Kosova ka njė problem. Ėshtė fėmijė I njė nėne tė padenjė. Shqipėria ka njė hall tė madh. Ėshtė njė mėmėdhe qė mjaftohet me disa lot nė sy pėr tė shprehur dhembjen qė ndjen teksa fėmija I saj braktisur endet rrugėve nė kėrkim tė identitetit tė vet. Nėse fėmija I vet ėshtė I pambrojtur , I papėrkrahur, pasigurt, I shqetėsuar, I paqartė dhe I dobėt, do tė thotė qė vetė nėna ėshtė 100 herė mė nė gjendje tė mjeruar se sa ai .
EULEX nė Kosovė do me thėnė : Mohim I autoritetit vendimmarrės, ekzekutv dhe ligjvėnės. Mohim I tė drejtės pėr tė qenė I pavarur. Zhvlerėsim I shtresės intelektuale dhe administrative. Mohim I pavarėsisė. Pretendim pėr supremaci.
Natyrisht, nuk gjendet kund e shkruar kjo. Pėrkundrazi, nėse kėrkon nė google EULEX, tė del njė sqarim modest rreth kėtij misioni, me nė sfond ngjyrat e flamurit tė Kosovės. Pėrshkruhet si njė ndėrmarrje e shoqėrisė civile . Njė iniciativė qė do tė shėrbejė nė krijimin e njė modeli tė emancipuar tė zbatimit, vendosjes dhe respektimit tė ligjeve. Me 1400 policė e zyrtarė tė tjerė tė dėrguar enkas, qė do tė shpėrndahen kudo, e qė do tė marrin drejtimin e cdo zyre tė administratės Shtetėrore tė Kosovės. E qė, pėr tė ruajtur ekuilibrat me pakicat Serbe qė jetojnė nė Kosovė, do tė angazhohet edhe vetė Serbia nė mėnyrė qė tė jepet shembulli i njė bashkėpunimi qytetar nė tė mirė tė popullit tė Kosovės.
Mirėpo, megjithė informacionin qė lexon rreth EULEX , duke patur parasysh edhe historitė e dhimbshme nėpėr tė cilat ka kaluar prej dekadash Kosova derisa tė mbėrrinte nė ditėn e Pavarėsisė sė saj, ky mision tė shėmbėllen pak me njė lloj Zoti qė zgjidh e lidh nė mėnyrė autokratike, hallet e njė shteti qė jo vetėm nuk I ka patur ende plotėsisht shanset pėr tė qenė shtet, por qė deri mė tani ka dhėnė prova se ėshtė nė gjendje tė zgjidhė vetė cdo hall. Edhe atėherė kur nuk ka qenė Shtet ka qenė i denjė pėr pavarėsi institucionale. Jo mė tani, qė strukturat egzistojnė.
Shembulli i keq i Shqipėrisė, e bėn Kosovėn tė kosiderohet nga tė huajt si njė dicka me tė cilėn mund tė bėsh ctė duash kur tė duash. Shqipėria, thonė ata me vete, ka qenė shtet i pavarur pėr mė shumė se 100 vjet. E megjithatė ka 1 shekull tė tėrė qė nuk po ndėrton dot institucione tė shėndetshme e demokratike. Fajin pėr kėtė katrahurė qė spo merr fund nė Shqipėri e ka klasa politike, e cila buron prej popullit. Klasa politike ėshtė e dobėt, meskine dhe e pamoralshme. Do tė thotė se kėshtu janė edhe pjesa mė e madhe e Shqiptarėve pėrderisa zgjedhin vazhdimisht tu nėnshtrohen kėsaj palo Parie. Dhe pėr tė mos rrezikuar nė shtimin e njė tjetėr shteti shqiptarėsh problematik si Shqipėria nė hartėn e botės, Organizmat Ndėrkombėtare tė fuqishme prej shekujsh e shekujsh marrin vendime gati gati pushtuese dhe e trajtojnė Kosovėn si tua ketė qejfi. Ndonjėherė e mbajnė peng, ndonjėherė e bėjnė objekt shantazhesh , ndonjėherė e nxjerrin nė treg, ndonjėherė e braktisin. Megjithatė, pjesė e lojės sė tyre ėshtė edhe tė bėjnė sikur e njohin si shtet tė pavarur. Qė tė pretendosh Demokraci, duhet tė japėsh shembuj. Ndaj dhe ata, e lanė Kosovėn tė luftojė. E ndihmuan tė fitojė luftėn. E ndėshkuan Serbinė. Nisėn tė njohin pavarėsinė e Kosovės. I lanė edhe pak mė pak se njė vit qė tė ndėrtojė veten pas masakrave shekullore . Mirėpo , kaq! E lamė gojėn. I dhamė shembujt. E shkruajtėm historinė. Tani do tė bėhet sic duam NE! Ne mezi po mbajmė nė hartė njė Shqipėri! Dy?! Kurrė!- thonė tė huajt me vete.
E kėshtu do tė ripushtohet Kosova . Por sic I ka hije njė pushtimi modern, nėn emrin e Shoqėrisė civile dhe pėr hir tė zhvillimit tė saj tė mėtejshėm. Nė ndihmė tė Kosovės do tė mėsyjnė nėpėr cdo pikė nevralgjike shtetėrore e institucionale, tė gjithė tė dėrguarit e Europės qė jep 1 pėr tė marrė 100!
Po Shqipėria ndėrkohė qė Kosovės I rrezikohet pavarėsia?! Pse shfaq kaq dukshėm kaq shumė indiferencė nė lidhje me kėtė cėshtje?
Arsyeja pse Shqipėria nuk reagon rreth kėtij probemi ėshtė se Shqipėria ėshtė pėr vete njė grua e shitur. Pėr njė apo dy tre euro . E jo vetėm ka borxhe pėr tė larė, por ka edhe dinjtetin pėr tė vėnė nė vend. Ky I yni, ėshtė njė atdhe qė shet veten pėr grua pjellore, e nė fakt pjell vec probleme.
Borxhet e kėtij vendi , lahen jo me para. Por me heshtje dhe nėnshtrim ndaj BOTĖS. E cila nuk do ta kish imagjinuar dot kurrė se do tė vinte dita qė nė 2008 do tė gjente nė shpatull tė Europės njė vend kaq tė favorshėm pėr tė shkarkuar gjithė pakėnaqėsitė e tė ligat e veta.
Kur unė shkoja nė Prishtinė, apo edhe gjetkė nė Kosovė, trajtohesha si njė njeri I jashtėzakonshėm. E jo sepse kisha gjoks e shalė tė bukura, sic ndodh rėndom tė trajtohen madje edhe nga Presidenti I Republikės sė Shqipėrisė, edhe nga Kryeministra e Kryetarė tė tjerė tė lartė, Misset e Universit apo cdo lloj detaji joshqiptar qė I bie rruga nga vendi ynė, por sepse vija nga Shqipėria.
Ky fakt mė bėnte tė ndihesha gjithmonė nė faj. Pasi kur shqiptarėt e Kosovės vijnė nė Shqipėri, trajtohen si jetimė qė me pak dhembshuri , po tė tregosh, I pėrshtat me cdo lloj kushti qė u ofron.
Tani, nė kohėn kur Kosova ka mė shumė nevojė pėr Shqipėrinė, ajo hesht. E jo vetėm aq, por nuk e trajton aspak si problematik faktin se njė botė e tėrė tallet sic u ka qejfi me Shqiptarėt e tė gjithė botės. Shumėkujt mbase u shkon nė mendje strehimi I refugjatėve kosovarė nė Shqipėri nė 99 e mund ta nxjerrė si argument dashurie e solidariteti ndihmėn e dhėnė nga Shqiptarėt. Por ai ishte njė rast ekstrem, qė ndodh shumė rrallė nė jetėn e njė kombi. Nuk mund tė shihet si patriotizėm e bashkim kombėtar, pasi edhe sikur Kamboxhianėt tė kishin qenė nė vend tė shqiptarėve tė Kosovės, populli do ta shfaqte pėrkrahjen e vet. Nė ato raste njerėzit ndihmojnė njerėzit.
Ndėrsa ky ėshtė njė rast ku Shqiptarėt duhet tė ndihmojnė Shqiptarėt.
E kėtė, nėse mes Shqiptarėve fshihet ende pak dashuri pėr Shqipėrinė, duhat ta kėrkojmė e pretendojmė nga vetja. Modelin e nacionalistit e Patriotit, nuk duhet ta presim nga politikanėt. Duhet tė nisim nga vetja, ta njohim pak mė shumė Kosovėn. Tė njohim pak mė mirė Shqipėrinė. Ti vijmė nė ndihmė cdo toke tė banuar nga Shqiptarė. Ky ėshtė njė ndėr ato raste qė ka nevojė pėr bashkim. Duket patetike kjo qė them Ashtu tingėllon, por ėshtė krejtėsisht e vėrtetė dhe thjeshtė e sinqertė.
Inida Gjata (Zhaku)
Peshku pa Uje.com
Krijoni Kontakt