C'do te thote per ty te mendosh dhe per femijet? Mendon se femijet kane nevoje vetem qe prinderit te jene policet e tyre? Te kesh femije do te thote t'u sigurosh nje vater te ngrohte familjare, t'i ushqesh, por jo vetem, do te thote edhe te dish t'i edukosh, t'u trasmetosh vlerat, t'i shkollosh, me jeten bashkeshortore t'i besh femijet te kuptojne se ç'eshte dashuria, respekti reciprok, perkushtimi, bashkendarja, marrja e pergjegjesive... etj etj A jemi ne ato qe themi se familja eshte shkolla e pare e femijes?
Mendoj se per te arritur keto gjera duhet te kesh pjekurine e duhur dhe te zgjedhesh personin e duhur... nuk po them personin e persosur, sepse persosmeria nuk ekziston, por te pakten te gjesh njeriun qe te ploteson ne gjerat qe te mungojne ty dhe ti te plotesosh ate per t'i ofruar me te miren e mundshme femijeve qe do te vine.
Te martohesh, sepse keshtu duan prinderit... apo te martohesh nga frika se mos ngel ne dere nuk eshte zgjidhja e duhur... ka ikur koha kur martesa eshte detyrim shoqeror (o burra te martohemi se na shajne komshinjte)... martesa eshte zgjedhje qe behet me pjekuri, nese vertete kerkon te jesh i lumtur dhe te ndihesh i plotesuar. Pastaj varet... disa e quajne dhe lumturi te rrine gjithe diten ne shtepi, te rrisin femije, te gatuajne, te shohin telenovela kur burri punon gjithe diten dhe del xhiro me "shoqe" per te pire nje kafe (se kafen me gruan e ka vetem per festa), nejse qejfe qejfe kjo dynja

Krijoni Kontakt