Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sefedini_PZ
    Anėtarėsuar
    05-03-2009
    Postime
    205

    Porosi nga Kur'ani

    Pendimi

    20:82. Nuk ka dyshim se Unė e fal atė qė ėshtė penduar, qė ka besuar, qė ka bėrė vepra tė mira dhe qė pėrqėndrohet pėr nė rrugėn e drejtė.

    Mirėsjellja

    4:36. Adhurojeni All-llahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqiut tė afėrt, ndaj fqiut tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve. All-llahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet.

    Mendjemadhėsia

    31:18. Dhe mos shtrembėro fytyrėn tėnde prej njerėzve, mos ec nėpėr tokė kryelartė, se All-llahu nuk e do asnjė mendjemadh e qė shumė lavdėrohet.

    Lutja

    7:55. Luteni Zotin tuaj tė pėrulur e nė heshtje, pse Ai nuk i do ata qė e teprojnė.

    Pėrshėndetja

    4:86. Kush pėrshėndeteni me ndonjė pėrshėndetje, ju ktheni pėrshėndetje edhe mė tė mirė, ose kthejeni ashtu. All-llahu llogarit pėr ēdo send.

    Frika

    3:175. Po atė (propagandė) e bėri vetėm shejtani qė dėshironte me miqtė e vet (idhujtarėt), t'ju friksojė, po ju mos u frikėsoni prej tyre, frikėsomuni Mua, nėse jeni besimtar.

    Fuqia e Allahut

    13:3. Ndėrkaq, murmurima e madhėron (Zotin njė) me falėnderimin (qė i takon) e Tij, (e madhėrojnė) edhe engjėjt nga droja ndaj Tij. E Ai dėrgon rrufetė dhe me ato godet kė tė dojė. Ndėrsa idhujtarėt polemizojnė rreth All-llahut, e Ai ėshtė ndėshkues i rreptė.

    Qetėsimi i zemrės

    13:28. Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur All-llahun zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur All-llahun zemrat stabilizohen.

    Hipokrizia

    9:67.Hipokritėt dhe hipokritet janė si njėri-tjetri; urdhėrojnė pėr tė keqen e ndalojnė nga e mira dhe shrėngojnė duart e tyre. Harruan All-llahun (nuk i binden), prandaj Ai i harroi (nga mėshira). Nuk ka dyshim, hipokritėt janė ata tė prishurit.

    9:68.Hipokritėve dhe hipokriteve dhe jobesimtarėve All-llahu u ka pėrcaktuar zjarrin e xhehennemit, ku do tė jenė pėrgjithmonė, ai mjafton pėr ta, dhe ata i ka mallkuar All-llahu. Ata kanė dėnim tė pandėrprerė.

    59:16. Ata (hipokritėt) janė shembull si djalli, kur i thotė njeriut: "Refuzo besimin!", e kur ai ta ketė refuzuar, ai (djalli) tėrhiqet e thotė: "Unė tėrhiqem prej teje; unė i frikėsohem All-llahut, Zotit tė gjithėsisė!"

    Sprovat

    2:155. Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarėve.

    3:186. Ju patjetėr do tė sprovoheni si nė pasurinė tuaj, si nė vetėn tuaj, madje do tė dėgjoni ofendime tė shumta prej atyre qė u ėshtė dhėnė libri para jush, e edhe prej idhujtarėve, po nė qoftė se duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjėja mė vendimtare.

    2:214. Po ju menduat se do tė hyni nė xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre qė ishin para jush, tė cilėt i patėn goditur skamjet e vuajtjet dhe qenė tronditur, saqė i dėrguari thoshte, e me te edhe ata qė kishin besuar: "Kur do tė jetė ndihma e All-llahut"?! Ja (u erdhi ndihma) vėrtet ndihma e All-llahut ėshtė afėr"!

    Imoraliteti

    17:32. Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasė), sepse vėrtet ajo ėshtė vepėr e shėmtuar dhe ėshtė njė rrugė shumė e keqe.

    16:90. All-llahu urdhėron drejtėsi, bamirėsi, ndihmė tė afėrmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju kėshillon ashtu qė tė merrni mėsim.

    Jeta e kėsaj bote

    57:20. Ju njerėz dijeni se jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se lojė, kalim kohe nė argėtim, stoli, krenari mes jush dhe pėrpjekje nė shtimin e pasurisė dhe tė fėmijėve, e qė ėshtė si shembull i njė shiu prej tė cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atė tė verdhė, mandej bėhet e thyer, e llomitur, e nė botėn tjetėr ėshtė dėnimi i rėndė, por edhe falje mėkatesh dhe dhurim i kėnaqėsisė nga All-llahu; pra jeta e kėsaj bote nuk ėshtė tjetėr vetėm se pėrjetim mashtrues.

    42:20. Kush ėshtė qė dėshiron fitimin e botės tjetėr (Ahiretit), Ne do t'ia shtojmė fitimin e tij, e kush e dėshiron vetėm fitimin e kėsaj bote, Ne ia japim, po nė botėn tjetėr ai nuk ka hise.

    Ushqimi i lejuar

    6:119. Ē'keni ju qė tė mos hani nga ajo pėr tė cilėn ėshtė pėrmendur emri i All-llahut, e Ai ju sqaroi juve se ēka ėshtė e ndaluar pėr ju, pėrveē kur jeni detyruar (atėherė edhe harami ėshtė hallall). Njė shumicė (e mohuesve), duke mos pasur kurrfarė dije, por vetėm nga pasionet e tyre, duan t'i largojnė nga e vėrteta (njerėzit). Po Zoti yt di mė sė miri pėr ata qė i shkelin dispozitat.

    5:3. Juve u janė ndaluar (t'i hani): ngordhėsirat, gjaku, mishi i derrit, ajo qė theret jo nė emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrėzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrės), ajo qė e ka ngrėnė egėrsira, pėrveē asaj qė arrini ta therrni (para se tė ngordhė), ajo qė ėshtė therrur pėr idhuj dhe (u ėshtė e ndaluar) ta kėrkoni me short fatin. Kjo ėshtė mėkat ndaj All-llahut. Tashmė, ata qė mohuan, humbėn shpresėn pėr fenė tuaj (se do tė ndėrroni), andaj mos u frikėsonju atyre, por Mua tė mė frikėsoheni. Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time, zgjodha pėr ju islamin fe. E kush detyrohet nga uria (tė hajė nga tė ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qėllim mėkatin, All-llahu falė shumė dhe ėshtė mėshirues.

    5:4. Tė pyesin ty (Muhammed), ēka u ėshtė lejuar atyre? Thuaju: "U janė lejuar tė gjitha ushqimet e mira dhe ai (gjahu) i gjahtarėve (shtazėve) tė dresuara qė i mėsoni ashtu si ju ka mėsuar juve All-llahu. Hani pra, atė qė gjahtuan pėr juve dhe mė parė pėrmendeni emrin e All-llahut. Kini dro nga All-llahu pse All-llahu shpejt merr masa.

    Fatkeqėsitė

    42:30. Ēfarėdo e keqe qė mund t'ju godasė, ajo ėshtė pasojė e veprave tuaja (tė kėqija), e pėr shumė tė tjera Ai u falė.

    42:31. E ju nuk mund t'i ikni (ta mposhtni) dėnimit nė tokė dhe pėrveē All-llahut nuk keni as mbrojtės e as ndihmės.

    Padrejtėsitė

    42:39. edhe ata qė kur i godet e padrejta, i kundėrvihen.

    42:41. E kush hakmirret pėr padrejtėsitė qė i janė bėrė, ndaj tė tillėve nuk ka ndonjė pėrgjegjėsi.

    42:42. Pėrgjegjėsia (ndėshkimi) ėshtė vetėm kundėr atyre qė u bėjnė njerėzve padrejt dhe kundėr atyre qė pa farė arsye bėjnė ērregullime nė tokė. Pėr tė tillėt ėshtė njė dėnim i dhembshėm.

    Pasuria

    9:55. Prandaj, mos tė mahnitė (mos e shih tė mirė) pasuria e tyre e as fėmijėt e tyre, All-llahu do vetėm t'i dėnojė me to nė jetėn e kėsaj bote e t'ua nxjerrė shpirtrat duke qenė ashtu qafira.

    9:85. Po ty tė mos duket e mirė pasuria e tyre dhe fėmijėt e tyre. All-llahu deshi t'i mundojė me tė nė kėtė botė dhe t'u dalė shpirti duke qenė mohues.

    8:28. Dhe, dijeni se pasuria e juaj dhe fėmijėt tuaj janė vetėm njė sprovė, dhe se te All-llahu ėshtė shpėrblimi i madh.

    Premtimi i Allahut

    35:5. O ju njerėz, s'ka dyshim se premtimi i All-llahut ėshtė i vėrtetė, pra tė mos u mashtrojė juve jeta e kėsaj bote dhe tė mos u mashtrojė juve ndaj All-llahut ai i mashtruari (shejtani).

    9:111. All-llahu bleu prej besimtarėve shpirtrat dhe pasurinė e tyre me xhennet. Luftojnė nė rrugėn e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim tė cilin e vėrtetoi nė Tevrat, Inxhill e Kur'an. E kush ėshtė zbatues mė i sigurt i premtimit tė vet se All-llahu? Pra, gėzonju tregtisė qė e bėtė me Tė. Ky ėshtė suksesi i madh.

    10:64. Atyre u jepet myzhde nė jetėn e Dunjasė (nė ēastin e vdekjes) dhe nė jetėn tjetėr (pėr shpėtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund tė pėsojnė ndryshim. E, ai ėshtė sukses i madh.

    4:122. E ata qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, Ne do t'i vendosim nė xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenė pėrgjithmonė. Premtimi i saktė i All-llahut. E kush mund tė jetė mė i saktė nė fjalė se All-llahu?

    Talljet e jobesimtarėve

    83:29. Mėkatarėt ishin ata tė cilėt i pėrqeshnin ata qė besuan.
    83:30. Dhe kur kalonin (besimtarėt) pranė tyre (idhujtarėve), ata ia bėnin me sy njėri-tjetrit.
    83:31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin tė kėnaqur.
    83:32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarėt), thoshnin: “S'ka dyshim se kėta (besimtarėt) janė tė humbur!”
    83:33. Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarėt) si roje tė atyre (besimtarėve).
    83:34. E sot, (nė ditėn e gjykimit), ata qė besuan do tė tallen me jobesimtarėt.
    83:35. Duke qėndruar tė mbėshtetur (besimtarėt) nė kolltukė e duke shikuar.
    83:36. A thua a u shpėrblyen jobesimtarėt pėr atė qė punuan? (Po)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sefedini_PZ : 11-04-2009 mė 15:42
    Vetėm Zoti mund tė mė gjykojė!

Tema tė Ngjashme

  1. Thėnie Filozofike
    Nga W-A-N-T-E-D nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 308
    Postimi i Fundit: 07-01-2024, 04:43
  2. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  3. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  4. Kur'ani, Dituria dhe Shkenca
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:31
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •