Agjensia e Lajmeve "SOT"
Kryeprokurorja Ina Rama, rreziku qė i kanoset institucioneve dhe jetės sė qytetarit shqiptar
Edhe ditėn e djeshme Prokuroja e Pėrgjithshme e Republikės, Ina Rama vazhdoi tė tregojė se institucioni i Prokurorisė ėshtė kthyer tashmė nė njė institucion vegėl nė duart e politikės, duke u kthyer nė polici sekrete qė cenon, rrezikon dhe shton pasigurinė e qytetarėve pėr jetėn. Ditėn e djeshme nė mediat tė caktuara, tė cilat janė pjesė e grupit presidencė-parti socialiste, u publikua njė dokument ku dilte partner botuesi i gazetės 55, Fahri Balliu, nė njė biznes me tė akuzuarin e Gėrdecit Mihal Delijorgji. Tė gjitha mediat nė sinkron tė plotė e paraqisnin kėtė fakt si njė aferė kriminale tė Balliut nė bashkėpunim me Delijorgjin. Se ku ėshtė deligjimiteti i kėtij aktiviteti qė nuk ka asnjė lidhje me Gėrdecin mund tė na i shpjegojė vetėm kryeprokurorja e Republikės, e cila na e paraqiti kėtė fakt si njė krim tė rėndė shtetėror. Pa dashur tė fyejmė gazetarėt, tė cilėt e kanė pasqyruar faktin nė fjalė si njė skup gazetaresk tė jashtėzakonshėm, vihet re qartė injoranca dhe deficenca e pėrcjellėsve tė lajmit dhe atyre qė e kanė servirur kėtė lajm. Se kush ėshtė Fahri Balliu e dimė tė gjithė dhe nuk ka nevojė tė bėjmė pėrsėritje.
Tė gjithė e dinė shumė mirė qė ky njeri ėshtė njeriu mė i afėrt i Berishės dhe ėshtė i implikuar nė afera tė ndryshme me tė. Por, qė tė pėrcjellėsh si aferė faktin se vajza e Balliut paska qenė ortake me Delijorgjin, duket qartė montazhi politik i njerėzve, tė cilėt kanė bashkėpunuar nė mėnyrė tė hapur me Delijorgjin, apo mė keq akoma pėrdorimi i prokurores Rama nga politika socialiste e kryebashkiakut Rama. Tashmė kjo prokurore ėshtė hedhur nė mėnyrė tė hapur nė bastionin e politikės sė lejeve tė ndėrtimit duke dalė nė luftė tė hapur ndaj kundėrshtarėve politikė tė emėruesit tė saj dhe ortakut tė Edi Ramės, presidentit Topi. Tė nxjerrėsh kriminel dikė pse paska ortakėri me Delijorgjin jo vetėm ėshtė miopizėm juridik, por ėshtė edhe dashakeqėsi e njė organi i cili duhet tė jetė etaloni i korrektesės ndaj ligjit dhe qytetarit.
Tashmė nė duart e prokurores Rama janė dhjetėra dosje tė cilat i ka zėnė pluhuri, por qė paaftėsia dhe vasaliteti qė e krahasojnė kryeprokuroren nuk e lėnė tė merret me drejtėsinė, ēka e kthen institucionin e saj nė njė polici sekrete politike kundėr armiqve tė padronėve tė saj. Rasti Balliu dhe keqpėrdorimi mediatik nga ana e zonjės Rama vazhdon tė dėshmojė se kjo kryeprokurore tashmė ėshtė shndėrruar nė njė precedent i rrezikshėm pėr qytetarėt shqiptarė dhe pėr institucionet shqiptare. Ina Rama ėshtė shembulli i dėshtimit dhe personifikimit personit qė abuzon me pushtetin qė i jep posti qė posedon. Kjo kryeprokurore tashmė nuk po kryen mė detyrėn e saj pėr tė cilėn i ėshtė besuar posti. Dėshtimet e saj bėhen evidente nga dita nė ditė. Ishte kjo kryeprokurore qė e la tė lirė Delijorgjin pėr tre ditė rresht deri sa pastroi llogaritė, ėshtė kjo kryeprokurore qė nuk ka hapur hetim pėr trafikun e armėve, ėshtė kjo kryeprokurore qė dėshtoi procesin Basha, ėshtė kjo kryeprokurore qė rrezikoi dėshtimin e dosjes Gėrdeci.
Nuk llogarisim qindra dosje qė nuk hapen falė politizimit tė institucionit tė prokurorisė dhe kapjes sė kryeprokurores nga segmente tė caktuar brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Rasti Balliu ėshtė rasti mė i paprecedent qė tregon se prokuroria shqiptare ėshtė kthyer nė institucion thashethemesh dhe jo institucion nė mbrojtje tė ligjit. Rasti Balliu tregoi se nė Shqipėri po instalohet njė mafie institucionale-politike-mediatike, e cila po kthehet nė rrezik serioz pėr Shqipėrinė.
Krijoni Kontakt