Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    maraklije Maska e bombona
    Anėtarėsuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    komplimente astrit per kete teme dhe per materialin qe ke hedhur ne te.eshte bukur te shkruash per boten feminore,sepse te gjith ne kemi momente qe ndihemi femije kjo per arsye te ndryshme.....
    me pelqen menyra se si i ke krijuar historite dhe jane me shume domethenie.komplimente,komplimente.
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  2. #12
    Astrit Kosturi Maska e Astrit Kosturi
    Anėtarėsuar
    03-03-2009
    Vendndodhja
    Gramsh, Qarku Elbasan
    Postime
    514
    Citim Postuar mė parė nga bombona Lexo Postimin
    komplimente astrit per kete teme dhe per materialin qe ke hedhur ne te.eshte bukur te shkruash per boten feminore,sepse te gjith ne kemi momente qe ndihemi femije kjo per arsye te ndryshme.....
    me pelqen menyra se si i ke krijuar historite dhe jane me shume domethenie.komplimente,komplimente.
    Bombona, te falenderoj, per vemendjen qe tregon ndaj krijimtarise time dhe te uroj jete sa me te mire.
    Me kete rast, po postoj te plote baladen per femije, qe ben thirrje per harmonine e brezave.

    BALLADE BREZASH

    (Pjesa e parė)

    Ishte maj, praneverė, ē'blerim dhe ē'aroma!
    Nusėronin lulet, drurėt fletėnjoma.

    Ndiheshin kėmborė, gurguj gurgullimash.
    Kenga e nje fyelli midis blegrimash.

    Diku ndali plaku dhe i tha te birit:
    - Kete kenge e dua m'u nė mes te gjirit,

    Lerme te pushoj, te rri nje cope herė,
    Sa t'mė ngopet shpirti me pakez pranvere!...

    Me pakez pranverė ndėr aq shume kujtime,
    Qe sot e sulmokan bukur mendjen time.

    Vija neper vite, vija shpesh ketu,
    Njomesha nga vesa siper gjer ne gju.

    Ah, ketu jam pjekur shpesh me nje bareshė,
    Kishte zė te embel, qe si laureshė.

    Ku i linte gjurmet, vesa pėrshkėndinte,
    Plot nje mot u deshem e askush s'e dinte.

    Nuse do ta merrja, vajzen gezim plote,
    E mė pas do behej, biro, nena jote.

    Po t'i mbyll pak syte, s'jam ky qe me sheh,
    Ndjej nje zemer tjeter qe me gjoks me rreh.

    Po ē'ti bejmė jetes? Ēdo gje ka nje cak,
    Edhe ti, o bir' i im, do te behesh plak.

    Edhe ty yt bir, do te marrė nė shpinė,
    Te te sjell' ketu, flakur ne gremine.

    A po jo o nipēe, folė, si thua ti?
    - Patjeter, o gjysh! - u pergjigj ai.

    Nga qerpik te plakut, rane pakez lot:
    - Shtyme bir tė iki, drejt humneres poshtė.

    Zu femija qante me lot logėrimė,
    - Mos e hidh, o babi, gjyshin nė greminė!...

    Zemra e atij burri, tė fortė e tė ri,
    Ē'u trondit se thelli, thellė m'u nė gji,

    Atė e bir se bashku, me gjyshin aq pranė.
    Pritėn sa tė errej, pa e bėrė hatanė,

    Pėr tė zbritur fshehtas, krejt nė fshehtėsi,
    E ta mbanin plakun, fshehur ne shtepi...


    Pjesa e dyte

    Kryezotin e vendit, me mall e pasuri
    E gjeti dhe atė e hirta pleqėri

    Ndaj thirri krejt krahinėn nė kuvend:
    Kryezot tė bėnte njeriun mė me mend

    Kush gjen tri gjėza tha, drejtimin e gėzoftė,
    Ashtu si un' sundova, mbi ju ai sundoftė.

    E para: gjejeni se Ē'ėshtė njė gjė,
    E ka njeriu e s'ngopet dot me tė.

    E dyta: Ē'ėsht' njė lis me katėr degė,
    Me fole zogjsh veē dymbėdhjetė?

    E treta: Ē'ėsht' njė lumė pa zhurmė e bujė,
    Brigje s'ka e s'ka as ujė?

    Nė shtėpi tė plakut, me vrap shkoi i biri,
    Gjėzat ia tregoi. Qeshi zemėr miri.

    - Gjėja qė njeriu s'ngopet kurrė me tė,
    Jeta ėshtė o bir, e shtrenjtė mbi ēdo gjė.

    - Lisi ėshtė viti, muajt janė bilbila,
    ndarė nė katėr stinė, me tre zogj secila.

    - Lumi ėshtė koha qė na shkon pa bujė,
    Dot s'ia shohim brigjet, nuk i shohim ujė.



    Pjesa e trete.

    Nė kuvend ku erdhėn burra, trima nga ēdo anė,
    Dot pėrgjigjen nuk e gjetėn, ndėr ato qė thanė.

    U ngrit burri dhe i qetė, shtruar e fljalėpak,
    Dha pėrgjigjen e mėsuar prej tė atit plak.

    - Kush kėto t'i ka treguar, more djalė i ri?
    Janė fjalė prej tė moēmi, plot me urtėsi.

    lmėzot, tė kėrkoj ndjesė! Urdhrin tėnd kam thyer,
    babėn tim un' e kam fshehur, burra, kam gėnjyer.

    S'kisha zemėr pėr ta flakur, thellė nė greminė,
    Prej kaq kohėsh e kam fshehur, e ma ndrit shtėpinė

    Ndaj mbi vete pres dėnimin, bėni si tė doni,
    Po babanė pėr ta vrarė, mė mos ma kėrkoni.

    Burrat rrinin kokėulur; heshtas tė menduar,
    Si guxoi tė shkelte urdhrin, urdhrin e pashkruar,

    Ai djalė me baba edhe vet' me djalė?!
    Shtrihej heshtja reth e rrotull, s'ndihej asnjė fjalė.

    Kryezoti mori fjalėn:- Urdhėroj un' si kryezot,
    S'ka greminė mė pėr pleqtė, nisur qė nga sot

    ... Edhe thonė, prej atėhere, etėr edhe bij,
    E nderojnė njeri tjetrin, pleq apo tė rinj

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 22:50
  2. Gjendja e fėmijėve jetimė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  3. Shkenca ne Islam
    Nga Shėn Albani nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  4. Emigrantėt, rrezik kombėtar pėr Greqinė?...
    Nga DYDRINAS nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  5. Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete - shkruar nga Ismail Kadare
    Nga Kallmeti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-12-2002, 09:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •