Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ina, vegla e zellshme e edvin topit ..

    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Kryeprokurorja Ina Rama, rreziku qė i kanoset institucioneve dhe jetės sė qytetarit shqiptar

    Edhe ditėn e djeshme Prokuroja e Pėrgjithshme e Republikės, Ina Rama vazhdoi tė tregojė se institucioni i Prokurorisė ėshtė kthyer tashmė nė njė institucion vegėl nė duart e politikės, duke u kthyer nė polici sekrete qė cenon, rrezikon dhe shton pasigurinė e qytetarėve pėr jetėn. Ditėn e djeshme nė mediat tė caktuara, tė cilat janė pjesė e grupit presidencė-parti socialiste, u publikua njė dokument ku dilte partner botuesi i gazetės “55”, Fahri Balliu, nė njė biznes me tė akuzuarin e Gėrdecit Mihal Delijorgji. Tė gjitha mediat nė sinkron tė plotė e paraqisnin kėtė fakt si njė aferė kriminale tė Balliut nė bashkėpunim me Delijorgjin. Se ku ėshtė deligjimiteti i kėtij aktiviteti qė nuk ka asnjė lidhje me Gėrdecin mund tė na i shpjegojė vetėm kryeprokurorja e Republikės, e cila na e paraqiti kėtė fakt si njė krim tė rėndė shtetėror. Pa dashur tė fyejmė gazetarėt, tė cilėt e kanė pasqyruar faktin nė fjalė si njė skup gazetaresk tė jashtėzakonshėm, vihet re qartė injoranca dhe deficenca e pėrcjellėsve tė lajmit dhe atyre qė e kanė servirur kėtė lajm. Se kush ėshtė Fahri Balliu e dimė tė gjithė dhe nuk ka nevojė tė bėjmė pėrsėritje.
    Tė gjithė e dinė shumė mirė qė ky njeri ėshtė njeriu mė i afėrt i Berishės dhe ėshtė i implikuar nė afera tė ndryshme me tė. Por, qė tė pėrcjellėsh si aferė faktin se vajza e Balliut paska qenė ortake me Delijorgjin, duket qartė montazhi politik i njerėzve, tė cilėt kanė bashkėpunuar nė mėnyrė tė hapur me Delijorgjin, apo mė keq akoma pėrdorimi i prokurores Rama nga politika socialiste e kryebashkiakut Rama. Tashmė kjo prokurore ėshtė hedhur nė mėnyrė tė hapur nė bastionin e politikės sė lejeve tė ndėrtimit duke dalė nė luftė tė hapur ndaj kundėrshtarėve politikė tė emėruesit tė saj dhe ortakut tė Edi Ramės, presidentit Topi. Tė nxjerrėsh kriminel dikė pse paska ortakėri me Delijorgjin jo vetėm ėshtė miopizėm juridik, por ėshtė edhe dashakeqėsi e njė organi i cili duhet tė jetė etaloni i korrektesės ndaj ligjit dhe qytetarit.
    Tashmė nė duart e prokurores Rama janė dhjetėra dosje tė cilat i ka zėnė pluhuri, por qė paaftėsia dhe vasaliteti qė e krahasojnė kryeprokuroren nuk e lėnė tė merret me drejtėsinė, ēka e kthen institucionin e saj nė njė polici sekrete politike kundėr armiqve tė padronėve tė saj. Rasti Balliu dhe keqpėrdorimi mediatik nga ana e zonjės Rama vazhdon tė dėshmojė se kjo kryeprokurore tashmė ėshtė shndėrruar nė njė precedent i rrezikshėm pėr qytetarėt shqiptarė dhe pėr institucionet shqiptare. Ina Rama ėshtė shembulli i dėshtimit dhe personifikimit personit qė abuzon me pushtetin qė i jep posti qė posedon. Kjo kryeprokurore tashmė nuk po kryen mė detyrėn e saj pėr tė cilėn i ėshtė besuar posti. Dėshtimet e saj bėhen evidente nga dita nė ditė. Ishte kjo kryeprokurore qė e la tė lirė Delijorgjin pėr tre ditė rresht deri sa pastroi llogaritė, ėshtė kjo kryeprokurore qė nuk ka hapur hetim pėr trafikun e armėve, ėshtė kjo kryeprokurore qė dėshtoi procesin Basha, ėshtė kjo kryeprokurore qė rrezikoi dėshtimin e dosjes Gėrdeci.
    Nuk llogarisim qindra dosje qė nuk hapen falė politizimit tė institucionit tė prokurorisė dhe kapjes sė kryeprokurores nga segmente tė caktuar brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Rasti Balliu ėshtė rasti mė i paprecedent qė tregon se prokuroria shqiptare ėshtė kthyer nė institucion thashethemesh dhe jo institucion nė mbrojtje tė ligjit. Rasti Balliu tregoi se nė Shqipėri po instalohet njė mafie institucionale-politike-mediatike, e cila po kthehet nė rrezik serioz pėr Shqipėrinė.

  2. #2
    :::))))((((::: Maska e ai_shoku
    Anėtarėsuar
    03-08-2007
    Vendndodhja
    United States Of Albania
    Postime
    247
    Ik mor ti legen se vet e zgjodhet Inen, vete e blet me euro Bamirin, po ashtu vete e zgjodhet dhe Sollakun, po ngaqe te gjithe keta nuk mbrojten aferat e Sales & Co tani si doni me.

    Nuk e lexova fare ca ka shkruajtur gazeta e Berishes SOT se budalliqe jane.

    E mos na sill gazeta qe 20 kopje ne dite nxjerrin se si lexon njeri.

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Me thuaj Bcari , cilin/cilen duhet te zgjidhni qe e ben punen mire. Jep nje emer te pakten qe te jeni rehat.

    Dito.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po keshtu i duan njerezit keta legenat qe kemi mbi krye.
    Ose lakej, qen roje, genjeshtare te njeshit, manipulues. Po punove mire del komunist, psikopat, skizofren, incestuoz, pederast e gjith te keqiat e kesaj bote

  5. #5
    Cuna mos ja merrni per keq matufit plak & co. se tani jane pak te inatosur nga fakti qe nuk po ju dalin planet ashtu sic i menduan. Vete e sollen Inen ne pushtet dhe menduan se do ta perdornin si t'u donte qejfi, por nqs ajo vertet nuk ka gisht ne asnje nga pocaqilleqet ketyre minjve te nevojtores, eshte vertet per t'i heq kapelen dhe bravo i qofte. Megjithate koha do ta tregoje. Shpresoj te mos na kthehet ne Silvia Konti e 2-te kjo zonja se do ishte vertet fatkeqesi, por me e rendesishme akoma eshte qe t'i leje me shkrim gjithe sekretet e Saluqit dhe ketyre zhapilave te tjere qe edhe po t'i ndodhi gje, populli ta di shume mire arsyen.

  6. #6
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    C'paska qene edhe ky edvini mer daj...ka fillu tu i vjedh veglat berishes tani...lere qe ja vjedh sy per sy po i thote edhe nuk ti kam vjedh pale...vjedhajmuti dutit))

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Dhe kush eshte ai qe nuk do e donte nje ''vegel'' si Ina Ramen te veten?
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    ikni mor zhusa komunist
    u bet ju me shajt bamir topin
    nje nga te rallet antikomunist te PD-se
    del fahri Plera ish sigurimsi me e shajt
    Kjo fara e qebur komuniste ja ka qelb kryet PD-se

Tema tė Ngjashme

  1. Emėrtoni fėmijėt tuaj me emra tė bukur
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 17:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •