Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Studiuesit Kosovarë: "Duhet të rishkruhet historia"

    Në Kosovë paralajmërohet rishkrimi i historisë kombëtare shqiptare.
    E shtunë, 11 Prill 2009

    Kjo pasi sipas studiuesve, deri me tani historia e popullit shqiptare, vecanerisht ajo e Kosoves eshte shkruar ne menyre shume subjektive dhe me paragjykime.

    Selim Daci i cili i referohet qasjes nga historiografia serbe, thote se eshte i domosdoshem kthimi i dokumenteve autentike nga arkivat e shteteve perendimore, sidomos ato nga Turqia, ne menyre qe studiuesit shqiptare te fillojne hulumtimet per zbardhjen e shume te vertetave per popullin shqiptar.

    Me porosine "Te shkruash historine me tolerance" te henen ne Prishtine do te filloje edhe simpoziumi shkencor, ku per dy dite radhazi do prezantohen dokumenta arkivore nga Turqia, per te kaluaren historike te kohes se perandorise osmane ne raport me shqiptaret.

    "Ne do te orientohemi ne hulumtimin e dokumentave perendimore dhe se bashku, pasi te kompletojme dokumentacionin te nisim te rishkruajme historine", u shpreh kryetari i Bordit te Arkivave te Kosoves, Selim Daci.

    Historianet, nderkaq, presin qe nga kjo baze dokumentare te dalin shume te verteta historike te cilat per opinionin shqiptar apo per te tjeret nuk kane qene te njohura deri me tani.

    "Shume fakte historike ose jane te mistifikuara ose jane te panjohura. Rishkrimi i historise eshte nje akt i rendesishem", u shpreh historiani, Frasher Demaj.

    Por mungesa e njohesve te mirefillte te gjuhes osmane duket se do ta veshtiresoje hulumtimin, deshifrimin dhe perkthimin e dokumenteve nga gjuha osmane ne ate shqipe.

    Vala Sylejmani eshte nga studentet e pakta te deges se historise, e cila duke ditur rendesine e kesaj gjuhe ka vendosur qe studimet pas universitare t'i vazhdoje pikerisht per gjuhe osmane.

    Pavaresisht rendesise se dokumenteve te lashta, Kosova deri me tani ka patur vetem tre njohes te gjuhes osmane. /top-channel/

  2. #2
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Për çfarë saktësisht bëhet fjalë?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    historia ka tre pjese kryesore..
    historia shum e vjeter.. historia me pak e vjeter..dhe historia e re..

    historia shum e vjeter behet me dokumenta.. sepse nuk jetojne njerzit qe e ben pjesen "historia shum e vjeter"..
    pjesa "historia me pak e vjeter" behet me te thenat e pleqve por duke e verifikuar me dokumenta..
    kurse historia e re behet ose tregohet e verifikohet.. nga populli qe jan gjalle ..pra nga pleqte e pa rrjedhur nen 80 vjec e deri tek te rinjte 20 vjec.. e qe kan memorie te mire.. e inteligjence normale e mbi te gjitha qe nuk tremben ta tregojne ate cka kan pare e perjetuar apo degjuar nga bashk kohesit..

    ..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Longarus
    Anëtarësuar
    24-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    553
    Citim Postuar më parë nga alibaba Lexo Postimin
    Për çfarë saktësisht bëhet fjalë?
    A thu cka se ?

    HAHHAHAHAHAHHAHA

    Se mos po dalim prej origjines e me ja nis me shkrujt (rishkrujt) najsen per historine tone ?????????????



    Perderisa ne fillojme ta shkrujame historine tone e nuk veprojme sikurse paraardhesite tone atehere do ta harrojme ate ...dhe ... dihet cka ndodhe del ndonje "HOMER' , mener me me thone i MJERE edhe na e shkrune ate sipas qefit te tij edhe ..... dihet ...

  5. #5
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Që historia jonë kombëtare është një lëmsh i pazgjidhur kjo është evidente dhe nuk do shumë mënd, për ta kuptuar.
    Por kush do ta shkruaj historinë, historianët tanë nuk dinë ta shqiptojnë fjalën histori e jo më të njohin gjuhë të huaja dhe të rrëmojnë nëpër arkivat botërore.
    Ne themi jemi pasardhës të Pellazgo-Ilirëve por për të qënë të sinqertë në historinë tonë nuk sillen fakte për lidhjen ndërmjet Shqiptarëve modern dhe Pellazgo-Ilirëve.
    Ne pretendojmë se e kemi luftuar kaq shumë, dhe kemi vuajtur kaq shumë nga Perandoria Osmane por në historinë tonë, përveç luftës së Skënderbeut dhe kryengritjeve gjatë rilindjes kombëtare e gjithë pjesa tjetër afërsisht 500 vjeçare është në hije. A i luftuam me të vërtetë Osmanët apo u bëmë palë me ta dhe luftuam popujt e tjerë të Ballkanit?
    Janë pyetje që lindin vetvetiu dhe të bëjnë të mendosh sepse gjat kësaj kohe nuk përmëndet asgjë për luftra të Shqiptarëve kundër Osmanëve. Por kjo është shumë e lehtë për tu vërtetuar sepse arkivat e Turqisë janë plot me dokumenta që hedhin dritë mbi këtë perjudhë.
    Që të mos zgjatem, unë e shoh si një nisëm të mirë, por nuk jam i bindur në qoftë se ky është momenti i duhur, pasi nuk e di se sa historjanë të aftë për ta bërë këtë ka Kosova.
    Kam frikë se në vënd që të rregullojmë vetullat, do nxjerrim sytë.
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Deri kur ne shqiptaret do rishkruajm historin.
    Gjysherit e mi ka mesua nje histori tjeter
    prinderit kan mesuar te kunderten e kesaj
    une kam mesua diqka tjeter
    femijt e mij mesojn diqka tjeter
    Kujt ti besohet,akoma nuk kemi identitet dhe pretendojm diq me teper!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    Historia po shkruhet sa here po nderrojne rrethanat politike dhe gjith ne te keqen tone. Gjithmone e me shume po tentohet te na humbet identiteti por kjo po behet shkalle shkalle, qe te mos kete probleme. Do te rishkruhet deri ne ata mase, sa ta krijojne nje komb kosovar dhe historia jone te filloje nga UNMIK e te shkoje me tutje. Kjo qeshtja e mihjes ne arkiva turke nuk eshte gje tjeter vetem te largohet edhe Skenderbeu nga librat siq u largua lufta e UCK se.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Kosova dhe Perandoria Osmane në dokumente arkivore

