Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 98
  1. #61
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Kush mund te postoje tekstin e kesaj kenge?



    Shum e bukur eshte kjo kenge, po shtu edhe interpretimi.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-07-2011
    Postime
    30
    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON Lexo Postimin
    Kush mund te postoje tekstin e kesaj kenge?

    http://www.youtube.com/watch?v=-q3Eu...eature=related

    Shum e bukur eshte kjo kenge, po shtu edhe interpretimi.


  3. #63
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Faleminderit!
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kënga e Pajazit Ahmetit
    Këndon: Afrim Muçiqi
    __________

    Ugorolla¹ Pajazit bre djal'e
    n'Prizeren rashë o për pazar'e

    N'Prizeren rashë o për pazar'e
    atë allti djalo pse po e mban'e

    Pse ma mban o atë allti'e
    Unë qëllova - po thotë - jabanxhi'e

    O qëllova - thojke - jabanxhi'e
    unë n'këtë shehër² o kurrë s'kam hy'e

    Kurrë n'këtë shehër vallah s'kam hy'e
    ku ta gjej o një myshteri'e

    Ku ta gjej o një myshteri'e
    sa e kam shëtit lumen allti'e

    Ai çaushi³ një faqezi'e
    ia lëshon mbrapa nja tre zaptije

    Çfarë kazaje djalë po rrin me shpi'e
    Mbi Gilan, mbi katund të ri'e

    Pajaziti, një djalë o i ri'e
    rreptë po qet o me atë allti'e

    Rreptë po qet o me atë allti'e
    i la n'kalldrëm ata tre zaptije

    I la në kalldrëm ata tre zaptije
    yrysh bën n'një dugaj me hy'e

    Yrysh bën n'një dugaj me hy'e
    A n'dorë tënde more zotni'e

    Dugajxhia ish kanë kanë goran'e
    Nuk ka marre Pajazit - ia ban'e

    Për një punë që më mbuloi gazepi
    të m'qëllojshin fishekët me veti

    Të m'qëllojshin fishekët me veti
    pat me m'shku o zani te mbreti

    Pat me shkue o zani te mbreti
    o gajret bani Pajazit Ahmeti
    ________________
    1 Fjalë e paqartë. E gjej të shkruar herë si ugorolla, herë si ugurolla. Ndoshta
    ka lidhje me ogurin, ose thotë u gurova, ose u ngurrova. Kush e di, le të na i thotë.
    2 Qytet
    3 Nënoficer turk
    4 Xhandar turk

    5 Dyqan, shitore


  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Lordlover
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Münster Germany
    Postime
    168
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Kënga e Pajazit Ahmetit
    Këndon: Afrim Muçiqi
    __________

    Ugorolla¹ Pajazit bre djal'e
    n'Prizeren rashë o për pazar'e

    N'Prizeren rashë o për pazar'e
    atë allti djalo pse po e mban'e

    Pse ma mban o atë allti'e
    Unë qëllova - po thotë - jabanxhi'e

    O qëllova - thojke - jabanxhi'e
    unë n'këtë shehër² o kurrë s'kam hy'e

    Kurrë n'këtë shehër vallah s'kam hy'e
    ku ta gjej o një myshteri'e

    Ku ta gjej o një myshteri'e
    sa e kam shëtit lumen allti'e

    Ai çaushi³ një faqezi'e
    ia lëshon mbrapa nja tre zaptije

    Çfarë kazaje djalë po rrin me shpi'e
    Mbi Gilan, mbi katund të ri'e

    Pajaziti, një djalë o i ri'e
    rreptë po qet o me atë allti'e

    Rreptë po qet o me atë allti'e
    i la n'kalldrëm ata tre zaptije

    I la në kalldrëm ata tre zaptije
    yrysh bën n'një dugaj me hy'e

    Yrysh bën n'një dugaj me hy'e
    A n'dorë tënde more zotni'e

    Dugajxhia ish kanë kanë goran'e
    Nuk ka marre Pajazit - ia ban'e

    Për një punë që më mbuloi gazepi
    të m'qëllojshin fishekët me veti

    Të m'qëllojshin fishekët me veti
    pat me m'shku o zani te mbreti

    Pat me shkue o zani te mbreti
    o gajret bani Pajazit Ahmeti
    ________________
    1 Fjalë e paqartë. E gjej të shkruar herë si ugorolla, herë si ugurolla. Ndoshta
    ka lidhje me ogurin, ose thotë u gurova, ose u ngurrova. Kush e di, le të na i thotë.
    2 Qytet
    3 Nënoficer turk
    4 Xhandar turk

    5 Dyqan, shitore

    http://www.youtube.com/watch?v=Q5rvW9-939Y
    Ugurolla është fjalë turke që dikur përdorej , si edhe shumë fjalë tjera nga populli, e që ka zevendesuar fjalet shqipe KU PO SHKON OSE KU PO SHKOJNË?

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Lordlover, faleminderit për sqarimin!


    Lufta e Albulenës – Grupi i fshatit Zhejë (Krujë)

    Albulena prita-prita
    ndal sulltan se t'erdhi dita
    Skënderbeu për majë kalit
    si rrufeja po zbret prej malit

    Skënderbeu ia bani benë
    po të zura në Albulenë
    asnjë gjallë nuk do t'shpëtojë
    fushën gjaku do ta mbulojë

    Mbarë ushtrinë ç'e mori hika
    Evrenozin ç'e zu frika
    me vrap pashë se t'zu rreziku
    mjerë kush mbeti, lum kush iku

    Albulena gropa-gropa
    mbet ushtria mish për korba
    për vend tonë e për lirinë
    Albulenë e bajmë Arbërinë


  7. #67
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    kendojne laureshat

    nje kenge shume e bukur nga gjela duka prej mirdite



    1

    nuk po i knoj pushkes dhe shpates
    se i'ka knue tradita n'vlone
    ktu i vie para autostrades
    kjo kang zemre ne kosove..

    durrsi i lasht ja msyn morines
    ushtojn bjeshket dit e nate
    kuksi i ri po i thot prishtines
    ta shkurtojm ndarjen e gjate

    ref

    durrsi i lasht ja msyn morines
    knojn laureshat n'autostrad
    tan shqipnija po i thot prishtines
    sot shkurtojme ndarjen e gjate

    2

    po martojm detin me malet
    bjen tupani der per dere
    dasmat tona kosovaret
    krushk i par jan dimer e vere

    detit blu ja msyn kosova
    nusja e re me pavarsi
    mbaroj dimri e na u shkri bora
    mire se t'gjejme nana shqipni

    ref..

    durrsi i lasht ja msyn morines
    knojn laureshat n'autostrad
    tan shqipnia po i thot prishtines
    sot shkurtojme ndarjen e gjate

    3

    mire se vini ju past nana
    ndarja e gjat na pat tranu
    sofra e bardh e rrugt e gjana
    zemra e hapun jan per ju

    fati ndarjes lamtumire
    proven banem zemren grop
    tash si vllaznit pa zingjir
    krah per krah po shkojm n'europe

    ref

    durrsi i lasht ja msyn morines
    knojn laureshat n'autostrad
    tan shqipnia po i thot prishtines
    sot shkurtojme ndarjen e gjate

    tan shqipnia po i thot prishtines
    sot shkurtojme ndarjen e gjate
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e PoQari
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    34
    Kerkoje falje qe nuk e di interpretuesin e kesaj kenge
    Ndryshuar për herë të fundit nga PoQari : 01-09-2011 më 13:28

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e PoQari
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    34
    Fran Lucaj....Nënë Malësi


    Hej po filloj nje kang me kenduaa
    Nan Malesi du me ta kushtua
    Besa e nderi bashk u rriten
    Hej n´ty shqiponjat folen ngriten


    Pesqind vjet me turk heej
    Njeqind vjet me shkja heej
    Nuk u shuam kurre e s´paten ç´me na ba
    kemi ruajt gjuhe hej ,kemi ruajt flamur hej
    Nuk jem ule ne gjunje as nuk do te ulemi kurre

    Heej shume jane kang per ty te knueme
    Padrejtsisht je e coptueme
    por nje dite do te baaaajm besdi
    kur shqiponjat bajn bashki

    Pesqind vjet me turk heej
    Njeqind vjet me shkja heej
    Nuk u shuam kurre e s´paten ç´me na ba
    kemi ruajt gjuhe hej ,kemi ruajt flamur hej
    Nuk jem ule ne gjunje as nuk do te ulemi kurre

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Bato, kenget rapsodike me te vjetra, sipas asaj qe kam lexuar une jane ato qe quhen "kenge perkrye krahut" dhe interpretohen pa asnje lloj instrumenti. Quhen ashtu sepse dora vehet lart mbi krah dhe pas veshit. Nje artikull qe e pata lexu ne internet, por tani nuk po e gjej, thuhet se jane kenge prej kohes pagane dhe kane qene si thirrje, kushtrim, shperndarje lajmi prej vendi ne vend, malit ne mal. Keshtu shkruante dicka ne ate artikullin, qe spo me kujtohet shume-shume mire tani.

    Une e kam gjetur nje kenge, mirepo tekstin po e kam shume veshtire ta kuptoj, e po e sjelli vetem aq sa kam arrit ta kuptoj, nese s'prish pune.

    http://www.youtube.com/watch?v=zR0GPBpCEV4

    Prele Gjeloshi mor-o ngjesh-o alltine
    Epo na i leshon delet mor-o ne ate rudine
    ………………

    Epo tuj ra fyellit mor-o tuj o kendoe
    Tuj ra fyellit mor-o tuj-o kendoe
    Epo me martinen mor-o tuj o luftu’
    Epo me martinen mor-o tuj o luftu’
    Vine lacanat mor-o tuj lotoe
    …….
    Epo per keto troje more-o tuj-o luftue


    P.S. Verejeni sesi eshte dora e vendosur

    Kënga e Prengë Gjeloshit
    Këndojnë: Kolë e Nush Buçi

    Prengë Gjeloshi ngjesh alltinë
    po na i lëshon delet n'atë rudinë
    s'ma dron Kuçin kurrë ndoj grimë

    Kurrë ndoj grimë shkjanë nuk e drue
    rranzë njaj rrethit jam ngujue
    tu i ra fyellit, tuj këndue
    me martinën tuj luftue

    Vijnë lacanat¹ tuj lotue
    mbet çobani në bjeshkë për mue
    për këto troje tuj luftue


    1. Cjap ose dash me lara.



Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Koreja e Veriut është vendi me i cuditshem në ..
    Nga Brari në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 22-12-2006, 14:23
  3. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  4. Fiset e Veriut (edmondfieri)
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 01:49
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •