Kriza financiare botërore krijoi mosbesim tek bankat, përderisa deri te kriza ka sjellur edhe pangopshmëria e menaxherëve.
Në raste të këtilla është mirë që të shikohet se si veprojnë bankat islame.
Tek to është e ndaluar që të punohet me kamatë. Puna bankiere pa kamatë- me këtë i ka habitur të gjithë banierët perëndimor. Ndërsa bankierët që janë musliman duhet që të mbahen tek ato rregulla.
Njerëzit megjithëate janë të zgjuar
Këtë e di edhe Zaid El-Mogadeddi, eksperte e ekonomisë e cila udhëheq me Institute for Islamic Banking në Frankfurt. Por, ajo e di se njerëzit janë të zgjuar. Edhe besimtarët musliman mund të blejnë vetura me kredi.Kështuqë fillimisht e blen banka, dhe ia shet klientëve të tij. Ndërsa klientët e paguajnë borxhin përmes kësteve.
Në shikim të parë duket sikur punohet në tradhti. Por, ekonomia islame thekson se paraja nuk është ajo që sjellë paranë në formë vlerore, por thjeshtë është një mjet këmbimi. Në këtë shikim, banka ka krejt një funksion tjetër: banka kujdeset për qarkullimin e parasë.Ajo vet gjykon mbi transakcionet. Kështuqë paraja gjithmonë është e përdorshme, që prej saj dobi kanë edhe ekonomitë nacionale.
Më fjalë të tjera, sipas kritereve islame qendrat financiare janë të lidhura me vlera reale. Shpekulimi me devizat,Hedge-fondovi, duke rishitur borxhet kreditore si në krizën e hipotekave në Amerikë- gjithë këtë Islami e ndalon.
Fuqia e bankave islame
Edhe tek të krishterët dhe hebrenjtë më parë ka qenë e ndaluar kamata. Kjo gjë tregohet në shumë vende të dhjatës së vjetër. Por, me kohë ndalesa është ndryshuar deri në largimin e tërësishëm.Njejtë është edhe në shumicën e vendeve islame. Edhe atje ekzistojnë banka konvencionale duke përfshirë edhe sistemin e përcaktimit të shkallëve kamatore. Por puna e bankave islame kohët e fundit është rritur dhe fuqizuar.
Qendra e informacioneve të bankimit islam ne Putrajayi në Malejzi
Në Malejzi banka islame bën pjesë në njërin prej tregut financiar të fuqishëm me një rritje vjetore prej 20 përqind. Nuk është habi që prej kësaj dëshirojnë që të përfitojnë edhe bankat perëndimore. Banka amerikane Citibanka ishte njëra prej bankave të para e cila ofroi prodhime speciale për tregun islam dhe në të njejtën kohë të njejtën gjë e ka bërë edhe Deutsche Bank. Tashmë dhjetë vite ekzistojnë edhe indekset e burave në formën islame- shembull Dow –Jones – Islamic- Market- Index.
Ndalimi i investimeve në duhan, alkool dhe armë
Në Islam nuk është e ndaluar vetëm puna me kamatë, por edhe investimi në gjëra të cilat nxisin në shitjen e duhanit, alkoolit dhe armëve e që kanë qëllime shkatërruese. Nëse një prodhim kërkon që të dalë në tregun islam duhet që të ketë një vërtetim se ai prodhim është në suaza të normave sheriatike.
Një vërtetim të këtillë mund ta fitojë prej nënshkrimit të tre teologëve musliman. Por, nuk ka numër të konsiderueshëm teologësh të cilët njohin edhe të drejtën sheriatike edhe punën bankiere.
Megjithëate, bankën islame mund ta shohim të pranishme edhe në Gjermani, përmes shembullit të ofrimit të sigurimeve jetësore e cila do të jetë e përshtatur me të drejtën sheriatike. Në Gjermani jetojnë mbi 3.5 milion musliman. Bankierët gjërma prandaj janë të interesuar të hulumtojnë mbi dëshirat e klientëve musliman.
Krijoni Kontakt