Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 69
  1. #31
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    Hahaha mos po e var bota vetveten, nese i arrin ndonje dite ekonomia ne gjendje te nje shteti tipik islam?

    Ne syte e botes boterore, sistemi ekonomik islam, nuk njeh krize, sepse ai eshte permanent ne krize, apo eshte kriza vet.


    *

    ke gje dije rreth ketij sistemi apo thjesht po e thua ne debat e siper?

  2. #32
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga Borix Lexo Postimin
    Sipas Marksit, sistemi kapitalist ishte premise per te kaluar ne komunizem. Domosdoshmerite ishin socio-ekonomike, por premisa ishte falimentimi i sistemit kapitalist. Renia e komunizmit si sistem tregon se kapitalizmi ka armatime me te fuqishme.
    Nuk jam i mireinformuar ne kete drejtim, por sa mbaj mend nga mesimi elementar shkollor Marksi mund te kuptohet edhe si nje mendimtar qe i terheq verejtjen formes se atehereshme te kapitalizmit, i cili atebote ishte i eger, ishte nje eksploatim i punetorit deri ne maksimum pa asnje sigurim social, shendetesor etcetera, cka mund te sjellte pas vetes nje revolte dhe ne fund nje revolucion ne te mire te klases punetore. Por kjo forme e kapitalizmit u zbut ne vitet qe pasuan me krijimin e sigurimeve te obligueshme sociale, shendetesore te punedhenesit ne te mire te punemarresit. Keshtu qe "verejtja" Marksit u sipermor, u realizua nga kapitalizmi dhe u shmang rreziku. Teorise se Marksit iu hoq bazamenti.


    *

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Me fjale te varfra, baza e Marksizmit eshte kjo: Per sa kohe qe ekzistojne klasat socio-ekonomike, do te kete lufte midis tyre. Per kete arsye, barazia socio-ekonomike midis klasave do te zhdukte klasat (sepse te gjithe do te klasifikoheshin ne nje entitet) dhe rendi shoqeror do te gezonte harmoni. Kapitalizmi e ndan shoqerine ne klasa, dhe kjo ishte premisa marksiste per manifestimin e komunizmit.

    Eshte e natyrshme te gjykosh se nje qenie njerezore eshte superiore ndaj nje tjetre per sa i perket aftesive. Prandaj, barazi socio-ekonomike nuk mund te kete kurre. Per kete arsye, shume mendimtare e referojne teorine komuniste si utopike.

    Madje, teoria marksiste bie ndesh me teorine darviniste te mbijeteses se me te fortit, deri diku...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #34
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Marksi bie ndesh edhe me vetveten. Ai thotė se mekanizmi natyror qė ndan njerėzit nė profesione dhe kasta, ėshtė po i njėjti mekanizėm natyror qė ndan bimėt e kafshėt nė lloj dhe nėn lloje tė ndryshme.

    Unė mendoj qė njė lloj ekonomie e mbyllur, do tė jetė rrugėdalja kundrejt efekteve negative qė ka sjellur ekonomia e tregut.

    Psh fermerėt qė prodhojnė drith, kot organizohen nė sindikata, sepse pėrsėri kanė varėsi ndaj blerėsit tė drithit qė ka monopolizuar nė njėrėn anė blerjen dhe nė anėn tjetėr shitjen.
    Nė kėtė mėnyrė nė njė vend me ekonomi tė tregut, fermeri shet grurin shumė lirė, dhe kthehet e blen bukėn e gatshme shumė shtrenjtė. Ose shet qumėshtin mė lirė se qė kushton uji, dhe kthehet e blen kaēkavallin me ēmim tė jashtėzakonshėm. Gjendja komplikohet edhe mė shumė nė shtete tė perėndimit ku tė jesh fermer dotė thotė tė jesh anėtar i organizatave tė ndryshme qė kinse "japin kėshilla" dhe ka njė sėrė pėrzierjesh dhe hundėfutjesh qė nuk e lėnė fermerin tė fusė risi teknologjike dhe sociale nė fermėn e vet.
    Me njė fjalė ekonomia e mbyllur i mundėson prodhuesve tė vegjėl, (jo vetėm nga lėmi bujqėsisė), qė tė organizuar tė prodhojnė pėr grupin e tyre. Nuk varen nga monopoli.

    Deshėm apo jo, kjo do jetė "specia" qė do t'i mbijetojė virusit kapitalist.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ti mund te kesh ekonomi te mbyllur (cf. te izoluar), por te gjithe aktoret e tjere duhet te bien dakort qe te kene ekonomi te mbyllur. Kjo eshte e pamundur, nga kendveshtrimi realist, sepse sistemi kapitalist deri tani mbetet me i mbijetuari...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #36
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ti mund te kesh ekonomi te mbyllur (cf. te izoluar), por te gjithe aktoret e tjere duhet te bien dakort qe te kene ekonomi te mbyllur. Kjo eshte e pamundur, nga kendveshtrimi realist, sepse sistemi kapitalist deri tani mbetet me i mbijetuari...
    Mos e ngatėrro me izolimin e Enver Hoxhės.

    Nuk e kam fjalėn pėr izolim komunist, as pėr ekonomi tėrėsisht tė mbyllur. E kam fjalėn pėr njė ekonomi tė mbyllur nė njė stil tė ri, dmth qė nuk ka pasur mė herėt.

    Sistemi kapitalist ėshtė mė i mbijetuari, pėr shkak se ėshtė virus qė nuk po i gjendet ilaēi. Por mendoj qė njė ilaē (me efekt jo tė plotė) ėshtė kjo ekonomi e mbyllur.

