Ngjarja ka ndodhur rreth viteve 1927-1929.
Kamber Loshi ishte një prijës i njohur i çetave kaçake të Drenicës.
Kënga e Kamber Loshit
Këndon: Dervish Shaqa
Kamber Losh, o Kamber Sejdia
çohu bre djalë, t'ka rrethu Serbia
Po pisket Kamber Sejdia
Delni shokë, ra tanë shoqëria
Delni shokë, ra tanë shoqëria
bini djem se u vra Fazllia
Naçallniki po i çon fjalë
Ti Kamber kënke budallë
Ai prefekti fjalë i ka çue
Kamber Loshit për me u dorëzue
Tri serez¹ o t'kem rrethue
me pasë krahët me fluturue
Me pasë krahët me fluturue
prej Belicës s'mundesh me pështue
Kamber Loshi po i çon fjalë
Ty prefekt mos t'kofsha falë
Nuk t'bi n'dorë dhe sa t'jem gjallë
pa m'ra mue zjarri n'qafë
Pa m'ra zjarri, hajt medet'ë
Ka luftue tri ditë e tri netë
Nja tri ditë dhe ka luftue
Kamber Loshi ashtë varrue
Shokëve t'vet na u ka kallëzue
Çohuni shokë, ju n'mujshi me pështue
Fort Kamberi ashtë varrue
Punë e madhe nuk muj t'vij me ju'e
Janë bë gati, shokët janë dalë
thërret Kamberi - More Murat'ë
Merre vëlla - i ka thanë - kët sahat'ë
merr sahatin, merre kutinë
Merr sahatin, merre kutinë
Mo Kamber, jo duhan nuk pin'ë
Merri vëlla, ç'ke, vetë t'i kam lanë
Mo Kamber, jo në gjys s'po i ndan'ë
Janë bë gati, t'tanë janë dalë
don Belica në flakë me u kallë
Qyq e vetë n'kolib a ndalë
kur e bën zoti sabah'ë
Naçallniki apet po i çon fjalë
O Kamber, fort kënke budallë
Pse po i merr dhe vëllazënit n'qafë
mue tash topat që m'kanë ardhë
Po du shtëpinë me ta kall n'flakë
Kalle n'flakë more, qitja tymin
Kalle n'flakë edhe qitja tymin
sa t'jem gjallë, s'ta jap dorëzimin
____________
1. Njësi ose gradë ushtarake në ushtrinë serbe.
Krijoni Kontakt