    Paraqet, Sabri Selmani. Gjermani

    Simpozium ndërkombëtar: "Kosova dhe Perandoria Osmane në dokumente arkivore", 14-15 prill 2009, Hotel Grand, Prishtinë.

    E premte, 10 Prill 2009

    Simpoziumi Ndërkombëtar
    " Kosova dhe Perandoria Osmane në Dokumente Arkivore"


    Agjencioni Turk për Zhvillim Bashkëpunim dhe Ndërkombëtar (TIKA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetrore të Arkivave të Kosovës, organizon Simpoziumin Ndërkombëtar "Kosova dhe Perandoria Osmane në Dokumente Arkivore" i cili do të mbahet më 14-15 prill 2009 në Prishtinë.

    Në seancën hapëse do të prezantohen tezat e Drejtorit Gjeneral i Arkivit Shtetëror të Republikës së Turqisë Dr. Yusuf Sarınay dhe Prof.Dr. Skender RIZAJ. Simpoziumi do të zgjasë dy ditë dhe do të diskutohen tema të ndryshme rreth Kosovës në Periudhën Osmane nga akademikë dhe punonjës shkencorë.

    Në simpozium do të marrin pjesë 70 akademikë dhe ekspertë të fushës së arkivave nga 11 vende (Turqi, Kosovë, Maqedoni, Bosnje, Mali i Zi, Sërbi, Kroaci, Slloveni, Austri, Poloni) , mdërkohë që temat kryesore të trajtimit do të jenë: Struktura Administrative dhe Politike në Periudhën Osmane, Popullata , Ekonomia, Kultura dhe Qytetërimi. Poashtu në kuadër të simpoziumit me kontributin e Drejtoratit Gjeneral të Arkivit Shtetëror të Republikës së Turqisë do të organizohet hapja e ekspozitës me temën " Vilajeti i Kosovës në Dokumentet Arkivore Osmane ".

    Është shumë e rëndësishme që në kohën kur Kosova pas shpalljes së pavarsisë dhe me hyrjen në një fazë të re, të kuptohet dhe të analizohet Periudha 532 vjeçare e Perandorisë Osmane duke u bazuar në fakte historike dhe në parime shkencore. Në këtë aspekt, është shumë e rëndësishme dhe ka një domethënie të madhe që kjo periudhë të studiohet dhe hulumtohet nga historianë dhe shkenctarë në të cilën dy popujt pra Turqit dhe Shqiptarët kanë treguar vullnet të fortë për bashkëjetesë.
    Simpoziumi Ndërkombëtar "Kosova dhe Perandoria Osmane në Dokumente Arkivore" ka ofruar mindësi pjesmarrjee shkenctarëve dhe zyrtarëve të lartë të Arkivave nga vendet e Ballkanit të diskutojnë dhe të takohen në Kosovë dhe gjithashtu tezat e prezantuara në këtë simpozium do të përmbledhen në një libër i cili do të publikohet më vonë nga ana e Agjencisë Shtetrore të Arkivave të Kosovës.

    Shpresohet se simpoziumi i lartëpërmendur ku do të paraqiten dhe diskutohen temat e ndryshme si nga jeta politike, ekonomia, urbanizmi dhe qytetërimi, jeta religjioze, shërbimet publike, komunikim dhe personalitete shtetrore në Perandorinë Osmane etj. do të kontribojë në shfaqjen e fakteve historike të së kaluarës Osmane në Kosovë

  9. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Aha po mdoket ky refreni i pshurrtë i haxhive, se kishe Shqipnija ka lulzue në kohën e Turkut.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    Ky eshte lajm i mire mbasi te gjitha dokunetet e historise sone qe eshte mohuar ndodhen ne Stamboll dhe Vatikan. Me kete i mbyll gojen Serbve njehere e mire me pretendimet e tyre injorantike.

    E njeta gje duhet te behet edhe per arrixhinjte e Greqise qe erdhen aty ne 1923, se e kane harruar nga kane ardhur.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kombëtarja Shqiptare - [lajme dhe komente]
    Nga RaPSouL në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 997
    Postimi i Fundit: 22-01-2012, 21:52
  2. Femra kosovare, pozicioni i saj në jetën shoqërore
    Nga Adriano-10 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 03-11-2006, 18:21
  3. Shkurorëzimet - Kanceri i shoqërisë kosovare
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-05-2005, 13:36
  4. Nje vella per refugjatet kosovare
    Nga Anton në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-08-2002, 03:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •