Mirse se rrini dhe mire se ju gjeta ne kete Forum te bukur mbare shqiptar!
Me quajn Gentian.
Kam disa muaj qe ju vizitoj dhe pas disa hezitimeve (ne nga AL na ka zene frika te regjistrohemi, duam te rrime me mire ne te zeze) vendosa te behem edhe une antar (me kaloji tashme sikleti).
Jam prodhim i vitit 1968.
Makinat qe jane prodhuar ateher gjenden vetem ne muzeume.
Mua do me gjeni herpashere ketu.
Jam lindur dhe rritur ne Tirane.
Por me gjithe 35 vjetet ketu, nuk them dot se e njoh gjithe Tiranen. Po bej gati 12 vjet ne profesionin e mesimdhenies ne fillim si pedagog i jashtem ne Fakultet dhe mesues ne shkolle te mesme.
Puna me rinine me mban gjalle.
Ne kohen e lire merrem edhe me administrim ne nje Internet-Kafe ketu, afer qendres se Tiranes.
Nga pervoja juaj qe banoni jasht atdheut, po mesojm edhe ne kendej brenda vendit, qe te mbajm nga 2 dhe me shume punera.
Nje kolegu im nga kosova thote:
Me mire me punu badjava, se me ndejt badjava!
Megjithse jam i ngarkuar, (Jeta ne Tirane nuk eshte edhe aq e lire dhe e lehte sa ne West)
prap se prap, gjej kohe edhe per te menduar dhe biseduar me veten, por edhe me miq.
Ndoshta ky eshte edhe hobi im kryesor, sic i thone tani (hobi = qejfi, pasioni dikur).
Deshira per te lexuar vazhdon e ndezur.
Dhe kur ikin dritat (ne keto dite te shkurtra dimri), s“ka gje me te bukur se qiriu dhe libri.
Kam kohe qe nuk kam lozur futboll (kam filluar te ve bark) por ne vere luaj futboll kur gjej rastin ne plazh.
Forumi me pelqen dhe shpesh nuk e kuptoj si kalon ora!
Ne gazeta dhe TV nuk ka gjera te tilla kaq spontane dhe te sinqerta.
Pershendes stafin drejtues, antaret, koleget dhe nxenesit e mij, tashme shperndare ne Europe e deri ne Amerike dhe
Ju uroj suksese dhe Gezuar 2003!
__________________________________________________ ____________________________Gentianii ben prezantimin
Krijoni Kontakt