Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 98
  1. #11
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871



    O ç’ke lahute pse je palue
    A thue ske kurrkend me knue
    Nuk po te tham per me u lavdue
    As teper mor me u krenue
    Por po te tham me thane te verteten
    se shqiptaret po japin jeten
    Tue mbrojt gjuhen dhe trojet e veta
    mos me i thane ma shkaut tungjatjeta
    Ti shume moti lahute ke thane
    Se ku len dielli, e praron hana
    Si shqiptaret trima nuk gjan
    Keshtu po i rrit more trolli jone
    Pra, lahute ti thueja kanges
    Per me i dhane more zemer nanes
    Me i dhane zemer shqiptarise
    Me ruejt diten more te lirise
    Thueja kanges per ata trima
    Që kukamë kanë çue n’ër shkina
    Që kukamë i çuen Serbisë
    Tuj marr hak per bije t’shqiptarise
    Une me emen o s’po i permeni
    Se e di une, e din krejt veni
    Si luftuen djemte e Dushkajes,
    te Dukagjinit, krejt Kosoves
    Pra nje gja shume mire e di
    se per pushke e trimni
    Si i ka djemte Dukagjini
    Nuk i gjan as ti shef syni.

  2. #12
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871


    Lahuta

    Heu ku je lahutë shqiptare
    Me vargmalet moshatare
    Zanin fort e paske rue
    Qysh prej Gjeto Bashë Mujit

    Eu si ushtima kur del prej dheut
    Si prej gojës së Skenderbeut
    Kapërcen shekuj me radhë
    Në malet tona gjallë se gjallë

    Kush ka thanë se ke mbarua
    Kush ka thanë se je harrua
    ke jetue e prapë jeton
    ke ushtue e prapë ushton

    Eu te oxhaku në dorë të malësorve
    te bajraku në ballë të dasmorëve
    Kurrë nuk plakesh kujt si falesh
    O lahutë jehonë prej malesh

    O lahutë ti je e jona
    Djepi yt te malet tona
    Ti je pena e kangës së rrallë
    Historia jonë e gjallë

    Eu mal për mal shkon tuj shkëlqye
    Roje shqipja të rrin mbi krye
    O lahutë o shpirti i malit, knofsh gjithmonë,
    Brez pas brezit, djalë pas djalit.




    P.S. Me siguri ne tekste ka ndonje gabim, ama shume veshtire ta kuptosh tere kengen. Edhe kjo video nuk eshte shume e mire, po nejse tash, se nuk gjeta me te mire. Me interesant eshte permbajtja e tekstit per instrumentin homerian.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Rina ke bere nje pune shume te mire, flm perzemersisht.

    Balladat veriore te kenduara me lahute jane po aq te lashta sa dhe vete populli yne, e ashtu e kane cuar historine brez pas brezi...




    Heeeeeej

    Dill e han shndrit ket dhe
    Nan Kosoven, o, ku kam le
    Ku e rrita spari shtatin
    Ne kto troje derdha gjakun
    Pina uj te ksaj toke
    Bashk me lot eee nanes loookeee

    OOOooOo

    Nana loke, OOO nana loke me perkuni
    Mi kendoj, more, do kang gjumi
    Biri im pac uraten
    Ma la pran pushken dhe shpaten
    Mi pergdheli faqe dur
    Ma mloj koken, o, me flamur
    Me shqiponjen dykrenare
    Me vnoj ngjum nona shqiptare
    Si mos vdes bir per ket dhe
    Sot ke vdek, skiii ma me leeeee

    Ooooh

    Rrita shtatin kull prej guri
    Sy e drit mi dha flamuri
    Se si vihej te lirija
    Tgjitha rrugt mi msoj frangjija
    Se qysh duhej derdhun gjak
    Kshtu me msoj baaabgjyshi plaaaaak

    Ooooh

    Biri im mos tdhimet jeta
    Per kto troje, per kto shkrepa
    Kqyrum bir tha nrrudha tballit
    Ki me i msu tgjitha rrugt e malit
    Amanet na i paska than
    Amanet plisin e bardh
    Kush tenton me tshkel me kaaaaaaam...
    OhoOOOoo MOS TPAC PUSHK OR-ooo
    EEeu haje me dham a-njo-heee
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 04-05-2009 më 13:04
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    ose Verizionin e Altin Sulku



    Po i bien era mor rete e zeza
    Vijne o prej malit mor breza breza
    Na ka shkelo hasmi ke dera
    Dridhen malet o jo nuk tunden kullat
    lokt burrnisë po maten burrat
    Se lëshojn pllamën pa ndrrue ksulat!
    Shlon Korabi gur e grepa,
    Po i knon Drini kangët e veta,
    Kanë hip shqipet nëpër greshta, o neper greshta
    Ka dalë, hasëm, se ktu ka burra,
    Na knojn pushkët nëpër kulla
    Ta shtrojm vendin o pllamb e plumba
    O pllamb me luma
    Miku shpise more la o konakun,
    Dhandri i ri o kapi bajrakun
    Nusja e re o hoqi dullakun
    Plaka ne voter ore e thej furken
    Fmija i djepit more kerkon pushken
    Grate o nllogore more pjekin buken
    Dilni, trimat e mejdanit,
    Hiqni sumdhrate e camajdanit,
    Me mbush hutën e dibranit! e dibranit!
    Me gjoks flakën tja shuejmë topit,
    Jemi gjaku i Kastriotit,
    Le e rrit në kull t'barotit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga _AuLoNa_ : 06-05-2009 më 17:38
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232


    Oj lulije lum kunata ku naj rrite flok e gjata
    Ku naj rrite flokt e gjata
    un i rrita ner ni dardheee
    me shqiponja ball per ball ee
    me shqiponja ball per ball ee

    (kajde me sul dhe tupan)
    Do ta kallim dushkun ta qojna perpjet ee
    Do ta kallim dushkun ta qojna perpjet ee
    Oj me martu vllaun sa koka shyret e
    Oj me martu vllaun sa koka shyret e

    Do ta kallim dushkun ta qojna hava ee
    Do ta kallim dushkun ta qojna hava ee
    Oj me marr kunat sa koka sevda ee
    Oj me marr kunat sa koka sevda ee
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  6. #16
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672

    Kenge te vjetra me tekst nga folklori Shqiptar (lirike, epike, dramatike)

    Qellimi i hapjes se kesaj teme eshte qe te bejme ketu sebashku nje permbledhje te kengeve te vjetra nga thesari i popullit tone te moqem. Pra te postojme ketu vetem kenget me tekst, dhe nese e keni te nevojshme, ndonje koment te shkurte nga ju ne Post Scriptum.

    Jan te padeshiruara diskutimet e kota si ne temat e tjera te ketije lloji.


    Ju falem nderit

  7. #17
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Une po filloj i pari me kete kenge:




    Zo ku krisi pushka prame

    O Zo ku krisi pushka prame
    Q'atje poshte ner katun
    Than se e vrane Halitin prame
    E kaj nane kaje
    Than se e vrane Halitin pram
    E kaje mori nane kaje

    O amanet more po jau la
    mos me qele tjeter dugaje
    mos me mate me terezi
    se nuk kish more gja ma zi
    e kaje nane kaje
    se nuk kish more gja ma zi
    e kaje mori e zeza nane

    O amanet o more babe
    zi o per mue sa do t'majsh
    sa do t'majsh zi per mu
    dogri bir o me t'kallxu
    sa t'kam ymer per me rrnu
    une ty s'kam me t'harru
    e kaje nane kaje
    une ty s'kam me t'harru
    e kaje mori e zeza nane

    O amanet o more vlla
    zi o per mue sa do t'majsh
    sa do t'majsh zi o per mu
    dogri vlla me t'kallxu
    sa t'kam ymer o per me rrnu
    njanin krah ma ke thumu
    e kaje nane kaje
    njanin krah ma ke thumu
    e kaje mori e zeza nane

    O amanet e zeza moter
    zi o per mu o sa do t'majsh
    sa do t'majsh zi per mu
    dogri vlla me t'kallxu
    oh mor vlla o vlla i ri
    n'fis te huje s'po u maka zi
    e kaje nane kaje
    n'fis te huje s'po u maka zi
    e kaj mori nane kaje

    O amanet o mori oj gru
    sa do t'majsh zi o per mu
    dogri njeri o me t'kallxu
    sa t'nise vera me u diftu
    ti shoh lulat tuj lulu
    t'ngoj bylbylat n'mal tuj knu
    e t'mar knatat t'shkoj ne kru
    me niher kam me u martu
    edhe ty kam me t'harru
    e kaje nane kaje
    edhe ty kam me t'harru
    e kaje mori e zeza nane

    O amanet e zeza nane
    zi o per mue sa do t'majsh
    sa do t'majsh zi per mu
    dogri lokja me t'kallxu
    sa t'kam ymer per me rrnu
    une ty s'kam me t'harru
    sa t'nise vera me u diftu
    ti shoh lulat tuj lulu
    t'ngoj bylbylat n'mal tuj knu
    ti shoh shokt ne pune tuj shku
    e t'mar udhen n'mal me shku
    neper mal kam me kerku
    e ngoj qyqen o tuj knu
    e me gjete ni cung te zi
    me ja qite plis e shami
    o me dale me kshyre karrshi
    eh me dal me u ungj ni stan
    nashta ma hjek mallin tan
    e kaje nane kaje
    nashta ma hjek mallin tan
    e kaje mori e zeza nane.

  8. #18
    I qete Maska e BEHARI
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    ME MENDJE DHE ZEMER NE SHKODER!!
    Postime
    2,119
    http://www.youtube.com/watch?v=xCam3KQ-5Kw

    nalt ne plav edhe ne guci
    kuven bajn bjeshka me vrri
    ish nje burr legjendar
    si kreshnik mbi kal te bardhe
    Ali pasha i shqiptarise
    rrit nder malet e Gucise
    Ndryshuar për herë të fundit nga BEHARI : 18-01-2010 më 08:59

  9. #19
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871


    Th’rret Prizreni mori Shkodër

    Thrret Prizreni mori Shkodër
    Hajde t'rrimë se të kam motër
    merre Durrësin dhe Tiranën
    se na kështu e g’zojna nanën

    Unë thrras Pejë edhe Gjakovë
    Drenicë, LLap edhe Rugovë
    Vjen Deçani, Mitrovica
    Kaçaniku e Kamenica

    Vjen Gjilani e Prishtina
    Ferizaji edhe Klina
    N’këtë kala s’bashku të rrina

    Kur të vini, ou kur të vini mos harroni
    edhe Krujën këtu të ma ftoni
    Çoni lajm në Gjirokastër
    Tepelenë e Mallakastër

    Has, Mirditë, Kukësin me thirrë
    thirre Korçën me rrethinë
    thrras Tetovën e Gostivarin
    thrras Ulqinin e Tivarin

    Bujanovcin, vjen Presheva
    Suhareka e Malisheva
    Tanë Gollaku e Podujeva

    Kam thirr Plavë, kam thirr Guci
    Hot e Grudë edhe Malësi
    Kam thirrë Dibrën, Ohrin, Strugën
    merre Lezhën edhe Pukën

    Vjen Çamëria, vjen Janina
    lum na lum s'bashku do t'rrina
    Manastiri ka çue fjalë
    gjithsesi unë kam me ardhë

    Gjithsesi unë kam me ardhë
    se për Korçë malli m'ka marr
    por ni besë m'ka thane e ki
    herëdokur te ju do t'vij

    Kur të vini dore për dore
    mos harroni t’shkoni n'Vlorë
    çonia Vlorës një porosi
    një flamur le ta mban në gji

    Të gjithë vllazën edhe motra
    eni ktu po na thërret votra
    një kurorë bashkë ta qëndisim
    nje flamur pa yll ta ngrisim

    Le te dëgjojë sot bota mbarë
    kështu rrinë bashkë o populli shqiptarë

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232

    Oso Kuka

    Pershendetje Rina, si ke qene ti?




    Oso kuka paska ndí:
    Paska ndí,po,e kênka idhnue:
    M' sylah doren paska çue:
    Me qitë m' Pashen ká mendue.
    Por i urti kurr nuk ngutet,
    Prej burrnís e jo prej tutet,
    Prandaj Osja ndali doren,
    E as m' e xjerrë s' e xuer mizoren,
    N' fletë t' sylahit çatallue;
    Veç pá folë s' mujt me u durue:
    Avdì Pashë, tha, mâ kadalë!
    Mos e thuaj dý herë at fjalë,
    Se, per Dî'n e per Imâ'n,
    T'bâj qi t' kjajë e zeza nânë!
    T' bâj qi t'kjajë pa <>tý nâna;
    Pse n' Shqypní ká djelm si Zâna,
    Qi per Mbret e troje t' veta
    Nuk u dhimet gjâja as jeta:
    E kû i lypë besa e burrnija,
    Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija,
    Kta mâ t' parët jânë n' fushë t' mejdanit,
    Kta mâ të rrebët janë n'ballë t'dushmanit:
    Janë çelik per tef t' taganit.
    Marre vedit kurr s' i lâmë!
    Pá ksulë m' krye pa opingë në kâmbë,
    Na per Mbret e per Atdhé
    Per kanû, per besë e Fé,
    S' druem me rá nder pré të thyeshme,
    S' druem me msý kalát e rrmyeshme:
    E kahdo qi t' bjerë Shqyptari,
    Shkon rrufeja tue e ndezë zhari,
    Pushkë e besë pse na la i Pari.
    E ti tash vjen ktû e na thue:
    Se n' Shqypni nji djalë drangue,
    Qi per mbret e troje t' veta
    Nuk i dhimbet gjâja as jeta,
    Fort kerkova e s' mund e gjeta...
    Por s'ké faj; pse zâni i zí
    Aj ká dalë, po, per Shqypní,
    qysh se erdh Pasha turçelí,
    Qse edhè t ' hujve sod Shqyptari
    Qiri m' kambë do t' rrijë qyqari,
    Si punue né s, na ká i Pari...
    Por po i lâm tash na kto fjalë.
    Në Vraninë, qe , un jam tue t' dalë,
    Cubat Knjazit me t'i a ndalë.
    Veç t'i lypi un dyzet vetë,
    Dyzet vetë, po, djelm të letë,
    Qi të desin kû t' zatesin:
    Si mund t'léjn veç e n'Shqypn';
    E po t' ap besen e Zotit,
    Se, pa u djegë un n' flakë t' barotit,
    S' ká me u lshue per t' gjallë Vranina.
    Avdì Pasha kênka çue,
    Osos doren ká shterngue:
    Aferim, bre,ti Oso Kuka!
    Se tý t' thotë fjala edhè duka
    Qi ké lé nji sokol malit.
    Zgidh kû t' jetë, po, pika e djalit,
    Edhè del ti n' at rranxë boke:
    N' at Vraninë, kû t'zezat loke,
    Qi kan mlue, ehu! djelmt e rí,
    Qi kan kthy rejat n' gjiní,
    Janë tuj t' pritë si drita diellin.
    Foli Pasha. Buzës s' Cukalit,
    N'krye t'javës, dielli kur u çue,
    Per me shndritë mbí kobe të shekullit,
    Kû e perbuzne shuen e drejta,
    Qafës s'Kalás, qe, çeta e Osos
    Po mêrr rrugen kah Vranina.
    Çetë e vogel, por kreshnike:
    Dyzet vetë mâ s' janë me t' njehun:
    Djelm te zgiedhun n'mal e n' vrrî,
    Jo per dukë e per pashí,
    Por per zêmer e trimní:
    Oso kuka na u ká prî.
    Oso Kuka, 'i rrfé prej qiellit,
    Shoq nuk ká kah vrân e kthiellet.
    A she' i herë, ka' i bje sokakut,
    Se ç' m'i bâjn t' gjith tungjatjeta!
    Se ç' permnershem xheverdarja
    M' i flakon mbí sup të krahit,
    Si ajo rrfeja n' natë thellimit!
    N' fletë t' sylahit--- folé bollash
    Çatallue i ká dý kuburet:
    T' mnershemet motra t' t'idhtë taganit,
    Qi ndermjet u rri kercnue.
    Veshë e mbathë e n'armë shtrengue,
    Shtatin div, e sý' n si zhgjeta,
    Oso Kuka n' jelek arit,
    Pash e m' pash po i bjen pazarit.
    Njitë mbas tij vjen shpata e dekës,
    Soko Tona i Gurit t' Lekës;
    Soko Tona, si Valbona,
    Larg permendë m' kto male t' ona,
    Si per bukë n' shpí t' tij të ngranme,
    Si per pushkë e besë të dhanme.
    Thonë se i ká nja trí nishane,
    Trí nishane, me fermane
    Per sherbim qi i baka Mbretit
    Ktej e andej valen e detit.
    Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit,
    Taro Pllumi i Jegumirit.
    Mandej vînë dý rê mizore,
    Dy djelmoça prej Zagore:
    Kaçel Doda e Kerrni Gila:
    Rritun mocë si karajfila.
    Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
    Ç' kan me t'namë dý vasha t' reja:
    Ç' kan me t' nam dý bija nane
    N' ato mrize e n' ato stane,
    Kúr, kercunat, kan me ndí,
    Se ke zgiedhe dy dhandrra t' ri,
    Me i perpjekë me Mal të Zí.
    Po a thue e njef njat kime-zí,
    Qi e ká ballin si siní,
    Qi e ká sýnin si duhí,
    Qi i ká shpatllat si nji arí?
    Aj âsht Çoku i Mar Kolë Dinit
    Prej Kabashit t' Dukagjinit:
    Trim i çartun, trim si Zânë,
    I pá tatë edhè i pá nânë,
    Dy gur njitë, thonë, s' i ká lânë.
    Per mbas ktij vjen çeta tjeter,
    Do mâ t' rí, do prap mâ t' vjeter,
    Por t' gjith mocë me trimëní:
    Me trimní e me bujarí:
    Veç, per dukë e per pashí
    Dán mâ n' shâj njaj Jup Qehaja,
    Galo Keqi e Sinanaja,
    Vuksan Gjeli e Met Zeneli;
    E nder t'gjith-- porsì hýll drite,
    Preng Markola prej Mirdite:
    Lypë per pushkë ky e per pleqní
    Q' mêrr prej Shkodre e n'Peshkopí.
    Veshë e mbathë e m' armë shtrengue:
    Thue se krushq po duen me shkue:
    Nja mbas nja'i po i bien Pazarit,
    Si ajo rê qi prej Tivarit
    Njitet zí terthoreve t'ona,
    Per me shkrepe ndokahe t, e vona:
    Edhè kapen m' at breg Buene,
    Kû n' nji lunder u rreshtuene.
    Vend n' at lunder t' gjith kur zune,
    Rrqase âsht lundra e veli u nde,
    Edhe nise âsht porsi rê,
    Tuj çá valen nper Liqê:
    Tuj çá valen kah Vranina,
    Ku po bate nam Çetina.
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •