Dy oficer policie kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e shkuar në fshatin Bratosh të rrethit të Shkodrës.
Ngjarja erdhi, policia kishte nisur aksionin për kapjen e e tre personave në kërkim për lëndë narkotike. Për pasojë, tre persona, Sabah Vucaj, Besnik Vucaj dhe Mondi Vucaj kanë shkëmbyer zjarr më policinë.
Në momentin e ndalimit në një post bllok, tre shtetasit kanë qëlluar në drejtim të uniformave blu, dukë i lënë të plagosur.
Efektivët e tjerë të policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe çarmatosjen e tyre. Policët e plagosur janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore ndërsa janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit të makinës policia sekuestroi 7 kg e 700 gr kanabis sativa, në cilësinë e provës si dhe 2 automatikë e një pushkë. Policia po punon për hetimin e destinacionit të drogës.
Krijoni Kontakt