Close
Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 98 prej 98
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Po perzihet Perzereni

    Po perzihet Perzereni
    na jan qartun zotnit ner veti

    Na jan qartun zotnit ner veti
    Shaqir Aga ai Rrust Rexhepi

    Rrust Rexhepi na i hypi atit
    kish alltiat prej dukatit

    Kish alltiat prej dukatit
    gjan e gat po shkon sokakut

    Shkon sokakut , po shkon qarshis
    gjith tuj ble barut alltis

    Blen barutin me Ukshinin
    piqem Zot n'Agen prej Nishit

    Krisi pushka ne bazhtarhane
    aman Rrust pash jeten tane

    Shum xhenazet sot na i bane
    po shkon gjaku si n'kasaphane

    Po shkon gjaku si te kasapi
    shkoj haberi te sulltani

    Shkoj haberi sulltan Hamitit
    ti kan pre tuxhart prej Nishit

    Hafiz Pasha ni burr plak
    po i qet topat n'ate mushlak

    Po i qet topat n'ate mushlak
    u kall Kabashi tym e flak

    Tym e flak bre flak te verdh
    kulla e Rrustes me qemer

    Me qemer rreth me xhama
    po thot Rrusta vet e bana

    Vet e bana e s'po kam dert
    kam nis luften per ven tem

    Ksaj lufte kush na i prini
    Rrust Kabashi, Mullah Ibrahimi


    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 29-06-2013 më 08:35
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Moj Kosove mriz me zana

    Moj Kosovë, moj mriz me zana
    500 vjet tuj pre Sulltana
    500 vjet para konopit
    500 vjet ne grykën e topit
    500 vjet qiellin e nxin
    500 vjet gjam e vetim
    N'luft me turk edhe n'luft me shka
    n'gjak bajlozash tuj u la

    Hiqmi ktej tank e helmeta
    mos mu turr me bajoneta
    mos ma shty deren me zor
    mos mi prek djepat me dor
    N'bafsha n'dor pushken me kap
    ti kam djeg sarajat flak

    Cka t'ka gjet nuk din o me m'than
    se ta baj vorr Serbin te tan
    Cka t'ka gjet nuk din o me m'than
    se ta baj vorr Serbin te tan

    Gjemojn malet e ktij trolli
    dojn me dal herojt prej vorri
    Me ja hjek prangat vatanit
    Me ja pre qafen sulltanit
    Kullat shkret dojn me ja lan
    se driten e diellit o na kan nxan

    Tan Kosova n'gjak le te lahet
    kurr shqiptari serb nuk bahet
    Tan Kosova n'gjak o le te lahet
    kurr shqiptari serb nuk bahet

    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 29-06-2013 më 08:39
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Këngë të veriut me tekste

    ...Mic Sokoli,i Sokol Rames,

    fjale po i qon Mark Lules Shales,
    ndihmom pak o Daja i Babes
    se m'kan nu topat,stomit ares
    stomit ar's shtegut oborrit
    e me i qart kullat Mic Sokolit.

    Se kur n'gusht vedin e dije
    Mic Sokoli e tha nje fjale
    e nis luften me zaptije
    se dajt e babs i kam ne Shale
    mbahet zemra shkamb e gur
    kam Toplane,Shosh,Shllak Nikaj Merture.

    jemi bijt e ketij venit
    nipa t'Leks e t'Memet Shpenit...

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Kundrat e zeza

    O kundrat e zeza, qorapat me vegza
    themra t'jeshilta, putina t'sarita
    Kur me erdh jarani e mora e shtina n'ode
    E harroj alltin, e mora e shtina n'shok
    Dola n'oborr e po e kaj me lot
    kajta e mjera, e lava me lot
    Kur do vij Bajrami, me nejt sikur sot

    Kaperceva gardhin e dola matan
    maromi qorapat se po shkoj nizan
    nuk e di a vij, nuk e di a s'vij
    O lumi jaran ti qashtu mos fol
    o ti lutju babes, ni bedel ta qoj
    Bedeli pa pare s'po del as n'sokak
    o do t'ja jep dada tre rena dukat

    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 23-02-2014 më 12:30
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Cka po m'rrin karshi karshi

    Cka po m'rrin karshi karshi
    tybe Zotin nuk t'mar ty
    ore i keq, i shtremt, koke ti

    Mori e bardh e bukuri
    une po rri mori me t'mar ty
    oh e bardh, e bukur
    oh e bardh, e jemja je

    Ore i keq, hiqmu meje
    se mi lujte mend prej kreje
    tybe Zotin nuk t'mar ty
    une do t'bahna, tha, ni mij
    o ni mij me hy n'tall
    e n'ate tall more me u palu
    gjajum ti, tha, o i keq mu
    tybe Zotin nuk t'mar ty
    ore i keq, qyqan, je ti

    N'koft ni mij me u maru
    me mar iken me tfillu
    ner ate tall per me shku
    hyzmet t'madh m'paske qu
    o ni maqorr me tu maru
    e te talla du me shku
    e kur t'bajsh ti me dal
    ta nxa rrugen du me t'mar
    du me t'mar une ty
    oh e bardh, e bukur
    oh e bardh, e jemja je

    More i keq hiqmu meje
    se mi lujte mend prej kreje
    tybe Zotin nuk t'mar ty
    ah ni zog me u maru
    me i mar kraht me fluturu
    per hava du me shku
    o ni therr une me u palu
    ah n'murriz une du me shku
    shtine doren, nxirrem mu
    tybe Zotin nuk t'mar ty
    ore i keq, tapall, je ti

    N'koft ni zog me u maru
    me i mar kraht me fluturu
    per hava ti me shku
    e ne tok per me u lshu
    ner ate therr per me shku
    hyzmet t'madh m'paske qu
    o ni sokol me tu maru
    me i mar kraht me fluturu
    per hava kam me shku
    tan qobant o me i tubu
    me gur kan me t'gju
    e kur t'bajsh ti me dal
    du me u lshu e du me t'mar
    du me t'mar une ty
    oh e bardh, e bukur
    oh e bardh, e jemja je

    More i keq hiqmu meje
    se mi lujte mend prej kreje
    tybe Zotin nuk t'mar ty
    ah ni lepur me u maru
    me mar iken me tfillu
    n'mal t'Germies du me shku
    mal i madh asht qellu
    gjajum ti, tha, o i keq mu
    tybe Zotin nuk t'mar ty
    ore i keq, i shtremt, je per mu

    N'koft ni lepur me u maru
    me mar iken me tfillu
    n'mal t'Germies per me shku
    hyzmet t'madh m'paske qu
    o zagar me tu maru
    ni zagar, zagar plak
    me t'trague, tragum trag
    e n'ate llug per me ardh
    e kur t'bajsh ti me dal
    ta nxa rrugen du me t'mar
    du me t'mar une ty
    oh e bardh, e bukur
    oh e bardh, e jemja je

    More i keq, qysh ma kpute mu dikatin
    ty te thirrshin me ni dasem
    ti n'ate dasem ke me shku
    te tan shoket dalin me lu
    tane atllart i lshojn me lu
    ati yt koft plagu
    shalen n'shpin more ke me vnu
    tane kallanat zhag tuj t'shku
    te tane shoket po shkojn tuj lu
    ti u shkofsh mrapa tuj vajtu
    se nuk munesh me mar mu
    ore i keq, qorr, koke ti

    Qysh po flet, qysh kam marak
    ti e marsh o ni burr plak
    e i bafsh dy binak
    e i marsh djepat me shku n'are
    dyt i lafsh ner ni dardh
    kur tu nalsh o me pushu
    te dy gjarpni i ka kafshu
    kur tu nalsh o ti per s'dyti
    te dy gjarpni ti past myt
    o i marsh djepat me i qit n'shpin
    tana shokzat mas po t'vijn
    tana shoqet shkojn tuj lu
    ti i shkoft mrapa tuj vajtu
    se s'ki qare pa mar mu
    oh e bardh, e bukur
    oh e bardh, e jemja je

    More e pij xehrin e xehrona
    edhe helmin e helmona
    tybe Zotin nuk t'mar ty
    ore i keq, m'ke lodhun ti

    Ne pifsh xehrin me u xehru
    edhe helmin me u helmu
    ni lug cube m'ka qellu
    do te nxant kos pa trozu
    e me lug n'goj kam me ta lshu
    s'te len baca per pa t'qu
    se me qef ke me mar mu
    oh e bardh, e bukur
    oh e bardh, e jemja je

    More i keq, me kete pune ti kceve gardhin
    zgate doren ja pafsh hajrin
    o i keq, i shtremt, koke ti

    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 23-02-2014 më 13:51
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-05-2020
    Postime
    1

    Për: Këngë të veriut me tekste


  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-11-2022
    Postime
    12

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Sot krijova këtë këngë:

    MURIQAN

    Në kufirin verior e shtetit
    Qëndroj me trimërinë e kufitarit
    Gjithmonë po luftoj për sigurinë
    Në pikën doganore e Muriqanit

    Në Muriqan patrulloj kufijtë
    Në kufirin qëndroj çdo ditë
    Patrulloj me krenarinë e kufitarit
    Pikën doganore e Muriqanit

    Jam gati të vdes për sigurinë e kufirit
    Në pikën doganore e Muriqanit
    Qëndroj këtu në kufij për Shqipërinë
    Në Muriqan patrulloj kufijtë me krenari

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-11-2022
    Postime
    12

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Gjakmarrja kërcënuese

    Jam fshehur në një kullë para gjakmarrjes
    Unë ose mund të fshihem ose të vdes
    Tani duhet të paguaj për gjithçka me gjak
    Unë ndjek këtë parim të vjetër "gjak për gjak"

    Unë jam ende duke ikur nga gjakmarrja
    E gjithë kjo u shkaktua nga hakmarrja
    Unë paguaj një taksë mizore për gjakun e derdhur
    Unë ende ndihem fajtor për gjakun e derdhur

    Unë duhet të respektoj traditat e vjetra shqiptare
    Kam derdhut gjak dhe tani duhet të paguaj për të
    Unë duhet të ndjek të gjitha parimet e Kanunit
    Unë duhet të respektoj parimet e Lekë Dukagjinit

Faqja 10 prej 10 FillimFillim ... 8910

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •