Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 98
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Potpuri këngësh – Grupi i Shkodrës


    Ça kanë krushqit që s'po dalin
    sillen e s'po dalin'o
    Sa
    ............

  2. #82
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    une nga veriu nuk jam por kjo me pelqeu shme bashke me vallen e kuskit jepi malsiaaaa
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    N'ato kodra dhentë i lëshova
    Këndon: Qamili i Vogël
    ______________

    N'ato kodra dhënët i lëshova
    mbi luginë nji erë kumbona
    ma s'po shkojnë bardhoka shyta
    n'ato bjeshkë te Gjelovita

    Oj bardhoka, bardhoka t'fatit
    ndajmë, i ndajmë liqejtë e hallit
    tufa-tufa, djem e çika
    shkojnë e mbledhin boronica

    Kur t'ia nisë me praru dielli
    blegërojnë delet e binte fyelli
    dalëkadalë po i ndjell çobani
    për me i lëshue sërish te stani

    More priti o Bardhosh Rama
    n'za ku t'ka more Isuf Cala
    larg po ndihen fyell e kanga
    rrasët e zogut, e kali, e lopa

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Ne Mitrovic na rrehi teli

    N'Mitrovic na rrehi teli
    Kanxhallozin ma preu Neferi

    Kanxhallozin ma preu Neferi
    Me buri po na thrret asqeri

    Me buri po na thrret te tan
    Kanxhallozi po gjall ish kan

    Bjerma djalin, i paska than
    Ta baj be ne din e iman

    Ta perbej ne Perendi
    Kush t'ka thot, djal, kush t'ka shti

    Robi i Zotit, s'um ka than
    Kur jan qu Shala ne kam

    Kanxhalloz o faqezi
    Vet t'kam pa o me syt e mij

    Vet t'kam pa o me syt e mij
    Vrajshe rob, gra e thmij

    Shum vllazni o aty jan met
    O u ka plasun zemra e shkret

    O i ka plasun zemra e shkret
    More qova doren, i kam ra mamzerk

    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 28-03-2013 më 19:16
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Nana loke

    Dill e han, shendrit n'ket Dhe
    nane Kosoven ku kam le
    Ku e rrita s'pari shtatin
    ne keto troje derdha gjakun
    Pina ujt e ksaj toke
    bashk me lotet e nanes loke

    Nana loke mu m'perkuni
    e mi knoj nja dy kang gjumi
    Biri im e paq uraten
    mi la pran pushken dhe shpaten
    Mi perkdheli faqe e dur
    ma mloj koken me flamur
    Me shqiponjen dykrenare
    me vnoj n'gjum nana shqiptare
    Si mos vdeksh bir per ket Dhe
    sot ke vdek, s'ki ma me le

    Rrita shtatin kull prej guri
    sy e drit mi dha flamuri
    Se si vihej te liria
    gjitha rrugt mi msoj frangjia
    Se qysh duhej derdhun gjak
    kshtu me msoj babgjyshi plak

    Biri im mos t'dhimet jeta
    per kto troje, per kto shkrepa
    Kqyrum bir, tha, n'rrudha t'ballit
    ki me i msu gjitha rrugt e malit
    Amanet na i paska than
    amanet plisin e bardh
    Kush tenton me t'shkel me kam
    Mos paq pushk, haje me dham.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 29-03-2013 më 14:33
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste



    Teksti ne video.
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Kanga e Veles

    More Vel o i lumi Vel
    a t'bjen n'men per mu t'mjerin
    O vaj medet

    A t'bjen n'men, per Ymerin
    per Ymerin, ate goj sheqerin
    O vaj medet

    Hoxhallar more ju sa jeni
    pash Qetapet qe i keni
    O vaj medet

    Pash Qetapet ju qe i knoni
    Velen tem ma mir t'ma lani
    O vaj medet

    Kur e qiten Velen n'tabut
    zemra e nanes ate dit ju kput
    O vaj medet

    Kur e qun Velen te vorri
    zemra e nanes ate dit i kopi
    O vaj medet

    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste

    .....................
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 07-04-2013 më 19:06
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anëtarësuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Për: Këngë të veriut me tekste

    Kanga e Hikmetes

    Pjesa I

    Haj medet Hasan Fazlia
    Ju kan nshtu o do derte t'kqija

    Ju kan nshu do derte t'kqija
    N'Sarajev po rrin me shpi

    N'Sarajev Hasani o i shkret
    Jetoj afer o tridhet vjet

    Ku jetun t'paret e Hasanit
    Ne Radish afer Deqanit

    Kur u rrit Hasani i ri
    Shiti tok e shiti shpi

    Dul i shkreti muhaxherije
    Rrug me rrug tuj kerku shpie

    N'Sarajev kur paska shku
    Nisi e u rrit o u pasunue

    Me ni boshnjake o u martue
    Jet luksoze o tuj kalue

    Nisi e u shtu o familja e tij
    Djem e vajza sa t'dush ne shpi

    Djem e vajza sa t'dush ne shpi
    O vajz po i lejka ma i pari thmij

    Si sorkadhe ....?.....
    Ja ka lan emnin Hikmete

    Kur u rrit e kreu tet-vjeqaren
    Ju lut babes o t'ia baj qaren

    Oh more babe, po i thote me m'ndihmue
    N'shkoll t'mesme po du me m'que

    N'cilen shkolle o te dush me msy
    Te ndihmon baba moj bije

    Fjalen babes vajza ja dredhi
    Medicinën, babe, e kam zgjedh

    Nisi Hasani po i buzeqesh
    Moj Hikmete oj sokolesh

    Moj Hikmete oj sokolesh
    Do te me bahesh doktorresh

    Don me bahesh sanitet
    Po t'uron o baba suksese

    Veq ni gja bij mos harro
    Afroj ment e mos u lazdro
    Kape dijen e mos e lsho

    Mos t'hyn vetja n'begenie
    Jet pa shkoll, jet pa shtepi

    Jet pa plane, jet pa voter
    Jet pa shoqe, jet pa moter
    Jet pa t'mira qe bijn ne sofer
    Do te kendoj qyqja ne koder

    Veq ni gja bij po te tregoj
    Acarin nuk ta duroj
    Veq marrin nuk ta lejoj
    Me gjithkan me qu dashni
    Jo bre bij se s'ke dobi
    Kur t'vjen puna gjer aty
    Zgjidhe nja per kah dy mij
    Mos zgjedh t'vjeter po djal t'ri
    T'jet i paster o sikur ari
    Le te jet ni bir shqiptari
    Tjeter kand baba s'ta don
    Ndryshe baben e damton

    Vajza e re babes po i thot
    O i kan rrjedh dy pika lot
    O mor babe qashtu qka m’the
    Se hala thot jam e re
    Kur te vjen koha per burr
    Pa qef tan s'martohna kurr
    Nuk ta humbi babe ty fytyren
    Qysh te m'thush e kry detyren

    Ruju t'keqes mos t'bohet ves
    O me gjithkan mos me lidh bes
    Se i pabesi te mashtron
    Ta humb jeten pergjithmon
    Edhe niher kisha me t’than
    Per shok t'jetes e pergjithmon
    Ni shqiptar ta kisha dhan
    Ne qoft se m'vet bij, po t’kshilloj
    Jeten time se ve n'loj
    Pak mahi, pak pernime
    Ja ka than do fjal me vend
    Sa permallshem po i thot Hasani
    Perhajr shkollen t'bijes ja bani
    E i uroj shume dituni
    U ndan t'knaqen babe e bij
    Deri ne fund ai e ndihmoj
    Qdo deshir t’bijes ja plotesoj
    Vajza shkollen kur e kreu
    Babes e nanes shpinen ja ktheu

    Shkeli babe e shkeli nane
    Shkeli besen o qe e pat dhan
    Shkeli veten qe nuk diti
    Shkeli mundin qe n’drit e qiti
    Me ni doktor zemren e ngjiti
    Katerdhetepes vjeqar
    Ishte i vjeter, jo beqar
    Tjeter komb e tjeter far
    Kater her ish kan martue
    Katerat iken e lan t'vetmuem
    Kater gra, kater sorkadhe
    O i ka l'shu prej menjes t'madhe
    Tash i erdh radha Hikmetes
    Per me zgjedh shoqe te jetes
    N'Aleksandrin u dashunue
    Leku i zi e ka mashtrue
    E mashtroi Aleksi i zi
    O e murr krejt e qoj ne shpi

    Qysh kan than, qysh kan kallxue
    O nana vet e kish msitnue
    E msitnoj, ja humbi jeten
    Humbi burrin dhe Hikmeten
    Burr e gru na jan pajtu
    Sarajeven per me lshu
    Per me pshtu me faqe t'bardh
    Paskan shku n'qytetin Zar
    N'Dalmaci atje n'bregdeti
    O shkoj Hikmetja shkoj Aleksi

    Kan gjet pun, kan gjet shtepi
    O tu jetu per mrekulli
    Kur murr vesh Hasan Fazlija
    Per tradhtin qe ja bani e bija
    Si ti ra qielli permi
    Si ta lshoj toka perfuni
    Lot i rrjedhshin sikur lumi
    Ju kan kput shpresat e jetes
    O qysh Hikmetja i lujti beses

    Fort merzit na ish kan Zymeri
    O nja dy fjal po ja thojka i mjeri
    Hajt bre bac o mos ki dert
    Se ket pun e ndreqi vet
    Shkon Hasani tuj menue
    Tuj ba plan e tuj kujtue
    A doktorrin me likuidue
    A me ta me u miqasue
    Me luftu s’lejon pushteti
    Me u miqsu s’lejon adeti

    U qu ni dit e dhezi kerrin
    O trup e trup, e trupoj shehrin
    Sarajeven krejt qytetin
    E la Bosnjen, msyni detin
    Pak pa shku more ne bregdet
    U takue me shokt e vet
    Zeq Berisha ish kan qellu
    O Hasan ku je tuj shku
    Gjer ne Zar po do me shkue
    Atje bija m'asht martue
    Me doktorin me u takue
    A mos munet me m’sheru
    Jam smu keq nga anemia
    M'ka smu dhandri, m’ka smu e bija
    Pak po kesh Hasan Fazlija
    O jo prej t’mirave po nga merzia

    O hajde Zeq, i tha, do t'vish
    "O rri bre" Zeqa po i thot atij
    Nuk muj ty atje me t'shti
    Se mos ban naj tollovi
    Edhe besen Zeq un po ta jap
    O n'shpi tane te kthej prap
    Po t'baj be ne Perendi
    Se m’shkon rruga ne vetmi
    O ty po t'marr me hek merzi

    Te dy shokt o ne Zar kan hy
    Paskan shku n'hotel me pi
    Shpejt e shpejt Zeqa u que
    Te Aleksi paska shkue
    O i ka marr o burr e grue
    Te Hasani per me i que
    Kur po i sheh Hasan Fazlija
    Kah po i vijn dhandrri dhe bija
    Ja ka nshu dhandrrit ni sy
    Gjaku i ftyres ju ka nxi
    U merzit, e shikon t’bijn
    Zorrt e barkut ju perzin
    O ja dha doren me prites
    Ah qka m'ke ba moj e pabes
    Ti me baben ke hy n’hak
    Qysh e morre ket burr plak
    Ti m'qite n'flak t'barotit
    Pasha gjakun e Kastriotit
    Pasha trimin Skenderbe
    O i pabesi s'ka me m'pre
    M'ke pre ti se t'kam pas bij
    T'ligit shpinen s’ja kam kthy
    Fol Hikmete o qysh po thu
    O hupe veten, m'hupe mu

    Ndryshuar për herë të fundit nga Hanny : 24-04-2013 më 21:45
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431

    Për: Këngë të veriut me tekste



    KËNGA E MINIRES


    A e din moj nanë se une kom veremin,
    ki verem i zij oj nanë, mushknit mi ka nxije, - 2 herë

    Ti e din moj nanë se jam e mos mundun
    Zemra po ma ndin o se unë skam shpëtim-e - 2 herë

    Amanet moj nanë, Çantën me kalema.
    Jepja vllaut tem oj nanë, Se m’u këput zemra. - 2 herë

    Amanet moj nanë, Çantën me fletore.
    Aty i kam shkru’, oj nanë , ç’ka kom hjek n’dunjoe. - 2 herë

    Minire moj bijë, shamin kuq e zij-e
    Hajde dalim n’bahçe hekim pak mërzij-e - 2 herë

    Bahçja tuj lulue, mërzija ju shtue,
    Dielli i Minires, vjen tuj perendue. - 2 herë

    Fort poj lutem nanës, për mem çu n’spitale
    Ska kush t’bën hyzmet-o Minire moj nanë. - 2 herë

    Fort poj lutem vëllaut, për mem çu në shkodër,
    Ska kush t’bën hyzmet-o Minire moj motër. - 2 herë

    Spitali i Korçës, ishte katër kate,
    Minirja e vetme ka ngele n’krevat-e. - 2 herë

    Kur i shoh doktorët, me kapuç te bardhë,
    Ky verem i shkret oj nanë, mushkërit mi ka kallë - 2 herë

    Kur i shoh doktorët, me kapuç të zij-e,
    Ky verem i shkret oj nanë, mushkërit mi ka grij-e - 2 herë

    Telegram i pare, telegram i pare,
    Selam bojni nënës, Minirja veç gjallë - 2 herë

    Telegram i dytë, telegram i dytë,
    Selam bojni nënës, Minirja hek shpirtë - 2 herë

    Telegrami tret, mbet i shkret, telegram i tretë
    Selam bojni nënës, Minirja ndroj jetë - 2 herë
    urtësia

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •