E nxitur nga shume tema qe jane hapur ne kete forum rreth politikes shqiptare, mendova te hap nje teme ku ne, te rinjte e ketij forumi, te diskutojme dhe debatojme se si e shikojme ne politiken shqiptare.

Shume prej nesh e kane lene Shqiperine para shume vjetesh dhe jemi rritur duke i pare gjerat shume ndryshe se cfare eshte demokracia e vertet, si duhet udhehequr nje vend, cilat jane te drejtat elementare te nje qytetari te nje vendi, c'eshte korrupsioni dhe pse ndodh, e shume gjera te tjera. Mendimi i te rinjve qe jetojne jashte vendit mund te jete krejt ndryshe nga ata qe jetojne ne Shqiperi dhe ca nga ne qe jemi jashte vendit mund te kemi mendime qe mund te shikohen si teper idealiste dhe aspak realiste ne baze te ca po ndodh aktualisht aty.

Atehere te dashur bashkemoshatar, mqs kudo qe te jemi prape jemi shqiptar dhe kontribuojme per ate vend ne nje menyre apo nje tjeter, pse mos te flasim per problemet aktuale te politikes shqiptare dhe se cfare rinia shqiptare, brenda apo jashte vendit, mund te bej qe edhe mbas 5 vjetesh mos te jemi prape duke diskutuar Sali Berishen apo Fatos Nanon.

Ju lutem shume shume qe te moshuarit apo adoleshentet e forumit te mos debatojne ne kete teme, sepse kjo nuk eshte teme propagande, apo teme per te thene 2 fjale qe ke degjuar nga mami apo babi.

- Cfare nuk pelqeni ne politiken shqiptare aktuale dhe pse?
- Cfare mund te bej rinia shqiptare ne arenen politike dhe pse nuk po ndodh dicka e tille?
- Cilat jane pengesat qe rinia shqiptare po shikon ne nje perpjekje per te nxjerr vendin nga kaosi politik qe e ka kapur, apo thjesht nuk po behet asnje perpjekje?

Keto jane thjesht disa pyetje sa per te filluar debatin, por ne kete teme mund te parashtroni cdo pyetje qe te doni dhe te debatojme rreth saj ashtu sic na ka hije. Nuk jemi ketu te ofendojme njeri-tjetrin, por te tregojme maturi dhe t'u tregojme politikaneve tane qe rinia shqiptare nuk eshte aq e vobekte sa kujtoni ju.

Diskutim te mbare!