keni zėrat? Ku i keni djemtė? Ku i keni pasuritė? Ku e ku? Si ėshtė llogaria? Me rrėfeni pėr ngushtėsinė e varrit? A i thyen eshtrat? Me rrėfeni pėr Munkirin dhe Nekirin? Me rrėfeni pėr gjendjen tuaj me krimba?
Subhanallah (i Madhėruar qofsh o Allah!)
Neve nuk na pėlqen ushqimi i freskėt kur na sjell familja ndėrsa sot ne jemi ushqim i dikujt tjetėr. Patjetėr me duhet te zbres ne varr. U ngrita duke u mbėshtetur ne fuqinė e Allahut dhe zbrita me kėmben e djathte. E shtrova batanijen time dhe e vendosa kokėn aty. Mendova ēfarė do te ndodhte sikur, befasisht, te me hidhej dheu pėrmbi? Ēfarė do te ndodhte sikur varri te me shtrėngonte pėr njė ēast? U shtriva ne krahė te djathte dhe mbylla sytė qe te me qetėsohej zemra ime dhe te mos dridhej me trupi im.
Sa vend i vėshtirė duke qene gjalle por si do te jete kur te jesh i vdekur? Thashė te shikoj ne Lahd (gropėn e vogėl ne fund te varrit, ku vendoset i vdekuri) Ishte pėrskaj meje. Pasha Allahun nuk di te ketė diē me te erret se ai! Edhe pse ai ėshtė i mbuluar nga brenda megjithatė mua sikur me vinte njė ere e freskėt prej aty. A ėshtė kjo ere e ftohte apo te ftohte nga frika. U frikėsova ta shikoj se mos ndoshta dy sy te xixėlluar do te duken ne errėsirė dh do te me shikojnė me vrazhdėsi. Apo mos po shoh fytyre te ndonjė njeriu, te cilėn e kane mbuluar shenjat e vdekjes, i cili shikon lart duke mos me vėrejtur mua fare. Apo mos ėshtė duke ndodhur ajo qe me pat treguar njė hoxhe qe varroste te vdekurit se njėherė atij i kishte rene duke e varrosur njė te vdekur te shoh njė njeri me sy te fryre, te nxjerrur jashtė dhe duke i dale gjak pėr hunde. Sikur te kishte qene i goditur me ēekan, i cili po ta godiste njė kodėr do ta shkatėrronte. Tere kjo si shkak i lėnies se namazit
Vendosa te mos shikoj ne Lahd. Nuk kam force dhe guxim te shikoj diē nga kėto qe i pėrmenda. Ani pse e dija se ai ishte i zbrazet, megjithatė kėto mendime me pengonin qe te shikoja ne te drejtpėrdrejtė ne te edhe pse mundohesha ta vidhja me bisht te syrit.
Pėrkujtova fjalėn e Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam: " لا إله إلا الله إن للموت سكرات Nuk ka zot pėrveē Allahut! Vėrtetė vdekja ka agoni!". E paramendova trupin time se si do te dridhet fuqishėm, si do te mundohem ta kthej atė prape, si do te qajnė familja rreth meje. Ku ėshtė mjeku? Ku ėshtė mjeku? Thotė Allahu:
Dhe pėrse, nėse ju nuk jeni pėrgjegjės (pėr vepra), 87. (pėrse) Nuk e ktheni atė (shpirtin tė mos dalė)". (Vakia, 86-87)
I paramendova miqtė se si me bartin duke thėnė: La ilahe il-la Allah! I paramendova se si me bartin duke ecur shpejt drejt varrezave. E paramendova njė shok, qe ka dėshirė te jete i pari, qe me zbret ne varr. Paramendoja se si iu thotė te tjerėve: Keni kujdes qe ta vendosim mire. Beni gati dėrrasat. E paramendova Ahmedin qė, si tradite qe e ka, ua sjell njė ibrik me ujė pasi qė te vdekurit t'ia keni hedhur dheun pėrmbi. E paramendoja Hoxhėn tone qe iu thotė njerėzve: Lutuni pėr te ngase vėllai juaj pyetet tani ne varr!
Pastaj ēka? Pastaj ata shkojnė dhe me lėnė vetėm. Sikur melaiket e ndėshkimit kur e panė tabutin duke ardhur bėrtisnin me zėra te frikshėm dhe ishin ne forma tė tmerrshme. Nuk mund t'iu ikėsh. Flasin ndėrmjet vete:
A ka qene mėkatar?
Po pėrgjigjet tjetri.
A ėshtė pėrcjellės i kufomės apo vet ėshtė kufome, qe nuk ka ku te shkoje?
Ai ėshtė duke ardhur tek ne ia kthen tjetri.
Ejani te shkojmė tek ai qe ta dije se Allahu ėshtė i Fuqishėm dhe Hakmarrės.
I pashe te me kapnin pėr krahėve dhe me mbanin me vrazhdėsi duke me thėnė: Ēfarė te mashtroi qe nuk e fale namazin e sabahut? A njė njeri si ti i bėn mėkat Allahut, te cilin vetėtima dhe melaiket e madhėrojnė prej frikės prej Tij?! Ti nuk do te shpėtosh sot prej nesh. Bėrtit sa te duash ngase askush nuk te pėrgjigjėt. Fillova te bėrtas: رب ارجعون رب ارجعون O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! O Zoti im! Me kthe prape ne dunja! Sikur dėgjova njė fjale prej qiellit qe lėkundi varrin time dhe qe e mbushi te tėrin pesimizėm:
Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo ėshtė vetėm fjalė qė e thotė ai, e ata kanė para tyre njė perde (distancė periodike) deri nė ditėn kur ringjallen". (Mu'minun, 100)
Qava aq sa deshi Allahu e thashė: Falėnderimi i takon Allahut te boteve! Ende ka kohe qe te pendohem. Kėrkoj falje tek Allahu i Madhėruar. U ngrita i rraskapitur duke e mėsuar dobėsinė time prej njeriu. E mora batanijen, ia shkunda dheun e varrit dhe u ktheva duke thėnė: I Madhėruar qofte Ai, qe me vdekje ua uli kokėn tiranėve!
Ai qe mendon se jeta e kėsaj bote ėshtė epsh e dėfrim le ta braktis namazin dhe le te beje ēfarė te doje por fundi i tij ėshtė prape tek Allahu. Thotė Allahu:
A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?". (Mu'minun, 115)
Le te dėfrehet e te thotė se dikur do te pendohet por le te mos harroje se atė do ta gjykoje Allahu.
Mjere pėr atė qė do ta ketė gjykues Allahun e nuk ėshtė pėrgatitur!
Mjere pėr atė qė nuk i ėshtė pėrmbajtur udhėzimeve tė Tij dhe nuk i ka interesuar fare dėnimi i Tij!
Iu pyes pėr Zotin ēfarė iu beri te mos iu frikėsoje ky ajet:
Pėrkujto, kur Ne tė thamė: "Zoti yt ka pėrfshirė (me dijen e Vet) tė gjithė njerėzit (e di qė kėta nuk besojnė edhe nė ju sjellėsh mrekulli). E atė pamjen tėnde qė ta treguam (natėn e Miraxhit) dhe pemėn e mallkuar (tė pėrmendur nė Kur'an), nuk i bėmė pėr tjetėr vetėm se sprovė pėr njerėz. Ne i frikėsojmė ata (idhujtarėt), po nuk u shton ai tjetėr vetėm se rebelim tė madh". (Isra, 60)
O Zoti im! Unė kumtova andaj dėshmo!
Krijoni Kontakt