    Unė them kėshtu: Fermeri do shesė grurin monopolit me njė ēmim tė diktuar, dhe kėshtu fermeri ėshtė njė rob. Edhe fermeri tjetėr shet qepėt mjaft lirė, edhe ky rob. Ai tjetri shet qumėshtin shumė lirė, edhe ky ėshtė rob i monopolit. Ai qė prodhon kėpucė nga lėkura me mjete "de-mode" dmth me vegla dore, kaherė ka falimentuar, sepse e konkurron fabrika, edhe ai qė bėn biēikletėn me vegla dore, konkurrohet nga fabrika.

    Ideja ime ėshtė qė nė njėrėn anė fermerėt, pėr t'u furnizuar me produktet fshatare thjesht bėjnė ndėrrim me njėri tjetrin, ndėrsa pėr t'u furnizuar me produktet qytetare (kėpucė, biēikletė etj), bėjnė ndėrrim me kėta tė fundit qė prodhojnė me vegla dore.

    Dy pyetjet qė na mundojnė:
    1. Pėrse fermeri do blejė produktet qytetare nga mjeshtrit popullorė kur kėto produkte tė dala nga fabrike janė mė cilėsore ose mė lirė? Ngaqė fermerė tė kėtillė tė dalė nga rrethi i tregut tashmė nuk shėrbehen me lekė, dhe fabrika kėrkon lekė, kurse mjeshtri popullor, pranon produkte fshatare tė cilat i nevojiten, sikurse produkte qytetare nga mjeshtrit tjerė.
    2. Si i mbijeton mjeshtri popullor konkurrencės sė fabrikės? Nė fakt nuk ka konkurrencė, ngaqė secili ka myshteritė e vet, fermeri nuk blen dot nga fabrikat, as mjeshtrit nuk shesin dot mallrat me lekė.

    Mendoj qė nevoja pėr njė komunitet tė kėtillė posa ka filluar tė shfaqet, por ende kjo nevojė nuk ka pėrfshi njė shumicė popullėsie.

  7. #37
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    aktoret e tjere duhet te bien dakort qe te kene ekonomi te mbyllur.
    Pėr kėnd ėshtė fjala?

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ti kap vetem nje element te ekonomise - fermerin dhe prodhimtarine perkatese. Teoria jote eshte lokale - nuk aplikohet gjere.

    Kur flas per izolim, nuk i referohem komunizmit dhe nuk e di pse biseda duhet te dale aty.

    Per aktore e kam fjalen per shtetet e tjera - me te fuqishme. Nese ata nuk duan, ti nuk e mbyll dot ekonomine. Kapitalizmin quaje si te duash, edhe virus qe s'i eshte gjetur kura, por emertimet nuk jane argumente dhe nuk besoj se sherbejne per te publikuar teori te tjera.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  9. #39
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ti kap vetem nje element te ekonomise - fermerin dhe prodhimtarine perkatese. Teoria jote eshte lokale - nuk aplikohet gjere.
    Fermerin, punėtorin, qytetarin, mėsuesin etj etj. Cilindo. Nuk ėshtė lokale. Aplikohet gjerė. Nėse s'tė pėlqen debati mund t'a mbyllėsh ndryshe.

    Mund tė jetė lokale, nė kuptimin regjional, se pėrfshin njė grup tė vogėl, disa vednbanime, por nuk ėshtė lokale pėr kah profesionet qė pėrfshin.

    Per aktore e kam fjalen per shtetet e tjera - me te fuqishme. Nese ata nuk duan, ti nuk e mbyll dot ekonomine.
    Pse?
    Qysh?
    Prej kur kėshtu?

    Kapitalizmin quaje si te duash, edhe virus qe s'i eshte gjetur kura,
    Nuk ėshtė me rėndėsi se sie quaj, por ti po thua se "i vetmi i mbijetuar ėshtė kapitalizmi" ndėrkohė qė mua mė intereson mbijetesa e njeriut, dhe jo e sistemit, dhe jo vetėm mua. Sistemi i shėrben njeriut dhe jo e kundėrta.

    Kapitalizmi nuk mbijeton. Ėshtė njeriu ai qė i mbijeton njė sistemi shtypės, njėsoj sikurse i mbijeton njė murtaje. Andaj kjo ėshtė arsyeja qė kapitalizmin e quaj virus.

    Kapitalizmi thjesht ende ėshtė nė kohėn e vet, megjths kriza posa ka filluar. Fakti qė kapitalizmi gjendet nė kohėn e vet, nuk i jep kapitalizmit kurrėfarė pikėsh reputacioni.

  10. #40
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Jetojmė nė kohė tejet tė vėshtirė, kur austriaku psikopat dhunon tė bijėn 24 vjeēare, kur vrasėsi vret, e nuk di pėr ēfarė vret, ndėrsa i vrari nuk di pėrse ėshtė vrarė. Kjo ėshtė kohė kur njeriu bashkėkohor adhuron egon dhe epshet e tij.

    Kjo ėshtė kohė e dominimit tė gėnjeshtrės, ėshtė kohė e vjedhjes sė hapėt dhe demagogjisė. Kohė e ngjarjeve tė papritura dhe tė kėqija, kohė e lajmeve alarmuese, kohė e befasive (surprizave) tė kėqija.

    Vetem ekonomia Islame shpeton boten nese merr per baze dy gjera: drejtesine dhe bemiresine.

    Sabri Selmani

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Klonimi i njeriut, perseri deshton!
    Nga G.D nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 17:49
  2. Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 22:08
  3. Deshton mbledhja e ambasadoreve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 17:47
  4. Dėshton debati Nano-Berisha
    Nga klos nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 28-06-2005, 09:16
  5. Dėshton projekti pėr Kosovėn
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •