Mexhid YVEJSI, Gjakovė

FEJA ISLAME

Ėshtė dritė e Zotit
Rrugėn na ndriēon,
Nga terri i kobshėm
Tė gjithėve na shpėton.

Mė e vleshmja dhuratė
Nga i madhi Perėndi,
Amanet i parė dhe i fundit
Pėr krijesėn njeri.

Qė nga hazreti Ademi
Njeri e pejgamber i parė,
Kjo e vėrtetė nga All-llahu
Pėrherė ėshtė shpallė.

Sa herė qė njeriu
Ėshtė tjetėrsuar,
Pejgamberi i kohės
E ka udhėzuar.

E ka udhėzuar
Njeriun e shkretė,
N’udhėkryqe tė jetės
Sa herė qė ka mbetė.

Nė formėn e pėrsosur
Kjo Fe e Vėrtetė,
Ju shpallė e plotėsuar
Tė Lavduarit-Muhammed.

Kėtė e dėshmon Kur’ani
Fjala e Perėndisė,
Tė vėrtetėn e plotėsuar
Qė ia shpalli njerėzisė.

Kush ėshtė besimtar
Le tė jetė krenar,
Aq mė tepėr vlen
Kur t’jetė atdhetar…!